Frizurë e re: gërshetë, flokë me tallaze... pamje sensuale
2 posters
Faqja 1 e 1
Frizurë e re: gërshetë, flokë me tallaze... pamje sensuale
Ju prezantojmë disa frizura trendy – të thjeshta, të papërballueshme dhe të këndshme.
Tashmë as vetë nuk dini çfarë të bëni me pamjen tuaj? I keni provuar të gjitha të mundshmet, trendët make-up, kombinimet e veshjeve, këpucëve, çantave, shtojcat e modës dhe jeni ngopur me të gjitha. Dëshironi të freskoni përditshmërinë tuaj, por nuk dini si? Mbase duhet të provoni një frizurë të re. Nuk është e thënë të jetë ndonjë ndryshim i madh, mjafton të bëni vetëm disa veprime dhe të bëheni grua e re.
Gërsheta
Është frizurë e cila është e pranishme gjatë shumë viteve. Nuk kërkon kurrfarë shkathtësie të veçantë, ndërkaq krijon një pamje noshalante dhe seksi. Yjet e filmit dhe të këngës, si edhe vdekatarët e zakonshëm kënaqeshin me këtë frizurë. Në qoftë se ju pëlqen, provoni të freskoheni me këtë ‘look’.
Flokët deri te krahët
Kjo frizurë është ideale për gratë të cilat nuk kanë kurajën t’i shkurtojnë shumë flokët. Frizura e cila i përshtatet pothuajse çdo forme të fytyrës, për dallim nga flokët e shkurtra. Përparësia e gjatësisë së këtillë është një mundësi kombinimi të frizurës edhe të shkurtër, edhe të gjatë. Ekzistojnë mënyra të shumta të shkurtimit të flokëve kur flokët kanë gjatësi mesatare. Zgjidhni frizurën e cila juve më së shumti ju pëlqen dhe për të cilën mendoni se më së miri do t’ju përshtatet. Me balluke apo pa balluke, e shkurtuar shkallë-shkallë apo rrafshët. Gjejeni frizurën e përsosur dhe përjetojeni ndryshimin.
Flokë të gjatë dhe me tallaze
Flokët i keni të rrafshët dhe pa vëllim. Ndiheni keq kur pranë jush kalon ndonjë grua me flokë të bujshme dhe me tallaze, të lëshuara në atë mënyrë sa që prekin krahët e saj. Mos u brengosni, flokë të tillë mundeni edhe vetë t’i keni madje me vetëm disa veprime. Gjeni një mbështjellës të flokëve, mbështillni disa tufa flokësh, lërini për disa sekonda, lëshoni tufat dhe flokët tuaj përnjëherë do të bëhen të bujshme dhe me tallaze. Pamje sensuale dhe seksi e cila i përshtatet karakterit tuaj.
Frizura e shkurtër
Shumë pak gra kanë kurajë të mjaftueshme që flokët e tyre të gjatë t’i shkurtojnë. Gjithmonë konsiderohet se sinonim i femrës pikërisht janë flokët e gjatë dhe të mirëmbajtur. Mirëpo, të gjitha femrat nuk e kanë formën e njëjtë të kokës, dendësinë e flokëve, formën e ballit dhe vijat e fytyrës. Duhet t’i kushtohet kujdes që t’ia përshtatni frizurën formës së kokës. Në rast se keni fytyrë të përsosur për flokë të shkurtër, mos hezitoni, por provoni ndonjërën nga frizurat e shkurtra të papërballueshme.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Frizurë e re: gërshetë, flokë me tallaze... pamje sensuale
Modele teper te kendshme flokesh.Ajo e treta me pelqen jasht mase.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Veshje Sensuale
» 20 këshilla për flokë të bukura dhe të shëndosha
» Ledina Celo: Una madre sensuale e sexy
» Maska per floke te bera vet
» Cfarë mendoni për meshkujt pa flokë ?
» 20 këshilla për flokë të bukura dhe të shëndosha
» Ledina Celo: Una madre sensuale e sexy
» Maska per floke te bera vet
» Cfarë mendoni për meshkujt pa flokë ?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi