Top 10 Yjet E Rinj
Faqja 1 e 1
Top 10 Yjet E Rinj
Inspiruar nga debutimi i shkëlqyeshëm në Ligën e Kampionëve nga mbrojtësi i Interit, Davide Santon kundër Manchester United dy javë më parë, uefa.com ka zgjedhur dhjetë futbollistët më të mirë të rinj që janë pjesë e 16 ekipeve më të mira të garës, ku janë duke u paraqitur për herë të parë.
Sergio Aguero (Atletico de Madrid)
Kur Aguero depërtoi në skenë me dy gola të shënuara kundër PSV Eindhoven në ndeshjen e parë, elita e futbollit evropian e shtoi edhe një futbollist të klasit botëror. Me gjashtë paraqitje tjera në garë dhe një tjetër gol të realizuar prej atëherë, sulmuesi argjentinas ka ndërtuar reputacion të frikshëm.
Sergio Busquets (Barcelona)
I biri i ish portierit të Barcelonës Carles Busquets, Sergio ka bërë ngritje të jashtëzakonshme pas përfshirjes në ekipin e parë në fillim të këtij sezoni. Mesfushori defansiv, i cili ka shënuar dy herë në pesë paraqitje në Ligën e Kampionëve, ka fituar besimin e trajnerit Josep Guardiola, por ka zgjuar edhe vëmendjen e selektorit të Spanjës, Vicente del Bosque, i cili e ftoi për ndeshjen miqësore kundër Anglisë në shkurt.
Jonny Evans (Man Utd)
Evans, 21 vjeç, ka treguar formë të mirë këtë sezon dhe së bashku me Darron Gibson, Danny Welbeck dhe vëllezërit binjakë, Rafael dhe Fabio sugjerojnë se Manchester United do të vazhdojë të mbetet në krye për vite me radhë. Evans është zhvilluar si njëri ndër qendërmbrojtësit më premtues në Britani. I shkathtë dhe i fortë në duele në ajër, reprezentuesi i Irlandës Veriore ka shfaqur mbulesë për Nemanja Vidiç dhe Rio Ferdinand.
Hulk (Porto)
I emëruar pas karakterit të filmit vizatimor që e deshi shumë si fëmijë, sulmuesi i Portos, Hulk ka lënë përshtypje të mira në arenën evropiane pas vetëm katër viteve të paraqitjeve në Japoni. I fuqishëm, i shpejtë, prekje të shkëlqyer dhe goditje të fortë, ai ishte i papërmbajtshëm për mbrojtjen e Atleticos në ndeshjen e parë të fazës eliminatore. Në mediat spanjolle braziliani është krahasuar me bashkëkombësin e tij, Ronaldo.
Hugo Lloris (Olympique Lyon)
Portieri Lloris tregoi vlerat e tij pas transferimit në Lyon nga Nice, në verën e vitit të kaluar për 10 milionë euro. Pavarësisht presionit të vazhdueshëm, ai zëvendësoi veteranin Gregory Coupet dhe me 186 centimetrat e tij ka zgjuar krahasime me Edwin van der Sar. Mirëpo, Lloris për dallim me holandezin nuk ka pasur repart të fortë defansiv për ta mbrojtur. Ai debutoi për Francën kundër Uruguait në nëntor të vitit të kaluar dhe ishte i pamposhtur në barazim pa gola. Lloris duket se përmirësohet pas çdo ndeshjeje dhe shfaqi pritje të shkëlqyeshme ndaj topit të devijuar pas goditjes së lirë të Daniel Alves kundër Barcelonës.
Claudio Marchisio (Juventus)
Me 23 vjet, Marchisio mund të mos konsiderohet i ri për standardet evropiane, por në Itali, ku futbollistët e rinj duhet të presin më gjatë për rol startues, Marchisio është anëtar i ‘Baby-Juve’ së bashku me Paolo de Ceglie dhe Sebastian Giovinco. Pas rikthimit nga huazimi në Empoli, Marchisio ka fituar besimin e Claudio Ranierit dhe e ka shpaguar me gola vendimtare kundër Fiorentinës dhe Napolit, duke zgjuar krahasime me legjendën Marco Tardelli. Nuk ishte e papritur që Juventus ia zgjati kontratën deri më 2014.
Aaron Ramsey (Arsenal)
Reprezentuesi uellsian tashmë ka filluar të tregojë kualitetet e tij në shkallën më të lartë evropiane, pasi dy vite më parë ishte bërë futbollisti më i ri që u paraqit për Cardiff City ku debutoi në ligë me vetëm 16 vjet dhe 124 ditë, më 28 prill 2007. Teknikisht i talentuar dhe i sigurt në posedim të topit, Ramsey u paraqit në pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve për Arsenalin dhe shënoi vetëm 21 minuta pas debutimit kundër Fenerbahçe. Ramsey, pa dyshim do të shkojë drejt suksesit së bashku me tinejxherët e tjerë të Arsenalit, Carlos Vela, Jack Wilshere dhe Fran Merida, të cilët po ashtu janë duke treguar talentin e tyre për ekipin e Arsene Wengerit.
Giuseppe Rossi (Villarreal)
Rossi në fakt debutoi tri sezone më parë me Manchester United, por është bërë një përjashtim pasi kishte luajtur për vetëm dy minuta. Sulmuesi ka fuqi dhe karakter që tejkalon moshën e tij, ndërsa së fundi ishte përshkruar nga Arrigo Sacchi si “djaloshi që i ka të gjitha: dëshirën, intuitën dhe personalitetin”. Në kërkim të paraqitjeve të vazhdueshme, 22 vjeçari e gjeti veten në Villarreal dhe me tri gola në Ligën e Kampionëve, pas pesë paraqitjeve këtë sezon si dhe debutimin për Italinë, ka treguar vlerën e tij në shkallën më të lartë.
Davide Santon (Inter)
Kur një futbollist që luan me këmbën e djathtë, por që aktivizohet në krahun e majtë në një klub të madh italian, krahasimet me legjendën Paolo Maldini vijnë shpejt. 18 vjeçari Santon nuk frikësohet nga parashikimet e tilla. Debutimi i tij në Ligën e Kampionëve ishte kundër Manchester Unitedit dhe Cristiano Ronaldos. Santon e kaloi me nota të shkëlqyeshme duke zgjuar lëvdata nga të dy menaxherët. “Ai nuk është vetëm futbollist premtues, por futbollist i mirë”, tha Jose Mourinho i cili këtë sezon i dha debutimin edhe 18 vjeçarit Mario Balotelli.
Simao (Panathinaikos)
I qetë në prag të stuhisë, mesfushori defansiv ka impresionuar me siguri, punë të përgjithshme dhe saktësi në pasimet e tij. 20 vjeçari ka zënë vend të sigurt në formacionin bazë të ekipit në sezonin e tij të dytë në klub dhe është paraqitur në të gjitha, përveç një ndeshjeje të Panathinaikosit në rrugëtimin e ekipit drejt fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve. I transferuar nga Clube Ferroviario de Maputo më 2007, Simao është treguar përforcim i mirë dhe nuk është çudi që Panathinaikos tashmë dy herë i ka vazhduar kontratën duke i rritur pagën

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» C'thone yjet per ju?
» Yjet e estradës që ishin in & out
» Kur yjet i dorëzohen alkoolit
» Yjet me pak litium mikeprites te planeteve
» Gjithësia dhe trupat në gjithësi. Yjet

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi