Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mali përballë rinisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mali përballë rinisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mali përballë rinisë

2 posters

Shko poshtë

Mali përballë rinisë Empty Mali përballë rinisë

Mesazh nga WebMaster Sat 26 Feb 2011 - 7:14

Fundjava jashtë është krevati psikologjik i të rinjve. E premtja dhe e shtuna stakon stresin e javës dhe ngarkon trurin me qetësi. Por në Tiranë fundjava fillon shumë më shpejt, thuajse që të mërkurën.

Pse? A e shikojnë të rinjtë orën?

Edhe pse kjo pyetje shtrohet nga filozofët, është mesazhi që jepet nga romanet, nga filmat dhe nga gjithçka edukuese në treg, sot duket se ora nuk shikohet më, askush nuk programon minutat, ditën dhe as të ardhmen.

Pub dhe muzikë, kërcim dhe alkool, takime me miqtë për një mirëseardhje të së hënës. Të gjithë pinë dhe dëfrehen deri në orët e vona të natës.



Kritikat për brezin e ri duken si mënyrë hierarkike e ndjekjes së detyrave. Paraardhësi kritikon pasardhësin dhe kështu me radhë.

Kjo në dukje ka parametrat normalë të qenies dhe më gjerë të shoqërisë. Megjithatë, të përcaktohet me frazën normale: është normale të jenë kështu, edhe ne kështu kemi qenë, është abuzive në tolerancë po të shikojmë sa shumë të rinj kanë “ndërtuar shtëpinë” në kohën e humbur. Por ky fenomen meriton vëmendjen e caktuar për shkak se edhe ky brez është prekur nga tranzicioni i pas viteve 90-të.

Ashtu si aparenca, ana ekonomike dhe politika, ashtu ndryshoi edhe mënyra e jetesës. U braktisen bibliotekat, libri për pasojë, hyri interneti, klubet e natës e kafenetë e ditës. Këtu u shfaq edhe dilema e madhe: ç’është më mirë, të dal dhe unë si të gjithë, apo të ngelem brenda librit dhe brenda shtëpisë.

Filozofia e kolektivizimit mbeti dhe është pjesë e shumë shoqërive, por që i përket më shumë adoleshencës. Pas eksperimentimit në këtë moshë, nis fillimi i asaj që individi vendos të jetë, të bëhet dhe si të jetojë. Shoqëria e re (nga 20-35) shqiptare duket adoleshente e përjetshme.

A ka rritje profesionale të shoqërisë së re?

Ajo që ndodh këtu ngjan me një shaka sistemi. Numri i të rinjve që kanë filluar vitin akademik është i konsiderueshëm dhe numri i të rinjve që shpërdorojnë kohën gjatë javës dhe fundjavës është shumë i konsiderueshëm. Duket sikur ka një disproporcionalitet të formave të kësaj shoqërie në rritje dhe një kequshqyerje evidente. Joracionalja duket edhe në faktin që vazhdimi i studimeve Master është bërë thuajse si një fakultet, ndërkohë që ankohen për kritere të dobëta në kërkesat e pranimit. Ka një numër të madh të universiteteve private dhe një numër të madh të rinjsh që studiojnë me pagesë. Por, përsëri, si dita dhe nata janë të preferuara për studentë apo jo studentë për të kaluar kohën kafeneve dhe bareve.

Ose të rinjtë kanë potenciale magjike për të përballuar gjithçka me sukses: si studimet, punën, dhe zbavitjen ose i japin fund shpejt rritjes së tyre.

E gjithë kjo të jep përshtypjen se formimi i të rinjve merr fund me marrjen e një diplome. Gjithçka përfundon këtu dhe pjesa tjetër është kohë e lirë. Rritja duket se konceptohet vetëm nga një certifikatë, dhe jo një proces në vazhdimësi me kohën.



Koha zhvlerësohet nga rinia për shkak të mospërballimit të potencialit të saj. Të zgjedhësh alternativën e lehtë, të pret e vështira. Të zgjedhësh të vështirën, do të korrësh të lehtën. Kjo zgjedhje kërkon të numërosh, të numërosh minutat, orët dhe ditët. Të llogarisësh atë që të ofrohet për të ofruar më pas për veten.

Dorëzimi para kohës është si dorëzimi i tre luanëve para malit të madhërishëm.

Tre luanë bënë një garë për fronin e mbretit të pyllit. Duhej të ngjiteshin në majën e malit më të lartë. Gjatë ngjitjes njëri nga luanët tha: Oh, mal, o mal i madhërishëm më lodhe, ma more fuqinë, më munde. Edhe luani i dytë tha të njëjtën gjë. Luani i tretë tha: Oh, mal o mal i madhërishëm më lodhe, ma more fuqinë, më munde, por vetëm tani. Sepse ti kaq je, kurse unë do të rritem çdo ditë dhe do të vijë koha kur do të të mund, do të vijë dita kur të ngjitem në majën tënde të lartë. Sepse unë rritem, ti jo më.

Anjola Hamzaj AGON

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mali përballë rinisë Empty Re: Mali përballë rinisë

Mesazh nga Anakonda Mon 12 Mar 2012 - 0:44

Mali perballe rinise e shkaterron ate.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi