Ryva Kajtazi, Aktorja që u bë këngëtare
2 posters
Faqja 1 e 1
Ryva Kajtazi, Aktorja që u bë këngëtare
Unë punoj shumë edhe në profesionin tim, si aktore, dhe nuk është që jam pasive, por me muzikën e kam pasur më lehtë, me vetë faktin që është punë individuale dhe gjithçka varet nga ti. Kurse, aktrimi është punë kolektive dhe varet nga regjisorët se a të shohin në projekt apo jo“Kosova Sot”: Para pak ditësh e keni realizuar një këngë. Na flisni diçka më shumë për çka bëhet fjalë në atë këngë?
Ryva Kajtazi: Kënga titullohet “Ti s’e di çka do”, e realizuar nga Florent Boshnjaku, me tekst të reperit “Capital T”. Kjo këngë është lansuar në projekte të ndryshme televizive për festën e Vitit të Ri dhe është mirëpritur mjaft mirë, e shoh që transmetohet vazhdimisht në medie dhe për këtë jam shumë e kënaqur me këtë këngë.
“Kosova Sot”: Keni vendosur t’i bëni videoklip kësaj kënge?
Ryva Kajtazi: Kam qenë në dilema për t’i realizuar klipin, pasi pata mundësinë ta lansoj për xhirimet e Vitit të Ri, gjithashtu e kam parë që kënga njëherë për njëherë është duke ecur mirë, prandaj vendosa të mos i realizoj klip.
“Shtëpia ime”, seriali i radhës
“Kosova Sot”: Ju jeni me profesion aktore, mirëpo suksesin më të madh e keni arritur si këngëtare. Si ndodhi që të bëheni kaq e famshme në muzikë?
Ryva Kajtazi: Nuk di si t’ua them, unë punoj shumë edhe në profesionin tim, si aktore, dhe nuk është që jam pasive, por me muzikën e kam pasur më lehtë, me vetë faktin që është punë individuale dhe gjithçka varet nga ti. Kurse, aktrimi është punë kolektive dhe varet nga regjisorët se a të shohin në projekt apo jo. Kjo besoj se është arsyeja.
“Kosova Sot”: Së fundi, duket se i jeni rikthyer aktrimit. Ju shohim në një serial vendas. Si arritët të bëheni pjesë e këtij seriali?
Ryva Kajtazi: Ka kohë që jam pjesë e serialit “Spitaliks”. Ftesën e kam marrë nga producentët e këtij seriali dhe filluam bashkëpunimin pa hezitim, sepse këtë serial e përbëjnë një staf i aktorëve të mrekullueshëm, me të cilët kam raporte shumë të mira dhe më kanë mirëpritur jashtëzakonisht mirë, padyshim që edhe unë jam shumë e kënaqur.
“Kosova Sot”: A do të jeni edhe në të ardhmen në këtë serial?
Ryva Kajtazi: Sigurisht që do të jem pjesë e këtij seriali për aq sa do të zgjasë, por do të jem aktive edhe në një serial tjetër televiziv, të titulluar “Shtëpia ime”, në regji të Synaj Raçës, i cili do të jetë serial i ri dhe trajton çështjet sociale në Kosovë.
“Kosova Sot”: Tash kanë filluar edhe festivalet. Do të merrni pjesë sivjet në ndonjë nga to?
Ryva Kajtazi: Të them të drejtën nuk jam shumë e nxehtë në punën e këtyre festivaleve, sepse i kam kërkuar pak nga pak dhe nuk kam ndonjë mendim të mirë për to. Tash për tash nuk jam pjesë e tyre, por kjo nuk do të thotë që në të ardhmen nuk do të jem.
Privatësia, privatësi
“Kosova Sot”: Publiku i gjerë ju njeh si këngëtare e talentuar, por pak di për jetën tuaj private. Mund të na thoni disa fjalë për jetën tuaj?
Ryva Kajtazi: Nuk kam shumë dëshirë të flas për privatësinë, sepse e tillë është jeta private. Unë bëj një jetë normale, si të gjithë, dhe asgjë speciale.
“Kosova Sot”: Cili do të jetë projekti i ardhshëm i Ryvës?
Ryva Kajtazi: Tani për tani jam në përgatitje të një kënge të re, së cilës së shpejti do t’ia realizoj edhe videoklipin dhe po shpresoj që do të dalë këngë e mirë, sepse i kam zgjedhur bashkëpunëtorë shumë profesionistë, të cilët do të kujdesen edhe për detajet më të vogla.
“Kosova Sot”: A do të vazhdoni edhe në të ardhmen të merreni njëkohësisht me aktrim dhe me muzikë?
Ryva Kajtazi: Të ardhmes kurrë nuk i dihet, prandaj edhe planet e mia janë afatshkurtra, kështu që ia lëmë kohës.
Intervistoi: B. ZYBERI

Re: Ryva Kajtazi, Aktorja që u bë këngëtare
si kengetare i shkon,ndersa si aktore se kam pare.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ryva Kajtazi sjell këngën “Duhemi”
» Ryva Kajtazi xhiron klip me Metin e BB5
» Arta Dobroshi aktorja që synon Hollywood-in
» Porno aktorja shqiptare, kërcënime nga bashkëkombas
» Gjira Kajtazi, oferta nga produksionet gjermane

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi