Tirane, punishte e minave me celular ne Rrugën e Elbasanit
Faqja 1 e 1

TIRANE- Një minipunishte ku prodhoheshin mina me telekomandë përmes aparateve celularë, është arritur të zbulohet nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Celulari”.
Minipunishtja është zbuluar në një apartament në rrugën e Elbasanit, një nga rrugët kryesore të Tiranës.
Operacioni i Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë Personit u realizua gjatë orëve të vona të së shtunës.
Policia ka arritur të vërë në pranga dhe dy persona të cilët dyshohen se realizonin shpërthime në distancë përmes celularit.
Ata janë Artan Hasani 38 vjec dhe Endri Hametaj, 28 vjec, i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje”. Policia dyshon se të dy të arrestuarit, lindur dhe banues në Tiranë, janë dhe autorë të disa ngjarjeve kriminale, por nuk jep detaje të tjera.
"Gjatë ecurisë së zhvillimit të hetimit ndaj tyre, u konkludua se këto shtetas në bashkëpunim me njëri - tjerin, si dhe me persona të tjerë (për të cilët për arsye hetimi nuk mund të publikojmë gjeneralitet), dyshohen se janë autorë të disa ngjarjeve të rënda të ndodhura në Tiranë, të cilët përmes përdorimit dhe montimit të mekanizmit të lëndës eksplozive, nëpërmjet aparatit celular, realizonin shpërthimin në distancë me telekomandë."- informoi zëdhënësja e policisë Alma Katragjini gjatë konferencës për shtyp paraditen e sotme.
Sipas policise nga dy të arrestuarit dyshohet se realizohej edhe përdorimi i minave dhe bombave në mënyrë artizanale dhe "se janë autor të disa atentateve të vendosjes së lëndës eksplozive me telekomandë, të ndodhura më parë në Tiranë".
Apartamenti i përdorur si punishte e minave me celular, ishte banesa e 28 vjecarit Hametaj. Gjatë kontrollit
janë sekuestruar dhe një sasi e konsiderueshme lëndë eksplozivi si dhe pajisje të tjera elektronike që shfrytëzoheshin për ndërtimin e minave me celular.
JA CFARE U SEKUESTRUA- Pajisjet e sekuestruara janë dy armë zjarri pistoletë tip Berete, të prodhimeve të huaja, mbajtëse fishekësh me 14 copë fishekë të calibrit 9 mm. 35 copë fishekë të modeleve të ndryshme, dy krëhër pistolete, me caliber 9 mm, një Slincjator që përdoret për armët pistoleta, 20 copë kapsollë elektro-detonatore, 3 kg lëndë eksplozive, 8 copë bateri 1.5 voltëshe, 22 aparate celula së bashku me karta Sim, një sasi parash prej 5000 euro. pese ora dore te llojeve te ndryshme, një kompjuteri i markes IBM, 17 disqe CD me pamje filmike të ndryshme, një paisje e llojit AVI së bashku me një mekanizëm metalikë me lupë, pranga hekri, dhe tabele ndalim qarkullimi, karte sim të Kompanive telefonike Vodafon, AMC e Igell Mobile. 16 bateri të lidhura me fije teli të kapsollave detonatore, pinca, kacavida, dylbi, aparat fotografik etj, paisje elektronike në formë radio me antenë, pulte elektronike të komandimit në distancë. paisje elektronike për nderprerje valë telefonike, si dhe thika metalike.
HETIMI -Policia informon se aktualisht, strukturat e hetimit për krimet e rënda në Policinë e Tiranës, po bashkëpunojnë intesivisht në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me synim zbardhjen dhe dokumentimin e të gjitha ngjarjeve me lëndë shpërthyese e eksplozive të ndodhura më parë në Tiranë, apo qytete të tjera të Shqipërisë.
Proçedimi penal në ngarkim të tyre do të fillojë për konsumim të veprave penale të ”Vrasjes me dashje”, “Trafikimit të armëve dhe municioneve, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të parashikuara nga nenet 76-22, 278/2 e 3 si dhe 301 të Kodit Penal.
Policia informoi gjithashtu se ndaj shtetasit Artan Hasani është marrë masa e arrestit "burg" sepse dyshohet se më datë 03 shkurt 2011 ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë bashkëpunëtorin e tij, shtetasin Endri Hametaj, ngjarje për të cilën po punohet për të sqaruar motivet dhe rrethanat.
(s.g/BalkanWeb)

Similar topics
» Tiranë, plagosen 2 vellezer në rrugën “Don Bosko”
» Minjtë “profesionistë” për zbulimin e minave
» Jolie të financojë largimin e minave në Kroaci
» Merimanga me ajër të ngjeshur kundër tërmeteve dhe minave
» Vrau kamerieren se i vonoi birrën, gjykata e Elbasanit: Burg pa afat autorit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi