“Rroftë servilizmi e nepotizmi”
Faqja 1 e 1
“Rroftë servilizmi e nepotizmi”
Faton Krasniqi
Kanë kaluar kohërat kur kërkoheshin njerëz të arsimuar e shkolluar, ka kaluar koha kur kërkoheshin profesionistë të fushave të caktuara, ka kaluar koha e vlerave intelektuale e humane, ka kaluar koha e fjalës, besës e nderit, ka kaluar koha e patriotëve e nacionalistëve, ka kaluar koha e respektit, moralitetit dhe sinqeritetit, ka kaluar koha kur të vobektëve ndihmë iu ofrohej. Kanë ardhur kohë të tjera.
Sot mund të punësohesh në çdo lloj institucioni shtetëror e komunal, i pashkolluar, i padiplomuar, i paprofesionalizuar, por duhet t`i plotësosh ca kushte si për shembull: ta kesh ministrin apo kryetarin e komunës “sebep”, mik, a familjar, ose ndonjërin nga drejtorët servil të tij “kumbar”.
Sot në institucionet shtetërore e komunale mund të hysh në punë, vetëm nëse je militant i partive në pushtet, nëse je puro servil, diletant, thashethemexhi e njeri me dyfytyrësi, ose njeri që u paguan ndonjë haraç kistor disamujor, se përndryshe s`ke mundësi.
Partitë politike në Kosovë, nuk janë aspak parti politike demokratike, ato thirrën në demokraci, ato janë më shumë se oligarki, më shumë se anarki, më shumë se klane e fare parti. Përfaqësuesit e tyre çdo ditë shajnë e vjellin vrer të zi kundër ish sistemit komunist në përgjithësi, si sistem i pavlerë, por që më së miri e aplikojnë dhe e ruajnë me shumë xhelozi këtë sistem, porsa të ulen në kolltukët e lëkurta e të buta të tij, ndoshta e duan me shumë se sa Gadafi në Libi, duan përjetësisht të jenë të veshur me pallton e pushtetit që po iu sjell shumë leverdi.
Për ta populli s`ka rëndësi se a ka bukë për të ngrënë, barëra për të sëmurë, shtëpi ndër kulm për familjet e dëshmorëve, për invalidët e luftës e për skamnor, atyre nuk iu intereson se a ka para populli tatimin për t`ua “larë”, arkat fiskale duan që si “sahat” t`iu funksionojnë. Populli për ta është një hije që as në rreze dielli s’e shikojnë, ata na shohin vetëm kur iu duhemi që për ta të votojmë.
Një gjë brengosëse për të gjithë ne, është se: në këtë vend matrapazët, dilenxhinjtë, hajdutët-pushtetarë lokal e qendror, duartrokiten, mikpriten, respektohen, nderohen e vlerësohen më shumë se sa një dëshmor i rënë për liri. Ata që Kosovën e vodhën, shiten, e shkërmoqen nuk duhet t’i nderojmë duhet t’i injorojmë, se po mbjellin ves të lig në mesin tonë. Kjo gjë po lë pasoja në vazhdimësi, fëmijët dhe të rinjtë tanë po i vlerësojnë e idolizojnë politikanët me syza dielli e xhipa të zinj, ndoshta po i vlerësojnë më shumë se mësimdhënësit e tyre që u dhanë edukatë e kulturë në vazhdimësi, por jemi të prirë të ndjekim shembuj të tillë gjithnjë.
Në institucionet lokale e qendrore ka vërshuar i dreqi e i biri, janë mbushur me llom, me ish-spiunë, me ish-vjedhës të fondeve të ndryshme shtetërore, me vjedhës ndihmash humanitare, kurse ne populli rrimë, shikojmë e bëjmë sehir, m’u si në shkrimet e Gjergj Fishtës kur mjeranët shqiptarë të asaj kohe rrinin dhe shikonin, se oficerët turq a e kishin kalin at apo pelë, kurse sot ne rrimë vërdallë, duke shikuar hajdutët-politikanë se si bredhin nga një parti në tjetrën, nga njëra drejtori në tjetrën, nga njëri funksion në tjetrin, nga njëra ministri në tjetrën dhe atë me shumë truproja, e ne duke i shikuar se ai kanë makinat x5, hamera, apo xhipa të zi.
Vodhën arka, vodhën fonde, vodhën troje, vodhën miliona, blenë diploma magjistratura e doktoratura, tani si profesor universitetesh punojnë pozitat qeveritare këto punë po ua sigurojnë, këta janë ligji, këta janë fytyra e brishtë e vendit tonë. Ali Asllani dikur moti për politikanë shqiptarë pat thënë: “Të pa brek’ ju gjeti dreka, milioner’ ju gjeti darka!” Kjo edhe sot e kësaj dite tek politikanët tanë si më së miri po funksionon!
Është kohë hajdutësh, kohë maskarenjsh, kohë klanesh e bandash që ardhmërinë po na e zymtojnë, Evropa s’është larg, por ne vet po e largojmë. S’ka dert, jemi mësuar të hamë bukë e turp. Kur pushteti e shteti tallet me ne, jo po ua rrisë rrogat e pensionet 20%, herë 50 %, e herë 100 %, pse mos tallet edhe Evropa e bota me ne. Medet për popullin varfanjak që ka mbetur pa shpresë për një të ardhme, pa një përkujdesje shtetërore, por i futur thellë në një krizë ekonomike e sociale.
Si të vazhdohet kështu, kur kemi me mijëra të rinj të diplomuar, por të papunësuar, që bredhin rrugëve kot, kurse Qeveria jonë thotë se i kemi punët top. Vaja halli për rininë dhe të ardhmen tonë. Më mirë kishte me qenë të hapej ndonjë kurs a shkollë, se si të bëhemi “servil” të pushtetit, se sa te kryejmë inxhinieri elektrike, apo fakultetin për mjekësi, më lehtë hymë në punë si servil se sa si të shkolluar me mund, vlerë e me nder! “Rroftë servilizmi dhe diletantizmi, para-oligarki, nepotizëm e anarki”! Por ne populli jemi këtu, që t’ju shohim se ç`po bëni ju...
(Autori është publicist i pavarur)

Similar topics
» Servilizmi.......
» Rroftë sëmundja e dashurisë
» Rroftë sëmundja e dashurisë
» Servilizmi i njeriut sepse Ai ndjen dashuri per te
» Arroganca e egër e okupatorit dhe servilizmi i pështirë i viktimës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi