Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk  IBRAHIM TATLISIS People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk  IBRAHIM TATLISIS People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk IBRAHIM TATLISIS

+2
Daku
Prada
6 posters

Shko poshtë

Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk  IBRAHIM TATLISIS Empty Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk IBRAHIM TATLISIS

Mesazh nga Prada Mon 14 Mar 2011 - 12:35

Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk


Sulmi mbi këngëtarin ndodhi pasi ai la ndërtesën e një televizioni privat
Këngëtari i famshëm turk, Ibrahim Tatlises, i njohur edhe në Greqi dhe Lindjen e Mesme është plagosur rëndë gjatë një sulmi në Stamboll.
Ai u qëllua në kokë nga një person i paidentifikuar të djelën në mbrëmje.

Zoti Tatlises, 58 vjeç kishte vizituar zyrat e kanalit privat televiziv turk Beyaz TV bashkë me zëdhënësin e tij.

Tatlises dhe zëdhënësi u çuan në spital ku iu nënshtruan një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Këngëtari i njohur si Perandori dhe një prej artistëve më të mëdhenj në Turqi, u largua nga kanali televiziv diçka pas mesnate dhe ishte duke hipur në makinë kur ndodhi sulmi.

Sipas njoftimeve në media, persona të armatosur me pushkë Kalashnikov u panë të largohen me makinë.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por disa gazeta kanë shkruar se zoti Tatlises është qëllur më parë në këmbë në 1990, ndërsa në 1998 i shpëtoi pa lëndim një sulmi tjetër.

Ibrahim Tatlises, që është me origjine kurde dhe nga qyteti Sanliurfa, ka rregjistruar më shumë se 30 albume dhe ka luajtur në një numër filmash.

Ai ka drejtuar edhe një program televiziv.

Përveç se një këngëtar i njohur zoti Tatlises është edhe një biznesmen i njohur me interesa në zonat kurde në Irakun verior.

Prada
Prada
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime Postime : 7718
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : Ndihmes Bageri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk  IBRAHIM TATLISIS Empty Re: Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk IBRAHIM TATLISIS

Mesazh nga Daku Mon 14 Mar 2011 - 12:44

Mendoj per ndonje gjobevenie te papaguar nga Ibrahimi..

ndoshta qenia VIp te jeppadrejtesisht te drejten te ofendosh njerez, te prekesh njerez ( njihen rastet kur VIPAT jane njerez prepotente,fyes etj )dhe dikujt ja ka bere borxh.
Urojme te jetoj e te mos kete pasoja per jeten , Ibrahimi me pelqen si kengtar.
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk  IBRAHIM TATLISIS Empty Re: Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk IBRAHIM TATLISIS

Mesazh nga LaDescarada Wed 16 Mar 2011 - 0:15

ishalla sherohet sa ma shpejt
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk  IBRAHIM TATLISIS Empty Re: Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk IBRAHIM TATLISIS

Mesazh nga Maksi Wed 16 Mar 2011 - 0:24

te kalume i qofshin se ishte kengetar i ,madh un pata fatin ta shof dhe live kur isha ne stamboll para nje muaji
Maksi
Maksi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 31226
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk  IBRAHIM TATLISIS Empty Reagon më mirë

Mesazh nga Emona Wed 16 Mar 2011 - 4:20


Në një konferencë për shtyp të mjekut Ilham Elmaci, është thënë se Tatlises ka reaguar më mirë ndaj terapisë dhe gradualisht po kthehet në jetë.

Elmaci ka folur edhe për spekulimet se Tatlises do të mbetet i paralizuar duke thënë se Tatlises nuk do të këtë probleme fizike nëse arrin të operohet.

“Ai mund të këtë humbje të fuqisë, por nuk mendoj se do të këtë probleme fizike. Qëllimi yni kryesor është që ta nxjerrim nga gjendja kritike. Pastaj do të planifikojmë se si t’i rregullojmë funksionet e trupit, gjë që do të marrë një vit”, ka thënë Elmaci.

Ai e ka bërë të qartë se regjioni i turit që është dëmtuar nuk përfshin funksionet e të folurit, që do të thotë se Tatlises nuk do ta këtë vështirë që ta ruajë zërin e tij të famshëm.

Përkeqësohet gjendja e Tatlises

Mediat në Turqi kanë lajmëruar sot se gjendja e Ibrahim Tatlises është përkeqësuar në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas mjekut të spitalit, Ilham Elmaci pritet që sot të dihet saktësisht se si do të reagoj ai ndaj mjekimit, përderisa ka thënë se plagët në kokë janë shumë serioze dhe gjendja e tij shëndetësore është rënduar në orët e mëngjesit.

Sipas tij, mjekët janë duke u lutur që ai të reagon më mirë ndaj mjekimit dhe të luftoi për jetë, pasi që dy orët e fundit nuk ka reaguar si duhet dhe se për momentin ata nuk mund të futen në operacion pasi që gjakderdhja në tru është shpërndarë më shumë.

Nëse nuk rikthehet Ibrahim Tatlises pritet që të ndërroi jetë së shpejti.

Mbrëmë ishte shkruar se Tatlises edhe nëse shpëton do të paralizohet dhe do të mbetet invalid gjatë tërë jetës se tij.

Tatlises (58) sapo kishte lënë zyrën e tij private të televizionit Beyaz dhe ishte bashkë më zëdhënësen e tij kur është sulmuar natën e së dielës.

Burimet nga vendi i ngjarjes kanë thënë se Tatlises është qëlluar nga armë zjarri të tipit kallashnikov. 11 plumba kanë depërtuar në makinë, prej të cilëve njëri ka qenë fatal duke e goditur në kokë.

“Për momentin do ta vëmë trurin e tij në gjumë dhe mandej nga analizat do të shikojmë se a mund të shpëtohet, apo jo. Nëse shpëton, Tatlises do të jetë invalid”, tha një mjek për një media turke.

Mjekët janë duke e trajtuar këngëtarin e muzikës popullore në spitalin Maslak Acibadem dhe kanë thënë se këngëtari është goditur në tru dhe ka gjakderdhje pikërisht në tru. Zëdhënësja e tij thuhet se është mirë pas operimit në mjekër.

Ibrahim Tatlises ka incizuar më shumë së 30 albume dhe ka aktruar në një numër të madh të filmave. Ai është po ashtu krijues dhe prezantues në një emision televiziv.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk  IBRAHIM TATLISIS Empty Re: Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk IBRAHIM TATLISIS

Mesazh nga Katniss Wed 16 Mar 2011 - 6:21

Tatlises fillon të flasë

Mjekët kanë njoftuar të mërkurën se pas heqjes nga aparati për frymëmarrje, Ibrahim Tatlises kishte filluar të flasë. Megjithatë, sipas mjekëve, rreziku për jetën ende lëviz nga 10 deri në 80 për qind.

“Ai mund të lëvizë dorën e djathtë dhe këmbën e djathtë, të na japë dorën dhe të flasë me ne. Ky është një progres pozitiv”, ka thënë neurokirurgu Ilhan Elmaci.

Ikona turke u plagos të dielën mbrëma nga, siç thuhet, së paku dy sulmues të paidentifikuar, gjatë largimit nga një studio televizive.

Ndërkohë, janë angazhuar dhjetë ekipe policore me nga 30 policë, për gjetjen e agresorëve.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk  IBRAHIM TATLISIS Empty Re: Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk IBRAHIM TATLISIS

Mesazh nga Katniss Thu 17 Mar 2011 - 5:42

Njëzet të arrestuar për plagosjen e Tatlises

Policia turke ka arrestuar njëzet persona të cilët mund të jenë të përfshirë në sulmin e 13 marsit mbi ikonën turke Ibrahim Tatlises- njofton Hurriyet.

Polica kishte përpiluar një listë me armiqtë e mundshëm të Tatlises dhe ka marrë leje nga gjykata për t’i intervistuar ata.

Faktet e grumbulluara nga policia kanë bërë që të arrestohet edhe armiku i kahershëm i këngëtarit, Abdullah Ucmak, ndërsa, sipas gazetës Hurriyet, kallashnikovi me të cilin është plagosur Tatlises është gjetur tek e dashura e Ucmak.

Ndërkohë, të mërkurën Tatlises është zgjuar nga koma e induktuar dhe ka mundur të flasë me mjekët, porse nuk ka mundur të lëvizë anën e majtë. Kurse sipas mjekëve, rreziku i vdekjes ka rënë në 10%.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk  IBRAHIM TATLISIS Empty Re: Qëllohet me armë këngëtari i njohur turk IBRAHIM TATLISIS

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi