Seksi mund të jetë me të vërtetë vdekjeprurës!
Faqja 1 e 1

[You must be registered and logged in to see this image.]
Kërkuesit shkencorë kanë konstatuar se njerëzit janë për 3.5 herë më të rrezikuar nga infarkti i zemrës derisa janë duke ushtruar, sesa kur nuk janë duke ushtruar
Aktivitetet e papritura me intensitet të lartë, sikur që është vrapimi apo seksi, dukshëm e rrisin rrezikun për paraqitjen e infarktit të zemrës, sidomos te njerëzit që nuk ushtrojnë me rregull, thuhet në një studim të ri amerikan.
Ka kohë që mjekët e kanë ditur që aktiviteti fizik mund të shkaktojë probleme serioze të zemrës, por studimi i ri ndihmon në caktimin e këtij rreziku, thotë Dr. Issa Dahabreh nga Qendra mjekësore “Tufts” në Boston, studimi i ri i të cilit është botuar në revistën shkencore “Journal of the American Medical Association”.
Ekipi i shkencëtarëve të udhëhequr nga ai kanë analizuar të dhënat nga 14 studime të mëparshme, duke u munduar që të gjejnë lidhshmëri midis ushtrimeve, seksit dhe rrezikut për paraqitjen e infarktit të zemrës, apo vdekjes së papritur të shkaktuar nga ndalja e zemrës.
Kërkuesit shkencorë kanë konstatuar se njerëzit janë për 3.5 herë më të rrezikuar nga infarkti i zemrës derisa janë duke ushtruar, sesa kur nuk janë duke ushtruar. Po ashtu, është parë se rreziku nga paraqitja e infarktit të zemrës është për 2.7 herë më i lartë gjatë seksit, apo menjëherë pas tij, sesa kohëve të tjera.
Jessica Paulus, e cila po ashtu ka punuar në këtë studim, thotë se rreziku me të vërtetë është i lartë, por për fat të mirë zgjatë vetëm 1-2 orë gjatë dhe pas aktivitetit fizik dhe seksit.
Ajo ka thënë se rezultatet e këtij studimi duhet të balancohen me rezultatet e studimeve të tjera, të cilat kanë konstatuar se ushtrimet e rregullta zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës.

Ajo goca- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : albania
Postime : 6699
Gjinia :
Anëtarësuar : 17/06/2010
Mosha : 33
Similar topics
» Seksi që mund të shkaktojë kancer!
» A mund te dashurojme vertete vetem nje here ne jete, apo edhe me teper?
» Kujdes, seksi është edhe vdekjeprurës!
» Seksi duhet të jetë kënaqësi, jo dhimbje

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi