Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gegnishtja People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Gegnishtja People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gegnishtja

2 posters

Shko poshtë

Gegnishtja Empty Gegnishtja

Mesazh nga Katniss Thu 7 Apr 2011 - 1:11

Gegnishtja ose e folmja gegë âsht njâni prej dy dialekteve kryesore të guhes shqipe. E flasin shqiptárt gegë në veri të lumit Shkumbin.
Fonetika Çdo gjúh ka nji set tingujsh të cilët përdoren për të ndërtue fjal. Këta tinguj quhen fonema. Gjuhët mund të kén dy fjál që tingëllójn krejt njisoj, por jo dy fjál që shenjójn të njãjtin objekt. Në nji bót ideale fonemet korrepspondójn me germat e alfabetit, por në realitet kjo nuk ndódh. Gjuha angleze, p.sh., ka 26 germa, por ka 44 fonema. Gjuha shqipe ka 36 germa, por ka të paktën 43 tinguj Germat a b c ç d dh e ë f g gj h i j k l ll m n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh Tingujt a b c ç d dh e ë f g gj h i j k l ll m n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh ã ẽ î û ŷ æ ø
Fonetika ndahet në dy dég kryesóre
1. Fonetika Artikuluese përshkruen tingujt e prodhuem prej aparatit tingullor njerzor
2. Fonetika Akustike studjón natyrën e valëve të tingullit njerzor nepërmjet aparateve fonetike. Kjo nëndég kontribon edhe në krijimin e aparateve që identifikójn zanin njerzor – speech recognition.
Tingujt e nji Gjuhe Klasifikohen ne Tri Menyra
1 - Zãni – Nëse tejzat zãnore dridhen apo jo. Tingujt ‘r’ dhe ‘rr’ ján tinguj dridhës
2 - Mënyra – Mënyra sesi përdoren organet tingullformuese për të prodhue nji foném, p.sh., kur formójm tingullin ‘f’ dhãmbet e sipërm vendosen mbi buzën e poshtëme.
3 - Vendi – Vendi ku rrjedha e ajrit përqendrohet mã shum, p. sh., kur formójm tingullin ‘l’, ajri rrjédh në të dy ânët e gjuhës, kurse kur formójm tingullin ‘j’ maja e gjuhës lugóhet dhe ajri rrjédh nepër kët lug.
'Zanoret Zanoret ndahen në dy grupime të mëdha, hundore dhe gojore. Gjuha shqipe ka pes hundore, ã, ẽ, î, û, ŷ, gjasht zânore gojore, a, e, i, o, u, y, dhe tri gjusëmzânore, ë, æ, ø.
'Nderveprimi i Gjuhes me Qiellzen Gját formimit të tingujve, gjuha dhe qiellza ndërveprójn në dy mënyra,
1) gjuha i afrohet qiellzës në nji vend specifik, ose
2) gjuha krijon distánc me qiellzën nepërmjet ngritjes ose uljes së nofullës së poshtëme. Disa gjuhtár i ndáj zânoret simbas hapjes së gojës jo sipas ngritjes së gjuhës drejt qiellzës. Ky emnin shenjon të njâjtin process prej nji kandveshtrime tjeter. Rezultatet ján të njâjta.
Rregullat e drejtshkrimit të gegnishtes janë vû prej Komisís Letrare të Shkodrës në vjetin 1917, ndërsa drejtshkrimi i fundit âsht propozue prej Komisionit t'Ortografisë në Prishtinë në vjetin 1964.
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gegnishtja Empty Re: Gegnishtja

Mesazh nga Anakonda Sun 13 May 2012 - 17:05

Un nuk perfshihem tek kjo zon jam ma poshte.........
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi