DED GJO LULI
Faqja 1 e 1
DED GJO LULI
DED GJO LULI
“ Për pa rrjedh gjaku si gurra,nuk ja lëshojmë kurrkujt këto kulla! “
Aty nga vjeshta e parë e vitit 1840,në mëngjezin e 25 shtatorit,traboinasit i zgjoi oshtima e dy të shtenave pushke; Gjon Lulit i kisht lindur djalë. Kjo ishte ngjarje e madhe për këtë konak, pasi ishte i pari mashkull që vinte në jetë në shtëpi pas të jatit. Për përjetësimin e të gjyshit,Dedë Broçit,djalit të sapolindur ja vunë emrin Dedë. Që në vegjëli Deda shquhet për zgjarsi natyrale. Kur u rrit linte kurdoherë përshtypje të thellë tek ata që dinin ta çmonin urtësinë dhe trimërinë e tij. “s’prish punë se jetimi i Gjonit asht trupvogël,se shpirtin e hajrin e ka më të madh se i burrë i pjekun”, - thoshin malësorët për atë.. Tek Deda njerëzit çmonin shumë jo vetëm zgjuarsinë e tij,po edhe pjekurinë,thjeshtësinë, drejtësinë e qëndrimin e prerë e pa krah në kuvende. Dedës i pëlqente të bënte shoqëri me djelmosha të shkathët. Në moshë të re ai u martua me Prendë Gjeloshen nga Selishta e Grudës,e cila iu bë krah në punë e në luftë,nënë e aftë për t’u marr me me rritjen e katër fëmijëve,dy djem e dy vajza...
Viti 1878,Kongresi i Berlinit vendosi që tokës shqiptare t’i shkëputeshin troje të saj shumë të begata. Në veri Hoti e Gruda do t’i jepeshin Malit të Zi. Rrezikut i duhej bërë ballë me bashkim,unitet dhe armë. Në Prizren u formua Lidhja Shqiptare,ku u lidh besa e ushtoi zani “Me mbrojt me gjak çdo pëllëmbë tokë arbërore.” Hoti dërgoi në këtë kuvend gjashtë përfaqësuesite tij,ndër të cilët edhe Ded Gjo Lulin. Nga kuvendi Deda dhe gjithë burrëria shqiptare doli me mendje të kthjellët për ato që u than dhe u vendosën “Gegë e toskë, një është Shqipëria” – tha Abdyl Frashëri. Besa për të jetuar në këmbë me pushkë, e mos me lënë as pëllëmbën e tokës,ngiti në këmbë nga 7-të në 70-të vjeç për të mbrojtur Atdheun. Me t’u kthyër nga Kuvendi i Lidhjes Shqiptare,Ded Gjo Luli mori në dorë organizimin e luftëtarëve. Lakmia e çarçeve shoviniste fqinjë kishte shkaktuar zemrim të madh në masat e popullit. Hot e Grudë,Selcë Vukël e Kastrat deklaronin me vendosmëri se po të ndodhte një padrejtësi e tillë atëherë “...do të ndodhin medoemos gjana të papëlqyeshme...” Populli do t’u drejtohej konsujve të fuqive të mëdha në Shkodër me 4 prill me këto fjalë : “...Deshirojmë me jetue e me gëzue lirinë,për të cilën jetojmë kryelartë ndryshe na nuk kishim me ndejt pa kundërshtue cilindo qoftë për ndërrimin e fatit tonë. Prandaj për një qellim aq të shenjtë kemi vendos me derdh pikën e fundit të gjakut tonë,para se me hy nën zgjedhën e një qeverie të huej. Ideja kombëtare na bashkon në mbrojtjen e Atdheut tonë...” Dedë Gjo Luli punoi me pasion të madh për organizimin dhe pregatitjen ushtarake të popullit në luftë.. Ai u shqua si prijës i zgjuar ushtarak popullor dhe si i tillë u zgjodh prijës ushtarak i Hotit dhe ndihmës komandant i përgjithshëm i forcave të degës së Lidhjes për Shkodrën. Dedën do ta gjeje në krye të çdo hartimi e zbatimi të planeve ushtarake. Ai në çdo kohë u thoshte komandantëve: “...në rreziqet e mëdha zgjidhni djelm të rinj – trima e burra me mend që fronti të mos shkulet e armiku të mos mundet me na mashtrue”. Këshillat dhe urdhërat e tij ishin kurdoherë të matura dhe të bazuara në një përvojë të gjallë e konkrete. E ndoqën papushim,prmtuan lekë sa s’numrohen për ta shtënë në dorë etj. Por Deda s’thyhej nga premtimet. Për shumë kohë ai qëndroi në Krasniqe tek shtëpia e Binak Alisë ku dhe atje,si prijës ushtark që ishte,thurte plane për luftimet e ardhshme. Malësorët me të kishin lidhur besë për të luftuar në të mirë e në të keq. Mehmet Shpendi,luftëtar dhe partiot i dëgjuar,e këshilloi që të kthehej në Dukagjin,të gjente strehë,besë e krahë. Mbas tre vjetësh Deda kthehet në Hot. Shtëpia e tij qe rrënuar. Në afërsi të saj ishte vendosur posta turke.Deda qëndroi në shpellëne Kodrës së Kalit në juglindje të Rrapshës. Armiku,që të mos acarohej më shumë me Malësinë,e fali dhe la të lirë të kthehej në shtëpi. Ded Gjo Luli e njihte mirë natyrën e armikut. “Armiku, u thoshte malësorëve,as nuk vë as nuk mba besë”. Dhe vetë punonte pa ndërprerje për të mbajtur gjallë lidhjet me Malësinë e Gjakovës,Kosovën,Shkodrën e Mirditën. Në kuvende e besëlidhje ai u njoh edhe me isa Boletinin,Bajram Currin,Luigj Gurakuqin,Hilë Mosin,Risto Siliqin,Sali Hidrin,Çerçiz Topullin e Muço Qullin etj. Kishte pranë trima e trimëresha si Marash Ucin,Norë Kolen e Tringë Smajlen,etj. Mali i Zi,me përkrahjen dhe të carëve rusë pat lakmuar e lakmonte të bënte të tijën Hotin dhe Grudën. Kur dështoi plani i të zaptuarit më armë, krerëve malazezë u lindi ideja se ato mundë të bindeshin me forcën e kryqit.Prandaj flitej gjithmonë e më me zjarr se malësitë katolike nuk duheshin sunduar nga turqit myslimanë,por të ishin nën suazën e gjërë e “dashamirëse” të Malit të Zi që ishte edhe ky i krishterë. Dedë Gjo Luli, duke ndjekur me vemendje intrigat që i kurdisnin malësisë armiqtë dhe agjentë të kral Nikollës,i goditi ata pa mëshir duke mbrojtur atdhetarët që përbetoheshin për gjakun e Skendërbeut dhe se janë gati për të bërë fli jetën për vatan e për liri. Dedë Gjo Luli,në sajë të punës së tij,trimrisë,bujarisë dhe urtësisë nderohej në tërë Malësinë e Madhe. Disa ngjarje të fundit të shekullit në malësi,ku ai mori pjesë e drejtoi si s’ka më mirë ia shtuan famën dhe nderin.Si rrallë herë ndokujt,ati ju besue të zgjidhte probleme të mardhënjeve,ngatërresave, gjaqeve e pleqësive në malësi. Ai ishte gojëmjaltë,shpirtbardhë dhe i pastër, me llogjikë të fortë dhe i mprehtë.Kurdoherë mbi të mirën dhe nderin e vet vinte të mirën dhe ndrin për shoqërinë,për Atdheun.
Vitet 1910-1912 qenë provë tjetër e madhe e qëndresës e shpirtit liridashës të popullit shqiptar dhe malësive të tij. Integritetit kombëtar i dolën zot burra të penës dhe të pushkës,në mbrojtje të tij lidhën besën tërë krahinat. Edhe Hoti e Gruda bënë besë për të luftuar për vend e nder me pushkë në dorë,se Shqipërisë i kishte ardhur koha për të sunduar veten e për të hequr qafe zgjedhën e të huajve. Kryengritja e Kosovës e vitit 1910,ajo e malësisë së Mbishkodrës,Hotit e Grudës e vitit 1911 e të tjera mundë të merren si parathënje e kryengritjes së përgjithëshme të vitit 1912. Qeveria turke duke qenë e pa zonja të përballonte me forcat ekzistuese veprimet e kryengritësve shqiptarë,pregatiti një trupekspeditë speciale me në krye gjeneralin famëkeq Shefqet Turgut Pashën i njohur për barbarizmat, mburrjen e despotizmin në ekspeditatat ndëshkimore të mëparshme. Kundër Malësisë së Madhe ai kishte përqendruar rreth 20.000 vetë nga jugu dhe 8000 nga veriu,ndërsa çetat e malësorvë të prira nga Ded Gjo Luli numëronin jomë shumë se 3.500 vetë.Para sulmit pashai në letrën që u dërgonte malësorëve kërkonte që ta pëshonin mirë veprimin e tyre dhe më mirë të dorzoheshin vetë dhe armët. Duke u gdhirë 13 maji i vitit 1911,turqit filluan sulmin në befasi duke vënë në përdorim për disa kohë bateritë e artilerisë. Edhe jashtë zonës së veprimeve luftarake ishin ngritur shumë çeta të gatshme për t’u futur në luftim. Malësorët dhe vetë Deda i kishin kushtuar rëndësi të madhe zbulimit dhe informacionit që të mos u futej ndonjë spiun brenda e të mos ziheshin në befasi. Disa përpjekje të bëra nga kundërshtari,malësorët i ndëshkuan rëndë. Sulmi i ushtrisë turke kudo u prit me luftime të rrepta, luftime të përgjakëshme u bënë në zonën jugore të Shkrelit deri në Dinoshë; lufta për marrjen e Deçiçit nga turqit u pagua me përrenj gjaku,ashtu si dhe një muaj më parë kur malësorët në këtë maje ngritën flamurin shqiptar. Në këtë luftë Deda i moshuar kishte përkrah pothuaj të gjithë familjen,djemtë Kolën dhe Gjergjin dhe të renë, Norën. Në këtë luftë malësorët përdorën më sukses pritën dhe zunë shumë armë e municione përfshirë dhe mitraloza. Ata kurrë s’qëndronin në mbrojtje,por shfrytëzonin çdo rast për të kundërsulmuar në krah armikun,atje ku ai ishte më i paorganizuar dhe më i dobët. Sulmi i tyre ishte më i sertë se shkrepëtima e rrufesë, - pohonin turqit. Deda ndonse i kaluar në moshë dhe i sëmurë nga ethet e malarjes,drejtonte dhe njëkohësisht luftonte në një shkrep me burrat dhe gratë malësore,madje ishte i pari që ju jepte zemër atyre,duke mos përfillur fatkeqësitë vetiake. Kur i than se midis 20 hotjanëve në një sulëm kishte mbetur Gjergji i tij 20 vjeçar,Ded Gjo Luli u përgjigj: “ Po,edhe ai djalë nëne ishte.” Humbjet e mëdha që turqit po pësonin në të gjitha drejtimet e vunë në panik shtabin e tyre dhe vetë Turgut Pashën. Dalja nga një situatë e tille ai e shikonte tek mashtrimi politik,tek përdorimi i shpeshtë i armëpushimit pësë ditor deri edhe dërgimin e përfaqësuesve,thirrjeve e premtimeve për t’i falur malësorët,për t’u ndërtuar shtëpitë e djegura,për t’u dhënë ndihmë me para etj.por nuk harronte dhe ndërmarrjen e sulmeve të pabesa për t’u pykëzuar në befasi në zonën e kryengritësve dhe për t’i veçuar e asgjesuar grupe-grupe. Me 7 korrik,pas luftimesh shumë të ashpëra,kryengritësit nën udhëheqjen e Ded Gjo Lulit i shkulën turqit nga Deçiçi dhe i vunë përpara si bagëtinë. Turgut Pasha i bërë vrer,urdhëroi artilerinë të hapte zjarr pëngues mbi ushtrinë e vet. Një gazetë e asaj kohe e vinte në lojë dhe e parashtronte në mënyrë shumë therse fodullëkun e pashait. “...Këtij Turgut Pashait që i dukej shumë i ngushtë Ballkani për të treguar aftësitë e veta ushtarake,pasi provoi vetë, e kuptoi se shtigjet e ngushta të Malësisë së madhe janë për të më të gjera dhe më të pafund se Oqeani i Qetë!”. Mbas vulosjes me turp të kësaj fushate ushtarake porta e lartë e shkarkoi atë dhe e largoi nga Shqipëria. I njejti fat e priti edhe Ethem Pashën,i cili duke u tërhequr për në Gjakovë ra në pritën e çetës së Bajram Daklanit,u plagos rëndë dhe vdiq në spitalin e Shkupit.. Sipas shtypit të asaj kohe në këtë fushatë armiku angazhoi kundër kryengritësve mbi 40 mijë vetë,nga të cilët 18 batalione iu shpartalluan në fushën e betejës dhe pati shtatmijë të vrarë,ndërsa nga kryengritësit dhan jetën rrëth 100 vetë dhe 400 të tjerë mbetën të plagosur. Qëndresa dhe lufta heroike rreth katër muaj dhe fitorja e kryengritësve me Ded Gjo Lulin në krye tërhoqi vëmëndjen e opinionit publik europian. Një bashkëkohës ,duke komentuar suksesin e veprimeve luftarake të kryengritësve shkruan : “Malësorët kishin fuqi morale të madhe ...ata ishin qitës të shkëlqyer. Në mbrojtje fill mbas shfrytezimit të zjarrit,kundërsulmonin. Sulmi i shpejtë,manovra tërheqëse dhe fill pas kësaj ndjekja e pandalshme,ishin shembullore. Aftësia për t’iu përshtatur vendit të thyer dhe lëvizshmëria në tokë malore ishin të pakrahasueshme. Malësorët ishin mjeshtër të shkëlqyer të shqetësimeve,ata per një çast grupoheshin në një pikë dhe,si arrinin sukses,e drejtonin goditjen në një pikë tjetër.. Goditjete e para malësorët i jepnin me shpejtësi rrufeje dhe rezultatet ishin të çuditshme...”
Ded Gjo Lulin edhe në të ardhmen nuk do ta përkulnin as presionet,as ndjekjet e qeveritarve turqë dhe as prapaskenat e qarqeve shoviniste malazeze. Ai nuk do të pranonte kurrë të merrte as edhe një lëmoshë ose ofiq që të hiqte dorë nga mbrojtja e vatanit,nga atdhetarizmi. “nuk ka sulltani para sa me më thye”,- do të përgjigjej ai. Ndërsa duke e kuptuar lakminë dhe dinakërinë e Kral Nikollës të Malit të Zi për të zgjeruar teritorin e vet në dëm të tokave dhe të lirise shqiptare,në vitin 1904 thotë: “Mali i Zi do me na përpi si kuçedra” Mbas kësaj kuçedre të paturpe e të pacipë ai shihte lakmitë e fuqive tq mëdha e në rradhë të parë të Rusisë. Ai,ndonse mbeti duke luftuar maleve,u entusiazmua për shpalljen e pavarësisë me 28 nëntor 1912,vuri në sherbim të saj energjtë dhe talentin e tij si luftëtar popullor. Ismail Qemali do ta karakterizonte atë si “Pushkë e ngrehur për Shqipërinë”. Deda e priti me indinjatë të thellë në zemër vendimin e konferencës së ambasadorëve me 1913 për t’ia dorëzuar Hotin e Grudën Malit të Zi,siç kishte vepruar dikurë Kongresi i Berlinit. Në këtë kohë atë e shohim në Shkodër ku ishte shpërngul mbasi malazezët në befasi pushtuan Malësinë e Madhe. Këtu ai do të bjerë në kontakt me Çerçiz Topullin e Muço Qullin,dhe në shtator të vitit 1914,në fillim të Luftës së Parë Botëroreët ai do tu drejtohej të gjithë atdhetarëve shqiptar me një letër: “...Ne nuk do të ngucim kërkënd,por,me qenë se ndokush do të na sulmojë do të mbrohemi deri në ma të mbramen pikë gjaku”. Ded Gjo Luli merrte vesh mirë dhe i peshonte siç duhej ngjarjet e kohës. Ishte gjithnjë i shqetësuar për fatet e Shqipërisë. Atje ku kriste pushka ose kishte ndonjë trazirë me armiqtë e tradhetarët,Deda në emër të malësorëve do të tregonte gadishmëri të sulej në luftë: “...kam qit cekën mos me ja fal kujt Shqipninë veç do ta mbroj me gjak deri sa të bahem shkrumb e hi...” do të deklaronte ai para atyre që ishin të lëkundur dhe të shitur të të huajt. Ky burrë i besës dhe trim i pushkës,ky prijës i dashur e luftëtar popullor me nam qe bërë halë në sy e pengesë kryesore për zbatimin e planeve shoviniste të qeverive serbo-malazeze dhe bashkëpunëtorve të tyre tradhëtarve të kombit si Esat Pashë Toptani Gjon Marka Gjoni etj. Prandaj edhe i kurdisën kurthin për ta shfarosur. Tek kisha e Oroshit ku ai kish shkuar të merrte pjesë në një mbledhje të Malësisë sipas ftesës së kapidanit të Mirditës,gati dy kompani ushtarësh armiqë e bashibuzukë esadistë e rrethuan dhe e arrestuan bashkë me trimat që e shoqëronin. Qëndresa dhe rënja e tij ishte herioke,vdiste krenar se tërë jetën ai dhe familja e tij kishin luftuar për liri dhe vatan. Jeta dhe vepra e lavdishme e Ded Gjo Lulit,sakrificat dhe vetëmohimi i tij,për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut,janë një shembull i shkëlqyer frymëzimi për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Burimi: Musli R.Matoshi “10 KORRIKU” 1980

Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi