Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
DEDE GJON LULI - heroi qe nuk u perkul asnjeher People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
DEDE GJON LULI - heroi qe nuk u perkul asnjeher People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DEDE GJON LULI - heroi qe nuk u perkul asnjeher

2 posters

Shko poshtë

DEDE GJON LULI - heroi qe nuk u perkul asnjeher Empty DEDE GJON LULI - heroi qe nuk u perkul asnjeher

Mesazh nga WebMaster Fri 22 May 2009 - 7:14

Kur i patën thënë Plakut të Flamurit, Ismail bej Vlorës, i cili e
kishte përcjellë Dedë Gjo Lulin vetë deri tek dera,- pse i batë aq
nderime këtij katundari malëcor?, ai i qe pergjigjur:
- Dedë Gjo' Luli është pushkë e ngrehur për Shqipërinë.
Dhe ashtu mbeti, deri në çastin e fundit, në moshën 75 vjeçare, kur i
organizuan kurthin në Orosh. Ai edhe pse e parandjeu grackën, edhe pse
e paralajmëruan miqtë që të mos udhëtonte në kohë të turbullta, për
besë burrash shkoi në takim. Vetëm, kur në vënd të prijësëve, i doli
përpara kapiteni serb, ai gjakftohtë, u tha mirditorëve, që e
shoqëronin: - paskemi mbarue! Nuk e dha veten. As kur e prenë me
bajonetë bashkë me pesë mirditorët, nuk e lëshoi veten. Trupin e tij e
gjetën pas dy javësh dhe e varrosën në kishën e Oroshit.

Për të kuptuar përmasat e figurës së Dedë Gjo' Lulit, për të prekur
simbolin e mburojës kombëtare, mjafton të sjellim për lexuesit vargjet
e shkruara më 1913 nga poeti dhe studiuesi Risto Siliqi:

Ah, Qe prap don' t'na dajnë copa!
Prap mendimi i parë asht ngjallë!
Por ta marrë vesh gjithë Evropa:
Dedë Gjo' Luli prap asht gjallë!

Falë trimërisë së malësorëve, fqinjët ishin zmbrapsur nga trojet tona
përmes pushkëve që mbaheshin në krah. Dedë Gjo' Luli me djemtë e Hotit
e kishin ngritë Flamurin e Skënderbeut, shumë më heret se sa në Vlorë.
Madje në fund të marsit - fillim të prillit, ai gatit për ta shpalos
për të dytën herë mbi Deçiç. Palokë Traboini, që më 1911 kishte sjellë
tre flamujë prej Vjene; njërin ia kishte dorëzuar Dedë Gjo Lulit, të
dytin Ujkës së Grudës e të tretin Prel Lucës së Trieshit. Në librin
"Lufta për çlirim kombëtar" të P. Pepos, kjo ngjarje është përcjellë me
emocion: "Ditën e dielë, më 6 prill 1912 u mblodh popull i madh të
kisha e Traboinit, Kol Ded Gjoni me urdhën t'tet, Dedë Gjo' Lulit, e
hapi flamurin kuq e zi. U ba nji rreth i madh njerzish e Kola tha:
"Shiqo popull! Nji ky asht flamuri i Shqipnisë, i kuq me shqipe të zezë
me dy krena". Të gjithë ndenjën pa za. Mandej u ba një batare pushkësh
e ushtuen malet për rreth. Hare ma të madhe s'ishte pa ndonjëherë ndër
Hot..."

Ndersa mësuesi, poeti dhe luftëtari i lirisë, Palok Traboini, çastin e sjelljes së flamurit e ka perjetësuar në vargje:

Tue krisë pushka shpat e n'shpat
Një djalë Hoti vjen prej larg
Pa pikë frymë prej Dalmacisë
Ded Gjo Luli ku e ka nisë
Me pru flamurin e Shqipnisë.

Dedë Gjo' Luli duket se kishte lind me pushkë, (Jo vetëm pse lindja e
djalit u përcoll me batare pushkësh) por prova e parë trimërisë së tij
përcaktohet pjesëmarrja në betejen, që u zhvillua në ndihmë të Oso
Kukës. Atëherë nuk ishte më shumë se 21 vjeç. Epopeja që shkroi trimi
Oso Kuka në Vraninë, i cili pasi luftoi deri në fymën e fundit kundër
malazezve, nuk u dorzua i gjallë, por i vuri zjarrin kullës. U
shkrumbëzua dhe la pas këngën - epope të trimave, këngë që mbajti
gjallë jo vetem emrin e trimit, por dhe vetë historinë e shkruar përmes
vargjesh që rapsodët thurën për trimat. Epopeja që shkroi Oso Kuka, i
mëkoi trimat e Dedë Gjo Lulit me më shumë atdhedashuri,- u përcolli në
ashtën trimërore malësorëve më shumë ndjesi vetmohimi për komb e atdhe.
Ndër luftëtarët që i kishin ardhë në ndihmë Vraninës, binin në sy shumë
hotianë dhe malsorë të Grudës, ndër ta dhe djaloshi 21 vjeçar Dedë Gjo'
Luli. Ajo ditë është quajtur nga bibliografi i tij (P.Doçi) si dita e
pagëzimit në zjarrin e luftës. Ishte një sprovë që i dha emer prijësit
të ardhshëm të maleve. Ai lufoi si titan kundër malazezëve dhe emrin do
t’ia përmendinin për shumë kohë ndër ato anë. Trimi kishte treguar
zotësi, urtësi dhe shkathtësi në luftën ballë për ballë me armikun. Dhe
që nga ajo ditë, kur dëgjoheshin lajme lufte, malësorët thërrisnin: hej
të lumtë pushka, Dedë Gjo' Luli! Ku kërciste pushka për "komb" e
"Shqipni" në krye ishte ai, trimi i Gjo' Lulëve. Në të gjithë malësinë
e Shqipërisë së Veriut, Hoti ishte bajrak me emër, bajrak i parë,
prandaj ai përfaqësohej në të gjithë kuvendet. Edhe në Lidhjen e
Prizrenit, Hoti pati përfaqësuesit e vet, mes tyre ishte dhe prijësi i
ardhshëm Dedë Gjo' Luli, i cili ende nuk ishtë bërë aq i njohur, por
pushka i ishte ndjerë. Pjesmarrja e tij ne Kuvendin e Lidhjes,
ballafaqimi me patriotet e medhenj te Rilindjes, te penës dhe pushkës,
ishte më shumë se një shkollë për rrugën e vështirë nëpër të cilën do
të ecte trimi i maleve, nën hijen e pandashme të pushkës. Pas Kuvendit
ai do të ishte i kudogjendur në mbrojtje të trojeve kombëtare. Vihet në
vijën e parë të frontit kundër malazezëve, të cilët kërkonin të
zaptonin e shkëpusnin copa nga trungu i memëdheut. Lufta po e piqte
djaloshin e Hotit. Ai ishte jo vetem në krye të luftimeve, por edhe
përkrah lëvizjeve diplomatike të kohës. Ishte mes atyre që u kërkonin
konsujve europiane në Shkodër, të respektoheshin të drejtat e
shqiptarëve që jetonin në trojet e të parëve të tyre. Në letrat që
malësorët i drejtonin konsujve, e bënin të qartë betimin se asnjë copë
tokë nuk do të lëshonin pa luftë. Në letrën që iu çua i ambasadorit të
Austrisë, me 1 mars 1880, malësorët shkruanin: "...Të jeni të sigurtë
se po të ndodhë kjo padrejtesi që nuk e besojmë, do të ndodhin medoemos
gjana të papëlqyeshme..." Në letër malësorët përcjellin mendimin e tyre
se ata ishin të vendosur që të jetonin të patundur në viset e të
parëve. Por fuqitë e Mëdha e kishin shitur Shqipërinë. Trojet kishin
dalë në ankand. Me 4 prill një tjetër letër u është drejtuar konsujve
në Shkodër. "Na dëshirojmë me jetue e me gëzue lirinë për të cilën jemi
kryenaltë; na nuk kishim ndejë pa kundërshtue, cilindo qoftë për
ndërrimin e fatit tonë. Prandaj kemi vendose me derdhë pikën e fundit
të gjakut tonë para se me hy në zgjedhën e huej. Ideja kombëtare na
bashkon për mbrojtjen e Atdheut tonë..." Por dukej se Evropën nuk e
linin këmborët e fqinjëve tanë, që të dëgjonte zilet e shqiptarëve.
Pazarllëqet ishin bërë me kohë. Sidoqoftë shqiptarët pushkët i mbanin
ngrehur, gishtin në çark. Deda ishte si gjithmonë në krye të
luftëtarëve. Ai dha një kontribut të çmuar për mirëkuptimin e prijësve
shqiptarë, mes të cilëve nuk mungonin dhe grindjet. Kronistët kanë
shkruar se ai u priu forcave shqiptare, që pritën me pushkë ushtrinë e
madhe të Malit të Zi, të cilën e udhëhiqte Vojvoda Mark Milani. Deda në
krye të 18 trimave të zgjedhur prej Hotit dhe Grudës, ishte shkëputur
dhe doli përpara tek ura e Rrzhanicës. Këmbë serbi nuk e kaloi urën.
Ushtria e Knjazit u kthye mbrapsht, duke mos u mbuluar me lavdinë e
fitores së munguar, ndërsa malsorët shkruan një faqe tjetër të ndritur
në historint e Shqipërisë. Dedë Gjo' Luli kishte kaluar me sukses një
provë tjetër. Pas thyerjes së Lidhjes, shumë luftëtarë nuk i ulën
armët.

Valiu i Shkodrës nuk i ndërpreu përpjekjet e tij për të futur nën
sundim me ligjet e Turqisë malësorët. Përveç dëshmive dhe kronikave të
përcjella, nga shtypi i kohës, përsëri na vjen në ndihmë Palokë
Traboini me poemen "Lufta e maleve ", i cili jep përmasat e figurës
shumë popullore, Dedë Gjo Luli:
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DEDE GJON LULI - heroi qe nuk u perkul asnjeher Empty Re: DEDE GJON LULI - heroi qe nuk u perkul asnjeher

Mesazh nga WebMaster Fri 22 May 2009 - 7:16

Kjo malsia kur ndigjoji
Dedë Gjo Lulit fjalë i çoi,
Çoi me e thirrë e me e pyet'
……………………………………
Dedë Gjo Luli trim dai,
qi s'i lè shoqi n'Malsi
bashkë me fise ban davi:
"Unë i herë, thom sa për veti,
armët e brezit nuk i hjeki...


Dhe kështu ndodhi. Ai mbeti tërë jetën me pushkën krahut. Ashtu siç
luftoi pa e njohur kompromisin me pushtuesin turq me 1911, ku ai spikat
si një ndër figurat kyç të kryengritjes, po ashtu kishte luftuar dhe
kundër malezezëve me 1880-1881. Ai ishte mjeshtër i rrallë i
shfrytëzimit të terrenit që e njihte me pëllëmbë dhe asnjëhere nuk u
korit përballë armikut.

Në këngët e popullit është gdhëndur si një hero legjendar, që mundi dhe
gjeneralin me akademi Shefqet Turgut Pashën, i cili në krye të katër
divizioneve, 16 batalione, msyni malet. Gjenerali që qe shprehur se
Ballkani ishte i vogël për me provue aftësitë ushtarake, do të ndjehej
i poshtëruar nga sfida që i bënë 3500 shqiptarë të armatosur me ca
pushkë të vjetra, të cilët vertetë e humbën në fillim orientimin, se
viheshin për herë të parë përballë mitralozëve që përdornin turqit, por
shpejt do ta bënin gjeneralin që të kthehej me turp. Të njëjtën sfidë
do t’i rezervonin trimat edhe Abdulla Pashës.

E tërë jeta e Dedës dhe familjes së tij është një shembull i
papërsëritur atdhetarie. Një familje gati e shuar, por një familje, që
kujtohet e nderohet për bëmat në ëmër të Atdheut. Kur do të binte i
pari i dëshmor i fisit, Nik Gjelosh Luli, ai që më 6 prill 1911 kishte
hedhe për tokë flamurin me gjysëm hënë, Deda do ta ndjente shtypjen e
zermës prej dhimbjës. Por ai nuk do ta jepte veten as kur i dhanë
gjëmën e rënies së të birit, Gjergjit, 22 vjeçar. Në betejen e 29
gushtit 1912, kishin rënë shumë luftëtarë. Kur do t'ia jepnin lajmin
Dedës, për të mos e lënduar, i thanë:

- Dedë, kanë mbetë 20 hotianë në fushë të luftës.
- Po burrat në luftë do të mbesin, qe përgjegjur ai.
- Po mbeti dhe djali yt, Gjergji.
- Po dhe ai djal nane ishte, qe përgjigjur Deda, duke e gëlltitë dhembjen.

Pas tre vjetësh do të vritej vetë Deda, shtator 1915. Djali tjetër,
krahu i djathtë i tij ndër beteja, Kola, do të jepte shpirt tre vjet
pas të atit, me 1918, i helmuar. Më 1920, në verilindje të Shkodrës, do
të binte me armë në dorë Luc Nishi, i biri i Nish Gjelosh Lulit i
djathtë i tij ndër beteja. Jo vetëm këta, por dhe nipi i Dedës, Zef Lan
Ula, vëllai prej nëne, Baca Xheka, miqtë e shtëpisë, Kolë Marash Vata,
Kolë Kurti, e të tjerë e zgjasin shumë listën e dëshmorëve për Atdheun
të këtij fisi.

Nga ana e saj Shkodra e nderoi vetmohimin e familjes Gjo' Luli. Në maj
të vitit 1923, me përpjekjet që banë e bija Nareja dhe e reja Nora,
(Bashkëshortja e Kolës), u bartën prej Oroshit eshtrat e Dedës dhe prej
Vlore ato të Kolës dhe u sollën në Shkodër.

Mitingu i përmortshëm i përcjellë nga i shtypi i kohës ishte i jashtëzakonshëm.

Shkodra nderonte ata që gjakun nuk e kishin sakrifikuar për Atdhe. Në
gazetën "Ora e Maleve", (Viti 1923, nr. 8) përcillen fjalët e Gjok'
Lulit: ”Të falem nderës, moj Shkodër... Por ma tepër të falen nderës
edhe gurt e Hotit. Nuk e kam besue se i dini këto punë e pasha këto
eshtna që kena përpara edhe sa mashkuj, që të kenë pesëqind shtëpi në
Hot kanë me dekë për Shqipni!”

Ndërsa deputetët shkodranë nga Tirana nisen telegramin: "Bashkohemi me
evari në nderimet që Shkodra po i kushton kujtimit të Dedë Gjo' Lulit,
tue krye detyrën e mirënjohtësisë ndaj Fatosit të Pavdekshëm që nga ma
të parët ngrehi flamurin e lirisë se Atdheut mbi krepat e përgjakun të
Malcisë së Madhe. Si përfaqësues të Shkodrës lutemi na zevëndësoni në
ceremoni." Ceremoninë e përshëndetën edhe shumë shkodranë që jetonin në
Tiranë.

Në një telegram të tyre shkruhej: "Ditën kur Shkodra kryen detyrën ndaj
Dedë Gjo' Lulit, që gjithë jetën ja kushtoi atdheut dhe ushqeu në gjak
lirinë, zemrat tona rrahin përnjëherë me ato të bashkëqytetaseve tanë
të bashkuem në vorrin e nderimit për Fatosin e Malëcisë së Madhe." Edhe
ky telegram është i botuar në gazetën "Ora e Maleve".

Ndërkohë në Shkodër qe formuar dhe "Komiteti Dedë Gjo' Luli", që do t'i
ngrinte një monument këtij patrioti të shquar. Luigj Gurakuqi, i
zgjedhur bashkë me Avni Rustemin e Risto Siliqin, anëtar nderi të
komitetit, shkruante: "...due të shtoj dy fjalë edhe mbi dy inisiativa
të tjera që janë marrë; me i ngritun një monument edhe kreshnikut tonë
me famë botërore Skënderbeut e malcorit të madh Dedë Gjo' Luli..."

Patrioti tjetër i shquar, Avni Rustemi, do të shkruante që nga Roma:
"Gëzohem që u muar inisiativa për t'i ngrehur një monument Burrit pa
frikë e pa njollë të malësive tona, që kështu të jehojë emri i të
ndjerit në brezat e ardhshëm. Ju faleminderit që më keni emëruar si
pjesëtar nderi."

Poeti Risto Siliqi do të shkruante fjalë zëmre për luftëtarin e madh:
"Sot pa farë dyshimi mund të thuhet se gjeneracioni i jonë i sotshmi e
ka kuptue rëndësine e veprave patriotike... që trupat e fatosave
martirë të shporuem pa mëshirë me bajonetat e armikut mos të kalben nën
dhè bashkë me veprat e tyre. Emni i Dedë Gjo' Lulit, i cili nuk
triumfoi me kombinacione, por me vepra të gjalla, që e dëshmojne edhe
krepat e thepishme të maleve tona, vuloset i gdhëndun në historinë tonë
kombëtare" (Ora e Malësisë, nr. 20, viti 1923).

... Dhe emri i tij u gdhënd në histori përjetësisht. Fundi i tij ka
mbetur sfidë atyre që i morën jetën. Një rapsod mirditor e ka fiksuar
në vargje fundin e kreshnikut të maleve:

Në Bjeshkë t'Oroshit na u derdh zani
Se ç’ban m'ne serbjani.
Si ata trimat i kanë rrethue
Me vargoj na i kanë shtrëngue.
Zana e malit t'jam ankue
Curril gjaku a' tue shkue.
Mu në Shëshëz burrit t'botës
Pa iu trëmb qerpiku i lotës
Serbi thikën i ngul në krahnuer
Dedë Gjo' Luli' burrë malëcuer
S'u përkul as nuk u tut
Por po i thotë këto fjalë açik:
Gjaku em të të shkojë fli
Për me pshtue të ngraten Shqypni...

Jemi në mars, fillimin e kryengritjes së Malësisë së Madhe, e cila çoi
në Pavarësinë e Shqipërisë. Përkrah trimave e shumë martirëvë të asaj
kryengritjë nderohet dhe emri i prijësit, Ded Gjo’ Luli.

Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” New York
Nr.919, 17-20 Mars 2000, fq.10.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DEDE GJON LULI - heroi qe nuk u perkul asnjeher Empty Re: DEDE GJON LULI - heroi qe nuk u perkul asnjeher

Mesazh nga WebMaster Fri 22 May 2009 - 7:16

DED GJO' LULI - NJË JETË ME LUFTË PËR SHQIPËRINË

E shanë, e torturuan, pastaj e vranë dhe më në fund e masakruan. Dhe
për t'i humbur gjurmët e atij krimi monstruoz e qitën në shpellë.
Ky burrë shqiptar kishte shkuar atje në Orosh të Mirditës për bisedime,
edhe pse kishte një parandjenjë se atje do të vritej. Testamenti i
nënshkruar një ditë më parë se të nisej, tregon parandjenjën e
tragjedisë së tij, pavarësisht se të gjithë e kishin këshilluar që të
mos shkonte.
Por Dedë Gjo' Luli ua kishte dhënë fjalën krerëve të Mirditës. Ishte
ditë fatkeqe e shtatorit kur u vra trimi legjendar i Shqiperisë, Dede
Gjo'Luli i Hotit.
Atë ditë u shua nga qielli shqiptar një yll i lirisë kombëtare. E vranë ata që e vrasin kombin shqiptar tash 1300 vjet.
Dede Gjo' Luli lindi në Traboin të Hotit në vitin 1840. Ishte bir i një
prej familjeve më fisnike të Malësisë, derë e përmendur brez pas brezi.
Hoti ka një të kaluar të shkëlqyeshme. Historianët thonë se ishte një
ndër krahinat më të organizuara në gjithë Shqipërinë në Mesjetë.
Bile Millan Shufllaj, shkruan se organizimi ushtarak i Hotit ka filluar
ne shekullin XIV. Shtepia e Dede Gjo' Lulit, ka qene dere e pare neper
shekuj. Traboini dhe krejt Malesia gjithmone ka gezuar respekt per kete
familje fisnike.
Dede Gjo' Luli u rrit dhe u be burre ne Bardhaj te Hotit ku edhe sot e
kesaj dite ruhen me mire se kudo tjeter traditat me fisnike te races
arberore.
Qysh i ri mori pjese ne lufterat per lirine e tokave shqiptare. Merrte
pjese ne te gjitha kuvendet me rendesi. Ne moshen 21 vjecare u kishte
prire djemve te Hotit per te shpetuar Oso Kuken nga flaka e barotit ne
Kulle te Vranines.
Cun Mula dhe Dede Gjo' Luli perfaqesuan Hotin ne Lidhjen Shqiptare te
Prizrenit. Edhe atehere Deda ishte i ri por shume i pjekur.
Nga pjesemarrja ne luftera dhe ne kuvende shihet mirefilli se Dede Gjo'
Luli ishte atdhetar e trim. Zoti e kishte pajisur me keto cilesi
fisnike. Roberine shekullore otomane dhe coptimin sllav te tokave
shqiptare i kishte plage ne zemer.
I dridhej toka nen kembe, ndersa qielli shqiptar qante per ato
padrejtesi dhe mallkime qe kishin rene mbi dheun e shenjte te arberit.
Nga ato male te larta shqiptare, me syte e shqiponjes, i shikonte te
gjitha ato tragjedi ne veprim. Marreveshjen turko-sllave per coptimin e
tokave shqiptare, Dede Gjo' Luli e kishte kuptuar me mire se asnje
prijes tjeter shqiptar, per faktin se kurre nuk ka qene aleat i tyre.
Periudha para dhe pas Lidhjes se Prizrenit ishin deshmi per Dede Gjo'
Lulin se kombi shqiptar i roberuar mund te zhdukej nga faqja e dheut. I
kishte kuptuar shume mire intrigat turke dhe pasionet e cmendura
sllave. Cereku i fundit i shekullit XIX, kishte qene shume fatkeq,
sepse gjate kesaj periudhe gjysma e Shqiperise se roberuar nga otomanet
kishte rene nen sundimin sllavo-grek. Tashti si burre i pjekur Dede
Gjo' Luli ishte i vetedijshem se cka po ndodh.
E shihte me syte e tij edhe ate gjysme Shqiperie se po shkon drejt
copetimit dhe humneres. Ne fillim te shekullit te kaluar,
sllavo-greket, pastaj edhe italianet, nuk lane gure pa levize per
rrenimin e Shqiperise. Ne ate kohe Dede Gjo'Luli ishte burre i pjekur
dhe me pervoje te madhe ushtarake e politike. Keto i kishte mesuar ne
beteja dhe ne kuvende te medha shqiptare sic ishte Lidhja Shqiptare e
Prizrenit.
Politiken dhe diplomacine nderkombetare i kishte mesuar ne Shkoder, ku
kishte kaluar nje pjese te rendesishme te jetes. Atje ishte njohur me
patriotet dhe intelektualet me te shquar shqiptare te Rilindjes. Asnje
kuvend kombetar ne Shkoder nuk behej pa pjesemarrjen e Dede Gjo' Lulit.
Shqiperia dhe Kosova e kishin kuptuar se ky eshte nje prijes i vertete.
Njeri qe nuk ishte korruptuar nga shperblimet dhe titujt e huaj. Tere
jeten e kishte kaluar ne male te Hotit pa bere asnje kompromis. Mbante
lidhje te ngushta me te gjithe patriotet shqiptare ne Jug e ne Veri, ne
Kosove dhe ne diaspore. Sa here e kishte pare shtepine e tij te djegur
shkrumb e hi, por asnjehere nuk u ligeshtua.
Te gjithe e kishin kuptuar se Turqia ishte para shkaterrimit, e sidomos
fqinjte sllave e greke. Ata enderronin se pas largimit te Turqise do te
gelltitnin te gjitha tokat shqiptare dhe sipas tyre nuk do te kishte me
Shqiperi. Por, keto kurthe mizore ballkanike Dede Gjo' Luli i kishte
kuptuar me mire. Pas shume takimesh dhe bisedimesh me patriotet
shqiptare, ky hero legjendar kishte vendosur te fillonte luften per
pavaresine e Shqiperise. Ne Shkoder, ne Kosove dhe ne gjithe Shqiperine
ishte krijuar bindja se lufta per pavaresi ishte e domosdoshme. Edhe
pse i shtyre ne moshe, trimi legjendar i Malesise kishte bere te gjitha
pergatitjet per nje qendrese te vertete. "E filloi luften me 24 mars te
vitit 1911, e cila brenda me pak se dy vjetesh i solli Shqiperise
pavaresine dhe atdheut ma te madhen nder", thote nje poet shqiptar.
Me 6 prill te vitit 1911 per here te pare ne Bratile te Hotit valoi
flamuri shqiptar i Gjergj Kastriotit. Valoi pas 500 vjet roberie. E
shpalosi dhe u nguli ne koder te Bratiles, Nike Gjelosh Luli i familjes
se Dede Gjo'Lulit. Por ne ate moment Nike Gjelosh Luli ra deshmor, me
flamur te Kastriotit ne dore.
Ne Deciq filloi nje lufte e vertete qe u perhap ne Shqiperi dhe Kosove.
Tere bota e kuptoi se shqiptaret jane gati te bejne sakrificen me te
madhe per atdhe.
Shtypi evropian dhe boteror shkruante cdo dite per trimerine dhe
vendosmerine e shqiptareve. Politika dhe diplomacia evropiane mesoi
shume nga kjo lufte. Ato dite patriotet shqiptare pergatiten dhe
nenshkruan Memorandumin e Greces, qe eshte dokumenti me i rendesishem
per pavaresine e Shqiperise, para Shpalljes se Pavaresise ne Vlore me
28 nentor te vitit 1912. Te gjitha ketyre veprimeve heroike dhe
politike u priu Dede Gjo' Luli me guximin, ndershmerine dhe
largpamesine qe e karakterizonte ne cdo cast historik.
Per lufterat dhe atdhedashurine e tij kane shkurar me shume se 100
autore shqiptare dhe te huaj. Kane shkruar dhe shkruajne poetet,
historianet dhe shkrimtaret me te mire te kombit shqiptar.
Vendlindja e tij dhe gjysma e Malesise se Madhe gjendet edhe sot e
kesaj dite nen pushtimin serbo-malazez. Kulla e Dede Gjo' Lulit eshte
shnderruar ne nje germadhe.
Deciqi dhe Bratila jane troje shqiptare qe u lane me gjak per lirine e
Shqiperise. Kete e dijne te gjithe historianet shqiptare. Flamuri i
Kastriotit eshte ngritur per here te pare ne Bratile dhe ne Deciq; atje
eshte lare me gjakun e djemve dhe vajzave me te dalluara te Malesise,
ashtu sic eshte lare me gjak Prekazi i Drenices nga Adem Jashari dhe
bashkeluftetaret dhe anetaret e familjes se tij.
Dede Gjo' Luli eshte nder te paktet brezni luftetaresh qe eshte shuar
me far e me fis per flamur e per liri. Megjithate politika shqiptare
nuk eshte treguar kurre e sinqerte ndaj atyre qe dhane jeten per lirine
e atij vendi. Historianet shqiptare gati gjithmone kane qene te diktuar
nga politika.
Per Bratilen, ku per here te pare u ngrit flamuri shqiptar, historianet
nuk e kane thene fjalen e vete. Klanet e ndryshme politike kane
manipuluar me te verteten historike te kombit shqiptar. Dihet se ata qe
kane pasur pushtetin kane shkruar historine. Por Dede Gjo' Luli dhe
trimat e tij nuk kane luftuar per pushtet. Deri edhe armiqte e kombit
shqiptar e kane pranuar se Malesia e Madhe eshte nje treve e vertete
iliro-shqiptare, qe u eshte nenshtruar te huajve me pak se cdo krahine
tjeter.
Akademite dhe parlamentet shqiptare duhet t'i korrigjojne keto gabime.
Amerikanet nderojne ne menyre te posacme diten e pavaresise por edhe
diten e flamurit, te cilin e kane ngritur ne lufte kunder Perandorise
angleze. Keto jane te verteta historike, pavaresisht se mund te jene te
hidhura.
Ne fushebeteja per lirine e Shqiperise jane vrare nje dyzine burra e
gra te familjes se Dede Gjo' Lulit. Ata jane vrare kunder armiqve te
Shqiperise dhe te kombit shqiptar. Ata meritojne vend me rendesi ne
Panteonin e kombit. Edhe entet fetare pa dallim, duhet t'i nderojne dhe
te luten per shpirtin e tyre.
Vitin e ardhshem eshte 90-vjetori i Kryengritjes se Malesise, ne krye
me Dede Gjo' Lulin, eshte 90-vjetori i ngritjes se flamurit ne Bratile
te Hotit dhe eshte 90 vjetori i Memorandumit te Greces. Ne mendojme se
keto data historike meritojne nje perkujtim shume te organizuar dhe
solemn, nga i gjithe kombi shqiptar. Qeveria, akademia dhe diaspora
shqiptare duhet t'i bashkerendojne veprimet e tyre, qe ky pervjetor i
rendesishem te nderohet ashtu si i ka hije nje populli te qyteteruar
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DEDE GJON LULI - heroi qe nuk u perkul asnjeher Empty Re: DEDE GJON LULI - heroi qe nuk u perkul asnjeher

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 26 Jul 2011 - 4:21

Kjo teme zhvendoset nga nenforumi i Letersise Shqiptare ne ate te Historise Shqiptare.



Ju faleminderit...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DEDE GJON LULI - heroi qe nuk u perkul asnjeher Empty Re: DEDE GJON LULI - heroi qe nuk u perkul asnjeher

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi