Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Krismat e  Lirise People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Krismat e  Lirise People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krismat e Lirise

2 posters

Shko poshtë

Krismat e  Lirise Empty Krismat e Lirise

Mesazh nga POETI Sat 1 Aug 2009 - 6:29

Thirrja e atdheut ishte shpërndarë në të gjitha skajet e botës, ndërsa pushkët e lirisë po thirrnin djalërinë shqiptare anembanë botës për t’ i dalë zot atdheut. Sepse dheu i Kosovës po digjej e përgjakej në çdo cep nga ushtria barbare e okupatorit serb. Shkrumbi e gjaku që derdhej damarëve të tokës sime e shpon dhembjen e çdonjërit shqiptar jashtë atdheut. Dhe djalëria militante tani po i ktheheshin atdheut, pushkëve të lirisë. Në korrik të nëntëdhjetenëntës i gjeti gati drejt Malësisë së Vërrinit. Gjithçka e kishin bërë gati, rrobat, armët dhe gjërat e tjera të nevojshme për udhëtim. Mëngjesi i së shtunës, i gjeti të zgjuar; gjatë tëtë natës ata nuk bënë një sy gjumë. Duam të çmallemi, thoshte Rexha, pastaj lufte është dhe kush e di a shihemi më, dhe nëse shihemi, vetëm në Kosovën e lirë. Kur i tha këto fjalë, sytë iu mbushen me lotë, vetëm në liri, shtoi Sabriu e Qaza që ishin bërë gati për nisje. Fokusi i kamerës, shënonte çastet e fundit të kujtimeve me vëllezërit dhe shokët në mërgim. Me t’u nisur shumicës iu mbushen sytë me lot, por secili mundohej të përmbahej përpara vullnetarëve të lirisë. Betimi në flamur, përpara nisjes, u dha forcë të gjithëve, ngaqë mu nga zemra e alpeve po niseshin trimat e atdheut me flamurin kuq e zi në gji. Televizioni zviceran shënoi edhe intervistën e parë publike. Po shkojmë për të vdekur, tha Rexha. Për lirinë e atdheut, të djemve të Vërrinit shënuan fundin e nisjes së tyre vullnetare në rrugën e atdheut. Prapa tyre mbetën kujtimet e viteve në mërgim, që ndrynin në vete, duke u ndarë kush e kush me ata që kishin kaluar një kohë të gjatë; kish të atillë që nuk mund të rrinin pa qarë, në ndarje, por edhe gjatpëe rrugës. Atdheu, megjithatë ishte pika më e dashur dhe vetëm ai mund t’ua lehtësonte dhembjen...1998
POETI
POETI
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 45
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krismat e  Lirise Empty Re: Krismat e Lirise

Mesazh nga POETI Sat 1 Aug 2009 - 6:31

ATA RANË ME KËNGË NË GOJË

Krismat e armëve mbyteshin jehonës që e përcillnin bjeshkët përreth fshatit. Ndërsa lufta që po vazdonte pa ndërprerë, mbillte vdekje kudo. Rruga e lirisë, e zgedhur nga ushtarët trima që luftonin për çlirimin e atdheut, hapej shkëlqimit të tyre nëpër vijat e frontit, kundër pushtuesit. Zjarr thirri komandanti, derisa hodhi bombën, në drejtim të tankut të armikut serb, që po u afrohej pozicioneve. Gjithçka u mbulua në flakë; tanku dridhi tokën rreth pozicioneve; jehona e krismës ndërkaq mbushëlloi malet. Kënga që buronte nga zëri i hollë i komandantit, vazhdoi pas jehonës së krismave. Ndërsa vargu: “Bini djema gjithë sa jemi, luftën mos me e ndalë”, u shpërnda pareshur tek ushtarët e lirisë, të cilët e përcillnin nga goja e tyre, bashkë me krismat. Dhe vargu i këngës vazhdonte: “T'gjithë së bashku për atdhe, jetën kem me dhanë”. Mesit të krismave të pushkëve, kur jehona e tyre tretej në zemrën e maleve, ritmi i këngës përhapej me jehonën e valeve që mbushëllonin malësisë, dhe me vete bartnin moralin e lartë të forcës dhe të luftës për lirinë e atdheut. Dhe kënga s'ndalej, buqimës së krismave të pushkëve, që e përcillnin ritmin e saj. E tërë ajo ditë pranvere me malet e veshura me borë, e treti këngën dhe gjakun, të atyre, që i falen shkëlqimin atdheut.

Malësi e Vërrinit, 1999
POETI
POETI
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 45
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krismat e  Lirise Empty Re: Krismat e Lirise

Mesazh nga WebMaster Wed 30 Dec 2009 - 8:06

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krismat e  Lirise Empty Re: Krismat e Lirise

Mesazh nga WebMaster Mon 4 Jan 2010 - 7:04

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krismat e  Lirise Empty Re: Krismat e Lirise

Mesazh nga WebMaster Sat 29 May 2010 - 23:14

Nëpër shekuj populli ynë ka bërë luftëra për liri. Jeta dhe vdekja e tij
kanë qenë të lidhura gjithmonë me fatin e atdheut.
Atdheu ka qenë
dhe ka mbetur i shenjtë për shqiptarët. Liria e tij është parë e kërkuar
vetëm përmes pushkës dhe luftës kundër pushtuesve.
Kujtesa historike
është rifreskuar çdoherë me beteja, me trimëri të pashoqe të bijve e
bijave më të mirë të këtij trualli.
Epopetë e lavdishme i gjasojnë
shpeshëherë njëra- tjetrës, ashtu siç i gjasojnë trimat njëri –tjetrit.
Shumë ngjajshmëri kanë edhe rëniet e tyre heroike.
Ky popull i
vogël, por me zemër të madhe ka patur gjithnjë në gjirin e tij patriotë
që i kanë vazhduar përpjekjet me pendë e me pushkë për liri e bashkim
kombëtar.
Kur kujtojmë epokat dhe përpjekjet e parreshtura të
popullit shqiptar nëpër luftëra, kujtesa historike na shpie në betejat e
Skënderbeut, Isa Boletinit e Sylejman Vokshit, Mic Sokolit e Bajram
Currit, Çerqiz Topullit e Idriz Seferit, Ademit e Hamzës...e shumë e
shumë trimave të tjerë, që jetërat e tyre ia kushtuan lirisë së atdheut.

gjitha këto lavdi dhe heroizma si një fill i kuq patën një rrjedhë të
natyrshme, të pandalshme që çoi pashmangshëm në betejen e Prekazit të
paepur dhe në krismat e pushkëve të Ademit, Hamzës e të Jasharajve të
tjerë kundër pushtuesit serb. Këto krisma pushkësh të lirisë jehuan
fort. Ato ishin ai kushtrim i madh, se çlirimi i atdheut do të ketë
vetëm një rrugë, atë të luftës së armatosur.
Përkushtimi dhe
atdhedashuria iu dhanë zemër përballë tanksave të armikut. Në zemrat e
tyre vlonte urrejtja e popullit kundër pushtuesit.
Në luftën e
pabarabartë, krismat i shoqëronte kënga e trimave, kulla nuk jepej sepse
trimat ishin bërë mburojë e saj.
Armiku tmerrohej nga qëndresa e
Prekazit, nga heroizmi i heronjëve brenda kullës. Pas një beteje
titanike bien trimat në fushën e nderit dhe ndalen krismat brenda
kullës, por si rrufe përhapen krismat e lirisë në tërë Kosovën.
Lufta
dhe rënia e tyre është vetë madhështia. Heroizmi i tyre u bë shqipe në
flamur, e cila iu priu qindra e mijëra luftëtarëve të tjerë nëpër
beteja.
Ata historinë e shkruan me gjak sepse vetëm
kështu kishte kuptim liria.
Ata e flijuan jetën për lirinë sepse
vetëm kështu kishte kuptim jeta.
Ata me gjakun e tyre i dhanë ngjyrë
flamurit që të rrezatojë në tërë kombin.
Ata kishin zemër të madhe.
Të tillët i duhen atdheut. Lufta për lirinë e tij kërkon jetën e tyre.
Ata
ia dhanë që flaka e luftës çlirimtare të pushtojë shpirtrat dhe zemrat
tona.
Ata ranë heroikishtë që populli të ngritet trimërishtë.
Ata e
përqafuan luftën që atdheu ta gëzojë lirinë.
Ata sakrifikuan
familjen që të jetojë kombi.
Madhështia e veprës së tyre nuk do të
pajtohej me “pako” e kufizime të lirisë sonë sepse idealet dhe shpirti i
tyre ishin: liria e plotë, pa kufizime e kushtëzime.
Ata ishin të
vendosur për çlirim e bashkim sepse kishin bërë një vetëm një betim.
Ata
kishin vetëm një ideal- Shqipërinë e lirë dhe të bashkuar në terësinë e
saj.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krismat e  Lirise Empty Re: Krismat e Lirise

Mesazh nga Vizitor Sun 30 May 2010 - 1:02

tu lumt llokum Krismat e  Lirise 8723
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krismat e  Lirise Empty Re: Krismat e Lirise

Mesazh nga WebMaster Sat 12 Jun 2010 - 4:26

KRISMAT E LIRISË

VULLNETARËT
Thirrja
e atdheut ishte shpërndarë në të gjitha skajet e botës, ndërsa pushkët e
lirisë po thirrnin djalërinë shqiptare anembanë botës për t’ i dalë
zot atdheut. Sepse dheu i Kosovës po digjej e përgjakej në çdo cep nga
ushtria barbare e okupatorit serb. Shkrumbi e gjaku që derdhej damarëve
të tokës sime e shpon dhembjen e çdonjërit shqiptar jashtë atdheut. Dhe
djalëria militante tani po i ktheheshin atdheut, pushkëve të lirisë.
Në korrik të nëntëdhjetenëntës i gjeti gati drejt Malësisë së Vërrinit.
Gjithçka e kishin bërë gati, rrobat, armët dhe gjërat e tjera të
nevojshme për udhëtim. Mëngjesi i së shtunës, i gjeti të zgjuar; gjatë
tëtë natës ata nuk bënë një sy gjumë. Duam të çmallemi, thoshte Rexha,
pastaj lufte është dhe kush e di a shihemi më, dhe nëse shihemi, vetëm
në Kosovën e lirë. Kur i tha këto fjalë, sytë iu mbushen me lotë, vetëm
në liri, shtoi Sabriu e Qaza që ishin bërë gati për nisje. Fokusi i
kamerës, shënonte çastet e fundit të kujtimeve me vëllezërit dhe shokët
në mërgim. Me t’u nisur shumicës iu mbushen sytë me lot, por secili
mundohej të përmbahej përpara vullnetarëve të lirisë. Betimi në flamur,
përpara nisjes, u dha forcë të gjithëve, ngaqë mu zemra e alpeve po
niseshin trimat e atdheut me flamurin kuq e zi në gji. Televizioni
zviceran shënoi edhe intervistën e parë publike.
Po shkojmë për të
vdekur, tha Rexha. Për lirinë e atdheut, të djemve të Vërrinit shënuan
fundin e nisjes së tyre vullnetare në rrugën e atdheut. Prapa tyre
mbetën kujtimet e viteve në mërgim, që ndrynin në vete, duke u ndarë
kush e kush me ata që kishin kaluar një kohë të gjatë; kish të atillë që
nuk mund të rrinin pa qarë, në ndarje, por edhe gjatpëe rrugës. Atheu,
megjithatë ishte pika më e dashur dhe vetëm ai mund t’ua lehtësonte
dhembjen...
1998
PRITA
Kolona e të
rinjve e kishte kaluar qindëshen, ndërsa karvani i kuajve mbi
tetëdhjetë. Ajo zgjatej pa ndërprerë, derisa kolona me karvanin e kuajve
kalonte fshatrave të Malsisë. Nata e qetë e verës së luftës, e
shpërndante trokun e kuajve, nëpër pyjet që i visheshin bjeshkës
përpjet dhe herë-herë ndihej ndonjë fjalë të ushtarëve, që bisedonin mes
vete. Nëper këtë qetësi nate, hëna shpërndante dritën e saj bjshkëve,
që ua ndriçonte rrugën ushtarëve të lirisë. Nga gumzhima e
herëpashershme e zërave të tyre, prijësi i grupit kërkoi më tëpër
qetësi, për shkak të përhapjes së zërave matanë shpatit, ku bënin roje
kufitarët.
-Ju lutem për më tepër qetësi, tha ai. Sepse edhe ashtu
troku i kuajve bënë mjaft zhurmë.
Një heshtje e plotë i kaploi të
gjithë, vetëm troku i kuajve s'pushonte dot.
-Jemi grup i madh, foli
ai përësëri, ka rrezik të na hetojnë.
Dikush pa i njohur rregllat e
udhëtimit, e ndezi shkrepsën që të ndizte një cigare. Shkëlqimi i
dritës u shpërnda mes grupit. Rafalet e rojave të kufirit, që u drejtuan
nga grupi, nuk i dhanë mundësi asnjërit nga ushtarët as edhe
komandantit që e drejtonte grupin për furnizim, për tërheqje vërejtje.
Të gjithë bini për toke, u dëgjua një zë nga fillimi i kolonës. Vetëm
kuajt që në lëvizje të pa- kontrolluara shpërndaheshin kodrave, ngelën
në këmbë, ndërsa grupi i ushtarëve iu vesh kodrës. Krismat e armëve
shpërthyen si një rrëbesh shiu, dhe përtej gjithçka pushoi.
-A jeni
të gjithë?, tha komandanti.
Të gjithë ushtarët filluan t’ i tregojnë
emrat, nëpër atë errësirë. Nuk mungoi askush. Vetëm disa kuaj të shtrirë
që ende përpiqeshin lëvizjeve të fundit, nuk u zgjuan me dhe krismat e
rojave të kufirit që nuk u dëgjuan më gjatë asaj nate. Grupi i
furnizimit, e vazhdoi rrugën me betimin e dhën për sigurimin e
armatimit, dhe mjeteve tjera për luftën çlirimtare.
gusht 1998
KUNDËRSULMI
Mëngjesi
i gjashtëmbëdhjetë korrikut që kishte aguar plot shkëlqim, sapo kishte
filluar t’ i ngrohte ushtarët që gjatë tërë natës kishin qëndruar nëpër
pozicinet që e përkufizoin zonën e lirë të shpallur nga shtabi lokal i
UÇK-së. Ata po i gëzoheshin ditës që po agonte plot diell e shkëlqim,
gëzimi i tyre shihej buzëqeshjeve dhe ndonjë shakaje që e bëni me
njëri-tjetrin. Lufta tanimë ishte bërë pjesë e jetës së tyre, ndërsa
armët krahut pjesë e trupit të tyre. Pozicionet që e përkufizonin zonën
e lirë, ishin stëpitë e tyre pa kulme ku e kalonin pjesën me të madhe
të kohës në gjendje gatishmërie, gjatë gjithë kësaj vere. Ishte kjo
përditshmëria e jetës së tyre nën emri e luftëtarit të lirisë. Zhurma e
blindave të armikut, prishi qetësinë e ditës që sapo kishte filluar,
ato po marshonin në drejtim të pozicioneve që e përkufizonin zonën e
lirë.
- Po vijnë taket armike, bërtiti komandanti i
kompanisë. Të gjithë nëpër pozicione, në gjendje gatishmërie, urdheroi
ai.
Dhe e nxori radiolidjen ga rripi që e mbante lidhur për beli,
për të lajmëruar komandën e shtabit për rrezikun e mundshëm të ndonjë
sulmi.
- Komanda, komanda, u degjua zëri i tij. Artileria
armike po marshon drejt nesh, e përcolli zërin përmes radiolidhjes.
-
Këtu komanda, u dëgjua një zë, nga brendia e radiolidhjes dhe
vazhdoi: Nëese hyjnë brenda vijës së kuqe që na ndanë me ta, hapni
zjarr, derisa të vijnë përforcimet. Ede pa përfunduar fjalët që vinin
nga komanda, një rrëbesh plumbash e ngriste dheun përpjetë përgjatë
vijës së pozicineve, ku qëdronin ushtarët e lirisë.
-
Kundërzjarr, tha komandanti i kompanisë.
Dhe plumbat vërshuan nga të
gjitha anët e maleve që ishin nën mbrojtjen e ushtarëve tjerë. Dy nga
ushtarët e armikut, që i përcillnin blindat nga anash ranë për toke.
Matanë dukej vetëm zjarri i plumbave që s’i ndaheshin blindës dhe dheu
që ngritej nga rrëbeshi.
- Jepni, trima, i inkurajonte ushtarët
komandanti. Zjarrin mos e ndalni.
E gjithë bjeshka villte zjarr, në
ndihmë ishin vënë njësitët që i prinin kompanisë, që i mbronte nyjet e
rrugëve që shpienin në brendinë zonës. Ndërkaq kënga që kishte filluar,
u jepte fuqi edhe më tepër utrimave të lirisë. Snajperisti që qëndronte
pranë komandantit , nuk fliste dot asnjë fjalë, as këngën nuk e
përcillte; ai ishte përqëndruar prapa dioptrisë së dylbisë që e mbante
mbi pushkë, dhe i vëzhgonte lëvizjet armike matanë përroit, që e ndante
vijën e luftës. Lëvizjet e tij të vogla, hetoheshin në majën e pushkës
nga armiku matanë bregut. Komandanti i kompanisë, pasi e zbrazi një
karikatore kundër armikut, e ktheu kokën nga e djathta dhe shikoi
njëherë nga ai, nuk foli asnjë fjalë, sikur e kutoi se fjalët ndoshta do
t’ia prishnin qëtesinë e tij përpara gjuajtjes. Gjithçka e mbylli në
heshtje, deri sa armës se tij i ndërroi karikatorin dhe e vendosi armën
mbi dheun, që i mbulonte ata përpara pozicioneve, edhe gjuajtjet i
ndali, e dinte mirë, se atij i duhej qetësi dhe koncentrim në pikën e
shenjestrës që vështronte. Një krismë e hollë që doli nga arma e
snajperistit, mbi blindën që villte plumba në drejtim të pozicioneve të
ushtarëve tanë, rrëzoi siluetën mbi blindën armike, dhe të gjitha krimat
nga pala armike pushuan. Paniku që kaploi armikun, krijoi rrëmujë në
palën armike, dhe artilerinë e tyre, që filluan të zbrapseshin, tek po i
tërhiqnin zvarrë dhe dy trupat e ushtarëve të tyre të rënë prapa
blindës.
- Të ndalet zjarri, dha urdhër komandanti. Kurseni
municionin.
Dita e kundërsulmit rrodhi brenda gëzimit të fitores mbi
armikun, dhe përgatitjes për beteja të reja.
korrik 1998
ÇLIRIMTARËT
Dritëdielli
sa po i shpërndau rrezet, mbi malet e mbuluara me borën e fillimmarsit
që shkrihej ngrohtësisë së pranverës që po vinte. Komandanti i kishte
rreshtuar ushtarët e tij dhe po u caktonte detyrat e ditës që po
fillonte. Ai po e kontrollonte gatishmërinë e secilit nga ushtarët dhe
gjendjen e tyre fizike, ndërkaq për peshën e detyrave që do t’ ua ndante
nuk ishte edhe aq problem. Ndërkaq, ata që gjatë tërë natës kishin bërë
roje, duhej të zëvendësoheshin për të pushuar ca natën. Një zë që erdhi
nga fundi i fshatit, e tërhoqi shikimin e të të gjithë që i pritnin
detyrat, ndërsa komandanti bëri disa hapa mbrapa dhe shikimin e
përqëndroi tek vasha që po vinte drejt tyre. Kurioziteti e ngacmonte,
ndërsa ajo gjithnjë e më tëpër i afrohej shtëpisë kazermë, ku ishin të
vendosur ushtarët.
-Çka ndodhur? thirri me zë të lartë komandanti,
kurse jehona e zërit u shpërnda teposhtë grykës prej nga lidheshin
rrugët e fshatit. Ajo nuk po mund të përgjigjej, lodhja ia kishte marrë
fuqinë, dhe me dorën që e shtrëngonte gjoksin, mundohej të ruate
frymmëmarrjen, që ia kishte shpejtuar vrapi.
-Po vijnë ushtria
armike, me tanke e blinda, erdha t’ju lajmëroj, mezi i nxori fjalët ajo.
Ju lutem, më jepni dhe mua një pushkë, iu drejtua komandantit. –Të
gjithë nëpër pozicione dhe detyra urdhëroi komandanti, ndersa ti, iu
drejtua vashës, ke bërë punë të mirë për lajmin e sjellë. Tani tani do
të isha lutur të largohesh nga zona, sepse këtu do të këtë luftë.
-Më
vjen shumë keq që duhet t’ ua kthej urdhërat, por unë kam ardhur të
luftoj bashkë me ju. Ju lutem me jepni një pushkë.
Komandanti duke e
parë këmbëngultësinë e vashës, i zgjati automatikun që e mbante në
dorë.
-Ja ia automatikun tim dhe këta karikatorë me fishekë. Ajo
rrëmbeu armën dhe u nis vrapë drejt pozicioneve nga shkuan ushtarët
tjerë. Krismat e tankeve armike të drejtuara në drejtim të pozicioneve
të UÇK-së paralajmëruan fillimin e luftës së asaj dite të përgjakshme.
Lufta s'pushoi deri në mesin e natës që erdhi. Deri në plumbin e fudit
luftuan tre njësitet kundër tremijë e tetëqind ushtarëve dhe arltilerisë
armike në mbrotjen e trojeve stërgjyshore. Borën e pranverës e mbuloi
gjaku, ndërsa rënia e tyre me shikimin kah dielli, e solli pranverën e
lirisë në Kosovë.
1999
ARTA RANË ME KËNGË NË GOJË
Krismat e
armëve mbyteshin jehonës që e përcillnin bjeshkët përreth fshatit.
Ndërsa lufta që po vazdonte pa ndërprerë, mbillte vdekje kudo. Rruga e
lirisë, e zgedhur nga ushtarët trima që luftonin për çlirimin e atdheut,
hapej shkëlqimit të tyre nëpër vijat e frontit, kundër pushtuesit.
-Zjarr
thirri komandanti, derisa hodhi bombën, në drejtim të tankut të
armikut serb, që po u afrohej pozicioneve. Gjithçka u mbulua në flakë;
tanku dridhi tokën rreth pozicioneve; jehona e krismës ndërkaq
mbushëlloi malet. Kënga që buronte nga zëri i hollë i komandantit,
vazhdoi pas jehonës së krismave. Ndërsa vargu: “Bini djema gjithë sa
jemi, luftën mos me e ndalë”, u shpërnda pareshur tek ushtarët e
lirisë, të cilët e përcillnin nga goja e tyre, bashkë me krismat. Dhe
vargu i këngës vazhdonte: “T'gjithë së bashku për atdhe, jetën kem me
dhanë”. Mesit të krismave të pushkëve, kur jehona e tyre tretej në
zemrën e maleve, ritmi i këngës përhapej me jehonën e valeve që
mbushëllonin malësisë, dhe me vete bartnin moralin e lartë të forcës dhe
të luftës për lirinë e atdheut. Dhe kënga s'ndalej, buqimës së krismave
të pushkëve, që e përcillnin ritmin e saj. E tërë ajo ditë pranvere me
malet e veshura me borë, e treti këngën dhe gjakun, të atyre, që i falen
shkëlqimin atdheut.
Malësi e Vërrinit, 1999
TROLLIN NUK E LËSHOJ
Ditën
kur e arratis pyllit përpjetë mendoj me vete se bota
u rrotullua e ra mbi të, ndjehej shurdhër nga zhurma e
artilerisë së akupatorit që granatonte pandërprerë shtëpitë
e fshatit. Ktheu, edhe njëherë shikimin mbrapa e me vete
tha: “Tërë jetën punova e për pak minuta m’i mori të
gjitha zjarri”. Më tej jehona e krismave shpërndahej
shpatit përpjetë si një rrufe, që mbytej brenda tymnajave të
zhurmës së zjarrit, e atij i dukej sikur i vlonte truri nga ato
krisma. Jeta s`qenka asgjë, më mirë do ta pija helmin
sesa të largohem, tha me mllef.
- Unë do të kthehem,
iu drejtua plakës, nuk me bëjnë këmbët, pastaj ç`më duhet
jeta mua, më mirë të vdes në oborrin tim, sepse aty
edhe vdekja ka kuptim, ndërsa shikimi i tij tretej andej nga
tymi i kullës matanë shpatit. Këmbëngultësia e tij ishte më e
fortë se sa kërkesa e plakës, që e shoqëronte gjatë kthimit.
Kanë një besë këto troje, tha me vete, po ku më zuri në
këtë moshë kjo e mallkuar luftë, e ngushlloi veten.
Mosha që ia kishte përpirë fuqinë i shihej kudo rrudhave të
ballit të tij, dhe duarve, ku shtrëngonte shkopin, që
shpeshherë e quante këmba ime e tretë. Ndërkaq, lutja e tij
ishte që plaka të vazhdonte rrugën me gratë dhe fëmijët e
tjerë drejt malit. Mirëpo ai e mori vetëm një përgjigje : “Unë nuk
të lë vetëm, do të vdesë me ty”.
Kthimin drejt
lagjes që po i dilte flaka nga të gjitha anët, nuk e
dinte as vetë sesi e kishte bërë, vetëm fati e kishte
shpëtuar nga granatat që binin pandëprerë. Pastaj hyri në bodrumin
e shtëpisë, që po i dilte flaka në katet e sipërme
dhe nga dyert e dollapit në murët e shtepisë e nxori
armën e tij, që e kishte ruajtur me dekada. Prapë të erdhi
dita moj e uruar, përshpëriti tek po e rretullonte në
dorë, ty dhe mua s`na hiqet qafesh ky armik, e dinë ti
mirë çfarë do ai. Për një çast iu kujtuan vitet e rinisë, kur
ishte luftëtarë i ballit, kujtoi ato vite dhe mallkoi
kohën, që kishte rrjedhur pas asaj lufte, mallkoi tradhtitë që
ishin bërë, komunizmin dhe mirë që erdhi kjo ditë, fliste me
vete. Doli në oborr dhe me mllef, tha se këtu do ta presë
hasmin.
- Nuk kam ku të shkoj nga këtu, tjetër shtëpi
s`kam as tjetër atdhe.
Plaka ndërkaq mundohej ta shuante zjarrin
me ca kova ujë .
- Lëri të gjitha, moj plakë, ato do
të digjen se do të digjen.
Dhe ditët e qeta që kishin
rrjedhur më pas, përpara trupit të kërrusur të plakut
mbi armën e tij, i kishin gjetur edhe dy policë të
armikut të shtrirë për toke, në oborrin e shtëpisë.


1999_
Autori i keti tregimi Gëzim Ajgeraj
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krismat e  Lirise Empty Re: Krismat e Lirise

Mesazh nga WebMaster Sat 10 Jul 2010 - 7:07

ÇLIRIMTARËT

Dritëdielli sa po i shpërndau rrezet, mbi malet e mbuluara me borën e fillimmarsit që shkrihej ngrohtësisë së pranverës që po vinte. Komandanti i kishte rreshtuar ushtarët e tij dhe po u caktonte detyrat e ditës që po fillonte. Ai po e kontrollonte gatishmërinë e secilit nga ushtarët dhe gjendjen e tyre fizike, ndërkaq për peshën e detyrave që do t’ ua ndante nuk ishte edhe aq problem. Ndërkaq, ata që gjatë tërë natës kishin bërë roje, duhej të zëvendësoheshin për të pushuar ca natën. Një zë që erdhi nga fundi i fshatit, e tërhoqi shikimin e të të gjithë që i pritnin detyrat, ndërsa komandanti bëri disa hapa mbrapa dhe shikimin e përqëndroi tek vasha që po vinte drejt tyre. Kurioziteti e ngacmonte, ndërsa ajo gjithnjë e më tëpër i afrohej shtëpisë kazermë, ku ishin të vendosur ushtarët. Çka ndodhur? thirri me zë të lartë komandanti, kurse jehona e zërit u shpërnda teposhtë grykës prej nga lidheshin rrugët e fshatit. Ajo nuk po mund të përgjigjej, lodhja ia kishte marrë fuqinë, dhe me dorën që e shtrëngonte gjoksin, mundohej të ruate frymmëmarrjen, që ia kishte shpejtuar vrapi. Po vijnë ushtria armike, me tanke e blinda, erdha t’ju lajmëroj, mezi i nxori fjalët ajo. Ju lutem, më jepni dhe mua një pushkë, iu drejtua komandantit. –Të gjithë nëpër pozicione dhe detyra urdhëroi komandanti, ndersa ti, iu drejtua vashës, ke bërë punë të mirë për lajmin e sjellë. Tani tani do të isha lutur të largohesh nga zona, sepse këtu do të këtë luftë. Më vjen shumë keq që duhet t’ ua kthej urdhërat, por unë kam ardhur të luftoj bashkë me ju. Ju lutem me jepni një pushkë. Komandanti duke e parë këmbëngultësinë e vashës, i zgjati automatikun që e mbante në dorë. Ja ia automatikun tim dhe këta karikatorë me fishekë. Ajo rrëmbeu armën dhe u nis vrapë drejt pozicioneve nga shkuan ushtarët tjerë. Krismat e tankeve armike të drejtuara në drejtim të pozicioneve të UÇK-së paralajmëruan fillimin e luftës së asaj dite të përgjakshme. Lufta s'pushoi deri në mesin e natës që erdhi. Deri në plumbin e fudit luftuan tre njësitet kundër tremijë e tetëqind ushtarëve dhe arltilerisë armike në mbrotjen e trojeve stërgjyshore. Borën e pranverës e mbuloi gjaku, ndërsa rënia e tyre me shikimin kah dielli, e solli pranverën e lirisë në Kosovë
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krismat e  Lirise Empty Re: Krismat e Lirise

Mesazh nga WebMaster Tue 10 Aug 2010 - 10:49

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krismat e  Lirise Empty Re: Krismat e Lirise

Mesazh nga WebMaster Tue 12 Oct 2010 - 12:38

Trimat

Zjarrin që ka Kosova
s’e ka Etna
as vullkanet në Tokën e Zjarrtë


Aty ku shpërthen zjarri
ngrohet shqiptari
me flakën e lirisë


Më bënë trim dhe mua
ushtri e rritës
roje e Kosovës
dhe e shkëndijave të gjakut
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krismat e  Lirise Empty Re: Krismat e Lirise

Mesazh nga WebMaster Wed 13 Oct 2010 - 8:22

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krismat e  Lirise Empty Re: Krismat e Lirise

Mesazh nga WebMaster Thu 14 Oct 2010 - 10:27

Atdheu im

Rri dhe mendohem per Shqiperine
Syte e mi me lot jane mbushur
Ne kurbet humba rinine.

Malli i tokes, malli i nenes,
Me theret ne gjume. O bije!
O nene! i theras edhe une.

Ngrihem me tmerr e endem ne te errur
S'jam ne vendin tim e trupi me dhemb.
Kaluan kaq vite qe une po qaj
Ne telefon degjoj vec vaj.

Mos valle ska Zot te me ndihmoje
apo vete Ai me mallkoi?

Sa letra jane harxhuar
sa mall ne to kam pasqyruar.

Atdheu im une s'jam menduar
se jeten time si kam per ta cuar,
Ao ta jap fjalen Atdheu im
Qe do te vij si pulebardha ne agim.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krismat e  Lirise Empty Re: Krismat e Lirise

Mesazh nga WebMaster Sun 12 Dec 2010 - 21:32

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krismat e  Lirise Empty Re: Krismat e Lirise

Mesazh nga WebMaster Mon 27 Dec 2010 - 4:37

Shqiperia po na pret


Hodhem cantat permbi krahe,
e drejt shtigjeve u nisem!
Kudo neper bote u shperndame,
e nenen Shqiperi braktisem!

Malet qe ngriheshin gjer tek rete,
me nje fryme i kapercyem!
E atdheut tone te shtrenjte,
gabimishte shpinen i'a kthyem!

Dallget e trazuara te detit,
mes per mes i came!
Nuk e mbajtem amanetin,
qe stergjysherit na e lane!

Shtigjet kur i kaptuam,
askush s'na pershendeti!
Ne toke te huaj shkuam,
edhe atje askush s'na priti!

Ketu ku dielli s'te ngroh,
e hena nuk ndricon!
Si enderr e braktisur,
jeta po na shkon!

Ndaj duhet te zgjohemi vellezer,
prej gjumit qe na largon!
Se votrat tona po na presin,
me ngrohtesine qe ketu na mungon!

Obligimet e atdhetarit,
na duhet qe t'i plotesojme.
Amanetin e te parit,
ne vend duhet qe ta cojme.

Ejani kthehemi ne vendlindje,
atje ku jeta merr kuptim.
T'i zbrazim zemrat nga keti dhimbje,
e t'i mbushim perplot me gezim.....
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krismat e  Lirise Empty Re: Krismat e Lirise

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi