Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Falja e Gjakut”, arratisje drejt lirisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Falja e Gjakut”, arratisje drejt lirisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Falja e Gjakut”, arratisje drejt lirisë

Shko poshtë

“Falja e Gjakut”, arratisje drejt lirisë Empty “Falja e Gjakut”, arratisje drejt lirisë

Mesazh nga WebMaster Tue 13 Sep 2011 - 8:40

TIRANË -Filmi “Falja e gjakut”, fituesi i “Ariut të Argjendtë” në Berlin, u rikthye në vendin e origjinës me premierën e parë paraditen e së martës për mediat. Prodhimi kinematografik i regjisorit amerikan Joshua Martson sjell zakonin e vjetër të gjakmarrjes që ngujon një familje dhe përmbys të ardhmen e tyre. Jetët e Nikut dhe të motrës së tij më të vogël Rudina, trazohen kur një vrasje ndodh pas një zënke për një rrip toke, e cila e fut familjen e tyre në gjak. Skenaristi i filmit Andamion Murataj, në konferencën për shtyp, tha se janë përpjekur të sjellin një film të vërtetë deri në kockë, një film të drejpërdrejtë, gati dokumentar. Filmi, sipas skenaristit, nuk ka esencë të tij kanunin. Ai është një gjë shumë e largët. "Ajo që na bëri përshtypje është se brënda komunitetit ekzistonin mekanizma për të zgjidhur konfliktet dhe filmi ka pikërishtë këtë në esencën e tij”, tha Murataj. Protagonisti i filmit, aktori i ri, Tristan Halilaj, interpeton Nikun, një adoleshent të cilit brenga për ëndrrat e tij të ndërprera fillon t’i shndërrohet në zemërim e më pas në rebelim, teksa ditë pas dite ai thur një plan për t’i dhënë fund ngujimit të tij.
Halilaj u shpreh se për të vështirësia më e madhe ka qënë kërkimi i detajeve për të krijuar idenë për psikologjinë e personazhin.
“Nuk kisha ndonjë referëncë timen personale për ta lidhur me rolin dhe për këtë më kanë ndihmuar shumë takimet me familje të ndryshme që e kanë kaluar atë fenomen ose që jetojnë me të”, tha Tristan Murataj.
Personazhi i tij, veç luftës për lirinë, sjell dhe marrëdhëniet e tij me babain, një konflikt brezash për të cilat skenaristi tha se janë dy zgjedhje epokash.
“Niku dhe i ati në fillim janë një karakter, bëjnë të njëjëta zgjedhje. Gradualisht ndodh ndarja sepse sensi i lirisë është personale”, tha Antamion Murataj.
Babai është personazhi i njeriut të motivuar që sakrifikon për familjen, por ndarja mes tij dhe të birit vjen kur ky i fundit gjykon aktiv e vrasjes së babait. Kur Nikut iu vu në pikëpyetje liria personale ai fillon të zhvishet nga morali social. Filmi, puna për të cilin ka fillur që në maj 2010, është xhiruar në Shkodër dhe në të interpretojnë aktorët nga Kosova si: Ilire Vinca- Çelaj, Qun Lajqi, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj, etj.
Një personazh tjetër në qendër të filmit, është edhe 15 vjeçarja Rudina, e interpetuar nga Sindi Lacej. Ajo është femra e fortë, edhe pse e re, arrin t’i bëj ballë ç’do situate.
“Takimi me shumë vajza të ndryshme me histori të ndryshme formoi Rudinën në mëndjën time. Duke i takuar, ato në një farë mënyrë të frymëzonin dhe të përcillini gjithë çfarë kishin”, tha aktorja e re Lacej.
Aktorët janë vazhdimisht të ndjekur nga kamerat, një zgjedhje kjo për të treguar se i gjithë filmi është një perceptim, një element dokumentaresk ky i filmit.
“I gjithë filmi nuk ka një sy asnjëanës, por dinamikën se si ne i perceptojmë gjërat një zgjedhje e mirëfilltë estetike”, tha skenaristi, Antamion Murataj.
Autenticiteti i filmit nuk ruhet vetëm tek karakteret, por edhe tek gjuha. Një gjuhë dialektore shumë lokale, për të cilën Murataj tha se nuk mund të ishte ndryshe. Egzistonte frika e gjuhës në konkurimet ndërkombëtare, por rezultoi se historia ishte e tillë që e tejkaloi gjuhën.
Fundi i filmit nuk është ai që duket. Më shumë se fitimi i lirisë për Nikun, është suksesi i negociatës së tij. Pas shumë përpjekjesh dhe barrierash Niku arrin të ndërtojë urën e komunikimit. “Filmi nuk është një histori optimiste, por një histori suksesi”, tha skenaristi Murataj.
Filmi, bashkëprodhim i shtëpisë filmike shqiptare “Lissus Media” dhe asaj amerikane “Dean Street Production” do të shfaqet premierë në kryeqytet në 17 shtator në kinema "Millennium", më pas ai do të çel Festivalin e Filmit në Prishtinë.
“Falja e gjakut”, pasi ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare, ku ka konkuruar në kategorinë A, ka gjetur distrubutorë për t’u shfaqur në thuajse të gjitha vendet anglishtfolëse. Nesër ai do të shkojë drejt Festivalit Ndërkombëtar të Torontos, ku konkuron në seksionin e kinemasë kontemporane botërore.

(d.b/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi