Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SI LUFTOVA PËRKRAH BURRAVE NË LUFTËN E KOSOVËS People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SI LUFTOVA PËRKRAH BURRAVE NË LUFTËN E KOSOVËS People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SI LUFTOVA PËRKRAH BURRAVE NË LUFTËN E KOSOVËS

Shko poshtë

SI LUFTOVA PËRKRAH BURRAVE NË LUFTËN E KOSOVËS Empty SI LUFTOVA PËRKRAH BURRAVE NË LUFTËN E KOSOVËS

Mesazh nga Gjeto Gjetani Thu 21 Apr 2011 - 3:44

________________________________________
“Si luftova përkrah burrave në luftën e Kosovës”


Shyhrete Gosalci

Shyhrete Gosalci është nga Kosova. Ajo ka qenë aktiviste e shumë demostratave gjatë luftës së Kosovës. Gjithashtu ajo ka luftuar përkrah luftëtarëve të tjerë për çlirimin e Kosovës. Tani studion për drejtësi në Prishtinë dhe shpreson që më vonë të vijë të studioi në Tiranë për magjistraturë. Në një intervistë për “Telegraf” ajo tregon se si e ka përjetuar kohën e luftës në Kosovë.
Ju keni qenë aktiviste e parë në frontin e luftës së Kosovës. Çfarë kujtoni nga ajo kohë?

Në vitet 89 gjatë kohës së demonstratave masive, ku udhëheqësi ynë ka qenë Afrim Zhitia, ne si pionerët e Afrimit kemi bërë organizimin në të gjithë Prishtinën ku ishin demonstratat më masive të gjithë lëvizjes kombëtare. Pastaj gjatë organizimit në vitin 1989 dhe pikërisht në 2 nëntor të këtij viti është vrarë Afrimi bashkë me Fahri Fazlliun, ku dhe situata u vështirësua shumë. Në atë kohë u bë edhe lëvizja e minatorëve si dhe lëvizja studentore. Ne vazhduam organizimin në lëvizjen popullore. Mirëpo në vitin 1993 ne bëjmë një shkëputje duke organizuar lëvizjen LKÇK në atë kohë (Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës).

Si i keni përjetuar ju momentet e luftës në Kosovë, aq më tepër që ju ishit edhe aktiviste në organizime të ndryshme?

Atëherë ne si të rinjtë e asaj kohe organizuam njerëz më me përvojë në organizatat tona duke i vënë në njësitet guerile dhe formuam guerilen e Prishtinës që është quajt “BIA”, sipas inicialeve të tre dëshmorëve,Bahri Fazlliu,Ilir Konushefci dhe Agron Rrahmani,pra ndryshe njihej edhe si njësi e skifterëve. Aty u organizuan shumë djem dhe vajza, më të mirët e kohës ku u bëmë afër 400 guerrila të Prishtinës.

Ju çfarë roli kishit aty?

Guerrila ka pasur 7 eprorë. Ndër ata eprorë kam qenë edhe unë ku bëmë organizimin në Prishtinë dhe në zonën operative të Llapit ku gjeneral ishte Rustem Mustafa. Ndërsa komandant kemi pasur Adem Shehun nga Tirana, i cili erdhi gjatë luftës dhe ka qenë epror i brigadës 130 te ZOLL-it.

Në kohën e luftës ju mbanit lidhje me Tiranën?

Unë në fakt ruaj kujtime të shumta. Në atë kohë ne u bëmë një grup të rinjsh, gati 13 të rinj dhe udhëtuam nga Malësia e Hotit, ku gjithë rrugën e bëmë me këmbë. Kaluam gjithë atë rrugë me këmbë dhe dolëm në Tropojë në territorin e Shqipërisë në vitin 1997. Ne arritëm në Tiranë sepse kishim shumë takime me shokë për armatim. Gjithë kjo u bënte vetëm për shkak të armatimit sepse ishte nevoja e domosdoshme për të armatosur të gjithë ata guerrilas që ishin të organizuar në Prishtinë.

Kanë kaluar shumë vite nga përfundimi i luftës në Kosovë. Si ndjeheni tani që keni fituar pavarësinë?

Normalisht tani jemi më të sigurt, populli është më i qetë sepse nuk ka më frikë. Edhe rinia është më e gëzueshme. Mirëpo çështjet politike thuajse nuk është e stabilizuar sepse kuptohet që Kosova ka një pavarësi, por kjo është një pavarësi e kushtëzuar. Atje mungon sovraniteti.

Pas përfundimit të luftës ju me çfarë u morët në Kosovë?

Pas luftës unë u inkuadrova si kolonel në trupat mbrojtëse të Kosovës. Aty unë kam punuar për pesë vjet. Më vonë u regjistrova në Fakultetin e Juridikut, por bënim edhe organizime të shumta. Në atë kohë kam qenë edhe aktiviste në lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës. Ndërsa pas dy kuvendeve unë u shkëputa duke bërë themelimin e këshillit organizativ të kuvendit mbarëkombëtar ku jam zv/kryetare për Prishtinën. Çështja politike unë mendoj se është një proces në vazhdim. Ky proces do të bëjë shumë punë në të ardhmen deri në bashkimin e trojeve shqiptare në Ballkan. Kjo nuk është një çështje e lehtë sepse kërkon shumë punë, përpjekje dhe sakrifica.

Ju tani diplomoheni për drejtësi. Ndoshta më vonë ju do ta zgjeroni aktivitetin tuaj organizativ në Kosovë?

Patjetër meqenëse edhe fakulteti juridik i shqyrton mirë këto probleme unë në të ardhmen mendoj të futem në diplomaci. Kam shumë qejf që ta vazhdoj diplomacinë në Tiranë ose magjistraturën.

Pse në Tiranë?

Në Tiranë sepse është metropol i shqiptarëve. Unë mendoj se në të ardhmen as Kosova, as shqiptarët e Maqedonisë, por Tirana do të jetë ajo që do të vendosë për të ardhmen e shqiptarëve kudo që ndodhen.

Po bashkëluftëtaret që ju keni luftuar me ata ku ndodhen tani?

Bashkëluftëtarët tani janë të gjithë në pozita të ndryshme të shoqërisë kosovare. Shumica e tyre janë futur në politikë. Unë kam shumë bashkëluftëtarë ku sot janë deputetë me partitë e ndryshme të Kosovës. Kam shoqe, të cilat kanë vazhduar jetën e tyre private. Një pjesë prej tyre kanë vazhduar shkollën, të tjerë kanë ikur në shtete të ndryshme të botës me studime. Unë besoj se edhe ata që po studiojnë jashtë një ditë do të kthehen me një bagazh shumë të pasur.

Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë periudhës së luftës në Kosovë?

Momenti më i vështirë për mua ka qenë kur kemi hyrë në Malësinë e Hotit të Malit të Zi duke kaluar gjithë ato bjeshkë, gjithë ato male të Shqipërisë ku unë i shikoja për herë të parë dhe më befasuan si e re që isha në atë kohë. Ne kemi kaluar bashkë me shokët male me 2000 metra lartësi ku kishte edhe shumë borë saqë dukej e tmerrshme. Ishte vërtet një rrugë e mundimshme dhe kur kemi mbërritur në Tropojë dhe pashë tokën e Shqipërisë me iku edhe lodhja.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi