EULEX-it I THEMI IK SA MË PARË NGA KOSOVA
Faqja 1 e 1
EULEX-it I THEMI IK SA MË PARË NGA KOSOVA
EULEX-it I THEMI IK SA MË PARË NGA KOSOVA
Qerim Pllana
Për aktualitetin duhet të reagojnë edhe organet shtetërore të Kosovës
Kosova e dal nga një luftë e tmerrshme kishte dhe akoma ka nevojë për faktorin e sinqertë ndërkombëtar. Por, jo nga organizma e njerëz që fyejnë dhe ofendojnë deri në prekje në dinjitet dhe në sedër, në simbolet dhe historinë e saj të lavdishme
EULEX-i, jo pse më incidentin e fundit shovinist dhe racist, të shkaktuar me rastin e ofendimit të simboleve kombëtare shqiptare, me fyerjen e llojit racist e shovinistë ndaj personelit me nevojë, shqiptarëve, por me të gjitha veprimet e huazuara nga UNMIK-u, ka ardhur, madje i ka kaluar koha që ky organizëm ta lëshojë Kosovën një orë e më parë. Për këtë ekzistojnë një mori arsyesh morale, juridike, politike...
Kushdo që thirret në emër të kësaj organizate, cilido që bëhet servil, apo deklaron se EULEX-i, i duhet Kosovës, për mendimin tim është servilë, i do të huajt t`i ketë te prapanica, meqë nuk e ka-në sigurinë, aftësinë ose siç thotë populli ka mizën pas veshi ! Ka diçka, që dikujt po konvenon mbetja e mëtutjeshme e kësaj organizate në Kosovë, jo edhe për një kohë, por për disa EULEX do të ishte i mirë se mbetur përjetësisht në Kosovë!
Ata të cilët, e kanë ftuar këtë organizëm mbikëqyrës dhe mbisundues, mbi çdo institucion të Kosovës, janë duke përfituar nga neglizhenca, mospuna, shkelja e ligjit dhe kushtetutës, por edhe nga bashkëpunimi me strukturat e dyshimta të kësaj organizate. EULEX, me asgjë nuk është dëshmuar se në Kosovës është për të mirën e të gjithë qytetarëve të kësaj hapësire.
Përkundrazi, EULEX, këtu është për të përfituar materialisht, për t`ia zgjatur kohën sa më shumë veti në Kosovës, dhe për të fyer, ofenduar dhe përbaltur çdo gjë shqiptare, që ka të bëjë me kodin e sjelljes, moralit, besës dhe ligjeve në fuqi. EULEX-i, qysh më ardhjen në Kosovë, veprimtarinë e vete e ka filluar në mbështetje të gjithçkaje që i ka ofruar UNMIK-u, vrasës i demonstruesve të Vetëvendosjes etj. Tani EULEX-i nuk merret me veriun, por me ish- ushtarët e luftës çlirimtare të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Kurse, skandali i fundit i EULEX-it, duke fyer simbolin kombëtar, flamurin shqiptar, fenë dhe duke prekur në dinjitetin e personave në nevojë, përkatësisht duke fyer dhe prekur dinjitetin e një kombi të terë, ka tejkaluar çdo përmasë, çdo kufij për të qëndruar më në Kosovë. Çdo përpjekje apo arsye është e tepërt!
Prandaj, ky organizëm nuk mundët me asgjë më të shfajësohet, pavarësisht se a rrjedhë ky skandal, nga një apo njëqind persona të kësaj Organizate, faji i së cilës nuk është më jetim, ndarës vetëm për te! Këtë faj e bartin të gjithë ata njerëz, të cilët kërkojnë që ky organizëm me plotë defekte të qëndrojë akoma në Kosovë, duke shkelur mbi çdo gjë njerëzore, kombëtare, humane dhe mbi kodeksin e mirë sjelljes!
Ka kohë që EULEX-i i ka plotësuar të gjitha konditat për të lëshuar Kosovën. Sepse, çdo shtyrje e mëtejme do të ketë për pasojë reperkusione të papara. Meqë, mbi të gjitha EULEX-i ka filluar të ndjek dhe t`i burgos njerëzit e luftës për liri, është duke ofenduar një Luftë të tërë Çlirimtare, njerëzit e ndërtimit dhe të zhvillimit të Kosovës. Pra është duke i plotësuar pikë për pike dëshirat dhe kërkesat e ish-regjimit fashist serb, si në kohën Milosheviq, Koshtunica, Tadiq...
Tani burgjet e Kosovës kurrë më shumë nuk kanë pas të burgosur, në veçanti të ish-luftëtarëve të lirisë! Duke i ndjekur më dëshmi dhe dëshmitarë të rremë, fantomë, të paguar dhe të strehuar, të mbrojtur më mirë se çdo personalitet të shtetit “si të shkretë” të Kosovës!
EULEX-i do të ishte shumë më mirë të ecën nga ka ardhur. Sepse asgjë në favor të Kosovës nuk ka zgjedhur dhe s`është duke zgjedhur. Përkundrazi aq shumë ka pështjellur, sidomos me strukturat paralele në veri.., me mos marrjen në konsideratë asnjë projekt zbatimi politikë, diplomatik e as ekonomik!
Prandaj, Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk i duhet me! Jam i bindur se ky nuk është mendim sall imi, por kundër veprimeve, skandaleve, mos punës suaj, është pothuaj se çdo qytetarë i ndershëm i Kosovës.
Shumë institucione politike dhe shtetërore kanë të njëjtin mendim! Por ata, shumica nuk marrin guximin për t`ua thënë në sy, ketë që ne qytetarët e lirë, kronistët, gazetar, publicistët dhe intelektualë me kuraja qytetare, ua thonë troç. Siç po ua them unë personalisht, i vetëdijshëm se nuk jam kah gabojë, përkundrazi, gëzojë përkrahjen e shumicës, për pandershmërinë dhe jo seriozitetin tuaj...
Sepse, fyerja e flamurit, prekja në kodin e miqësisë, mirë sjelljes dhe besës, për çdo shqiptarë është prekje në sedër... Sepse marrja dhe burgosja e njerëzve të luftës për liri dhe për atdhe, për ne është një fyerje dhe një luftë e re, por e pashpallur..!
Kosova e dal nga një luftë e tmerrshme, kishte dhe akoma ka nevojë për faktorin e sinqertë ndërkombëtar. Dhe jo nga organizma dhe njerëz që fyejnë dhe ofendojnë deri në prekje në dinjitet, në sedër dhe në simbolet e krenarisë dhe historisë së lavdishme të saj, që ka një emër, krenaria e kombit dhe e atdheut, Trungut të saj të ndarë me dhunë gjenocid dhe okupim mesjetar klasik më 1878/’99.
(autori është shkrimtar, publicist i pavarur dhe anëtar i LSHK-së nga nëntori i v. 1992)
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Similar topics
» TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe
» Seldi Qalliu ft. Mimoza Shkodra - Pare pare (Official Video)
» Pse nuk themi ate qe mendojme?
» Ti themi stop rrenimit
» EULEX: Sulmet nuk na pengojnë
» Seldi Qalliu ft. Mimoza Shkodra - Pare pare (Official Video)
» Pse nuk themi ate qe mendojme?
» Ti themi stop rrenimit
» EULEX: Sulmet nuk na pengojnë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi