TOPLICA DHE SANXHAKU
Faqja 1 e 1
TOPLICA DHE SANXHAKU
TOPLICA DHE SANXHAKU
Kjo krahinë shqiptare është pjesa më veriore e Shqipërisë Etnike. Ajo fillon nga Medvegja e Vranja në jug dhe përfundon te Molla e Kuqe afër Nishit në veri.
Nga Tomorr TOPLICA
Në kohën e sundimit turk krahina e Toplicës ka qenë pjesë e Vilajetit të Kosovës me emrin Sanxhaku i Toplicës (Nishit).
Çlirimi i viseve të Pashallakut të Beogradit dhe 6 nahijet tjera gjat viteve 1800-1875 nga sundimi osman ishte e drejtë legjitime e popullit serb. Mirëpo, në anën tjetër, pushteti serb largoi popullsinë joserbe nga ato treva. Kështu, sipas dokumenteve historiografike, nga viti 1800 e deri në vitin 1875 qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e Toplicës dhe nga Lugina e Moravës rreth 150.000 banorë shqiptarë. Regjimet e dinastisë së Obrenoviçve (1817-1903) vazhduan politikën terroriste shtetërore ndaj shqiptareve e boshnjakëve edhe gjat viteve 30-të shekullit XIX, me qëllim të spastrimit etnik të trojeve shqiptare.
Në frymën e kësaj politike, qeveria e Principatës së Serbisë urdhëroi me 1832 që çdo shqiptar dhe boshnjak, që kapet ne territorin e Serbisë, të goditet me nga 25 të rëna me shkop! Ndërsa me 1834 urdhëroi që të përdoret ushtria për të djegur fshatrat shqiptare. Pushteti serb më 1856, me marrëveshjen e Paqes së Parisit, kishte fituar njëfarë të drejte që t'i largojë të gjithë shqiptarët nga qytetet e Shumadisë, si dhe nga Hercegovina.
Më 2 Mars 1865 Knjaz Mihajli kishte nxjerrë ligjin për kolonizimin e vendeve të pushtuara. Me atë ligj territoret, të cilët i posedonin shqiptarët, sidomos nga Qarku i Nishit dhe i Pirotit u serbizuan, u kolonizuan menjëherë pas Kongresit të Berlinit, me njohjen e Serbisë si shtet nga ky kongres.
Duhet theksuar se shqiptarët deri kah fundi i shekullit XIX qenë te vendosur në shumicën e qyteteve, qytezave dhe fshatrave të Qarkut (Kazasë) të Nishit, të Qarkut të Vranjës, të Qarkut të Pirotit. Banorë shqiptarë kishte edhe në vendet tjera, sidomos në qytete, si p.sh. në: Qupri, Paraqin, Uzhicë, Krushec, Aleksinc, Kralevë e deri në Beograd.
Rreth 350 000 shqiptarët vendas të Sanxhakut të Toplicës u dëbuan me dhunë ushtarako-policore nga mbretëria serbe e Obrenoviçëve gjatë luftës ruso-turke në vitet 70-të të shek.XIX. Në atë kohë u bë një gjenocid dhe pastrim etnik total i kësaj krahine shqiptare, kur janë vrarë e masakruar reth 70 000 shqiptarë, të cilët banonin në afro 700 fshatra e qytete shqiptare të Sanxhakut të Toplicës. Me qëllime kriminale të spastrimit etnik, janë zbrazur trojet me shumicë shqiptare të Jagodinës, Kosanicës, Pirotit, Quprisë, Pllanës, Krushecit, Nishit, Leskocit, Gurdulicës, Vranjës, Përkupës, Kurshumlisë,… etj. Popullsia e shpërngulur shqiptare, që i shpëtoi plumbit dhe bajonetës serbe, u vendos në jug të trojeve shqiptare në Kosovë dhe në Maqedoni.
Në fillim të vitit 1878 situata në frontin e luftës ruso-turke u përmbys plotësisht. Pasi kaluan malet Ballkan, ushtritë ruse filluan të përparonin me shpejtësi në drejtim të jugut, pa ndeshur ndonjë rezistencë serioze nga ana e ushtrive osmane. Më 4 janar 1878 ato pushtuan Sofjen, më 18 janar Edrenenë dhe më 28 janar arritën në fshatin Shën-Stefan, në periferi të Stambollit. Nga paniku që e pushtoi Perandorinë Osmane, përfituan ushtritë serbe, të cilat marshuan pa vështirësi drejt Toplicës në Vilajetin e Kosovës dhe pushtuan Pirotin, Nishin, Leskocin, Përkupën, Kurshumlinë, Vranjën dhe në fund të janarit arritën në Gjilan. Po ashtu, ushtritë malazeze pushtuan më 10 janar Tivarin, më 19 janar Ulqinin dhe një javë më vonë dolën në brigjet e liqenit të

Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: TOPLICA DHE SANXHAKU
Shkodrës e të lumit të Bunës.
Nga një çështje territori, sot Krahina e Toplicës është shndërruar në një çështje "pronash" nga disa politikanë, historianë e publicistë, të cilët nuk kanë bosht kurrizor kombëtar. Këta pseudopatriotë mjaftohen që Serbia t'ua paguaj dëmshpërblimin dhe çmimin e pronave ish-pronarëve shqiptarë dhe çështja të mbyllet me kaq.
Por, ata harrojnë se prona është e shenjtë, ajo duhet t'i kthehet pronarit, që ai vetë pastaj të vendosë a do ta shesë apo jo. Pastaj, të gjithë Shqiptarët duhet ta dinë se Toplica as nuk shitet, as nuk blehet, ajo vetëm trashëgohet nga zotërinjtë e saj - Shqiptarët. Shqiptarët e Toplicës duhet të kthehen në vendlindjen e tyre dhe në pronat e tyre. Toplica ka qenë, është dhe do të mbetet një krahinë shqiptare, pjesë integrale dhe sovrane e Shqipërisë Etnike.
SANXHAKU
Sanxhaku është krahina më veri-perëndimore e Shqipërisë Etnike. Serbia është përpjekur vazhdimisht ta mbuloj me një harresë publike gjendjen dhe emrin e Sanxhakut. Krahina e Sanxhakut ka një sipërfaqe prej 8.686 km2 dhe një popullsi prej 530 000 banorësh, nga të cilët 67 përqind janë boshnjakë (prej të cilëve gjysma janë shqiptarë të asimiluar që ende belbëzojnë shqip) dhe të tjerët serbë, malazezë, shqiptarë etj. Krahina është e ndarë ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi (2/3 e territorit nën Serbi dhe 1/3 e saj nën Mal të Zi). Diskriminimi i thellë që i është bërë dhe po i bëhet popullsisë joserbo-malazeze të Sanxhakut, e ka shtyrë atë që shpesh të protestojë hapur, duke kërkuar të drejtat dhe liritë e veta kombëtare.
Në tetor të vitit 1991 në Sanxhak është zhvilluar një Referendum popullor, ku është votuar për Autonominë politike dhe territoriale, me të drejtë bashkimi me Shtetin e Kosovës, ku 98 % e votuesve votuan për Referendumin.
Udhëheqësit politik i kanë përcaktuar qartë kufinjtë e Sanxhakut dhe harta e tij është shpërndarë nëpër të gjitha institucionet ndërkombëtare që nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së e deri te qeveritë e të gjitha vendeve me peshë në skenën ndërkombëtare.
Që në fillimet e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, sanxhakasit u deklaruan për shkëputje nga Sërbia dhe Mali i Zi dhe për bashkim ose me Kosovën, ose me Bosnjen. Por vitet që pasuan, Sanxhakun më tepër e larguan nga Kosova dhe shqiptarët dhe më shumë e afruan me Bosnjën dhe boshnjakët, për arsye se shqiptarët e robëruar i kanë hallet e veta, kurse Shqipëria londineze nuk është në gjendje të përkrahë e të ndihmojë sa duhet Shqiptarët e jo më Sanxhakasit.
Diplomacia boshnjake, edhe pse e ndodhur në katarzin e luftës, u tregua më e shkathët se sa ajo shqiptare. Tani gjithnjë e më tepër Sanxhaku po del në skenën politike si faktor që më shumë i përket çështjes boshnjake se sa asaj shqiptare. Gjithë ambasadat boshnjake nëpër botë kanë marrë përsipër afirmimin e çështjes së Sanxhakut. Po ashtu faktori Sanxhak po luan një rol të rëndësishëm edhe në vetë Bosnjen. Luftëtarët më të shkathët dhe komandantët më të shquar në ushtrinë boshnjake janë pikërisht sanxhakasit.
Natyrisht, Sanxhaku nuk paraqet ndonjë faktor të rëndësishëm ekonomik, siç paraqet Kosova, por ai është jashtëzakonisht i rëndësishëm në aspektin gjeopolitike e gjeostrategjik. Aktualisht, territoret e Bosnjës, me përjashtim të qytetit të Gorazhdës, i cili është nën mbrojtje të OKB-së, nuk kanë dalje në Sanxhak. Një ndër

qëllimet prioritare boshnjake, sipas udhëheqësve të tyre ushtarakë, është shpërthimi në këtë drejtim dhe dalja në Sanxhak. Futja e zjarrit brenda kufinjve republikanë të Serbisë do të nxiste reaksione zinxhirore në vetë Serbinë dhe Malin e Zi, gjë që do t'u lehtësonte punë boshnjakëve. Kuptohet, as Kosova nuk ka se si të mbetet jashtë këtyre operacioneve ushtarake, sepse ajo kufizohet me Sanxhakun, i cili, në fund të fundit, është pjesë integrale e territoriale e saj. Shqipëria dhe Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur për çdo rrethanë të re, që mund të krijohet në të ardhmen, që t'i dalin zot Sanxhakut, si krahina më veriore etnike e saj. Sanxhaku është një "bombë me sahat", e cila herëdokur do t'i shpërthejë Serbisë shoviniste në dorë e në fytyrë dhe do ta plandosë për tokë.
Kërkesa e sanxhakasve për Autonomi bazohet në të drejtat historike dhe juridike. Sanxhaku ka qenë rajon autonom që në kohën e Kongresit të Berlinit. Ai u pushtua ushtarakisht më 1912 nga Serbia, e cila e aneksoi dhe ia hoqi Autonominë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Kshilli Antifashist i Sanxhakut e shpalli atë Krahinë Autonome, por regjimi komunist titist ia hoqi këtë të drejë dhe madje administrativisht e ndau në dy pjesë, duke ia aneksuar një pjesë Serbisë dhe një pjesë Malit të Zi.
Populli i Sanxhakut asnjëherë nuk ka hequr dorë nga e drejta e tij për Autonomi Politiko-Territoriale dhe vetëvendosje, prandaj edhe në shtator të vitit 2006 prfaqësuesit e katër partive politike dhe të 9 organizatave joqeveritare të Sanxhakut nënshkruan një Deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë që të zgjidhet statusi i boshnjakve në Serbi dhe që Sanxhaku të jetë një krahinë Autonome Vetadministrative. Ato i kërkojnë qeverisë serbe që ajo të zbatojë më parë të drejtat dhe Autonominë e Sanxhakut në Serbi, përpara se të kërkojë "autonomi" për serbët e Kosovës, të cilët janë tre herë më pak në numër se popullsia josllave e Sanxhakut.
Fillimisht krahina e ndarë më dysh e Sanxhakut ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi duhet që të bashkohet dhe të shpallë Krahinën Autonome të Sanxhakut, që pastaj populli i Sanxhakut të vendosë vetë se me cilin shtet fqinj don të bashkohet: me Kosovën apo me Bosnjën.
Përndryshe, historikisht, Krahina e Sanxhakut ka qenë dhe mbetet krahinë integrale e Shqipërisë Etnike
Londër, e martë, 31 dhjetor 1912
I dërguari i 'Daily Telegraph' në Budapest tregon detale në lidhje me mizoritë që po ndodhin në Shqipëri dhe përreth, raporte këto të mbledhura për autoritetet e Austro-Hungarisë. Korrespondenti thotë: Gjatë marshit drejt detit nëpër Shqipëri, serbët jo vetëm që dinakërisht vranë dhe ekzekutuan shqiptarët e armatosur, por mizoria e tyre nuk u ndal as kur u takuan me njerëz të paarmatosur dhe të pambrojtur, gra dhe burra, fëmijë dhe foshnja në gji. Oficerët serbë, të dehur me fitoren e tyre, deklaruan se qetësimi më i efektshëm i Shqipërisë është zhdukja totale e shqiptarëve muhamedanë. Kjo thënie u adoptua shpejt nga ushtria serbe e okupimit dhe u vu në përdorim.
Në mes të Kumanovës dhe Shkupit, rreth 3000 veta janë rrahur deri në vdekje. Afër Prishtinës, diku afër 5000 shqiptarë ranë në duar të serbëve, jo gjatë ndonjë lufte të ndershme, por gjatë vrasjeve të pajustifikueshme. Për t'i bërë këto krime, ushtarët e çmendur shpikën metoda
të reja mizore për të kënaqur etjen e tyre për gjak. Në shumë fshatra, tërë shtëpitë ishin djegur dhe, derisa banorët fatkëqij iknin nga flaka, ata u pushkatuan si minj. Burrat u vranë para syve të grave dhe fëmijëve, e pastaj gratë e pashpresa u detyruan të shikojnë fëmijët e tyre duke u bërë copë e grimë me bajoneta.

Ekzekutimet ishin përditshmëri për ushtarët serbë. Në secilën shtëpi ku gjendeshin armë, të gjithë banorët vriteshin, duke u varur ose pushkatuar. Brenda një dite ndodhnin mbi 36 ekzekutime.
Ish-sekretari i premierit Pashiq, Tomiatch thotë se gjatë një udhëtimi nga Prizreni në Pejë, ai nuk pa asgjë tjetër pos fshatra të shkrumbuara. Anash rrugës kishte trekëmbësha për varje, ku vareshin trupat e shqiptarëve.
Rruga për në Gjakovë ishte si "rrugë e varjeve". Por tregimet e ligësive, të cilat u bënë në Shqipëri nuk mbaruan me kaq. Veprimet e bëra në
Prilep, Kosovë, Veshitcë, thuhet se kanë tejkaluar çdo gjë që shqiptarët kishin vuajtur nën okupimin turk.
Një shqiptar, i cili iku nga Prizreni në Graz, në Stiria dhe i cili studioi në Austri, si i ri, tregon: "Kushdo që e denonconte një shqiptar te serbët, ishte e sigurt që ai person do të vritej. Kjo ndodhte aq vazhdimisht sa njerëzit që iu kishin borxh të holla shqiptarëve muhamedanë, i lajmëronin
si tradhtarë. Këta vareshin menjëherë dhe borxhliu mund ta blinte shtëpinë dhe fermën e viktimës me një çmim absurd të lirë".
Në Shkup shqiptarët e paarmatosur thjesht vriteshin në rrugë nga oficerët serbë dhe nëse vetëm një thikë e gjuetisë gjendej në shtëpi, pronari vritej pa mëshirë.
Në Verisoviç komandanti serb i ftoi refugjatët të kthehen dhe t'i dorëzojnë armët. Pasi ata i dorëzuan armët, 400 veta u vranë.
Në tërë Veroviçin vetëm pak familje myslimane kishin mbetur.
Në Pana, serbët vranë të burgosurit, ndërsa në Prishtinë popullata ishte masakruar.
Vetë oficerët serbë thonë se i kanë ndjekur shqiptarët dhe një oficer mburrej se si kishte vrarë 9 shqiptarë brenda një dite. Edhe jashtë kufijve të Shqipërisë ushtarët serbë kryen krime të llojeve të ndryshme. Në kalanë e Nishit, ku ishin sjellë shumë të burgosur turq, ndodhën skena tragjike. Një njeri ishte shkelmuar deri në vdekje për shkak të mosbindjes.
Një doktor i Kryqit të Kuq thotë: "Kudo që gjendeshin shqiptarët, ata vriteshin pa mëshirë.
As gratë, fëmijët dhe pleqtë nuk u kursyen. Unë pashë fshatra që digjeshin për çdo ditë."
Afër Kratovës gjenerali Stefanoviç renditi qindra të burgosur në dy rende dhe urdhëroi të vriteshin me mitraloz.
Gjenerali Zivkoviç urdhëroi të vriteshin 950 njerëz të shquar shqiptarë dhe turq afër Sjenicës, sepse ata e kundërshtonin përparimin e tij.
Publikuar më
31 dhjetor 1912
The New York Times

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi