SHPËRNGULJA E SHQIPËTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT
Faqja 1 e 1

________________________________________
Lidhja e Prizrenit në vendimet e para në Kararname (Librin e vendimeve) kundërshtonte dhe protestonte për shpërnguljen e shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit. Ajo ishte përpjekur që të merrte edhe masa ushtarake kundër një akti të tillë, mirëpo për shak të pozitës së saj shumë të vështirë sepse i duhej të luftonte kundër Fuqive të Mëdha, shteteve ballkanike dhe Portës së Larte, nuk mundi të bënte gjë në këtë drejtim.
Në kohën e Krizës së madh lindore 1875—1878, në Gadishullin Ballkanik u bënë ndryshime të mëdha shoqërore politike dhe etnike.
Krahas me kryengritjen boshnjako-hercegovase kundër Perandorisë Osmane u ngritën edhe shqiptarët, maqedonët, bullgarët dhe popujt tjerë. Çështja lindore angazhoi fuqitë e mëdha edhe shtetet ballkanike, të cilat donin t'i realizonin interesat e tyre në provincat e Turqisë Evropiane.
Me shpalljen e Kushtetutës turke në dhjetor të vitit 1876, ndërpreu punën Konferenca e ambasadorëve në Stamboll, ndërsa përfaqësuesit e diplomacisë evropiane vazhduan punën në Londër, ku, në bazë të vendimeve të marra në Stamboll, hartuan Protokollin e Londrës me të cilin fuqitë e mëdha e detyronin Portën e Lartë që të zbatonte reforma në disa provinca evropiane. Pasi Porta e Lartë me 31 mars të vitit 1877 refuzoi Protokolin e Londrës, Rusia vendosi, pa pjesëmarrjen e fuqive tjera, ta zgjidhte çështjen lindore dhe të hynte në luftë kundër Perandorisë Osmane. Për qëllimet e Rusisë Gorçakovi me anën e një qarkorje i bëri me dije fuqitë e mëdha. Kështu, Rusia në emër të „përmirësimit" të pozitës së të krishterëve që ishin nën sundimin turk, më 24 prill 1877 hyri në luftë kundër Turqisë. Kriza Lindore kështu hyri në fazën më kritike.
Qysh në fillim, ushtria turke e papërgatitur u thye pas kapitullimit të Osman Pashës në Plevne. Ushtria ruse në fillim të janarit 1878 hyri në Sofje, pastaj në Edrene dhe rrezikonte Stambollin. Në anën e Rusisë përsëri hynë në luftë Mali i Zi, Serbia dhe Rumania. Ushtria serbe zhvillonte operacione luftarake në sektorin Nish, Prokuple, Vranjë, Leskovc dhe Pirot. Në fund të vitit 1877 dhe në fillim të vitit 1878 ushtria serbe e çliroi gjithë territorin e Sanxhakut të Nishit, në të cilin që me kohë jetonin shqiptarë, serbë, çerkezë, turq, romë, grekë, cincarë dhe hebrej. Në disa kaza të Sanxhakut të Nishit, sidomos në atë të Prokuples dhe të Kurshumlisë, shumicën e popullsisë e përbënin shqiptarët. Në kohën e këtyre luftrave dhe të depërtimit të ushtrisë serbe në këtë rajon gadi të gjithë shqiptarët u shpërngulën në Kosovë, Maqedoni, Turqi dhe në vende të tjera.
Në rajonin e sanxhakut të Nishit shqiptarët bashkë me serbët dhe popujt tjerë ishin, nën sundimin e Perandorisë Osmane, të nënshtruar dhe të eksploatuar si të gjithë popujt e tjerë te Perandorisë. Në kushtet e sistemit feudal çifligar shtresën e pasur e përbënin spahinjtë-çifligarë, të shumtën me origjinë turke por kishte edhe një numër shqiptarësh dhe serbësh. Shtresat e gjera ishin në pozitë të vështirë ekonomike, sepse kishin detyrime të mëdha ndaj shtetit dhe zotërinjve të tyre.
Serbët, shqiptarët dhe popujt e tjerë në rajonin e sanxhakut të Nishit, jetonin në marrëdhënie të mira, gjë që e vërtetojnë shumë burime dhe njerëzit apo pasardhësit e muhaxhirëve të hikur në atë kohë. Ata pohojnë se në Kurshumli, Prokuple, Leskovc, Vranje dhe vende të tjera, shqiptarët jetonin në marrëdhënie të mira me popullsinë serbe dhe se kurr nuk kishin qene në grindje, për-kundrazi dhe e ndihmonin njeri-tjetrin. Branisllav Nushiqi në një vend shkruan: „... është e kotë se as çerkezi dhe as shqiptari të dëbuar nga Serbia nuk e ndiejnë veten në Kosovë si në shtëpitë e tyre të vjetra. Të gjithë muhaxhirët vajtojnë për vendet e tyre të vjetra".

Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: SHPËRNGULJA E SHQIPËTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT
Për numrin e shqiptarëve të cilët kishin jetuar në kazatë e Sanxhakut të Nishit, të Prokuples, të Kurshumlisë, të Nishit, të Leskovcit, të Pirotit dhe të Vranjës ekzistojnë shënime dhe statistika të ndryshme, të cilat janë mjaftë kontradiktore. Nga administrata turke kanë mbetur shënime sipas të cilave popullsia ndahej në baza të konfesionit fetar në të krishterë dhe myslimanë. Disa shënime statistikore serbe, bullgare dhe të shteteve të tjera janë të ndryshme dhe jo reale, kurse në disa burime gjermane apo angleze numri i shqiptarëve paraqitet shumë më i madh.
Sipas shënimeve të Vidosava Nikoliq-Stojançeviqit numri i shtëpive dhe i banorëve në kazatë e mytesarifllekut (sanxhakut) të Nishit kapte: Nishi kishte 3500 shtëpi të krishterësh dhe 2000 shtëpi turko-shqiptare, Piroti 3000 shtëpi te krishterësh dhe 400 shtëpi turke, Leskovci 2500 shtëpi te krishterësh dhe 1000 shtëpi turko-shqiptare, Prokupla 140 shtëpi te krishterësh e 650 shtëpi turko-shqiptare, Tërni 300 shtëpi te krishterësh dhe 15 shtëpi tur-ke, Vranja 2500 shtëpi te krishterë dhe 800 shtëpi turko-shqiptare dhe Kurshumlia me 150 shtëpi shqiptare.2 Sipas Nikolla Piliqit dhe shënimeve të tij në veprën „Oslobodenje juzne Srbije 1877— 1878" Beograd, 1977 fq. 232 Toplica në prag të çlirimit kishte 18333 banorë, nga të cilët: Rrethi i Prokuples 10825 (4618 serbë,6207 turq dhe shqiptarë); Rrethi i Kosanicës 6708 banorë (757 serbë, 5951 shqiptarë e turq) si dhe 800 çerkezë. Vidosava dhe Nikolla bëjnë gabim kur popullsinë shqiptare e përziejnë me atë turke, bile e konsiderojnë si një popull me pozitë krejt tjetër dhe më të mirë se populli serb. Dihet mirëfilli se populli shqiptar nuk kishte asgjë të përbashkët me turqit që ishin pushtues dhe se ishin në pozitë të njëjtë me popullin serb, bile herëherë edhe në pozitë më të vë-shtire, sepse nuk kishin të drejtë shkollimi në gjuhën amtare. Shqiptarët nuk ishin të privilegjuar nën sundimin e të huajve. Të privilegjuar mund të ishin disa individë apo një shtresë e pasur, e përbërë prej shqiptarësh e serbësh. Popullsi turke më tepër kishte në Nish dhe në Pirot, ndërsa në kazanë e Prokuples, të Kur-shumlisë, të Leskovcit dhe të Vranjës shumicën e popullsisë turke si e quajnë autorët e përmendur, e përbënin shqiptarët, meqë në'këto kaza kishte shumë më pak turq, bile vetë Vidosava Nikoliq-Stojançeviq thekson se në qytete, në të shumtën e rasteve dominonte popullsia që i takonte gjuhës shqipe, perveç Nishit dhe Pirotit, ku flitej më tepër turqisht por edhe shqip, ndërsa në Vranje e Leskovc flitej paralelisht turqisht dhe shqip, ndërsa në Prokuple dhe Kurshumli popullsia myslimane fliste vetëm shqip.
Sipas regjistrimit që e beri qeveria serbe më 1 shkurt të vitit 1878 kazaja e Prokuples kishte 51 fshatra me 1049 shtëpi serbe, 22 fshatra të përziera me popullsi serbe dhe shqiptare (822 shtëpi shqiptare dhe 858 shtëpi serbe), 74 fshatra me popullsi thjesht shqiptare me 1538 shtëpi (për 14 fshatra nuk jepen shënime). Për këto 14 fshatra më vonë është vërtetuar se kishin 245 shtëpi shqiptare, që do të thotë se sipas regjistrimit gjithsejt kishte 1783 shtëpi shqiptare.3 Sipas Vidosava Nikoliq-Stojançeviqit 51 fshatra kishin popullsi thjesht serbe. Ajo në librin e vet i sjell edhe emrat e fshatrave. Mirëpo sipas mbiemrave të muhaxhirëve shqiptarë të ardhur në Kosovë shihet se fshatrat që i konsideron Vidosava të banuara me popullsi serbe ishin të banuara edhe me shqiptarë. P. sh. Breznicët kanë ardhur nga fshati Breznica, Devqët nga fshati Devqa e Poshtme dhe e Epërme, Kostanicët nga fshati Kosta-nica, Lepajët nga fshati Lepaja, Pojatët nga Pojata, Reçicët nga Reçica etj.
Sipas Jovan Haxhivasileviqit Prokupla me rrethinë kishte 2504 shtepi shqiptare, 74 shtepi turke dhe 2031 shtëpi serbe, Kur-shumlia 1956 shtëpi shqiptare, 572 shtëpi serbe, ndërsa Pusta Reka 1539 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe dhe 60 shtëpi rome.5 Radoslay L. Pavlloviq thekson se prej 81 fshatrave (për 16 fshatra nuk ekzistojë shënime) në Kosovë janë shpëmgulur 1867 shtëpi.6 Ndër-sa Jovan Cvijiqi pohon se në Kosovë janë shpërngulur afro 30.000 shqiptarë.
Sipas shënimeve të Karl Saxit në Sanxhakun e Nishit, përkatesisht në kazanë e

Leskovcit ishin 24.000 myslimanë (shqiptarë) dhe 22500 orthodoksë (serbë), në kazanë e Kurshumlisë 19.000 my slimanë, dhe 1500 ortodoksë, në kazanë e Prokuples 15.000 myslimanë dhe 9500 ortodoksë, në kazanë e Vranjës 25000 myslimanë dhe 60500 ortodoksë.8 Sipas Dr Aristides Roukis kazaja e Vranjes kishte 23000 shqiptarë dhe 60500 serbë.
Në raportin e konsullit anglez Blunt dërguar Marquis of Salisbury me 10 maj 1880 nga Selaniku bashkë më raportin e Z. Alvares dërguar Bluntit, flitet për pozitën e muhaxhirëve dhe nu-mrin e tyre. Në raport përveç të tjerash shkruan: „Qëndrimin tim të vënë në Prishtinë dhe në Shkup e shfrytëzova për të marrë informata për sa i përket gjendjes në përgjithësi në këtë Vilajet. Në bisedën e parë me Valiun e Kosovës shkelqësia e tij, duke referuar për gjendjen e muhaxhirëve ose refugjatëve myslimanë nga Kurshumlia, Prokupla dhe nga vendet e tjera, territore këto të përvetësuara tani vonë nga Serbia për shkak të artikujve të Traktatit të Berlinit, deklaroi se tani ata paraqesin vështirësinë kryesore të tij. Numri i tyre, i cili vlerësohet prej 90.000 gjer më 100.000 dhe vendosja kryengritëse e shqetësuan shumë dhe puna për t'u trajtuar ata në rregull është tepër e vështirë.. .". Si shi-het numri i shqiptarëve të emigruar nga mytesarifllëku i Nishit në këtë raport paraqitet shumë më i madh se sa theksohet tek J. Cvijiqi, Pavlloviqi dhe disa të tjerë.
Në një raport dërguar nga konsulli i përgjithshëm i Turqisë thuhet se para aneksimit të qytetit të Nishit nga Serbia, në qytet kishte 300 shtëpi me 1500 shqiptarë. Shtëpitë ishin pronë e shqip-tarëve të pasur. Prej tyre — theksohet në raport — me ardhjen e ushtrisë serbe vetëm 20 vetë i shitën shtëpitë dhe pasuritë e tyre dhe u shpërngulën në Turqi, ndërsa të tjerët u mbyllën në kështjellën e qytetit. Pas hyrjes së ushtrisë serbe në qytet, ata u kthyen në shtëpitë e tyre pasi muarën premtimet se pushteti i ri do të kursente jetën dhe pasurinë e tyre. Në raport theksohet se edhe këta shqiptarë qenë detyruar të shpërnguleshin.
Shqiptarët e vendeve të tjera të rajoniit të Leskovcit, të Prokuples dhe të Kurshumlisë ishin shpërngulur para hyrjes së ushtrisë serbe — thuhet në raport. Për shkak të një qëndrimi të tillë të pushtetit serb dhe bullgar, shqiptarët u detyruan t'i lëshonin vendet e tyre. Në raport jepen edhe tri tabela me emrat, numrin e banorëve dhe numrin e shtëpive. Leskovci me rrethinë kishte 88 fshatra me 3320 shtëpi, prej të cilave 1248 ishin shkatërruar. Pastaj kishte 20677 banorë prej të cilëve 2149 i kishin lëshuar shtëpitë e tyre. Sipas tabelës së tyre, Prokupla kishte pasur 73 fshatra me 1771 shtëpi, shumica prej të cilave ishin djegur apo rrënuar, që kishin pasur 13.230 banorë, prej të cilave 12.875 kishin ikur duke lënë pasuritë e tyre. Sipas tabelës së tretë kazaja e Kur-shumlisë kishte 67 fshatra me 1531 shtëpi. Numri i shqiptarëve që kishin ikur dhe kishin lënë pasuritë e tyre kapte 12.480. Num-ri i përgjithshëm i fshatrave të lëshuara nga shqiptarët arrinte 228, 6522 shtëpi dhe 46.477 banorë.
Se sa i madh ishte numri i shqiptarëve të shpërngulur flitet në raportin e Bluntit pastaj edhe në disa raporte të tjera. Sipas statistikës zyrtare të Serbisë të vitit 1879 në Leskovc kanë mbetur vetëm 154 shtëpi myslimane me 825 banorë që do të thotë jane shpërngulur 846 shtëpi. Në Leskovc që ka pasur 5000 e më tepër banorë myslimanë kanë mbetur vetëm 825, prej tyre 400 myslima-në, (shqiptarë) 120 turq dhe 280 romë. Sipas F. Kanitzit në vitin 1884 me rastin e kalimit të tij përseri nëpër Leskovc prej 900 shtë-pive me 4500 banorë myslimanë kanë mbetur vetëm 60 banorë në 15 shtëpi.

Në regjistrimin e mëvonshëm në kazanë e Pirotit janë gjetur vetëm 159 shtëpi myslimane me 638 banorë që do të thotë të tjerët janë shpërngulur. Sot në rrethet e Bujanovcit, të Preshevës, në Kumanovë dhe vende të tjera gjenden muhaxhirë shqiptarë të ardhur nga kazaja e Pirotit dhe Nishit. Sipas statistikës në kazanë e Prokuples në fshatra kanë qenë 2481 shtëpi turke dhe shqiptare kanë mbetur, vetëm 978 banorë shqiptarë. Në burime theksohet se 750 shtëpi janë krejtësisht të pabanuara, ndërsa për një numër të madh të fshatrave nuk ka shënime sepse janë të zbrazta. Në komunën e Balinovcit theksohet se të gjitha shtëpitë shqiptare janë djegur.Nga rajoni apo kazaja e Kurshumlisë për-veç disa fshatrave të Jabllanicës, të gjithë shqiptarët janë shpër-ngulur. Shqiptarët e kazasë së Vranjës janë shpërngulur në drej-tim të Preshevës, Bujanovcit, Kumanovës, Shkupit dhe në vendet tjera në Maqedoni.
Në bazë të shënimeve të përmendura mund të themi se nga kazaja e Prokuples, Leskovcit, Nishit, Vranjes, Kurshumlisë dhe Pirotit numri i shqiptarëve të shpërngulur në Kosovë, Maqedoni, Turqi dhe vende tjera ka qenë shumë më i madh. Në qoftë se bazohemi vetëm në shënimet në të cilat mbështetet Vidosava Nikoliq-,Stojançeviq, Jovan Haxhivasileviq, Saxi dhe disa të tjerë shifet se në kazanë e Nishit kishte 2000 shtëpi myslimane, të Pirotit 800 shtëpi, të Leskovcit 1000 shtëpi, Prokupjes 2504 shtëpi, Kurshumlisë 1950 shtëpi, dhe në kazanë e Vranjes 25.000 shqiptarë që do të thotë afro 10.000 shtëpi. Nëqoftë se çdo shtëpi kishte mesatarisht 6—8 antarë, numri i shqiptarëve të shperngulur do të arrinte deri në 80.000. Në një raport theksohet se Maqedonia ishte ndër krahinat ku në vitet 1877—1878 ishin grumbulluar shu-më emigrantë. Një pjesë e popullsisë turke, që do të thotë edhe shqiptare, përkatësisht shumica e saj pas rënies së krahinës së Nishit dhe Leskovcit nën sundimin serb u grumbullua në vilaje-tin e Kosovës dhe të Selanikut. Në stinën e dimrit të vitit 1877— 1878 numri i emigrantëve që përfshiu këto dy vilajete ishte afër 300.000 veta. Gjatë vitit 1878— nëpërmjet të Selanikut një numër i emigrantëve u dërgua në Anadoll dhe Siri. Në raport theksohet se me dhënien e disa territoreve Malit të Zi numri i emigrantëve u shtua më tepër. Sipas pohimit të dokumentave të lartpërmendura shihet se në fillim të dimrit të vitit 1878—1879 në Maqedoni ende gjenden 60.000 familje të emigrantëve turq.
Për shkaqet e shpërnguljes së shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit ka mendime të ndryshme. Me Paqen e Shën Stefanit me 3 mars 1878 Rusia krijoi Bullgarinë e Madhe, Serbia duhej të zgjerohej në drejtim të Novi Pazarit kah Kosova me një pjesë të territorit të Sanxhakut të Prishtinës. Kongresi i Berlinit ndryshoi Vendimet e Shën Stefanit. Në Kongres Austro-Hungaria arriti që t'a largojë Serbinë nga Sanxhaku i Novi Pazarit dhe rajoni i sanxhakut të Prishtinës, por definitivisht asaj iu dhanë kazatë e sanxhakut të Nishit me Nishin, Pirotin, Prokuplen, Kurshumlinë dhe Vranjen, rajone të banuara dhe me shqiptarë, të cilët u shpërngulën në kiishte të vështira.
Monarkia e Danubit në, Kongresin e Berlinit kërkoi me këmbëngulje që Serbia të zgjerohet në juglindje duke i dhënë territorin e Sanxhakut të Nishit në vend të territorit të Sanxhakut të Novi Pazarit dhe të nje pjese të Sanxhakut të Prishtinës, që ia kishte dhënë Rusia me Paqen e Shën Stefanit.Austro-Hungaria e konsideronte Vilajetin e Kosovës si territor të zonës së vetë të influencës/6 prandaj donte që ta largonte Serbinë nga kjo trevë. Si duket princ Millani e kishte pëlqimin e Monarkisë dhe duart e lira që pa kushte dhe me forcë t'i shperngulte shqiptarët nga rajoni i sanxhakut të Nishit. Nuk ka burime të sakta që flasin për një marrëveshje të tillë të Serbisë dhe të Austro-Hungarisë, por në bazë të disa raporteve të tjera shihet se për një shpërngulje të tillë masive përgjegjësia u mbetet Qeverisë serbe dhe asaj austro-hungareze. Princ Millani për të realizuar këtë qëllim gjeti përkrahjen e Austro-Hungarisë. Ai dëshronte që Sërbia të bëhej një shtet me popullsi thjesht serbe, e aq
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: SHPËRNGULJA E SHQIPËTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT
më tepër kur frigohej nga kombinimet e Puqive të Mëdha dhe nga mundësia e kthimit të sundimit turk në këto rajone. Në anën tjetër diplomacia austro-hungareze e nxiti princ Millanin që t'i shpërngulte me forcë shqiptarët me qëllim që të krijonte një bazë antagonizmi në mes të serbëve dhe shqiptarëve që në të ardhmen të likuidojë mundësitë e afrimit politik midis ketyre dy popujve, pastaj të likuidojë pretendimet e Sërbisë ndaj vilajetit të Kosovës të cilin e kishte në planet e saj pushtuese. Prandaj Austro-Hungaria dëshironte që ta orientonte Sërbinë kah juglindja sa më larg Vilajetit të Kosovës.Austro-Hungaria e përkrahur nga Gjermania dëshironte që në Kosovë të krijonte një popullsi armiqësore ndaj Ser-bisë, për t'i penguar aspiratat e saja në këtë drejtim. Qëllimet e Austro-Hungarisë ishin identike me aspiratat dhe motivet kryesore të Qeverisë serbe, e cila, pa menduar për pasojat, ndërmori një hap të tillë. Austro-Hungaria dhe Serbia donin të paralizonin kërkesat e Portës së Lartë që mund të shtroheshin në Kongresin e Berlinit për t'i kthyer disa krahina që i humbi në fushën e luftës e sidomos ato vende që ishin me popullsi myslimane. Në këtë rast ajo mund të kërkonte kthimin e territorit të Sanxhakut të Nishit, dhe mbështetej në popullsinë myslimane (shqiptare), të cilën e konsideronte si popullsi të veten.
Princ Millani, qysh në fillim të luftrave edhe më parë, e kishte për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve nga ky rajon.Qeveria Serbe për të realizuar qëllimet e veta qysh në kohën e luftës së parë të pasuksesshme më 1876 ndërmori masa që ta pengonte largimin e popullsisë serbe nga rajonet e luftës. Në një shkresë në lidhje më të emigruarit nga krahina e luftës 1876—1877 drejtuar të gjithë udhëheqësve shtëterorë të qarqeve dhe të Be-ogradit shkruhet: „Interesi i popullit serb është që tanët mos t'i lëshojnë shtëpitë e tyre në Turqi dhe të kalojnë tek ne, sepse në vendet e tyre do të vendosen çerkezët dhe shqiptarët" Se sa i interesuar ishte princ Millani për shpërnguljen e shqiptarëve nga ato vende më se miri shihet se si deri në fund kur caktohej vija e demarkacionit në mes të Serbisë dhe të Turqisë, pastaj edhe vija luftarake definitive të shumtën qëndronte në Nish, prej nga e ndiqte situatën dhe shpërnguljen e shqiptarëve.
Shqiptarët janë shpërngulur në kushte shumë të vështira në dimër të viteve 1877—1878, masivisht, kanë lanë shtëpitë dhe gjënë e gjallë, me fëmij në dorë, këmbë pa ushqim, zbathur e zhveshur. Pasardhësit e parë të muhaxhirëve gjithnjë e kanë në kujtim shpërnguljen e tyre dhe pohojnë se me rastin e hikjes se disa kanë harruar edhe fëmijët e vegjël në djep. Shpërngulja ishte e tmerrshme dhe e vështirë. Shumë prej tyre janë ngrirë nga të ftoftit dhe kanë vdekur gjatë rrugës. Me rastin e hyrjes të ushtrisë serbe në disa pjesë të territoreve të çliruara janë gjetur shumë vendbanime të zbrazta dhe krahina të tëra. Shpërngulja e tyre fillon qysh në luftën e parë të pasuksesshme me 1876 dhe gjer në fund të vitit 1878 e edhe më vonë. Në një raport shkruhet se në krahinën e nahijes së Leskovcit me rastin e depërtimit të ushtrisë serbe në „Pustoreçki arnautlluk" kanë qenë 53 fshatra shqiptare me 2700 shtëpi, të cilat kishin mbetur vendbanime të shkreta pa banorë, përveç ndonjë familjeje shqiptare që kishte ikur në mal.Në rregullimin e ri administrativ këto fshatra nuk janë përfshirë në asnjë komunë, sepse në to nuk ka banuar askush.
Për mënyrën e shpërnguljes së shqiptarëve një mësues i atëhershëm i Leskovcit, Josif H. Kostiqi shkruan: „ka pasur shumë turq të cilët zhveshur e zbathur, nëpër të ftoftit më të madh të dhjetorit, nëpër borë i lanë në Leskovcë shtëpitë e tyre me plotë gjëra. Atë natë shumë fëmijë me qerre apo në djep në krahët e nënave kanë vdekur nga të ftoftit e madh deri sa familjet turke kanë hikur përgjat luginës së lumit Morava nëpër të ftoftit më të madh. Pranë rrugës gjatë grykës së Gërdelicës, deri ke Vranja dhe Kumanova, nga janë tërhequr familjet turke shihen fëmijët e hudhur, të vdekur, dhe pleqtë e ngrirë. Tërheqja ishte tragjike, buajt dhe qetë i tërhiqnin

ngadalë qerret nëpër borë, e saja kishte pak.. .".Në disa raporte dlie akte të pushtetit te ri theksohet se shqiptarët gjatë shpërnguljes e kanë plaçkitur popullsinë serbe. Nga shenimet e Josif H. Kostiqit shihet më së miri se sa kishin mundur shqiptarët të plaçkisin pasurinë e të tjerëve. Këtë e vërteton edhe më mirë një raport tjetër, në të cilën shkruhet: „nga ushtarët tanë të cilët i ndiqnin turqit pas thyerjes së tyre në Gërdelicë, në Pirot dhe Vranje, kam ndëgjuar se kanë hasur në grupe të të hikurve të turqve ne gjendjen më të mjerë, atë që kishin marrë nga pasuria me vete për ta shpëtuar e kishin hudhur rrugës për të ikur më lehtë. Shumë shtazë nga lodhja dhe uria janë gjetur gjatë rrugës të ngordhura, ose nga akulli dhe rrëshqitja, të copëtuara. Fëmijë të hudhur, të humbur ose gjysmsë të vdekur nga lodhja dhe uria. Disa ishin të enjtur dhe të fryrë. Disa i lëshonte shpirti atëherë kur tanët i ushqenin, apo kur ysh-qimin në vedi e merrnin.
Në pozitë edhe më të vështirë ishin shqiptarët që nuk kishin mundur të shpërngulen me kohë. Në një raport të administratës të pushtetit të ri serbë shkruhet: „Sot erdhi Sali Rika i parë i fshatit Pllana e Madhe në nahijen e Prokuples dhe tha: në fshatin tim ka më teper se 100 shtëpi vetëm shqiptarë. Me ardhjen e ushtrisë serbe në këtë anë i gjithë fshati është shpërngulur në hikje dhe askush nuk e ka kundërshtuar me armë ushtrinë serbe. Tash në këtë kohë të ftohtë fëmijtë në male do të vdesin nga acari. Unë që kam ardhur në pushtetin serb i lutem që mos t'i shqetësojë familjet e tyre, të cilët do të kthehen nga mali në shtëpitë e tyre, e unë për të gjithë ata të cilët i ndëgjojnë këshillat e mia dhe bashkë me mua do t'i përkulen pushtetit serb, garantoj me jetë dhe me pasurinë time".Për t'i garantuar më mirë pushtetit Sali Rika solli me vedi edhe dy dëshmitarë: Mehmed Aliun edhe Mahmut Berrallën. Kjo do të thotë se në fshatin Pllanë e Madhe edhe pasi kishte hyrë ushtria serbe kishin mbetë në male shumë familje të hikura shqiptare. Mirëpo më vonë, në tërritorin që shtrihet në mes të Kurshumlisë dhe të Prokuples nuk ka mbetur asnjë shqiptar, sepse qenë detyruar ta lëshonin vendin dhe të shpërnguleshin në drejtim të Kosovës. Nga raporti shihet se shqiptarët nuk e kanë kundërshtuar ushtrinë serbe me armë, si e theksojnë disa historiografë të mëparshëm.
Për pozitën e vështirë të muhaxhirëve shqiptarë dhe për ata që kishin mbetur, në një raport dërguar Marquis of Salishury me 26 nëntor 1878 shkruhet: „Dëgjoj se kohëve të fundit Qeveria Serbe po sillet me egërsi të madhe dhe të panevojshme, mizorisht ndaj shqiptarëve në krahinat e dorëzimit. Nëse informata ime është e saktë dhe kam plot arsye të besoj se është e tillë, banorët paqedashës dhe punëtorë në mbi 100 fshatra shqiptare në luginën e Toplicës dhe të Vranjës u dëbuan nga serbët në mënyrë të pamëshirshme nga konaqet e tyre. Që nga fillimi i këtij viti këta njerëz fatkëqinj janë duke shtegtuar poshtë e lart, duke vuajtur nga uria në vendin e egër përtej kufirit të ri serb. Ata nuk kishin leje të mbledhin te lashtat e tokës së tyre, të cilat korreshin nga ushtarët serbë më gjithqë hërëpasherë dërgonin delegatë dhe shumë peticione Qeverisë Serbe duke i ofruar në mënyrë përulëse nënshtrimin e tyre dhe duke premtuar se do të bëhen të nënshtruar besnikë të princit Millan. Në një letër datuar më 24 korrik 1879, si duket shkruar nga M. Obrenoviqi dërguar J. Ristiqit përveç të tjerash thuhet, se me rastin e vizitës në Qarkun e Toplicës gjithë treva (krahina) prej Merdari deri ke Prokupla është e zbrazët, dhe duhet të bëhët e banuar. Do të jetë vështirë — thuhet në letër të popullohet ana e djathtë e Toplicës derisa mos të zgjidhet çështja e kthimit të shqiptarëve, sepse ata kanë qenë kryesisht atje me vendbanime. Ana e majtë e Toplicës është e banuar dobët gjithashtu ka vetëm 3—4 shtëpi. Është e nevojshme që ato vende të banohen me popullsi të krishterë, e cila më vonë do të shërbente si mburojë kundër depërtimit të popullsisë shqiptare. Në letër shifet se M. Obrenoviqi shprehet kundër kthimit te shqiptarëve, bile thekson se Z. Gould shpesh e mërzit në lidhje me çështjen e

kthimit të shqiptarëve në vendet e tyre. M. Obrenoviqi në letër shfaq gëzimin që turqit e kane zakon të vonohen në bisedime në lidhje me pagimin e damshpërblimit si dhe të pasurisë së muha-xhirëve shqiptarë.
Qeveria Serbe qysh në fillim të janarit të vitit 1878 e nxorri ligjin e përkohshëm për rregullimin dhe banimin e krahinave të zbrazura. Për krahinat e zbrazura kanë qenë të interesuar të hikurit e krahinave ende të paçliruara nga turqit, pastaj edhe ata të cilët muarën pjesë në Luftën e parë dhe të dytë, banorët nga rrethina e Knjazhevcit, Krushevcit, Ak Pallankes, Pirotit nga Novi Pazari dhe të disa krahinave të largëta jashtë kufijve të principatës serbe, të cilët filluan në masë të vinin në viset e zbrazura e në pasuritë e lëshuara duke kërkuar nga pushteti leje për vendosje, ose vendoseshin vetë pa lejen e pushtetit.Në një telegram nr. 23 datuar me 21 shkurt 1878 dalë nga administrata e Prokuples dhe Nishit e dërguar anëtarit të Qeverisë, ministrit të arsimit dhe të çështjeve kishtare Z. Alimpije Vasileviqit shkruante: „Nga rrethi i Aleksincit, Krushevcit, dhe Knjazhevcit vjen populli këndej në grumbuj me qëllim që të vendoset në fshatrat e lëshuara shqipta-re, posa vendosen paraqiten, kërkojnë ndihmë në ushqim dhe për farë. Shumë kanë leje nga pushteti i atëhershëm, nuk ka mundësi që ardhjen e tyre ta pengojë.. .".Siç shihet vendosja e popullsisë serbe në territoret e zbrazura i ngjante një kolonizimi të një toke të re, të zbuluar dhe të pabanuar. Popullsia në këto vende është vendosur pa lejen e pushtetit. Kjo e ka keqësuar më tepër pozitën e atyre shqiptarëve që nuk kishin mundur të largoheshin me kohë. Pasojat e shpërnguljes së shqiptarëve nga ato vise ishin mjaft të mëdha, sidomos për keqësimin e marrëdhënieve të këtyre dy popujve që me shekuj kanë jetuar bashkarisht. Qeveria Serbe duke parë planet pushtuese të Austro-Hungarisë drejtuar nga vilajeti i Kosovës si dhe nga frika e largimit të popullsisë serbe nga ajo anë, në ç'mënyrë rrezikoheshin interesat e Serbisë në të ardh-men, mori disa masa, por jo serioze, për kthimin e shqiptarëve në vendet e tyre. Kthimi i shqiptarëve në vendet e tyre në këtë kohë ishte i pamundur, sepse vendet e tyre ishin zënë nga popullsia serbe.
Duhet theksuar se gjatë operacioneve të luftës 1877—1878 disa gjeneralë të ushtrisë serbe të cilët i dinin pasojat e shpër-nguljes së shqiptarëve, kishin kundërshtuar shpërnguljen e tyre, bile me disa proklamata i kishin ftuar shqiptarët që mos të lar-goheshin nga vendet e tyre. Në një proklamatë të tillë shkruhet: „Urdhëroni që sa më tepër të veni kontakt me shqiptarët dhe për-piquni që askund dhe asnjëherë mos t'u bëhët ndonjë e keqe. Në çdo vend ku ata nuk kanë qëndrim armiqësor ndaj ushtrisë' sonë, në qoftë se tregohen si miq tanët, edhe nga ana e jonë të tregohet çdo miqësi. Shtëpitë e tyre familjet dhe pasuria e tyre të jenë në Sigurinë e plotë". Në qarqet sunduese serbe kishte divergjenca dhe mospajtime në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve, sidomos në mes kuadrit ushtarak dhe autoriteteve të pushtetit. Dihet se shqiptarët nuk u përgjigjeshin proklamatave të ushtrisë serbe, sepse nuk kishin garanci dhe siguri se do t'i linin të qetë në vendet e tyre.
Fuqitë e Mëdha, sidomos Anglia dhe Pranca, nën ndikimin e Portës së Lartë dhe në bazë të nenit 39 të Marrëveshjes së Berlnit bënin presion mbi Qeverinë Serbe për lejimin e kthimit të aty re shqiptarëve që e deshironin këtë si dhe për kompensimin e pa-surisë së tyre. Mirëpo edhe diplomacia evropiane nuk kishte në lidhje me këtë çështje qëndrime të vendosura, sepse më parë në marrëveshjen e Berlinit shtetet evropiane kishin inauguruar një nolitikë të tillë. Kjo shihet nga neni 39 i Marrëveshjes së Berlinit, në të cilin shkruhet: „Myslimanët të cilët kanë pasuri në tokat që i jane bashkuar Serbisë e që dëshirojnë të vendosen jashtë princi-patës, pasurinë e tyre të palëvizshme në Serbi mund t'a mbajnë, ose t'ua japin me qesim të tjerëve".

Disa historiografë të mëparshëm në punimet e tyre përpiqen të dëshmojnë se gjoja në kohën e shpërnguljes së shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit ishte bërë një këmbim i popullsisë, sepse gjoja edhe nga vilajeti i Kosovës ishte shpërngulur popullsia serbe. Kjo nuk mund të qëndrojë si fakt vërtetë në shkencë. Atëherë nga Vilajeti i Kosovës ishte shpërngulur një numër i vogël i serbëve, të cilët duke qenë të pakënaqur me pushtetin turk kalojnë në Serbi, në Vojvodinë apo në territorin e Sanxhakut të Nishit. Nuk knë baza të së vërtetës pohimet se muhaxhirët shqiptarë të shpërngulur nga Sanxhaku i Nishit në Kosovë kishin bërë zullume të mëdha në popullsinë serbe, dhe se ata ua kishin marrë tokat e tyre. Një gjë të tillë nuk e toleronte pushteti turk. Dihet se muhaxhirët janë vendosur më së shumti në fshatrat e çerkezëve, të cilët patën shkuar në Turqi, në fusha dhe pyje të paçelura, në tokat e agallarëve dhe bejlerëve, si çifçinjë. Këtë e vërteton edhe një raport datuar me 30 maj të vitit 1879 i Qeverisë Serbe, në të cilin thuhet se shqiptarët, të cilët hikën në kohën e luftrave nga Serbia, shumicën e tyre pushteti turk e vendosi në fshatrat e çerkezëve në Kosovë.
Shumica e muhaxhirëve shqiptarë u vendosën në Vilajetin e Kosovës, në sanxhakun e Prishtinës, sidomos në kazanë e Vuçitërnës, të Gjilanit, të Mitrovicës, e më pak në Rrafshin e Dukagjinit. Një numer i tyre u vendosën në Maqedoni, në Kumanovë, Shkup, në Koçane, Pollog, Kërçovë. Disa shkuan në Turqi dhe në Shqipëri. Ata u gjendën në një pozitë shumë të vështirë ekonomike. Kjo shihet nga ankesat e tyre dërguar Kongresit të Berlinit, Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë. Në një letër që i dërguan muhaxhirët Kongresit të Berlinit kërkojnë që të ndërprehen zullumet, sidomos të bullgarëve si dhe t'u bëhej e mundur atyre që të kthehen përsëri në trojet e tyre. Në këtë letër të cilën e nën-shkruajnë Ali Shaqiri dhe Ismail Abdullahu në emër të afro 3000 shqiptarëve të hikur nga rrethina e Nishit, Leskovcit, Vranjes dhe Kurshumlisë, përveç tjerash thuhet se gjendja e të ikurve është tejet e rëndë, fëmijët janë të sëmurë, nuk i kanë as gjërat më të nevojshme për të mbajtur shpirtin, prandaj lutet paria e Evropes që të dërgohet një komision dhe ndihma të tjera për ata të cilët i kishin humbur të gjitha papritmas. Në një telegram të dërguar nga Prishtina më 25 maj të vitit 1878 shkruhet: „5000 të ikur nga rrethina e Vranjes kanë lënë pas të vdekur, të plagosur dhe të zënë rob nga ushtria bullgare. Ata nuk kanë kursye as njerëzit, e as kafshët që t'i shashtrisin njerëzit e pafajshëm vetëm e vetëm që te marrin arratinë".
Fakte për popullsinë shqiptare të Sanxhakut të Nishit
-Nova Enciklopedia. A-K. V.Karagjiq Beograd 1997. Fq.481: Dardanët fis Ilir, popullonin krahinat rreth Moravës Jugore, Ibrit dhe Toplicës, nga Shkupi në jug e deri në Nishë në veri. Fq.929: Teritori i Kosovës në kohën e Dioklecianit ishte provincë e veçantë dardane. Fq.801: Në shek.VII popullimi sllav ka përfunduar, dhe vendosja e tyre në Ballkan kontriboi në forcimin e Bizantit politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Shtetet e para: Karantania, Kroacia, Zeta dhe Rashka, nën ndikimin e Bizantit pranuan krishterimin.
-Dr.Zhivadin Joviçiq, Libri(Kniga): Srbija Geografska Stvarnost i Vizija. Beograd 1992. Fq.(str.)18: Pas vdekjes së Car Dushanit më 1355 ka ardhë deri te rënia e fuqisë së mbretërisë Serbe dhe njëkohësisht vjen deri te depërtimi i turqëve në Siujëdhesen Ballkanike.
-Dr.Milovan Obradoviq, Libri(Përparimi 4) 1989 Prishtinë, Fq.445-6: Në Betejën e Kosovës udhëpërshkruesit turqë thonë se Lazarit i ndihmuan bullgarët,shqiptarët,vllehët,hungarezët,gjermanët dhe çekët....Bajaziti e përshkruan vdekjen e Muratit dhe thotë se atë e vrau ''me emrin Milosh Kopiliqi''...nga Kosova.
-Nova Enciklopedija Jugosllavie 6 Zagreb 1965 Fq. 296: Nga Diokleciani, Nishi i
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: SHPËRNGULJA E SHQIPËTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT
takonte provincës së Dardanisë. Konstantini i Madh ishte i lindur në Nishë.
Me reformën administrative 1868 qarku i Nishit (mutesarifluk) me rrethet: e Nishit, Pirotit, Trinit, Prokuples, Kurshumlis, Leskovcit dhe i Vranjes përfshiheshin brenda vilajetit të Kosovës.Fq.363: Me hatisherifin e vitit 1833 Sërbia teritorialisht u zgjerua me 6 nahije...
-S.Stojanoviqi, Prilozi prouçavanja narodne poezie (kontribut i studimeve të poezisë popullore), Vol.7 mars 1933 shkruan: Se deri në vitin 1500 nuk ka as një gjurmë serbe në Kosovë, po në Fq.187 të nr.II. v.1938 e njejta revistë shkruan: se Ohri me rrethinë krejtësisht është i banuar me Shqiptarë.(marrë nga libri Universiteti i Prishtinës Fak. i Shkencave Matematiko-Nat.Buletini 12 Prishtinë 1998 Kosova dhe shqiptarët, Sherif Maloku, Gani Gashi).
-Vasa Çubriloviqi ''Politiçki uzroci seoba na Ballkanu od 1860-1880, GGD, Beograd 1930: për habi pranon se viset e Prokuples, Kurshumlisë, Leskocit deri në Nish quheshin ''Shqipëria në Toplicë''.(''Arrnautlluk u Toplici'') po libri buletini 12.
-Dr.Zh.Joviçiq,Fq.16 shkruan: Sipas mendimeve të disa hulumtuesve në kohën e kryengritjes së II-ë serbe më 1815, Sërbia kishte rreth 473.000 banorë.Pas bashkangjitjes së 10 qarqeve principatës serbe më 1833, M.Obrenoviqi urdhëroi regjistrimin më 1834, ku u doli numri prej 678.192 ban.
Me hatisherifin e veçant pranohet autonomia e principatës serbe me madhësinë e teritorit prej 37.000 km.2
Më 1878 Serbia fitoi 4 qarqe të reja (të Nishit, Pirotit, Vranjës dhe Toplicës), prandaj numri i banorëve të sajë, sipas regjistrimit të vitit 1884 Sërbia kishte 1.901.736 ban.
Në Kongresin e Berlinit më 1878 Sërbisë iu dha suverniteti i plotë dhe e zgjeroi teritorin e vet në 48.000 km.2 (duke ia bashkangjitur 4 qarqet e jugut).
-Kniga (libri) Kosovo-Kosova Beograd 1973 (Grupa autora serba i albanaca-veçina serba-grup aut.serbë dhe shqiptarë shumica serbë) Str.(fq.)146-7: Turqit dhe shqiptarët filluan të shpërngulen menjëherë pas kryengritjes së I-rë serbe dhe kjo zgjati gjatë tërë kohës së sundimit të Milloshit, Milloshi u angazhua pranë autoriteteve turke qyshë në v.1820 rreth shpërnguljes se shqiptarëve nga ato 6 nahije te cilat iu aneksuan Serbisë vetëm në v.1833. Një pjesë e tyre vendoset në Kosovë....
Fq.169-170: Pas luftave 1876-8 kur valë-valë kemi shpërnguljen e shqiptarëve nga Serbia dhe vendosjen në Kosovë...Qeveria serbe, me gjithë premtimet e dhënë shqiptarëve se nuk do ti prekë,...shpërnguli me dhunë më se 30.000 shqiptarë nga Kurshumlia, Prokupla, Toplica, Leskovaci, Vranja dhe viset e afërta....Shumë vise mbetën të shkreta,...që të krijoj shtetin thjeshtë serb...lufta nën parullën ''për kryq të ndershëm dhe liri të artë''.
Ndërkaq para këtyre luftave, sipas burimeve, në rrethin e Prokuplës kishte 2.054 shtëpi shqiptare dhe 2.031 serbe; në rrethin e Kurshumlisë kishte 1.539 shtëpi shqiptare dhe 638 serbe, në nahinë e Leskovacit, më 1859, nga 320 fshatra 180 ishin ''arnautë''., në Pustarek 1530 shtëpi ''arnautësh'', 63 serbësh dhe 60 jevgj, kurse Veternica...llogaritejse gjindet në ''Arnautlluk''. Me vajtjen e shqiptarëve rrethi i Kurshumlisë mbeti gati pa banorë....
-Sabit Uka, Libri Shpërngulja e shqiptarëve nga Serbia Jugore 1877-8 bot.Prishinë 1991 fq.73: Identifikimi i Shqiptarëve në Turq. Popullata shqiptare dhe boshnjako-hercegovace qysh në kohën e M.Obrenoviqit u detyrua të tërhiqej nga viset e gjëra të këtyre trevave duke u përqendruar në trojet e Serbisë Jugore, kështu që disa vise, sdm. Toplica, Jabllanica etj. quheshin Arnautlluk. Këto vise Arnautlluk i quante aso kohe edhe vetë ministri i Serbisë, Jovan Ristiqi.
Dr.Sabit Uka, libri 4 Jeta dhe veprimtaria e shqiptarëve të Sangjakut të Nishit fq.90: Një shënim i Tihomir R.Gjorgjeviqit që bën fjalë për Valevën na bindë se si ndryshonte numri i banorëve të një qyteti gjatë një lufte... Valeva para Luftës

Austro-Turke (1788-1791) kishte shqiptarë dhe 200 shtëoi krishtere (serbë etj.). Disa familje shqiptare janë asimiluar. Sipas shkencëtarit të njohur Bariq banorët serbë etj që mbajnë kuptimin patronimik Arnautoviq e ruajnë gjurmën e etnosit të mëparshëm.....
Fq.92 Radoshin Trbjeshanin në veprën e tij lidhur me ngjarjen e kryengritjës së parë Serbe thotë: Shumica absolute e banorëve shqiptarë shpërngulet nga qytetet përkatësisht nga qyteza të shumta si nga: Karanova, Krushevci, Paraqini, Rozhanji, Smedereva, Klladova, Beogradi, Shabaci, Aleksinci dhe nga shumë qytete e qyteza të tjera si dhe nga disa pallanka të atyre trevave....
-Sipas Tihomir Gjorgjeviqit në qytete e qytezat të Pashallëkut të Beogradit, shumica e banorëve përbëhej nga ''turqit''. Kjo e dhënë e tij e forcon praninë e madhe të shqiptarëve, boshnjakëve etj.
Fq.99 Dr.Radmilla Triçkoviq: Shqiptarët kryengritës i kishin pezulluar asokohe(1785) shumë rrugë të rrethines së Krushevcit, të Pustarekës, të Toplicës, të Kadillëkut, të Leskocit, të Nishit dhe të Beogradit. Pra i kishin bllokuar rrugët, të cilat shpienin për Nish, Beograd, Pirot, Vranjë, Novi-Pazar, Prishtinë etj.
Fq.89: Qytete dhe qyteza në të cilat kishte edhe shqiptarë, ishin: Beogradi, Smedereva, Klladova, Jagodina, Ada-Kala, Karanova, Poreçi, Qupria, Rudniku, Kurusheva, Aleksinci, Uzhica, Shabaci, Paraqini e Negotini. Në disa nga këto qytete si në Smederevë, Klladovë dhe Qupri kishte me shumë shqiptarë se sa serbë.
Shqiptarë kishte edhe në gjashtë nahitë tjera, të cilat Serbia më 1833 ia bashkoi Pashallëkut të Beogradit megjithë se nepër këto qytete deri në v.1867 pat boshnjakë, shqiptarë, turq etj. Këto gjashtë nahi ishin: nahia e Rozhanjit, e Krushevcit, e Timokut, e Sokolcit, e Paraqinit dhe nahia e Negotinit.
Shqiptarë kishte edhe në disa pallanka 9 qyteza si në : Teki Pallank, në Pallankën e Hasan Pashës në Lipnicë etj.
Shqiptarë kishte edhe përbri rrugës Beograd-Nish....2.000 familje shqiptare pushteti lokal osman i kishte detyruar të shpërngulen nga Beogradi dhe Vidini i Bullgarisë....
Fq.91: Largimi i parë i banorëve shqiptarë nga Pashallëku i Beogradit u bë sdm. gjatë luftës Austro-Osmanë(1788-1791) dhe gjatë periudhës 1789-1809.
Popullsia shqiptare e këtyre viseve u detyrua te ikë të shpërngulet edhe gjatë kryengritjes së parë (1804-1812) dhe të kryengritjës se dytë sërbe (1815).
Shpërngulja e etnosit shqiptarë vazhdon edhe gjatë periudhës (1815-1839) dhe (1841-1867) sdm. ajo pas vitit 1844 me hartimin e Naçertanies të Garashaninit për pastrimin e Vendit nga elementi i huaj jo serbë.
-S.Uka, libri 1, Dëbimi i shqiptarëve nga Sangjaku i Nishit, fq.185: Në Sërbinë Jugore në prag të luftrave më 1877-8 kishte më tepër se 640 fshatra të banuara me popullsi shqiptare, ku rreth 370 fshatra ishin të banuara me shumicë absolute shqiptare, kurse rreth 245 me popullsi shqiptare e serbe, me 158.968 banorë shqiptarë (në qarqet e dikurshme:Vranjë, Jabllanicë, Leskovc, Toplicë) dhe në qytetet Prokuple, Kurshumli, Leskovc, Vranjë, Nish, Pirot, Bella Pallank e qyteza të tjera) me pakicë edhe deri në Beograd e Vidin të Bullgarisë.
Fq.187: Përpjekjet e pseudoshkencëtarëve të ndryshëm serbë që shpërnguljen e shqiptarëve të viteve 1878-8 por edhe më vonë, ta minimizojnë, (kinse nuk është shqiptare por turke).... Me arsyetimin se muslimanët nuk donin të qëndronin në shtetin e ri, ku nuk përfillej si më parë feja islame....
S.Uka, në libin 5, Gjurmë mbi shqiptarët e Sangjakut të Nishit, fq.292 shkruan: Arritëm te konstatojmë se mëse 400 vendëbanime, thuajse thejshtë shqiptare dhe rreth 300 vendbanime me popullatë të përzier ; shqiptarë, serbë etj. Dhe numri i banorëve shqiptar në kohën e dëbimit të shqiptarëve 1877-8 nga viset e sipërmendura kapte më se 200.000 banorë.

Similar topics
» TOPLICA DHE SANXHAKU
» Identiteti i Vertete i Shqipetareve dhe Debati Mes Kadares dhe Qosjes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi