Adelina Tahiri operon sytë në Turqi
2 posters
Faqja 1 e 1
Adelina Tahiri operon sytë në Turqi
Këngëtarja shkupjane Adelina Tahiri këto ditë ka udhëtuar për në Turqi, me një motiv krejt të ndryshëm nga herët e tjera. Është mësuar se vizita e saj i dedikohet një konsulte mjekësore që ka kryer këngëtarja në një klinikë turke, për të realizuar një ndërhyrje kirurgjikale në sy.Adelina që në moshë të vogël ka pasur problem me sytë dhe tashmë që ajo ka mbushur 18 vjeçe është parë e arsyeshme që t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të tillë, me qëllim që të mos ketë dëmtime të mëvonshme. Gjithkush do të habitet kur të mësojë këtë lajm, pasi Adelina njihet si një nga femrat e muzikës me sytë më të bukur, por ja që bukuria e syve nuk shkon paralelisht me shëndetin e aparatit të shikimit. Natyrisht, këtë problem, këngëtarja me sy të shkruar me siguri do e tejkalojë lehtë dhe ne i urojmë që të bëhet mirë sa më shpejt. Po kështu, është mësuar se këngëtarja e “Bad boy” duhet të kishte udhëtuar më herët në drejtim të Turqisë, por obligimet në muzikë nuk e kanë bërë të mundur këtë udhëtim. Aktualisht fansat e saj mund të shijojnë këngën e re të realizuar edhe me klip prej saj, të titulluar “Bad boy”. Këngëtarja prej disa kohësh është përfolur për një lidhje sentimentale me futbollistin e njohur shqiptar, Lorik Cana, i cili aktualisht jeton në Turqi, në drejtim të së cilës Adelina ka udhëtuar shpesh këto kohë. Nuk dihet nëse gjatë këtij udhëtimi ajo do të shfrytëzojë kohën për të pasur ndonjë takim me Lorikun, pasi i duhet të kthehet përsëri në Shkup sepse e presin koncerte, si dhe realizimi i këngëve për albumin që tashmë ka nisur ta realizojë. Standard
Re: Adelina Tahiri operon sytë në Turqi
te kaluara...............
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Adelina Tahiri, sa vjet i ka mbush?
» Adelina Tahiri arratiset ne Amerike
» Adelina Tahiri ju thotë “Mjaft”
» Adelina Tahiri xhiron klipin e ri, ku shfaqet si boksiere
» Adelina Tahiri pëlqen të jetë mashkull
» Adelina Tahiri arratiset ne Amerike
» Adelina Tahiri ju thotë “Mjaft”
» Adelina Tahiri xhiron klipin e ri, ku shfaqet si boksiere
» Adelina Tahiri pëlqen të jetë mashkull
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi