Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mbreti Zog i I People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mbreti Zog i I People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbreti Zog i I

Shko poshtë

Mbreti Zog i I Empty Mbreti Zog i I

Mesazh nga WebMaster Mon 3 Aug 2009 - 7:24

Mbreti Zog i I
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani
kandidatë independentë në disa
prefektura si Korça. Me shum përpjekje ata
sigurojshin disa vota por, me sa di vet,
asnjiherë nuk u zgjodhë nji deputet inde-
pendent. Kabineti emnoheJ' nga kryetari i
shtetit dhe votbesimin e parlamentit e
kishte të siguruem derisa gëzonte besimin
e Mbretit.

Projekt ligjet hartoheshin nga Këshilli i
Shtetit, nji prej enteve ma të vlefshme të
Monarkis. Në periudhën e tij ma pjellore,
Këshilli i Shtetit kryesohej nga Mehdi
Frashëri. Me iniciativën e tij, Shqipnija u
pajisë me nji varg kodesh ligjuere, adaptue
nga legjislacioni ma i përparuem i
perëndimit. Kodi Civil, Kodi Penal, Kodi
Tregetar dhe Keshilli Kontrollues janë disa
nga veprat ma të çmueshme të periudës së
pamvarësis. Barazija e grues me burrin,
përdorimi i operacioneve bankare në
tregëtin e mbrendëshme dhe sidomos të
jashtme, sistemi metrik për matje dhe
peshim, etj., janë hapat drejt oksidentalizimi
të Shqipnis qi erdhën si pasoje e vuemjes ne
zbatim të këtyne ligjeve.

Projektligjet e pregatituna nga Këshilli e
Shtetit i parashtroheshin parlamentit për
aprovim. Ky nuk ishte nji formalitet i
zbrazët, mbasi projektligjet studjoheshin
me kujdes në Komisionet e posaçme, të
përbamë nga deputetë të specializuem.
Ata banin shum ndryshime për të
përmirësue ligjet në aspektin e tyne teknik.
Ligjet e votuem nga parlamenti
dekretoheshin nga Mbreti dhe firmoheshin
nga ministri i ngarkuem me zbatimin e tyne
Në verën e vitit 1930, Mbreti Zog shkoj
në Vjenë për me u shërue nga stomaku. Nji
natë, tue dalë nga Opera, Mbreti i
shoqnuem nga ministri i oborrit Ekrem
Libohova, dhe Adjutanti Major Llesh
Topallaj u atakue nga dy oficera shqiptar
në mërgim: Aziz Çami dhe Ndoc Gjeloshi.
Mbreti nuk pesoi gja, kurse Llesh Topallaj
mbet i vramë dhe Ekrem Libohova u
plagosë në kambën. Autorët e atentatit
duelen përpara gjykatores së Vjenës, e cila
i dënoi me pak vjet burgim. Gjyqi u përdor
nga regjimi qi mbretnonte në Shqipni. Në
Vjenë asi kohe dominonte emigracioni
politik për të denonsue regjimin
autokratik. Socializmi dhe shprehja
«monarki absolute» ishin nji gogol në syt e
gjykatësve austriak.
Giatë mungesës së Mbretit, Musa Juka
kishte zbulue nji komplot «për të përmbysë
regjimin me anë të violencës». Nji tok
njerës në mes të Shqiptarve me mendime
liberale u arrestuen dhe u nxuerrën
përpara Gjyqit Politik. Duel në shesh se
ata ishin mbledhë, mësheftazi natyrisht,
për të bisedue mënyrën e veprimit në rast
se i ndodhte gja Mbretit. Por ata u gjykuen
për veprimtari subversive në bazë të Ligjit
për Mbrojtjen e Shtetit, dhe u dënuen me
burgim përjetë ose për shumë vjet.
Në verën e vitit 1935 ndodhi diçka ma
serioze. Në qytetin e vogël Fier të Myzeqes
komandanti i gjindarmëris, Musa Kraja,
ngriti flamurin e kryengritjes. Ai urdhnoi
arrestimin e përfaqësuesve të autoritetit
qendruer dhe proklamoi vehten shef të
revolucionit kundër Monarkis. Pikërisht në
at kohë adjudanti i Mbretit, Gjenerali
Gilardi, prej origjine austriake, kaloi me
automobil nga Fieri, pa ditë asgja mbi çka
ishte tue ndodhë. Ndjekësit e Musa Krajës
kujtuen se ishte dërgue nga qeverija për me
shtypë kryengritien dhe e vranë mbrenda
në veturë. Ky ishte i pari gjak qi u derdhë
at ditë. Musa Kraja shpresonte se gjesti i tij
do të shënonte plasjen e revolucionit në
mbarë Shqipnin. Por kjo nuk u vërtetue
dhe lëvizja e Fierit u shtypë shum shpejt
nga forcat qeveritare. Si gjithmonë,
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbreti Zog i I Empty Re: Mbreti Zog i I

Mesazh nga WebMaster Mon 3 Aug 2009 - 7:24

Mbreti Zog i I
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani
shkaktarët e vërtetë të këtyne tragjedive
marrin arratin, kurse 11 gjindarmë, qi
kishin shkue mbas Musa Krajës, u
ekzekutuen atypëraty. Qeverija kishte
marrë frikë dhe vendosi me shfarue krejt
opozitën e hapët ose të mësheftë. Me
qindra njerës u arrestuen dhe nji atmosferë
terrori mbretnoi anembanë Shqipnis. Të
arrestuemit përbanin nji tufë të perzieme:
mësues komunistë, oficerë të ushtëris,
nëpunës të shtetit, intelektualë liberale,
pronarë konservatorë. Shum prej tyne u
futën në burg vetëm pse ishin në listën e
zezë të Musa Jukës. Disa si Riza Cerova, qi
nuk u shtinë në dorë, u ndoqën gjurma-
gjurmës dhe u vranë në arrati e sipër. Ata
qi u pandehën si shefat e nji organizate të
gjanë për të ba revolucion në mbarë
Shqipnin, u munduen dhe u torturuen
derisa banë pohimet për të cilat kishte
nevojë Musa Juka. Mbas disa javësh të
«hetimeve paraprake» të këtij lloji, Musa
Juka ishte gati me nxjerrë para Gjyqit
Politik të pandehunit, numri i të cilve
kapërcente njiqind vet. Gjyqi u ba në Fier
në kopshtin e shtëpis së Qemal Vrionit, i
cili ishte nji nga kandidatët për me u
dënue. Në kët rast Fieri ishte kthye në nji
kamp ushtarak me bajonetat qi xixëllonin
në dritën e shkëlqyeshme të diellit. Burgu i
qytetit nuk nxinte ma, prandaj ndërtësa të
tjera, si hotel «Lirija» dhe shkolla e
Bishanakut ishin mbushë me të burgosun.
Prap edhe atje vëndi mungonte. Në nji
dhomë të Bishanakut, ishin mbyllë 27 vet.
«Hetimet» vazhduen edhe në Fier. Të
pandehunit shoqnoheshin natën nji nga
nji në zyrat e Gjyqit Politik dhe ktheheshin
në orët e para të mëngjezit, tue kallzue
tmerrin qi kishin pa ose pësue.
Ditën qi u çel gjyqi, gati 120 të
pandehun, të lidhun me pnanga gjashtë vet
në nji radhë, u vunë me ndejë mbi karrige
në kopshtin e shtëpis ku do të kryhej
formaliteti i dënimit të tyne, qi ishte caktue
ma parë. Kryetar i gjyqit ishte Ali Riza
Topalli nga Kosova dhe prokurori nji
Grekofon nga Dropulli. Ushtarët me
pushkë dhe bajoneta përbanin nji gardh të
dëndun përqark grupit të viktimve të kësaj
komedije gjyqësore. Të pandehunit u
thirrën me folë dhe, gati të gjith, përsëritën
pohimet qi kishin ba ndën torturë gjatë
«hetimeve». Mbasi nuk kishte dokumenta
të shkrojtuna për të provue kët komplot
«kolosal», disa nga të pandehunit patën
guximin me tërheqë ato qi kishin thanë
para gjykatësit hetues, dhe disa të tjerë u
munduen me paksue randësin e komplotil,
tue shpallë se puna ishte kufizue me
bisedime. Asnji avokat nuk kishte për me i
mbnojtë. Publiku ishte përfaqësue nga nji a
dy reporterë fletoresh, të cilët duhej të
paraqitshin shkrimet e tyne për cenzurë.
Kaluen disa dit tue shkue e tue ardhë nga
burgu në gjyq dhe anasjelltas dhe ma në
fund u shpall vendimi qi tnonditi mbarë
Shqipnin: dyzet vet ishin dënue me vdekje,
shumica tjetër me burgim të përjetëshëm,
dhe nji numur i vogël ishin gjetë të
pafajshëm. Por kët herë Musa Juka kishte
shkue tepër larg. Drama juridike e Fierit
pat nji jehonë të papritun në Europë.
Lidhja për të Drejtat e Njeriut në Paris dhe
organizata të tjera liberale protestuen
pranë qeveris së Tiranës. Këshilli i Lidhjes
së Kombeve, qi ishte mbledhë në at kohë në
Gjenevë, bani presion mbi delegacionin
shqiptar qi të mos ekzekutohej ky
masakrim i legalizuem. Nji breshër
telegramesh nga Gjeneva vuni në dukje në
shum mënyra damin e madh qi do t'i vinte
emnit të Shqipnis në botën e qytetnueme,
dhe ma në fund kto këshilla urtësije patën
efektin e tyne. Dënimet me vdekje u kthyen
në burgim të përjetëshmë dhe vetëm nji nga
të dënunemit, nji karakter i dyshimtë nga
Çamërija, i cili kishte përfitue nga situata
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi