Portierit të Meksikës i kushton shtrenjtë një goditje me kokë
Faqja 1 e 1

Mexico City, 18 maj - Portieri Jose de Jesus Corona është përjashtuar nga Përfaqësuesja e Meksikës, që muajin e ardhshëm do të mundohet ta mbrojë titullin në "CONCACAF Gold Cup". Corona është kapur nga kamerat televizive duke e goditur me kokë në fytyrë trajnerin e ekipit kundërshtar, në gjysmëfinalen e plejofit të kampionit meksikan.
Corona, që luan për ekipin Cruz Azul, ishte i përfshirë në një përleshje mes lojtarëve dhe stafit në fund të ndeshjes që skuadra e tij e humbi nga Morelia. Ai ka goditur fort trajnerin kondicional të Morelias, Sergio Martin. Dy futbollistë të Cruz Azulit dhe një i Morelias u përjashtuan, kurse Corona shpëtoi pa u ndëshkuar pasi arbitri nuk e pa goditjen e tij.
Drejtori i Përfaqësueses së Meksikës, Hector Gonzalez, ka thënë se Corona është përjashtuar nga ekipi, pasi futbollistët duhet të jenë shembull në fushë.
"Një pikë që e vlerësojmë te ekipi ynë janë vlerat dhe përgjegjësitë e futbollistëve. Ata duhet të sillen në mënyrë sportive dhe kjo është me rëndësi të madhe. Nuk na interesojnë shumë titujt, sa sjelljet e mira të lojtarëve, sepse ata janë shembull për të rinjtë", tha Gonzalez.
Portieri i Monterreyt, Jonathan Orozco, është ftuar të zëvendësojë Coronan në këtë turne. Meksika të hënën ka nisur përgatitjet për ndeshjen e parë me El Salvadorin (5 qershor).
"Të dhemb shumë kur largohesh. Është mërzi e madhe dhe dhimbje kur lihesh jashtë Përfaqësueses, por unë jam i qetë, sepse e di që kam bërë rrëmujë dhe e kam humbur kontrollin", tha Corona.
Corona është i njohur për probleme të shumta. Vitin e kaluar ai ishte i përfshirë në një rrahje masive në një lokal nate. Si pasojë e kësaj ai nuk ishte pjesë e Meksikës në Kampionatin Botëror "Afrika e Jugut 2010".
"Isha i provokuar dhe kam dëshirë që incizimi të analizohet mirë nga seleksionuesi Jose Manuel de la Torre, i cili mendoj se është ngutur me vendimin për të më larguar", shtoi Corona.
Bashkëlojtari i Coronas te Cruz Azuli, Chrisrian Gimenez, është suspenduar për gjashtë ndeshje kampionale. Ai qëlloi të paktën dy herë me grusht në fytyrë tifozin kundërshtar, që u fut në fushë.
"Unë luaj futboll dhe nuk jam boksier. Kështu që, e pranoj dënimin e shqiptuar. Nuk është dashur të reagoja në atë mënyrë dhe ndihem i turpëruar kur shikoj incizimet", deklaroi Gimenez.
Sulmuesi i Cruz Azulit, Isaac Romo, trajneri Enrique Meza dhe trajneri kondicional Daniel Ipata janë suspenduar me nga tri ndeshje.

LaDescarada- Princeshë
- Postime : 11767
Gjinia :
Anëtarësuar : 29/12/2009
Similar topics
» Wenger shpreson në goditje me kokë të Bendtner
» Ngjyra kushton më shtrenjtë se gjaku
» Vibratori më i shtrenjtë në botë kushton 12 mijë euro
» Sukses i BP-Ndaloi rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës
» Dyfishohen të rinjtë që pësojnë goditje në tru

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi