Sukses i BP-Ndaloi rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës
Faqja 1 e 1

Mbyllja e vrimës së derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës po qëndron ende. Edhe 24 orë pas montimit të një kupole përforcuese nuk ka shenja për derdhje të reja, njoftoi koncerni energjetik britanik British Petrolium.
Hapi i fundit i koncernit BP u lavdërua edhe nga presidenti amerikan Barack Obama: "Kupola e re është lajm i mirë. Ose ne do të jemi në gjendje ta përdorim atë për të ndaluar rrjedhjen, ose për të sjellë të gjithë sasinë e naftës deri në sipërfaqe. Shkencëtarët e qeverisë dhe ekspertë të tjerë privatë janë ende duke analizuar të dhënat e provës me kupolën e re", tha Obama. Inxhinierët po vëzhgojnë pa ndërprerje trysninë, temperaturën dhe zhurmat përreth vendit të dëmtuar të shpimit. Vlerësimet e fundit tregojnë se tre muaj pas shpërthimit ka rënë dukshëm fuqia e rezervuarit të naftës. Megjithatë mbyllja përfundimtare e vrimës pas testeve të shumta pritet në gusht.
Reagimet fillimisht ishin përmbajtura."Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Kjo është sigurisht një pamje e mrekullueshme, por prapë jemi akoma larg qëllimit", tha menaxheri i BP Doug Souttles.
Në këtë test bëhet fjalë para së gjithash për të sqaruar një çështje: mundet izolimi prej betoni i vrimës së shpimit dhe kupola e mësipërme t'i rezistojnë trysnisë, pas mbylljes së ventileve? Shenjat duken pozitive. Pasiguri ka ende
Frika që forca e naftës që tenton të dalë jashtë të krijojë çarje të reja në aparatin e vjetruar të shpimit, ekziston ende. Rregullisht robotët i vijnë rrotull vendit të shpimit për të parë nëse del diku naftë. Në të njëjtën kohë matet trysnia dhe çdo gjashtë orë, ekspertë të BP dhe qeverisë amerikane marrin në shqyrtim rezultatet, për të vendosur se çdo të bëhet më tej. Falë pajisjes së re, nafta që rrjedh mund të mblidhet e tëra nga anijet cisternë. Kjo do të thotë që edhe po qe se vendi i shpimit nuk mbyllet tërësisht, në rastin më të mirë nuk do të rrjedhë më naftë në ujë.
Megjithatë katastrofa ka ndodhur
Ajo që nuk duhet harruar: edhe po qe se nuk rrjedhë as edhe një pikë naftë në det, rreth 700 milionë litër naftë në tre muajt e kaluar lundrojnë tashmë në brigjet amerikane, nafta ka dëmtuar plazhet dhe zonat e peshkimit. Guvernatori i Luizianës, Bobby Jindale, thekson për këtë se punimet e pastrimit nuk kanë marrë fund, sepse fillimisht do ndaluar nafta: "Ky do të jetë një hap i rëndësishëm, por kjo betejë nuk ka marrë fund, kjo është një maratonë."
Në Gjirin e Meksikës pritja është e tensionuar. Eufori nuk ka, por një aktivist i ambientit u shpreh optimist: "Është hera e parë që nga fillimi i katastrofës, që mund të themi, kjo ditë është më e mirë se e djeshmja"

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Tirane, shperthim nga rrjedhja e gazit
» Çmimet e naftës, kërcënim për ekonominë
» Kontrabanda e naftës, Prokuroria: "Burg me afat" për doganierët
» Fëmija thithë në gjirin e lopës
» Mbyten dy të rinj, një në lumin Mat, një në Gjirin e Lalzit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi