Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SULI I BERATIT U FLIJUA PËR ÇLIRIM KOMBËTAR People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SULI I BERATIT U FLIJUA PËR ÇLIRIM KOMBËTAR People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SULI I BERATIT U FLIJUA PËR ÇLIRIM KOMBËTAR

Shko poshtë

SULI I BERATIT U FLIJUA PËR ÇLIRIM KOMBËTAR Empty SULI I BERATIT U FLIJUA PËR ÇLIRIM KOMBËTAR

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 18 May 2011 - 22:53

SULI I BERATIT U FLIJUA NË PASHTRIK
PËR ÇLIRIM KOMBËTAR


Shkruan: Avdi Ibrahimi

Astrit (Hekuran) Suli, u lind më 15. 04. 1976 në fshatin Luzaj - komuna Lumas, Berat, me vendbanim në Kuçovë dhe ra dëshmor më 27. 05. 1999 gjatë operacioni „Shigjeta“ në Gorozhup të Pashtrikut.
Gjithçka që sot duhet të thuhet për jetën e Astritit, për familjen, për shkollimin, për veprimtarin e tij atdhetare, për rolin e tij si pjestar i Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë, pastaj edhe si ushtar i Brigadës 128 të Zonës Operative të Pashtrikut, do ti thosha me pakë fjalë, që shpreh kuptimin e jetës së tij, që përmbanë lavdin mbi pavdekshmërin e tij. Astrit Suli ka dhënë jetën për lirinë dhe çlirimin e tokës shqiptare në Kosovën e pushtuar nga Serbia. Astriti la punën në Greqi për tu rreshtuar përkrah bashkëluftëtarëve në UÇK, në emër të lirisë, gjakut të përbashkët e kombit me të njëjtin emer - Shqipëria vendi ku e rriti dhe edukoi me motivet më të mira të shqiptarizmit, që kanë ushqyer historin ndër shekuj me zjarrin atdhetar.
Si bashkëluftëtar në brigadën 128 të UÇK-së në ZOP e kam të vështirë të shpreh kujtimet për bashkëluftëtarin Astrit edhe pse ndjej një krenari që pata rastin ta njoh si ushtar në radhët e brigadës ku ai u rreshtua me 15. 04. 1999, në komandën e Shtabit nr.1 në Kukës, ku asokohe bëhej mobilizimi i përgjithshëm i luftëtarëve të UÇK-së për ta luftuar e dëbuar okupatorin serb një herë e përgjithmonë nga Kosova. Nga shtabi i brigadës për mobilizim të luftëtarëve të lirisë ishte caktuar oficeri Sali Saramati tashmë dëshmorë. Saliu i jep të gjitha udhëzimet dhe rregullat ushtarake pasi kryen betimin e UÇK-së Astriti duke e pagëzuar për këtë veprim atdhetar, duke i thënë se në radhët tona ka përplot luftëtar nga të gjitha trojet shqiptare si dhe nga diaspora.
Në luftën çlirimtare janë shënuar ngjarje nga më të ndryshmet, janë treguar trimëri të rralla si në kohën e kreshnikëve si nga ato vetijake dhe të përbashkëta, janë bërë sakrifica sublime e mbinjerëzore si kjo e Astritit, ka patur përjetime e dhembje të paimagjinueshme për mendjen njerëzore për ata që ranë në beteja, një gjë të tillë kishte patur edhe brigada 128 e UÇK-së.
Më 22 maj 1999 Shtabi i Përgjithsjëm i UÇK-së i dha urdhër brigades 128 në operacionin luftarak “SHIGJETA”, për sulm në hapsirën kufitare Drini i Bardhë - Pashtrik. Komanda e kësaj brigade hartoi planin strategjik luftarak për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar si vijë frontale ishte krahu i djatht Drini i Bardhë - Maja e Pashtrikut.
Në Gorozhup ishte përqëndruar komanda e brigades. Detyra kryesore e brigadës ishte kapja e vijës së Drinit të bardhë, pikat Vau i Morinës, Ura e Nashecit dhe Ura e Fshejtë, të cilën detyrë e realizuam me sukses.
Në ditën e 22 majit Astriti në togun ku ai bënte pjesë ishin të pozicionuar në fshatin Mariq ku përkrahë tij ishin edhe bashkëluftëtarët e tij trima Aliriza Selmani nga Tetova dhe Flurim Rushiti nga Presheva, të cilët ishin në ballë të luftës ku luftohej makineria ushtarake e urryer serbe. Lufta sa vinte e ashpërsohej por u përmbyll edhe një ditë luftimi i ashpër, por ditët në vijim luftimi vazhdoi edhë më i ashpër ku armiku vuri në përdorim gjithë arsenalin ushtarkak që posedonte. Luftëtarët e lirisë nuk jepeshin por vazhdonin sulmin pa u ndalur ku krismat e armëve dëgjoheshin nga Drini i bardhë e deri në Qafë Prush, armiku po lëshonte disa nga pozicionet luftarake si ato në lagjen e Jelliqëve, Binaj,Tejec, Milaj dhe Stajk, por nga largësia granatonte poziconet tona me tanke artilerie, minahedhës e kaqusha 32 tytëshe.
Në këtë betejë u dallua Astriti me shokë duke luftuar më shumë në këmbë së bashku me Alirizanin dh e Flurimin. Ata marshuan vetëm përpara duke lënë oficer e ushtar serb të vrarë e të plagosur. Kështu erdhi dita e 27 majit ku oficer e ushtar të brigades tashmë ishin mësuar me krismat e armëve ku luftohej për jetë a vdekje, bijtë e shkinës ishin në tërheqje e panik, djemtë e shqipës marshonin përpara, por për një çast në drejtimin ku luftonte Astriti me shokë, pushuan armët, mësuam se ishin vrarë nga plumbat e armikut serb, Astrit Suli dhe Alirizan Selmani, dhe ishin plagosur ca të tjerë…Na kaploi një dhimbje e papërshkruar, njëkohësisht dhe një krenari për shqipet e lirisë…Ne vazhduam luftën pa u ndalur deri më 12 qershor 1999, kështu ne mbajtëm premtimin shokëve të rënë dhe ua morëm hakun shumfishë duke e larguar Serbin nga toka shqiptare…
Atje, në Pashtrik, ballë për ballë me forcat serbe, Astriti gjeti vetveten, gjeti atë altar të shenjtë ku do të shkruante për jetë emrin e vet, gjeti Pashtrikun ku do të donte të prehej në emër të një ideali të përjetshëm, siç është liria e kombit. Mbase nuk do ta besonte as nëna që e kishte lindur, babai që i gëzohej burrërimit të birit, Astritit. Ai më 27 maj 1999 bjen si dëshmor i kombit në radhët e UCK-së, gjatë një beteje të ashpër që Brigada 128 sulmuese e UÇK-se zhvilloi në malin e Pashtrikut, në kufi me Hasin.
Më 30 janar të vitit 2000 eshtrat e 24 vjeçarit nga Luzaj i komunës Lumas, me nderimet më të mëdha u përcollën për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Berat. Ngritja e lapidarit të tij në Kuçovë është punuar nga skulptori Nezir Ago, portretin e dëshmorit të kombit Astrit Suli e kishn porositur bashkëluftëtarët e tij nga Kosova. Qindra ish-luftëtarë të UÇK-së nga vende të ndryshme të Kosovës, krerët e shoqatave të dala nga lufta, djali i komandantit legjendar të UÇK-ë Adem Jasharit, Lulzim Jashari, komandanti i Brigadës 128, Ruzhdi Saramati, eprorë të lartë të TMK-së, këshilltari i kryeministrit Çeku, Arif Muçolli, morën pjesë në zbulimin e bustit të dëshmorit nga rrethi i Beratit, Astrit Hekuran Suli i rënë në betejën e Garrazhubit, më 27 maj 1999.
Njëmbdhjetë vjet pas mbarimit të luftës në Kosovë, qeveria dhe partitë duhej tu siguronin materialisht jetën prindërve dhe fëmijëve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës, si gjithkund në botë në fund të luftrave çlirimtare, por për fat të keq po ndodh e kundërta. Në tekstet e historisë për shkolla të mesme, UÇK-së luftës së saj çlirimtare dhe dëshmorëve të kombit që nga legjenda Adem Jashari e deri te Astrit Suli në këtë rast, u kushtohet deri në katër here më pak vend se partisë dhe udhëheheqies së saj, që e ka kundërshtuar këtë ushtri dhe luftë çlirimtare.
Për këtë luftë çlirimtare ende nuk kemi vepra shkencore dhe filma artistik, siç kanë kroatët dhe boshnjakët. Institucionet në Kosovë arsyetohen se nuk kanë mjete financiare! Ndërsa harxhojnë me miliona euro për rrogat e majme të deputetëve në Parlament, për karburante, telefonata, kokteje, dreka e darka, por nuk gjejnë mjete për veprat e dëshmorëve të rënë në luftën çlirimtare, për komandantin legjendar Adem Jashari dhe për bashkëluftëtarët e tij.
Sigurisht se Astritit e dëshmorëve të tjerë nuk u duhen më as vepra shkencore e artistike, as filma dokumentar, as edhe këngë. Ata ranë për lirinë e atdheut, as nuk mund ti shohin, as nuk mund ti dëgjojnë më ato. Ata tashmë kanë hyrë në histori - në historinë e krenarisë kombëtare… Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit Astrit Sulit,dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për liri dhe bashkim kombëtar.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi