Zbulohet ''vellai i vogel'' i Beratit
Faqja 1 e 1
Zbulohet ''vellai i vogel'' i Beratit
Zbulohet ''vellai i vogel'' i Beratit
Qytetit 2400-vjeçar të Beratit i gjendet një "vëlla" i vogël me të njëjtin emër në Francë.Ajo që bën përshtypje është fakti se në kufi me Beratin francez ndodhet edhe një qytet me emrin Kozare, emrin e të cilit e mban njëri nga fshatrat më të hershëm në rajonin e Beratit, që është fshati Kozare i komunës Perondi.
Berati i Francës është "zbuluar rastësisht" nga një emigrant, sot biznesmen i njohur beratas, i cili iku nga vendi që në vitin 1990. "Nuk janë vetëm emrat, por dhe disa rite, doke e zakone pothuaj të njëjta si në Berat.
Më bëri përshtypje që në fillim dhe u interesova. Kontaktoja vazhdimisht dhe me kreun e Bashkisë vendase, Paul-Marie Blanc, i cili u angazhua dhe shfaqi interes për historinë e Beratit në Shqipëri.
Duhet studimi i ekspertëve përkatës, por kjo qytezë me 2700 banorë që ka doke e zakone të njëjta, të përafërta me shumë nga tonat, mund të jetë shpërngulur nga Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468.
Berati Francez
BERATI FRANCEZ
Emigranti shqiptar në Francë rrëfen zbulimin e qytezës Berat në këtë shtet dhe përpjekjet për interes e hulumtim për një lidhje të banorëve të tij me qytetin e lashtë të Beratit në Shqipëri.
"Gjatë shëtitjes në Francë më ra në sy një qytezë që mbante emrin e qytetit tim të lindjes, Beratit. Komunikova me Paul-Marie Blanc, kryebashkiakun e Beratit të Francës, dhe e njoha atë me historinë e kulturën e lashtë të 'vëllait' më të madh me emrin Berat që ndodhet në Ballkan.
Pas informacionit mbi Beratin shqiptar, kryebashkiaku i Beratit francez, i entuziazmuar ka shprehur interesin e tij për të ditur edhe më shumë për qytetin shqiptar të Beratit", - shton biznesmeni Gazmend Toska.
Së fundi u arrit të kontaktohet edhe mes drejtuesve vendorë të dy qyteteve me të njëjtin emër. Këtë e konfirmon dhe Fadil Nasufi, kreu i Bashkisë së Beratit.
Para pak muajsh, Evgjeni Pelivani, zëvendëskryetarja e Bashkisë dhe disa prej pjesëtarëve të stafit të institucionit , kanë pasur një bisedë online me kryebashkiakun e Beratit të Francës, Paul-Marie Blanc, i cili ka thënë se veç binjakëzimit mes dy qyteteve me të njëjtin emër do të ketë edhe një përpjekje të tijën për të bërë më të njohur në shtetin francez qytetin historik të Beratit shqiptar.
Vendendodhja.Berati i Francës ndodhet në Rajonin e Tuluzës, në një komunë të vogël me rreth 2.700 banorë. Komuna ndodhet në zonën e Pirenejve Qendrorë dhe distancat më të afërta me qytetet fqinje janë si më poshtë: Karbone 10 km, Kozares 20 km, Tuluze 37 km, Aeroporti i Tuluzës 33 km, Pamiers 53 km, San Zhiron 42 km, San Lizier 40 km.
Ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar dhe shkencor, disa prej studiuesve beratas të historisë mendojnë se qyteti francez me emrin Berat mund të jetë themeluar nga beratasit e larguar nga ky qytet pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468, të cilët pas largimit mund të jenë vendosur në rajonet arbëreshe të Italisë, e më pas në Francë.
exploreri- Legjendë
- Postime : 451
Gjinia :
Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha : 43
Similar topics
» Qeni më i vogël në botë, më i vogël se telefoni mobil
» Shembje në kalanë e Beratit
» 70 personalitetet e Beratit që vijnë nga një botë perëndimore
» SULI I BERATIT U FLIJUA PËR ÇLIRIM KOMBËTAR
» Merr hak per te atin te vellai i vrasesit
» Shembje në kalanë e Beratit
» 70 personalitetet e Beratit që vijnë nga një botë perëndimore
» SULI I BERATIT U FLIJUA PËR ÇLIRIM KOMBËTAR
» Merr hak per te atin te vellai i vrasesit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi