Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror
4 posters
Faqja 1 e 1
Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror
Shoqëria pavarësisht fazave të transformimit të saj apo kalimit nga një system në tjetrin, nuk mund të shmagë pikërisht atë që është themeli i vazhdimësisë së rrugëtimit të saj: edukimin e pasardhësve me norma të pranueshme morali, edukatën dhe kulturën e nevojshme për sjellje të qytetëruara në jetë. Nëse bota e ka trashëguar një farë kulture dhe rregulla që mbeten në kohë, tek ne problemet e edukimit dhe ato psikologjike që lidhen me të janë të thella që lidhen me prapambetjen e shoqërisë shqiptare, probleme që pas viteve ’90 po shpalosen në ashpërsinë dhe pashpirtësinë edhe kur flitet për fëmijë të moshës parashkollore. E kam fjalën pikërisht për disa fenomene që lidhen me gjakmarrjen dhe kanunin e famëkeq të Veriut. Po të bisedosh me të huaj, nga të parat informacione që dinë për vendin tonë është pikërisht plaga e gjakmarrjes. Edukimi me këtë ndjenjë kap edhe fëijët e fiseve apo familjeve në hasmëri duke i shndërruar në gjakmarrës që në djep.
Vazhdojmë më tej me shkollimin e pamjaftueshëm të tyre, pasi për shkaqe ekonomike detyrohen të braktisin shkollën dhe të merren me bagëtitë. Të tjerë që po shndërrohen në shitës ambulantë për të nxjerrë lekë për familjen apo lypës rrugëve të qyteteve. Ndërsa shokët e tyre të tjerë, të puthur nga fat i prindërve të pasur, shijojnë jetën me makina, kafe apo teke të tjera që për shumë syresh është një ëndërr. Kjo është pasqyra sot e një shoqërie shqiptare që doli nga një system që të gjithë sot po e anatemojnë, por harrojnë të përmendin sesa gjëra pozitive solli për edukimin dhe rritjen e fëmijëve tanë. Këto probleme vërtet të thella dhe të dhimbshme kanë kohë që po i anashkalojnë politikanët shqiptarë që për fëmijët në nevojë kujtohen vetëm në raste festash apo fushatash. Pra një shoqëri që u pretendua tepër e hapur për të gjithë, shkatërroi edhe bazat e fuqishme që shoqëria shqiptare i kishte krijuar me shumë sakrifica. Një nga këto baza është dhe shkolla që tash ka humbur trashëgimine e saj dhe po rrëket të krijojë njeriun e ri kapitalist, por të zvetënuar dhe rënuar moralisht, i kapur nga probleme të shumta që lidhen me shoqërinë. Nuk kam ndërmend këtu të sqaroj njerëzit që mund të vërsulen dhe të shkruajnë 100 artikuj të tjerë duke më etiketuar me shumë epitete. Edhe sikur të shkruajnë as nuk kam ndërmend t’u përgjigjem, pasi faktet janë fakte dhe jo llafe. Ku është familja dhe shkolla sot? Çfarë po bëjnë për të ndryshuar sadopak rrjedhën e shtrembër të shoqërisë dhe në veçanti të edukimit të fëmijëve? Masmediat po i rrahin si probleme, por shpesh ndeshesh me probleme ideologjike dhe konstatime, sesa me zgjidhjet reale të problemeve. Jo të pakta janë problemet që lidhen ngushtë me edukimin e tyre në familje dhe dhuna po degjeneron në krime që përfshijnë familje të tëra. Lajmet e përditshme të lënë të shtangur kur fëmijë ushtrojnë bulingun në shkolla ndaj moshatarëve, kryejnë deri dhe krime. A duhet ridimensionuar edukimi i fëmijëve apo do t’i lëmë dorë të lirë shkatërrimit përfundimtar të njeriut? Dhuna në familje dhe sidomos ndaj fëmijëve është një tjetër fenomen alarmant. Keqtrajtimi dhe për problemet e shumta që ndeshin familjet shqiptare sot po shndërrohen në metoda pune dhe dorëzimi i bërthamës familjare po falimenton gjithçka, bile dhe shtetin që po sillet me shqiptarët si njerku me të birin. Rastet e dhunës ekstreme ndaj gruas apo bashkëshortit shpesh flijon edhe fëmijët. Po edukohen fëmijë që në vend të mendojnë për edukimin e tyre, po edukohen me moralet e politikës, të bindur se nesër do të jenë njerëzit që do të marrin poste dhe ofiqe. Prandaj do të më dukej e panevojtë të diskutosh problemet e një shuplake apo dajaku për sjellje të ndryshme nga modelet. Por edhe dhuna në shkolla nuk ndalet, si ajo psiqike, trupore, apo ajo më e shëmtuara që lidhet me pedofilinë. Divorcet e shumta po e bëjnë më të vështirë edukimin e tyre, pasi divorcet përjetohen si një traumë që fëmija nuk ka mundësi të shohë paqtim mes prinderve edhe pse të ndarë. Këto probleme shoqëria shqiptare ende i shikon si hasmëri mes tyre dhe janë fëmijët që ndjejnë pikërisht mungesën e kujdesit prindëror. A mund të flasim pra për një shuplakë kur shumojnë problemet e tjera? Megjithatë shoqëria duhet të kthejë vëmendjen edhe tek këto probleme të dhunës brenda familjes. Ja cili është ndryshimi midis vendit dhe tonë dhe Italisë në këtë fushë, në një sondazh me shoqata të fuqishme në mbrojtje të fëmijëve, ku edhe aty problemet që lidhen me fëmijët nuk kanë të rreshtur. Vetëm lajmet e këtij fillimviti që lidhen me dhunën ndaj fëmijëve në familje janë shokuese, bile pre e tyre po bëhen tashmë dhe familjet e emigrantëve shqiptarë, mes shumë të tjerëve.
Të jesh prind në këto kohë është vërtet e ngatërruar. Të sillesh mirë kërkon shumë impenjim, vëmendje, ekulibër. Për ata që bëhen për herë të parë punët shkojnë edhe më keq, në kuptimin që ta mësosh artin e të qënit prin nuk është e lehtë. Rrezikohen të jenë tepër të dhembsur, liberalë, tolerantë derisa fëmijët të t’u hipin në qafë, apo t’i keqedukojnë ata. Edhe kur arrin të përdorësh metodat antike, si shuplakat në pjesë të trupit apo sisteme dënimi trupore për të cilat shpesh pendohen.
Ekziston kompromisi. Mund të ruani dispilinën dhe autotitetin edhe përmes sistemeve edukative pa dhunë. Zgjidhja e dilemës jepet nga një studim i shoqatës “Shpëtoni fëmijët”. Për të qënë prindër të mirë së pari nevojitet dialogu. Për t’i ndihmuar prindërit të sillen mirë, ka edhe propozime të tjera : një fushatë sensibilizimesh për përdorimin e metodave edukuese të bazuara tek dialogu. Jo tek dhuna. Propozimi pritet në mënyrë të favorshme nga prindërit italianë që në 66% të rasteve, shprehin një interes nga i cili nuk duhet hequr dorë ndaj një fushate të mundshme të këtij lloji.

Re: Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror
Shkrimin me siper nuk e lexova por ju referova titullit te temes...
Te jesh prind ne keto kohe qe po jetojme eshte mjaft e veshtire...
Sado qe ne si prind i edukojme femijet me edukaten, rregullat, virtytet tona....eshte ambjenti jashte qe injekton te kunderten e asaj cka u japim ne..Qe te edukosh nje femije me parime dhe virtyte te mira duhet te jetosh bashke me femijen cdo moshe te tij... te hysh ne boten e tij qe ta kuptosh me mire... Une vete kam femije adoleshente, dhe duke qene me shume shoke me ta sesa prind...ata kane fituar besimin tek mua dhe si rrjedhoje me rrefejne gjithcka qe u ndodh...Mirpo duke me treguar gjithcka, te mirat dhe te keqijat... arrij ti mbaj nen kontroll dhe tu jap keshillat e nevojshme qe te mos bien viktime e shoqerise. Dhuna dhe toleranca vetem e shkaterrojne femijen...duhet mirkuptimi, komunikimi....si edhe shantazhi dhe denimi pa dhune dhe ngritje zeri...ne rast rebelimi.
Keto metoda perdor une tek femijet e mi.

bravo ben mire qe te hysh ne boten e femijeve se perndryshe nuk mund ti kuptosh ato po kete rol duhet ta bej nena si psh ne kete rast je ti ndersa puna e babait eshte ndryshe babain vetem autoriteti e mban se smund te pres une qe vajza te me hapet teresisht se pastaj e bejme si shlbsh ne portokalli qe i thote * hapju babit o ba jam shtatzene , po mos u hap kaq shume mi goc hahahaha* sado qe une mund ta kuptoj vajzen time nuk mund te bej asgje
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror
hahahahahahaa po jo ri...une fola ne rolin e nenes...
Babi ka pjesen tjeter..sidomos ke cuni..
cunit tim po i preve leket sikur i ke heq shpirtin...qingj behet qesh
Ti psh e ke te vogel.... kur une i kam pas gocat aq...sa vinin ne shpi...nderprisja cdo pune dhe ulesha ne divan ose ne mes te tapetit dhe pyesja... me trego nje cik yllka mamit si ja kalove sot...se une mezi po prisja vetem ne shpi derisa te vije ti... dhe fillonte me tregonte me detaje gjithe ngjarjet e dites... ndonje mama e padurueshme mund ta nderprese dhe ti thote - ohu mjaft se skam nerva me t'nigju ty...por ketu fillon gabimi me i madh...lere te flase derisa femija te ngrihet dhe te vazhdoje programin e vet. ..dhe me cunin e njejta gje...duhet te hyja dhe ne boten e cunit dhe te flisja me gjuhen e tij...vinte cuni..une direkt sa e puthja...-o me njishi mamit ca bone sot...m'than qe kishte plas gallata modhe n'shkolle...kaq duhet per t'mi tregu t'gjitha...kot si shembull e dhashe kte....nje nga te shumtat... kam pas dhe nje rol te veshtire per te ruajtur balancen ndermjet dy gocave...i kam ndenjur dhe perkedhelur njesoj...pa bere diferencen ...e madhe - e vogel... tani qe jane rritur i kuptojne gjerat por kur jane te vegjel duhet me pas kujdes me xhelozine ndaj njeri tjetrit ...

mire e ke ti po me dhuroj zoti ndonje cun do rri me te do i mesoj shume gjera dhe do dalim te gjuajme neper shkolla hahahahaa
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror
hahahahahahah eeeeee ashtu thua tani...po kur te behet per goca do i keshillosh te kunderten qesh qesh
100% ato prapsina qe ke bere vete nuk do ja lejosh kurre cunit. 00027003
100% ato prapsina qe ke bere vete nuk do ja lejosh kurre cunit. 00027003
Re: Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror
joooooooooooo normal se ka moter vete nqs gocave i krruhet me mire te bej pune se ti hapin namin per ... spo e them
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror
hahahah e di si thot ky mistreci im...a i thuhet gocave - sdu qesh
se i them une -shif shkollen cuno leni gocat se s'marojn...
rri rehat m'thot...kur i boj te dyja ca halli ke ti...ti thuj ishallah nuk m'bon gjyshe shpejt qesh qesh
Kurse per motrat e veta----Xha Sulo komplet. qesh qesh qesh qesh qesh
se i them une -shif shkollen cuno leni gocat se s'marojn...
rri rehat m'thot...kur i boj te dyja ca halli ke ti...ti thuj ishallah nuk m'bon gjyshe shpejt qesh qesh
Kurse per motrat e veta----Xha Sulo komplet. qesh qesh qesh qesh qesh
Re: Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror
hahhahaha tipik cun hallall si duket cuni jot paska me u bo mik me ben haxhihysenin ka per te lidhur kontrate hahhaha shaka
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror
e harrova ri qesh qesh
Edituar për herë të fundit nga Ariel në Thu 2 Jun 2011 - 5:44, edituar 2 herë gjithsej
Re: Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror
gjinekologu spo e them vendin ku e ka kliniken se merret per reklame
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror
biiir o zot i modh hahahahahah e humba fillin, nuk me falet qesh qesh qesh qesh qesh
po kam 12 vjet ri qe sjam bo per doktor qesh qesh qesh qesh qesh qesh qesh qesh
jo jo ashtu sdo ai...a ka me hap nonji disko ...ate e bon mire... e t'nxjerr rru e qeth... qesh qesh qesh qesh
po kam 12 vjet ri qe sjam bo per doktor qesh qesh qesh qesh qesh qesh qesh qesh
jo jo ashtu sdo ai...a ka me hap nonji disko ...ate e bon mire... e t'nxjerr rru e qeth... qesh qesh qesh qesh
Re: Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror
HAHAHHAHA MOS E KI PROBLEM
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Re: Edukim: Fëmijët përballë realitetit familjar dhe shoqëror
Shoqerite ne ditet e sotme po i nxjerrin fenijet jasht duarve duke ju mesuar gjera qe sbejne per ta,ndersa familja po ndikon per mire.Por,ka edhe nga ato familje qe po ndikojn teper negativisht tek femijet duke bere qe ata te dalin teresisht nga vetvetja.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Fati i një njeriu përballë realitetit mistik
» Edukim dhe lojëra për fëmijë, baballarët fitojnë sfidën me nënat
» Konstelacioni familjar
» Edukimi Familjar dhe mënyrat e tij
» Lind Ferrari i parë familjar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi