Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj
+3
Leo_uk
dajti modh
WebMaster
7 posters
Faqja 1 e 1
Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj
Shumë nga ne ndodhen larg Shqipërisë. Arsyet e largimit janë te shumta,dikush është larguar për te studjuar,dikush për te punuar,dikush për një te ardhme pozitive etj. Pyetja ime është si jeni ndjere dhe si e keni përjetuar ditën/naten e nisjes tuaj drejt një vendi tjetër? Keni qenë te gezuar,optimiste,shpreseplote,apo te stresuar,te frikesuar nga e panjohura qe ju pret??? Na pershkruani pak momentet kur jeni ndare me njerzit e zemrës,momentet kur keni hipur ne avjon/traget/autobus (çfarëdo qoftë) dhe momentet e para kur keni mberritur ne dhe të huaj.
Pra me një fjale pershkruani atë ditë/nate qe jeni larguar dhe ndjenjat tuaja apo te njerzve qe ju rrethonin

Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj
uuuffff .sa here jam largu une :t69jlw: :t69jlw: . me kujtohet nje here skisha lek me pagu rrugen ene mora rrugen diku andej nga mali GRAMOZIT me beri pershtypje se ketej malit cdo gje e thate as bime as peme as jete . sa kaloje kufinin .cdo gje kthejhej ne blerim e jeshillik me pase qef me e pa ..pyeta nje plak qe bente perher kete rruge .. .si ka mundesi ketej thatesire e shkretetire e andej ke qef me e pa venin .. e mer bir mtha .eshte vene kufiri aty deri ku i ka pelqy grekut ..pjesa tjeter d.m.th shkom e gure na ngeli ne ..
000000000 ooooooo
000000000 ooooooo
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj
edhe une shpesh here jam larguar.. heren e pare kuptohet qe kisha emocione se isha shume i ri, pastaj vende i huaj etj. Kam ikur me vize kshu qe s'kisha probleme.
Kuptohet qe diferenca ishte teper e madhe ne ate kohe, ndersa tani tjeter gje, nese ke pare jeton mire dhe ne Shqiperi, por prape dicka mungon perseri ne Shqiperi te jesh rehat..

Leo_uk- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5977
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha : 46
Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj
Kam qene e vogel...pak e mbaj mend...4 vjece udhetimi i pare per Zvicer..pastaj u ktheva 6 vjece ne shqiperi..pastaj Belgjike..pastaj ketu ne fund........
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj
Ne lidhje me diten qe jam larguar, kam thurur edhe nje poezi te titulluar, ''Kur u nisa per ne kurbet'' te cilen jam i sigurte qe, shume prej jush mund t'a kene lexuar, por gjithsesi po jua sjell edhe njehere si pergjigje te kesaj teme...
KUR U NISA PËR NË KURBET !!!...
Ishte natë Korriku që s'harrohet përjetë,
kur unë e vendosa të ikja në kurbetë!
I rëndë qe ky vendim, për prindërit e mi,
si thikë më ranë në zemër, lotët e tyre në sy!
Nëna qante e nuk besonte,
babai këmbëngulte e nuk pranonte!
Kur i'u dhashë lajmin e shkretë,
që unë po nisesha për në kurbetë!
Buza më dridhej e zëri më mbytej,
shpirti në pafundësitë e hidhërimit zhytej!
Prindërit e trishtuar, pa reshtur lotonin,
dhe kurbetin e zi, pa pushim e mallkonin!
Mos shko o bir në kurbetë; më thanë,
se kjo rrugë e largët, neve vaç na ndanë!
Qëndro këtu me ne, nuk duam pasuri,
se pasuria jonë, o bir je vetëm ti!
Të kemi djalë të vetëm, më thanë me gjysëm zëri,
ti për ne je drita e syve, pa ty na mbulon terri!
Jeta jonë pa ty, s'do të ketë aspak kuptim,
ashtu sikurse nata, po të mos kishte agim!
Qëndro ketu me ne, mos na lër o bir,
se mungesa jote, për ne është e veshtirë!
Po len në shtëpi, dy prindër të mjerë,
duke pritur tërë ankth, trokitjen tënde në derë!
Dielli ç'do ditë do të lindë, por s'do të na ngrohë aspak,
se zemrat tona o bir, për ty do të jenë në merak!
Largësia dhe brenga jote, do të na roberojnë,
kur vajtimin e qyqes, në pranverë do të degjojmë!
Do të kalojnë ditët, muajt edhe vitet,
e malli për ty o bir, pa masë do të rritet!
Ti larg do të jesh, atje në të ziun mërgim,
ndërsa ne në prag te derës, do të të presim me padurim!
Mos ik pra o bir, pranoje lutjen tonë,
se një ditë do të pendohesh, por do të jetë shumë vonë!
Koha vetëm ecen e pas nuk kthehet më kurrë,
po ikën sot si fëmi e mbase kthehesh i bërë burrë!
Dhimbjen dhe lotët e tyre, dot më s'i durova,
e me zërin që më dridhej, prindërve i'u premtova!
Më besoni i'u thashë, se nuk do të qëndroj gjatë,
dhe shumë shpejt tek ju, do të kthehem prapë.
Eh, o bir më thanë; je ende shumë i ri,
ikjen të gjithë e dinë, por kthimin askush s'ë di!
Ti paç jetë të gjatë e qofsh mirë me shëndet,
dhe mos harro se në shtëpi, një babë e nënë të pret!
Zoti qoftë me ty, të ectë rruga e mbarë,
dhe ardhshë shëndoshë e mirë, në shtëpi sa më parë.
Të kesh kujdes o bir, ngado që do të shkosh,
se nuk është e lehtë, në tokë te huaj të jetosh!
Nga qielli ranë ca yje e mbi tokë u shuan,
por lotët e prindërve, aspak nuk ndaluan!
Kur mëngjesi agoi, çantën në krahë hodha,
me plot mall e dhimbje, të dy i përqafova!
I shtrëngova fort, në kraharorin tim,
dhe i'u kërkova ndjesë, për këtë gabim!
Me duart e mia, i'ua fshiva lotët nëpër faqe,
por zemrat e tyre, kurrsesi nuk gjetën paqe!
Kur pragun e derës kalova, u trondit çatia,
ikjen time po e vajtonte edhe vetë shtëpia!
Zemra fort m'u drodh e loti nga sytë më pikoi,
me shpirtë mallkova jetën qe këtë fat më dhuroi!
Retë e zeza e të dendura, nga qielli shiun e lëshuan,
pikat e të cilit, lotëve të mi i'u bashkuan!
I lagur nga shiu e lotët, për në kurbet u nisa,
e në zemër më vriste faji që prindërit braktisa!
Kështu braktisa prindërit, vendlindjen dhe shtëpinë,
drejt rrugëve të mërgimit mora arratinë!
Që bëra gabim të madh, këtë e di shumë mirë,
por më detyroi halli, nuk e bëra me dëshirë!!!...
Saimir Murati...

Mbaj mend korrikun anijen qe na ndali ne bari o zot u hidheshin njerezit nga anija per te kaluar sa njerez te pafajshem kan vdekur atehere vetem ishalla zzoti i ka ndihmuar te gjithe ata qe kan kaluar ate nate edhe ato dite te korrikut kam qene shum e vogel atehere po syt me shikonin kuptoja se dicka ketu po ndodh edhe sot nganjehere i kujtoj ato dite ..
Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj
kam ecur 6 ore pa nderprerje ne mes te shiut drejt greqise dhe perfundimi tragjik .dru pa limit nga policia greke
Re: Ajo dite/nate qe jeni larguar nga vendi juaj
Kur jam larguar nga shtepia per pushime,kam thene shyqyr se per disa dite do bej ato qe kam qejf pa pasur njeri prane,edhe pse me kane munguar.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Cila eshte enderra juaj aktuale, se ciles i jeni perkushtuar teresisht per t'a bere realitet?
» Miqtë e mi cfarë tipi jeni, a jeni person qe preferoni te falni apo jeni hakmarrës??
» Natë e qetë, natë e shenjtë, kolona zanore e Krishtlindjes
» Mënyra për të larguar mikrobet
» Ashtu si jeni në krevat jeni edhe në lidhje

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi