Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Etika e virtuales, çdo të thotë të jetosh një jetë të dytë online People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Etika e virtuales, çdo të thotë të jetosh një jetë të dytë online People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Etika e virtuales, çdo të thotë të jetosh një jetë të dytë online

3 posters

Shko poshtë

Etika e virtuales, çdo të thotë të jetosh një jetë të dytë online Empty Etika e virtuales, çdo të thotë të jetosh një jetë të dytë online

Mesazh nga WebMaster Sun 29 May 2011 - 21:15

Nëse duam shembuj si teknologjia ndikon në marrëdhëniet që vendosim me njëri-tjetrin dhe komunitetet ku jetojmë mjafton vetëm t'i kushtojmë vëmendje evoluimit të teknologjive të komunikimit



Nëse duam shembuj si teknologjia ndikon në marrëdhëniet që vendosim me njëri-tjetrin dhe komunitetet ku jetojmë - qytetin, shtetin, kombin ose kompaninë, institucionin etj. - mjafton vetëm t'i kushtojmë sado pak vëmendje evoluimit të teknologjive të komunikimit.

Telefoni celular e ka transformuar me rrënjë mënyrën si funksionojnë organizatat; nëse dje drejtuesve të mesëm u kërkohej përveç ekspertizës edhe kapacitet për vetëveprim, sot ka më tepër rëndësi që këta të rrinë në gatishmëri për t'iu përgjigjur telefonatës së "boss-it". Mundësia për lidhje të çastit në çdo rrethanë, vërtet mund t'i bëjë organizatat më eficiente - policinë, grupet mafioze, shërbimet sekrete, grupet terroriste (që deri edhe bombat tani i shpërthejnë duke u telefonuar), agjentët e bursës - por vetëm me koston e shndërrimit të shumë njerëzve në leva.

Në sferën e administratës shtetërore, mjaft të marrësh në analizë diplomacinë; sa më eficient është bërë komunikimi midis ambasadës dhe qendrës, aq më pak e nevojshme është që ambasadorët të jenë në gjendje të përfaqësojnë shtetin me personalitetin, dijet, dinjitetin dhe kulturën e tyre vetjake.

Shpesh krerët e kompanive mundohen që të mikro-administrojnë, duke mbajtur kontakt të pandërprerë me vartësit e tyre e duke i trajtuar këta si tentakula të vetat; nga ana tjetër, shumë drejtues të mesëm dhe të ulët i përshtaten këtij fati dhe kultivojnë në vete cilësitë përkatëse të hallkës, mes të cilave spikat lehtësia për të pezulluar të menduarit dhe vetëveprimin.

Nuk është e vështirë të përfytyrohet një e ardhme në trajtën e një koshereje, ku miliona njerëz të lidhur mes tyre edhe me ndërmjetësinë e kompjuterave dhe internetit, do të krijojnë diçka të përbindshme dhe madhështore, e cila do t'i ngjajë një organizmi të ri. Këtë vizion e kanë përvetësuar edhe shumë shkrimtarë të fantashkencës cyber-punk, por tashmë po e përdorin edhe disa filozofë të epokës së internetit.

Lehtësia e komunikimit në distancë, e kombinuar me teknologjinë e realitetit virtual, krijon probleme të çuditshme. Shumë amatorë të lojërave shumëlojtarëshe online krijojnë personalitete virtuale (avatarë), të cilët i modelojnë sipas fantazive të tyre të shfrenuara dhe pastaj i lëshojnë në një realitet virtual ku kalojnë të shumtën e kohës.

Second life (Jeta e dytë)

Second life (Jeta e dytë) është një botë tërësisht virtuale, e cila i kushtohet më shumë komunikimit dhe ndërveprimit, sesa lojës dhe aventurës. Kohët e fundit, një grua në Britaninë e Madhe fitoi një gjyq për divorc kundër burrit të vet, meqë ky e "tradhtonte" me një grua tjetër në "Second life", edhe pse çifti i tradhtarëve nuk ishin takuar kurrë në jetën reale. Viktima e zbuloi këtë tradhti duke paguar një detektiv virtual në "Second life", i cili i kapi të dashurit në flagrancë.

Përveç avatarëve njerëzorë, në "Second life" vërdallosen edhe bots, ose programe kompjuterike të cilat komunikojnë me njerëzit dhe kryejnë detyra ose misione të ndryshme, njëlloj si personazhet e lojërave kompjuterike. Disa nga këta bots përdoren për të reklamuar produkte të ndryshme, ose për t'i tërhequr vizitorët në komunitete të caktuara. Në mjedise të tilla, nuk janë vetëm kufijtë midis realitetit "real" dhe realitetit virtual që vijnë duke u mjegulluar, por edhe ato midis njerëzve dhe jonjerëzve, ose inteligjencës artificiale.

Si kudo tjetër, në këtë fushë teknologjia ushtarake është në pararojë. Më parë vendet perëndimore krenoheshin me sistemet satelitore ose raketat e telekomanduara, të cilat mundësonin precizion të jashtëzakonshëm, pa rrezikuar jetët e çmuara të ushtarëve. Sot, përkundrazi, fjala e fundit e teknikës janë sistemet fluturuese të telekomanduara, ose të ashtuquajturit drones, të cilët po përdoren gjerësisht në Irak dhe në Afganistan për të luftuar "terroristët".

Në një pikëpamje, drones janë versioni i evoluar i webcams, ose më mirë i atyre kamerave falë të cilave, vite më parë, mund të shihnim, nga New York-u qendrën e Paris-it ose të Bilbao-s; ose nga Alaska plazhet në Hawai. Drones janë të pajisura me sensorë të ndryshëm (kamera optike dhe infrakuqe, radar, mikrovalë), të cilat i përcillen një pulti komandimi, prej nga një specialist përpunon komandat përkatëse.

Të kobshmit Predator drones, të cilët kanë bërë kërdinë në Irak dhe në vende të tjera, telekomandohen nga një bazë në Kaliforni; shumë prej komanduesve, të cilët përdorin mjete dhe teknika të ngjashme me ato të videolojërave, bombardojnë një bazë të armikut ose një shkollë të terrorit, pastaj dalin nga zyrat dhe shkojnë të kalojnë mbrëmjen në shtëpi, me të dashurit e tyre, para televizorit. Në fakt, siç vëren William Saletan i Slate, që i ka kushtuar një numër artikujsh kësaj dukurie, Raytheon ka përdorur programues lojërash për të zhvilluar Predator-in; prandaj nuk është për t'u habitur kur kalimi nga fusha e luftës te dhoma e televizorit bëhet po aq lehtë sa edhe kalimi nga mjedisi art-deco i nënujshëm i një videoloje si Bioshock, në mjedisin e nëndheshëm, por shumë më real, të metrosë së New York City.

Edhe pse ka të dhëna që pilotët e avionëve të telekomanduar Predator vuajnë edhe ata nga stresi post-traumatik, vështirë të mohohet se kjo luftë e telekomanduar nuk i ngjan shumë luftës në Vietnam.

Ata prej nesh që luajnë videolojëra, e kanë parë sa e lehtë dhe e natyrshme është që të vrasësh dikë në mjedisin virtual të lojës (po të vranë ty, mjafton të kthehesh te pika që ke ruajtur për herë të fundit për t'u ringjallur sërish sikur nuk ka ndodhur asgjë) në një kohë që të gjithë e dimë sa të rrënjosur e kemi, si qenie të qytetëruara, ligjin për të mos ia marrë kujt jetën. Kombinimi djallëzor midis teknologjisë së telekomandimit dhe teknologjisë së realitetit virtual e bën gjithnjë e më të lehtë dhe moralisht të pranueshme vrasjen, duke e veshur me irrealitetin e lojës. Ushtarakët janë të parët që e pranojnë se të vrasësh dikë ballë për ballë, në fushë të betejës, kërkon nga ushtari cilësi të ndryshme nga ç'i kërkohen dikujt që mbyllet tetë orë në ditë në një bunker luksoz në Arizona ose në Colorado, për të vrarë armiq virtualë në skajin tjetër të globit.

Natyrisht, historia e luftrave dhe ushtrive mund të shkruhet edhe histori e teknikave për të vrarë njerëz; në fillim me duar e me dhëmbë, pastaj me gurë e më pas me shtiza dhe shpata e kështu me radhë, deri te bombat hiperbarike dhe gazi nervin. Armët vijnë e bëhen më vrastare, teksa përdoruesit e tyre i "vidhen" fushës së betejës. Ndoshta do të vijë një ditë kur palët kundërshtare të nxjerrin në fushën e betejës secila robotët e vet të telekomanduar, për t'u përleshur për jetë a vdekje.

Vijmë kështu te skenari apokaliptik i trajtuar nga James Cameron në filmat e tij të mirënjohur Terminator 1 dhe 2; ku interneti, inteligjenca artificiale dhe robotika përftojnë një "ménage à trios" diabolik, e cila i jep fund qytetërimit në Tokë, duke i detyruar ata pak njerëz të mbijetuar të fshihen vrimave, si urithët.

Ende nuk kemi arritur aty, por kemi përparuar mirë. Në 2006 Saletan shkruante: në epokën e jihad-it, tmerrohemi prej atij që nuk ka frikë të vdesë dhe nuk i bëhet vonë të vrasë. Në epokën e joystick-ut, tmerri është se edhe ne një ditë jo shumë të largët ashtu do të katandisemi, duam apo nuk duam.

Sigurisht që është diçka jashtëzakonisht amorale dhe burracake, që të dërgosh Predators të telekomanduar, për të vrarë armiqtë e tu në pllajat e Afganistanit, teksa ti vetë i drejton këta përbindësha të ajrit me joystick, nga rehati i zyrës tënde, mijëra e mijëra kilometra larg; ndoshta edhe duke pirë kafe, ose duke dëgjuar Wagner-in në sfond.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Etika e virtuales, çdo të thotë të jetosh një jetë të dytë online Empty Re: Etika e virtuales, çdo të thotë të jetosh një jetë të dytë online

Mesazh nga Arabela Sun 29 May 2011 - 21:18

per zotin internetei nuk eshte dhe ndonje gje e mire,,,,te largon vemendjen nga realiteti whackbutt whackbutt whackbutt whackbutt
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Etika e virtuales, çdo të thotë të jetosh një jetë të dytë online Empty Re: Etika e virtuales, çdo të thotë të jetosh një jetë të dytë online

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sat 25 Feb 2012 - 1:35

Per mua do te thote..kalim kohe.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Etika e virtuales, çdo të thotë të jetosh një jetë të dytë online Empty Re: Etika e virtuales, çdo të thotë të jetosh një jetë të dytë online

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi