Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bleona Qereti, Seksbomba Shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bleona Qereti, Seksbomba Shqiptare People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bleona Qereti, Seksbomba Shqiptare

2 posters

Shko poshtë

Bleona Qereti, Seksbomba Shqiptare Empty Bleona Qereti, Seksbomba Shqiptare

Mesazh nga WebMaster Wed 1 Jun 2011 - 1:34

Jetesa e saj ka ndryshuar kryekëput gjatë viteve të fundit… Që pas largimit nga Shqipëria, për këngëtaren e suksesshme Bleona Qereti po fryn një erë e re. Dëshiron me çdo kusht të bëhet pjesë e tregut amerikan dhe nga ç’kemi mësuar, është në rrugë të mbarë. Por, përveç dëshirës për të arritur diçka në industrinë muzikore në SHBA, duhet edhe një investim i madh në kohë dhe të ardhura, për të cilat Bleona duket se nuk do t’ia dijë…” Do të qesh vetëm kur të arrij qëllimin që i kam vënë vetes”, – tregon këngëtarja për “ Bluetooth” gjatë një komunikimi të gjatë përmes telefonit… “ Dje kam qenë pjesëmarrëse në ‘ Billboard Music Awards’. Kam ardhur me avion nga Kana dhe tani më duhet të udhëtoj përsëri”, – ka vijuar më tej ajo, duke na zbuluar se ndalesa e radhës është “ Formula 1”. Është mësuar tanimë me evente të tilla dhe kuptojmë që pjesëmarrja në to nuk i duket më një arritje ( kujtojmë këtu që vetëm pak muaj më parë ka qenë pjesëmarrëse në “ Grammy Awards”). Jeta e saj tanimë ka shumë ndalesa… Është prezente në të gjitha eventet e rëndësishme ndërkombëtare dhe pjesëmarrja në to e ka ndihmuar të krijojë shumë kontakte. “ Falë tapetit të kuq kam njohur shumë njerëz të famshëm, madje disa prej tyre i kam bërë miq të mirë”, vazhdon Bleona ndërsa na tregon se disa prej tyre çuditen kur e shohin në çdo event.“ Jo më larg se dje një nga anëtarët e grupit “ Black Eyed Peas” më tha: ‘ Ti udhëton më shumë se ne’, pasi 2 ditë më parë kishim qenë bashkë në Kanë. Ata nuk e kuptojnë që unë nuk e kam punë qejfi këtë që po bëj”, na tregon veç të tjerash seksbomba shqiptare. Sakaq nëse do t’i rikthehemi muzikës duket se ëndrra e saj amerikane po merr formë. Më 2 qershor do të jetë në studion e një prej emrave më të lakuar në muzikën botërore siç është Timbaland dhe vetëm disa ditë më pas do të ndalojë në studion e një prej kompozitorëve të Rihanës, Taio Cruz Makeba. Shumë prej jush mund të mendojnë se të gjitha këto janë fjalë boshe, pa asnjë bazë, ama ne duam të besojmë tek Bleona madje dhe ju duhet të besoni, pasi ajo vërtet po punon shumë… Sa i përket jetës private këngëtarja e famshme shqiptare vazhdon lumturisht e dashuruar martesën me Gani Bardhën të cilin na thotë se e ka mbështetje për çdo gjë…” Ai qëndron gjithmonë pas meje, madje ndonjëherë më habit”, – shprehet Bleona ndërsa pranon se lindja e një fëmije nuk bën pjesë në planet e afërta, “ megjithatë, ato punë i di Zoti”, – përfundon bukuroshja e skenës…
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bleona Qereti, Seksbomba Shqiptare Empty Re: Bleona Qereti, Seksbomba Shqiptare

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 17:42

aaahhaahahaah kjo eshte nje kokrra e debiles qe se ka shoqen......
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi