Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria – ndjenjë apo Biznes? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuria – ndjenjë apo Biznes? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria – ndjenjë apo Biznes?

+3
snow
Docteur
WebMaster
7 posters

Shko poshtë

Dashuria – ndjenjë apo Biznes? Empty Dashuria – ndjenjë apo Biznes?

Mesazh nga WebMaster Sun 5 Jun 2011 - 11:55

Që nga kohërat e lashta e deri më sot janë dhënë me mijëra e mijëra mendime, definicione e hipoteza se q`është dashuria. Janë dhënë këto nga poetë, nga filozofë, psikologë , njerëz të fesë, njerëz të thjeshtë e deri edhe nga barinj delesh që nuk dinin shkrim as lexim. Do përqendrohemi këtu tek dashuria mes qiftit. Jemi dëshmitarë të lloj-lloj historirash dashurie të dëgjuara, që nga dashuria mes Penelopës dhe Odiseut, Romeos e Zhulietës, Talatit e Fitnetes e deri tek qindra e qindra historia tjera, kurrë të shkruara e papublikuara por që përbënin një poemë në vete. Secila e ngjashme dhe në të njejtën kohë secila e ndryshme nga tjetra.
Siç tregojnë faktet në kohrat e gjeneratave paraardhëse kur një i ri , femër apo mashkull, dashurohej dhe besatohej, ishin shumë të rralla rastet kur njëri nga qifti tërhiqej apo thjeshtë tradhtonte lidhjen. Dashuria e tyre nuk ftohej dhe vazhdonte deri në vdekje edhe para presioneve dhe kërcënimeve të rrethit, i cili në shumicën e këtyre rasteve nuk lejonte kurorëzimin me martesë të këtyre lidhjeve.
Por a mund të themi se të njëjtat gjëra ndodhin edhe sot .
Dyshoj shumë, për të mos thënë me siguri të plotë, absolutisht jo .
Dashuria sipas një filozofi është ajo ndjenjë kur njeriu e sheh lumturinë e tjetrit dhe moslëndimin e tij si gjënë më thelbësore në jetë. Por kjo fatkeqësisht është pakë e vështirë për tu arritur në kohërat tona dinamike dhe tepër moderne .
Një zotëri, djalë i ri, pakë mbi të njëzetat, më tregonte për të dashurën e tij të bukur , për fjalët e ëmbla që ajo ia kishte thënë , për orën që ia kishte dhuruar për ditëlindje etj. etj. por sipas tij martesa me të ishte e pamundur sepse ajo ishte vetëm një infermiere e thjeshtë, ndërsa vajza që ia kishin gjetur të afërmit e tij , e që ky kurrë se kishte pare , kishte status të rregulluar në një shtet të perëndimit. – Eh more shok më thoshte ai ,- po e siguroj jetën e jeta njëherë jetohet.- Pra për të , jeta më e mire peshonte më shumë se ndershmëria dhe fjala e dhënë. Për të dashuria ishte një urë që të qonte në perëndim .
Edhe zonjusha nga Prizreni që jetonte në perëndim, kishte hapur fjalën se donte të njihej me një djalë që jetonte në Kosovë. Erdhi u njoftua me një, e pëlqeu dhe shpallën fejesën. Por kur u kthye sërish në perëndim kishte gjetur atje një magnet që tërheq më shumë dhe pa një pa dy këtij ,,kosovarit” ia dha ,,rrausin”.
Çdo medalje ka dy anë, ndonëse njëra mund të jetë më e ilustruar se tjetra. Siç duket Zoti me ligjet e tij perfektë ka vendosur se kur s`do të ketë njerëz të mire toka s`do t`i mbajë më ata. Prandaj njerëz të mire dhe dashuri të mirëfillta ekzistojnë edhe sot. Goni miku im 21 vjeçar deri sapo shëtiste me veturë rrugëve të Gjermanisë, përpara i doli një drenushë, zemra e tij e bardhë duke mos dashur që ta shtypte tentoi t`i shmangej dhe vetura e tij u përplas për bregu si pasojë e të cilës ai mbeti i paralizuar . E dashura e tij me një bukuri përrallore për asnjë moment nuk e braktisi dhe për here, tash e dy vjet i gjendet afër dhe i premton se ai do të jetë mashkulli i vetëm në jetën e saj. Ajo pra thjeshtë dashuron me zemër dhe i përmbahet asaj që thuhet në librat e shenjtë se qifti duhet ta duan njëri-tjetrin në kohërat e begatshme dhe të vështira, në pasuri dhe në varfëri në sëmundje dhe në shëndet.
Vërtet mirësia ekziston dhe lavdi Zotit për këtë . Por megjithatë ne shohim çdo ditë se si të rinjtë tanë harrojnë aq lehtë premtimet e bëra me aq zjarr e përkushtim. Sot më besa e dhënë nuk të ngjallë, ajo është veç një përrallë nga e kaluara e largët. Ne shohim sot se si djemtë tanë të rijnë martohen dhe jetojnë me plaka të huaja vetëm për të fituar të drejtë lejeqëndrimi në një vend perëndimor. Ne shohim sot vajzat tona se si shëtisin me burra të martuar e të shtyrë në moshë e pranojnë prej këtyre ,,babalokëve “ biznesmen rroba e parfume të shtrenjta.
Ndoshta është e vërtetë thënia se ,,aty ku nuk ka çmenduri nuk ka dashuri” por sidoqoftë secili nga ne duke i pare këto gjëra i lind e drejta të pyes: ç`është dashuria sot – ndjenjë apo biznes.

Agron Jashari -Adoniss
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria – ndjenjë apo Biznes? Empty Re: Dashuria – ndjenjë apo Biznes?

Mesazh nga Docteur Sun 5 Jun 2011 - 17:37

Sot dhe kohe me pare dashuria shikohet ne kendeveshtrime te ndryshme nga njerez te ndryshem shikohet,me pare mendoj qe nuk njihej shume fjala dashuri por martese dhe martesa behej qe le te themi njerzit jane martu si detyrim qe duhej kryer,jane martu per te lene pasardhesit e tyre por me kalimin e kohes kane fillu duke u pelqyer nje-tje dhe kane kuptu qe martesa nuk eshte vec ajo qe te martohesh dhe te besh fmi apo sex,Kurse ne ditet e sotme dashuria hy ne dy kategori dashuri biznes femra apo meshkujt shikojne te dashurin e tyre te jete i pasur,Por nje gje doja te shtoja njeriut i ndodh cdo gje ne jete dhe per kete gje duhet te zgjedhe njeriun e duhur sic tha dhe shkrimi me lart, Nje dashuri e lidhur per biznes do kete nje jete te mjerushme , Nje dashuri e lidhur nga ndjenjat do kete nje jete te mrekullushme.Fundja njeriu nuk merr asgje me vete kur te vdese jeta mund te shijohet edhe me buke e djath dhe i lumtur

Per vete mendoj nje grua qe te respekton qe te vlerson qe te jep ate qe une kerkoj eshte perfekte,persa i perket biznesit fale zotit kemi krahe dhe kembe dhe koke te gjithe te gjithe mund te punojme
Docteur
Docteur
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Afrike
Postime Postime : 5764
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/05/2011
Hobi Hobi : Ngacmime

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria – ndjenjë apo Biznes? Empty Re: Dashuria – ndjenjë apo Biznes?

Mesazh nga snow Tue 7 Jun 2011 - 6:32

pak nga te dyja besoj biznes ate qe te jep tjetri jep dhe ti ndjenje vjen me kalimin e kohes
snow
snow
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : ne djall ska cte duhet ty
Postime Postime : 69
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/06/2011
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : muzika, king boks , noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria – ndjenjë apo Biznes? Empty Re: Dashuria – ndjenjë apo Biznes?

Mesazh nga Darius Tue 7 Jun 2011 - 6:37

snow shkruajti:pak nga te dyja besoj biznes ate qe te jep tjetri jep dhe ti ndjenje vjen me kalimin e kohes
merzitje shume
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria – ndjenjë apo Biznes? Empty Re: Dashuria – ndjenjë apo Biznes?

Mesazh nga Emona Wed 8 Jun 2011 - 3:45

Psikologu_wolf shkruajti:
Per vete mendoj nje grua qe te respekton qe te vlerson qe te jep ate qe une kerkoj eshte perfekte,persa i perket biznesit fale zotit kemi krahe dhe kembe dhe koke te gjithe te gjithe mund te punojme[/size]

Eh sa Mire e the ketu Ka fundi. [You must be registered and logged in to see this image.]

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria – ndjenjë apo Biznes? Empty Re: Dashuria – ndjenjë apo Biznes?

Mesazh nga Anakonda Fri 10 Feb 2012 - 22:07

Per mua eshte ndjenje,per rivalen bisnez.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria – ndjenjë apo Biznes? Empty Re: Dashuria – ndjenjë apo Biznes?

Mesazh nga Maksi Sat 11 Feb 2012 - 2:45

ndjenje per mua
Maksi
Maksi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 31226
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuria – ndjenjë apo Biznes? Empty Re: Dashuria – ndjenjë apo Biznes?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi