Zbulohet telefonata e familjareve te Griseldes
Faqja 1 e 1
Zbulohet telefonata e familjareve te Griseldes
Rrëmbimi imagjinar i Griselda Zaimit, bashkëjetueses së kryetarit të ri të Bashkisë së Kavajës, është zbuluar nga një telefonatë e babait të saj me vajzën që kishte në Francë. Prokuroria thotë se ka marrë në dorë tabulatet nga kompanitë celulare, ku rezulton se i ati i Griseldës ka kryer dhjetëra telefonata për dy ditë me radhë. Mbajtja në përgjim dhe vëzhgim e të gjithë familjarëve të saj, miqve dhe shoqërisë së 27-vjeçares solli edhe zbulimin e inskenimit. Grupi hetimor thotë se menjëherë pas kallëzimit të rrëmbimit të shtetases Griselda Zaimi janë vendosur në përgjim rreth 20 persona, kryesisht të afërm të 27-vjeçares, të cilët kanë kryer dhe marrë dhjetëra-qindra telefonata. Midis telefonatave, babai i Griseldës, ka komunikuar me vajzën tjetër që ndodhet në Francë. Akuza thotë se ka kryer transkriptin e kësaj bisede, ku duket qartë se familjarët e 27-vjeçares kanë të gjithë informacionin e duhur që e gjithë kjo është një mashtrim. Në bisedë e sipër, vajza që ndodhet në Francë e ka pyetur të atin nëse është e nevojshme që të merrte avionin dhe të vinte menjëherë në shtëpi, por përgjigjja e tij ka qenë e prerë: Jo, të gjithë janë mirë. Akuza ngre dyshimet se familjarët e Griseldës mund të kenë pasur dijeni për këtë inskenim, megjithatë pohojnë se po presin edhe disa prova për të kryer edhe më pas kualifikimin e kësaj dosjeje penale. Akuza thotë se një ndër provat janë edhe bisedat e kryera disa orë pas kallëzimit të regjistruar në polici dhe të dhënat janë dërguar me shpejtësi pranë grupit hetimor, i cili krahas hetimit për pengmarrjen, ngriti një tjetër grup hetimor për pistën e mashtrimit dhe kallëzimit të rremë. Të dyja grupet hetimore po punonin paralelisht me njëri-tjetrin në dy drejtime. Hetimet avancuan së tepërmi me objektin e mashtrimit dhe kallëzimit të rremë, pasi ky grup hetimor kishte në dorë disa telefonata dhe provat që vinin nga klinikat private ku Griselda kishte kryer vizita mjekësore.
Prokuroria e Përgjithshme tha se ka rrëzuar pistën e rrëmbimit dhe hetimet e mëvonshme do të përcaktojnë regjistrimin e kësaj çështjeje ku me shumë mundësi do të regjistrohet për “kallëzim të rremë”, por nuk përjashtohet as pista e shantazhit.
Grupi hetimor tha se po kryen procedurat e zakonshme për këqyrjen e tabulateve telefonike dhe se të gjitha regjistrimet janë bërë me urdhër gjykate apo me urdhër të prokurorit për marrjen e të dhënave për vepër penale apo për zbardhjen e ngjarjeve kriminale. Sipas tyre, janë mbajtur në përgjim të afërmit dhe shoqëria e ngushtë e Griseldës, pasi dyshohej paraprakisht se kjo ngjarje ishte një inskenim.
Burimi: Gazeta Shqip

Amel- I/e Regjistruar
- Postime : 18
Gjinia :
Anëtarësuar : 14/06/2011
Similar topics
» Puthja ne buze mes familjareve??
» Rrëmbimi Griseldës, hetimet mbi mjekët e taksistin
» Telefonata me e gjate qe keni bere ndonjehere!
» E Morën Peng Për 86 Mijë Lekë, Telefonata E Pengut: “Baba, Sill Paratë Ose Më Vranë”
» Zbulohet në publik

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi