Ndihmuan perdhunuesin e turistes, hetohen punonjesit
2 posters
Faqja 1 e 1
Ndihmuan perdhunuesin e turistes, hetohen punonjesit
Një ditë pas arrestimit të Maljan Mecollit, autorit të përdhunimit të turistes çeke në Qafën e Zvezdës pesë vjet më parë, dy punonjës të gjendjes civile të Komunës së Pojanit janë çuar për ndjekje penale. Ata i kanë dhënë 24-vjeçarit Maljan Mecolli një certifikatë lindjeje me identitet të rremë, duke e ndihmuar kështu për t’iu shmangur dënimit që i ishte dhënë nga gjykata.
Theodhoraq Demiri dhe Nimete Rustemi, të dy me detyrë punonjës pranë zyrës së gjendjes civile të Komunës Pojan në Rrethin e Korçës, akuzohen për shpërdorim detyre. Ata janë çuar për ndjekje penale dhe nga ana e organit të prokurorisë kanë nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj të dyve.
Ka qenë një certifikatë lindjeje që i është gjetur autorit Maljan Mecolli gjatë kontrollit fizik dhe që është konsideruar si një dokument komprometues dhe provë materiale në bazë të së cilës kanë nisur hetimet ndaj zyrës së gjendjes civile. Me emër të ndryshuar dhe me gjeneralitete të tjera, Maljan Mecolli do të tentonte të prodhonte në mënyrë zyrtare dokumente të tjera identiteti për t’i shpëtuar kështu kapjes nga policia, e cila e kishte shpallur në kërkim prej vitesh.
Gjatë kontrollit fizik nga arrestimi i menjëhershëm që i është bërë 24-vjeçarit, i është gjetur në xhep një certifikatë lindjeje me emrin Marion Kolami, ndërkohë që në certifikatë të gjitha gjeneralitetet e tjera i përkasin pikërisht autorit të përdhunimit të turistes çeke. Ka mjaftuar certifikata që Policia e Korçës të nisë verifikimet se si është lëshuar ky dokument, duke çuar për ndjekje penale dy punonjësit e gjendjes civile, 64-vjeçarin Theodhoraq Demiri dhe 53-vjeçaren Nimete Rustemi.
Përmes të njohurve të tij nga fshati, autori kishte bërë pak kohë para arrestimit përpjekje për t’u pajisur me kartë identiteti. Sipas të dhënave, ai është parë edhe në qytetin e Bilishtit dhe pasi e kanë njohur disa persona, kanë sinjalizuar policinë. I riu që prej vitesh ka qëndruar në shtetin grek për t’u fshehur, ishte kthyer nga pika e kalimit kufitar pa dokumente, por policia, e cila ka pasur informacione për lëvizjet e tij, e ka arrestuar papritur, pasi ka hyrë nga kufiri. Burimet policore kanë thënë se ai kishte mundur të siguronte nga gjendja civile dokumentin dhe kur është kontrolluar nga policia u ka thënë se po ngatërronin person, pasi ai është Marjon Kolami. Me këtë identitet ai ka treguar më pas gjatë kontrollit fizik edhe certifikatën për të cilën policia ka nisur hetimet. Policia ka pasur informacione të sigurta për të riun, edhe pse ai ka përdorur identitetin e rremë. Nga hetimet ka rezultuar se 24-vjeçari do të përdorte certifikatën që ka dalë nga zyrat e gjendjes civile një muaj më parë, për të bërë kartën e identitetit.
Burimi: Gazeta Shqip

Amel- I/e Regjistruar
- Postime : 18
Gjinia :
Anëtarësuar : 14/06/2011
Re: Ndihmuan perdhunuesin e turistes, hetohen punonjesit
Nuk behemi njerez ne
Space- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Ne levizje
Postime : 1354
Gjinia :
Anëtarësuar : 03/06/2011
Mosha : 34
Hobi : Informatika
Similar topics
» Shkodër, vrasja e biznesmenit, 25 të shoqëruar, hetohen pronat
» Lirohet nga burgu, por do martohet me përdhunuesin
» Historia e dhimshme e gruas afgane: U martova me përdhunuesin tim
» Punonjësit e Top Channel dhurojnë gjak
» Shet kompaninë, ndan fitimet me punonjësit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi