Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Motivacioni.... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Motivacioni.... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Motivacioni....

3 posters

Shko poshtë

Motivacioni.... Empty Motivacioni....

Mesazh nga Darius Thu 16 Jun 2011 - 8:49

Motivacioni mund të karakterizohet si forca që nis dhe drejton sjelljen dhe si faktori që përcakton intesitetin dhe qëndrueshmërinë e asaj sjelljeje.Motivet e nxitin dhe e drejtojnë sjelljen e individit drejt një qëllimi të caktuar.
Qfarë mendoni ju...
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Motivacioni.... Empty Re: Motivacioni....

Mesazh nga WebMaster Thu 16 Jun 2011 - 8:52

Motivacion eshte kur gjen dicka qe smundesh te kesh nje arsye qe te arsyetosh ate motivacion o kur ben dicka qe duhet te gjesh gjithmone motivin se pse e beri ose te japesh nje motiv kur ta besh
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Motivacioni.... Empty Re: Motivacioni....

Mesazh nga Anakonda Fri 9 Nov 2012 - 22:32

Motivacioni mendohet se është forca që nis dhe vazhdon të drejtohet drejt një qëllimi. Ajo ndryshon në intensitet dhe qëndrueshmëri.[1] Konceptet motivacionale mundësojnë kuptimin e gjithë larmisë së sjelljeve të një individi apo të sjelljeve midis individëve.[2] Psikologët e kanë studiuar motivacionin nga këndvështrime të ndryshme si: nga ana e impulseve të brëndshme, e shtysave të jashtme, e nivelit të nxitshmërishë dhe e trashigimisë. Vëmendje emadhe i është kushtuar motiveve të urisë, seksit, kureshtjes she suksesit.Ajo nis dhe drejton sjelljen si dhe faktorët që përcaktojnë intensitetin dhe qëndrueshmërinë e asaj sjelljeje. Këto veprime nisëse, iniciuese, mund të komandohen dhe të urdhërohen nga brenda individit ose nga mjedisi i jashtëm. P.sh., ne jemi të uritur për shkak të nivelit të ulët të sheqerit në gjak (brenda individit) ose ngaqë porsa kemi parë një ëmbëlsirë të mrekullueshme (jashtë individit). Motivacioni e bën sjelljen tonë të jetë e drejtuar.
Motivacioni përcakton intensitetin dhe qëndrueshmërinë e sjelljes sonë. "Intensiteti" ka të bëjë me faktin sesa e fortë është sjellja. Shkalla e motivacionit që ne kemi do të ndikojë mbi "qëndrueshmërinë'. Disa herë ne, do të këmbëngulim për një kohë të gjatë për arritjen e qëllimit, ndërsa herë të tjera do të heqim dorë (nuk do të jemi të qëndrueshëm) pas një përpjekjeje të shkurtër.
Psikologët shpesh e masin motivacionin duke vëzhguar se c'bëjnë individët (veprimet nisëse, iniciuese); sesi i kryejnë ata zgjedhjet (drejtimi); duke vëzhguar forcën e sjelljeve të tyre (intensiteti) dhe kohëzgjatjen e sjelljes (këmbënguljen, qëndrueshmërinë). Motivacioni nuk vëzhgohet dot drejtëpërdrejt, por mund të identifikohet pasi vëzhgohet sjellja e subjekteve. [3] Disa herë mund të manipulojmë me nivelin e motivacionit. Kështu veprojnë kur u ndalojnë përkohësisht ushqimi kafshëve pë t'iu rritur atyre motivacionin për të kërkuar ushqimin. Prindërit mund t'i motivojnë fëmijët duke manipuluar me nivelin e shpërblimit (dhurata apo para të dhëna për sjellje të caktuara)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Motivacioni.... Empty Re: Motivacioni....

Mesazh nga Anakonda Fri 9 Nov 2012 - 22:32

Teoritë biologjike
Fillimisht motivacioni është shikuar si i kushtëzuar nga faktorët biologjikë e nga modele instinktive sjelljeje. Motivacioni është cilësuar si dicka si instink dhe teori të tilla vazhduan të ishin në bazë të punimeve të etnologëve, ndërsa sociobiologët argumentojnë se madje edhe sjellja sociale është programuar gjenetikisht. Instinkti është një sjellje e trashëguar nga të gjithë anëtarët e një specieje. Etnologët studiojnë sesi ka evoluar sjellja instinktive në speciet e afërta dhe sesi e përmirëson kjo sjellje instinktive mbijetesën. "Ethograma" është përshkrimi i të gjithë sjelljeve që kryen një specie. Modelet fikse të veprimit janë sjellje të pamësuara, të trasheguara, stereotipike dhe janë specifike për cdo specie si dhe të nxitura nga sinjale të vecanta të mjedisit që quhen clirues.[4] "Sociobiologjia" është studimi i bazës biologjike të sjelljes sociale. Ajo shpall se sjellja njerëzore ka baza gjenetike. Freud bën të ditur se sjellja shkaktohet nga instinktet e jetës dhe nga instinktet e vdekjes (agresion).Teoria e impulsit
Impulset janë forca të brendshme që na shtyjnë drejt kryerjes së dickaje. Termi impul u përdor për herë të parë në vitin 1918 nga Woodworth për të përshkruar forcat e brendshme që na shtyjnë ne të bëjmë dicka. Ai argumentoi se impulse të ndryshme motivojnë sjellje të ndryshme. Teoria e impulsit teorizon se një nevojë biologjike (si p.sh., ushqimi) shkakton një impuls psikologjik (si p. sh., urinë). Ky impuls e angazhon individin të angazhohet në sjellje që udhëhiqen nga qëllime. Ky cikël quhet homeostazë dhe ka për funksion ruajtjen e ekuilibrit të mjedisit të brendshëm të trupit tonë.

[redakto]Teoritë e shtysës
Teoria e shtysës interpreton se stimujt e mjedisit e motivojnë individin kur mungon një nevojë e qartë biologjike. Këto shtysa si p. sh., akullorja ose paratë. Ne jemi të prirur të kërkojmë shtysa pozitive dhe t'u shmangemi atyre negative.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Motivacioni.... Empty Re: Motivacioni....

Mesazh nga Anakonda Fri 9 Nov 2012 - 22:33

Teoria humaniste e Maslow


Teori e cila bazohet në realizimin e motivëve humane të individit. Nevojat e vlerësimit përfshijnë një vlerësim të lartë të vetvehtes, vetërespektin, një konsideratë për vehten dhe për të tjerët. Kur këto nevoja plotësohen, njerëzve u lind nevoja e vetaktualizimit, e realizimit të plotë të potencialit individual.Teoria kognitive
Kjo teori merret me interpretimin e të menduarit dhe të perceptimit. Njerëzit përpunojnë pritje kognitive kur ata mësojnë se sjellje të caktuara cojnë drejt qëllimeve të caktuara. "Atribuimi" është procesi kognitiv i përcaktimit të motivëve që drejtojnë sjelljen e dikujtMotivet Stimuluese
Motivet stimuluese bëjnë që individi bëjnë që individi të kërkojë stimulim ndijor përmes bashkëveprimit me mjedisin.
Stimulimi ndijor
Njerëzit janë te prirur të jenë të angazhuar me dicka, edhe nëse ajo që bëjnë nuk është aq e rëndësishme. Ka të dhëna se tek qëniet njerëzore, mungesa e stimulimit ndjor nuk pëlqehet. Ky fenomen quhet privimi ndijor.
Kërkimi dhe kurioziteti
Kompetenca
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Motivacioni.... Empty Re: Motivacioni....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi