Arkeoligjia Ne Trojet Shqiptare
Faqja 1 e 1
Arkeoligjia Ne Trojet Shqiptare
Interesi për vlerat arkeologjike të Shqipërisë nis qysh në shek. XIX kur studjues të gjeografisë historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit të të dhënave
nga burimet antike.
Kështu është i pari që viziton Shqipërinë francezi Pouqueville (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grèce, comprenant la description ancienne et moderne de l'Epire, de l'Illyrie grecque etc. Paris 1820-21, v.5) Anglezi Martin Leake, nga shëtitja që bëri në Shqipërinë e Jugut deri në Apoloni, botoi një përshkrim të hollësishëm të rënojave të objekteve arkeologjike që i ranë në sy (W.M. Leake, Travels in northern Greece, London 1835, v. 4). Më vonë arkeologu francez L. Heuzey vizitoi Shqipërinë dhe në studimin e tij u ndal kryesisht mbi Durrësin e Apoloninë (L.Heuzey. H. Daument, Le mission archéologique de Macèdoine, Paris 1876). Në fillim të shek. XX vizitoi Apoloninë dhe rrethinat e Vlorës balkanologu C. Patsch. Ai është i pari që zbuloi qytetin e Amantias dhe më pas botoi një studim të hollësishëm mbi antikitetet që pa në Bylis, Klos, Berat etj. (C. Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904). Gjatë Luftës së parë botërore erdhën në Shqipëri arkeologët austriakë C. Praschniker e A. Schober të cilët filluan kërkimet nga veriu i Shqipërisë në drejtim të jugut dhe i kushtuan vëmendje edhe monumenteve e qendrave arkeologjike ilire (C. Praschniker-A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919; C. Praschniker, Muzakia und Malakastra, Wien 1920).
Më 1924 një mision arkeologjik francez, nën drejtimin e Leon Rey, fillon gërmimet sistematike në Apoloni, të cilat vazhduan deri më 1938 dhe rezultatet u botuan në revistën Albania (L.Rey, Albanie, Revue d'archéologie, Paris 1925-1939, në 6 vëllime). Një mision tjetër arkeologjik italian më 1926 filloi gërmimet në qytetin antik të Foinikes dhe më vonë në Butrint. Në fillim misioni u drejtua nga L. Ugolini e më pas nga Markoni e Mustili (L. Ugolini, Albania antica, Roma 1927-1942, 3 vëll.); D. Mustili, La civilta preistorica dell'Albania, Roma 1940).
Pas Luftës së dytë botërore deri më 1990 kërkimet e studimet arkeologjike u bënë nga arkeologë shqiptarë. Më 1948 u krijua në Tiranë Muzeu Arkeologjik-Etnografik, më pas u krijua Sektori shkencor i kërkimeve arkeologjike, nga i cili më 1976 u formua Qendra e Studimeve Arkeologjike dhe më 1991 Instituti i Arkeologjisë. Gjatë këtyre viteve veç muzeut qendror arkeologjik dhe pavionit arkeologjik në Muzeun Historik Kombëtar, u ngritën edhe muze të profilit arkeologjik në Durrës, Apoloni, Butrint dhe Korçë, të cilët ruajnë objekte me vlera unikale.
Vitet 1991-1999 përbëjnë një etapë të re për arkeologjinë shqiptare, atë të bashkëpunimit me arkeologë të huaj. Janë realizuar ose vazhdojnë veprimtarinë projekti shqiptaro-grek në Butrint, projekti shqiptaro-amerikan në Shpellën e Konispolit (Sarandë) dhe në zonën Apoloni-Bylis, projekti shqiptaro-francez në Apoloni dhe në vendbanimin prehistorik të Sovjanit (Korçë) dhe projekti shqiptaro-anglez në Butrint. Gjatë vitit 2000 janë duke u hartuar edhe projekte të tjera për kërkime në Durrës, Bylis e qendra të tjera arkeologjike.
Rezultatet e kërkimeve, gërmimeve e studimeve arkeologjike, mëse njëqindvjeçare, të bëra në Shqipëri, mund t'i përmblidhnim në :
Në fushën e prehistorisë. Gjurmët më të hershme të banimit të territorit të Shqipërisë janë zbuluar në Xarë (Sarandë) dhe në Gajtan (Shkodër) të cilat i takojnë epokës së paleolitit (rreth 100.000 vjet më parë). Periudhës së paleolitit të vonë (30.000-10.000) vjet, i takojnë një numër më i madh vendbanimesh (Xarë, Konispol, Shën Marinë, Kryegjatë, Rrëzë Dajti, Gajtan etj) të cilat mbulojnë gjithë territorin e Shqipërisë së sotme.
Gjatë epokës së neolitit (7000-3000 p.e.s) territori i vendit tonë ka qenë shumë më i banuar, gjë që e dëshmojnë me dhjetra vendbanime të zbuluara, të cilat kanë qenë ngritur në fusha pjellore, në taraca lumore dhe në shpella. Banesat e tyre ishin kasolle të thjeshta të lyera dhe të shtruara me baltë. Në Dunavec e Maliq janë zbuluar banesa të ngritura mbi hunj (palafite) të cilat kërkonin një teknikë të lartë të ndërtimit të banesave. Por në jetën e banorëve neolitikë vend qendror zinte bujqësia dhe blegtoria si edhe përgatitja e prodhimi i enëve prej balte. Nga fundi i epokës neolitike mjeshtrat e punimit të poçarisë arrijnë të prodhojnë jo vetëm enë cilësore e me forma të shumëllojshme, por edhe me vlera artistike.
Vlerë të veçantë kanë disa enë të pikturuara të gjetura në Dunavec, Cakran e Maliq I të cilat janë të importuara nga kulturat e Diminit në Thesali (Greqi). Ato janë dëshmitë e para të këmbimit midis trevave të vendit tonë me qytetërimet më të përparuara të Europës Jug-Lindore të epokës neolitike.
Në fillim të epokës së metaleve (mijëvjeçari i tretë p.e.s.) në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik ndodhën ndryshime të rëndësishme si rezultat i dyndjes së popujve baritor, indoevropian, të ardhur nga lindja. Një shfaqie e re ishte kulti i varrimit në tuma (Pazhok të Elbasanit, Barçë të Korçës, Piskovë të Përmetit etj). Ky rit varrimi në tuma do të përdoret pa ndërprerje gjatë tërë epokës së bronzit dhe do të bëhet karakteristik për popullsinë ilire të epokës së hekurit.
Nga fundi i mijëvjeçarit të dytë dhe gjatë tërë gjysmës së parë të mijëvjeçarit të parë p.e.s., ilirët fillojnë dhe i vendosin vendbanimet e tyre në kodra të ngritura me pozicion dominues mbi zonën përreth, dhe gradualisht (i përforcojnë) i rrethojnë me mure të fuqishme (Gajtan-Shkodër, Tren-Korçë, Kalivo-Sarandë etj).
Në fushën e antikitetit
Deri në shek. VII p.e.s. trevat e ndryshme ilire kishin përparuar pothuajse me të njëjtin ritëm. Midis tyre dalloheshin disa krahina të veçanta si Fusha e Korçës, Mati, Glasinaci (në Bosnjë)etj, të cilat kishin arritur të krijonin një kulturë materiale me nivel më të lartë se të tjerat. Përfshirja e Ilirisë në lëvizjen e gjerë ekonomike-shoqërore mesdhetare, bëri që pas shek. VII p.e.s. të dalin në radhë të parë të zhvillimit trevat jugore ilire - Iliria e Jugut.
Faktor parësor u bënë marrëdhëniet e hershme me botën greke dhe veçanërisht procesi i urbanizimit u përshpejtua me themelimin e kolonive greke në brigjet e Ilirisë. Kështu kolonistë të ardhur nga Korkyra më 627 p.e.s. themeluan Dyrrahun dhe më 588 p.e.s. themeluan Apoloninë.
Rreth gjysmës së parë të shek. VI themelohet dhe Oriku. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se gjatë shek. VI-V Dyrrahu e Apolonia kthehen në qytete të mirëfillta, kurse gjatë shek. IV ato njohën një lulëzim të përgjithshëm që u shpreh me ndërtime monumentesh madhështore.
DYRRAHU ose Epidamni, qysh në shek. V p.e.s. kishte punishte të punimit të qeramikës, të metaleve, të pëlhurave e lëkurës, kantier për ndërtimin e anijeve etj. Dëshmi e zhvillimit të tregtisë janë monedhat prej bronzi e argjendi që pret Dyrrahu, kurse për lulëzimin urbanistik të shek. IV p.e.s dëshmon mozaiku i një dyshemeje me gurë lumi, i ashtuquajturi Bukuroshja e Durrësit.
Në vitin 229 p.e.s. Dyrrahu kaloi në vartësi të Romës dhe më vonë u kthye në koloni romake. Në shek. I-III të e.s. përjeton një periudhë lulëzimi, u bë qendër dhe porti kryesor i brigjeve të Adriatikut lindor. Kësaj kohe i takon ndërtimi i amfiteatrit, i termave, bibliotekës, ujësjellësit etj.
Në shek. IV Dyrrahu bie ekonomikisht dhe tërmeti i vitit 345 e.s. e rënon edhe më tej duke e bërë të kthehet në një qendër të vogël tregtare. Pozita e tij gjeografike e bëri Dyrrahun që gjatë shek. V-VI e.s. ai të kthehet në një nga qytetet e rëndësishme të perandorisë bizantine. Në kohën e perandorit Anastas (me origjinë nga Durrësi) u ndërtuan shumë godina të reja, hipodromi dhe tre radhë muresh rrethues shumë të fuqishëm.
APOLONIA. Qytet antik ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera me të njëjtin emër të kohës antike. U ngrit mbi një kodër (me dy maja të larta 101 e 103m mbi nivelin e detit) me një pozicion që zotëron tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së lumit Aqos (Vjosë) lidhej me detin Adriatik. Në shekujt e parë të jetës, Apolonia mbante lidhje të ngushta me Korinthin dhe Korkyrën dhe luante rolin e ndërmjetësit në tregtinë e helenëve me ilirët. Në shek. V p.e.s. u bë qendër e zhvilluar ekonomike me punishte të shumta zejtare, zgjeroi marrëdhëniet me botën ilire si edhe me Atikën e më vonë edhe me Magna Grecian (Italinë e Jugut).
Lulëzimin më të madh qyteti e njohu në shek. IV-III p.e.s. Në këtë kohë qyteti u shtri në të gjithë faqen perëndimore të kodrës dhe u rrethua me një mur mbrojtës 4km të gjatë duke përfshirë një hapsirë të qytetit prej 138ha. Apolonia u ndërtua sipas një plani që mbështetej në sistemin ortogonal të Hipodamit; përshkohej nga rrugë të drejta, kryesore e dytësore, që kryqëzoheshin me njera-tjetrën duke kufizuar lagje të veçanta. Nga ndërtimet kryesore veç mureve rrethuese u ndërtua portiku i qendrës së qytetit (agorasë), teatri, një çezmë monumentale, gjimnazi etj. Shëtitorja e Apolonisë shquhet për planimetrinë e zhvilluar dhe arkitekturën solide. Ajo është me dy kalime dhe dy kate (70.2x10.50m). Muri i pasëm që ka një rol mbajtës është me 17 kamare obsidale, ku vendoseshin shtatoret, kolonada e brendshme dhe e jashtme e katit të parë formohej nga kolona tetëkëndore. Në shek. I-III të e.s. qyteti përjetoi një periudhë të dytë ndërtimesh intensive, si tempullin e Agonotetëve, odeonin, bibliotekën dhe një sërë vilash të zbukuruara me mozaikë. Apolonia në kohën e Augustit u shpall qytet i lirë dhe i paprekshëm dhe vazhdoi të mbetej një qendër e rëndësishme ekonomike e kulturore. Lulëzoi arkitektura dhe degë të tjera të artit, e sidomos skulptura. Ndaj me të drejtë Ciceroni e quajti "Magna urbs et gravis" (qytet i madh e hije rëndë).
Në shek. III-IV qyteti humbet rëndësinë e dikurshme dhe në fillimet e mesjetës Apolonia kthehet në një qendër peshkopale.
Marrëdhëniet e ndërsjellta të qyteteve koloni me interlandin ilir shpejtuan procesin e lindjes dhe zhvillimit të një tog qytetesh ilire. Gjatë shek. IV-II p.e.s. ngrihen qytete si Butrinti, Amantia, Bylisi, Foinike, Antigonea, Dimali, Lisi etj. Ato ishin vendosur mbi maja apo shpate kodrash, me horizont të gjerë shikimi dhe të rrethuara me mure me konstruksione solide me blloqe gurësh të skalitur me forma trapezoidale, poligonale e në një fazë më të zhvilluar me blloqe kuadratikë. Në shek. IV p.e.s. ato ishin kthyer në qendra zejtare e tregtare, kurse rreth mesit të shek. III p.e.s. qyteti ilir ishte formuar me tiparet themelore të një qyteti antik. Hapsira e brendëshme e qytetit ishte e organizuar sipas sistemit hipodamik ku agoraja në të cilën ishin vendosur godinat e karakterit politik e shoqëror, kulturor e religjoz (prytaneioni, teatri, shëtitorja, tempujt etj) formonin qendrën e qytetit të ndarë nga pjesa tjetër. Disa shembuj të këtyre ndërtimeve në qytetet ilire e dëshmojnë më së miri nivelin urbanistik të tyre.
BUTRINTI. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë se në shek. VII-VI p.e.s. Butrinti ishte një qendër protourbane, kurse në shek. V p.e.s. arriti të marrë tiparet e plota të një qyteti. Në fund të shek. IV fillim i shek. III p.e.s. u ndërtua agoraja e qytetit, një portik (shëtitore), një tempull i vogël dhe teatri me 1500 vende i cili është ruajtur i plotë deri në ditët tona. Ai bashkë me ndërtimet e tjera pranë si tempullin e Asklepit, portikun, banjat etj, përbënin pjesën më të bukur të qytetit antik.
Në periudhën e vonë antike e mesjetës së hershme Butrinti përjetoi një periudhë lulëzimi. Kësaj kohe i takon ndërtimi i Baptisterit i cili është monumenti më i rëndësishëm i periudhës paleokristiane. Salla e pagëzimit në formë rrethore me diametër 13.50m është shtruar me mozaikë shumëngjyrësh, me motive nga bota shtazore e figura gjeometrike, të cilat kanë vlerë të veçantë artistike. Salla përshkohet nga dy rradhë kollonash granite mbi të cilat kanë qenë mbështetur qemerët e çatia.
ANTIGONEA. Qytet i themeluar në shek. III p.e.s. me një mur 4000m të gjatë, është ndërtuar me një sistem urbanistik të tipit hipodamik, me rrugë të drejta e të kryqëzuara që ndajnë qytetin në insula me gjerësi 200 këmbë dhe në ndarje të tjera më të vogla.
AMANTIA. Eshte e vendosur në faqen e një kodre të lartë dhe kishte të fortifikuar me një mur të gjatë 2200m, vetëm akropolin. Emri i qytetit për herë të parë përmendet në shek. IV p.e.s.. Në shek. III p.e.s. qyteti fuqizohet ekonomikisht dhe arrin të presë monedhat e veta. Këtë e dëshmojnë ndërtimi i tempullit të Afërditës, rrënojat e një teatri dhe veçanërisht ndërtimi i stadiumit, i cili është ruajtur i plotë deri në ditët tona. Stadiumi ka formën tipike të stadiumeve greke me dy krahët e gjata që kufizojnë pistën me gjatësi 184.8m dhe gjerësi 12.25m. Njëri krah i shkallares i ndërtuar me blloqe gurësh gëlqerorë ka 17 rradhë, kurse krahu tjetër ka 8 rradhë.
BYLISI. Një nga qytetet më të mëdha ilire u zhvillua në shek. IV p.e.s. si kryeqendër e fisit ilir të bylinëve. Ai kishte një sipërfaqe prej 30ha të rrethuar me mur të mbrojtur nga 7 hyrje e 7 kulla. Në shek. III p.e.s. qyteti u fuqizua ekonomikisht, kohë kur ndërtohet agoraja (qendra e qytetit) prej 4ha, ku ngrihet teatri me rreth 9000 vende, stadiumi, gjimnazi etj. Në shek. I e.s. Bylisi u kthye në koloni romake.
Në shek. IV të e.s. qyteti rrethohet me mure të fuqishme, dhe më pas në shek. V-VI u bë një qendër e rëndësishme peshkopale. Për këtë flet zbulimi i gjashtë bazilikave, dyshemetë e të cilave janë shtruar me mozaikë me motive paleokristiane të një cilësie të lartë.
ALBANOPOLI. Qytet ilir, qendër e fisit të Albanëve, që përmendet për herë të parë në mesin e shek. II të e.s. nga Ptolemeu, i cili përcakton dhe kordinatat e shtrirjes së tij. Eshtë lokalizuar me rrënojat e qytetit ilir të Zgërdheshit (në afërsi të Krujës). Emri i qytetit dhe i fisit të albanëve që krijuan atë, u ruajt në mesjetë e deri në ditët tona duke i dhënë emrin gjithë trevës ku shtriheshin Ilirët e Jugut - Albania.
LISI. U formua si qytet nga fundi i shek. IV p.e.s. mbi bazën e një vendbanimi protourban. Në shek. III-II p.e.s. muret rrethuese e ndanin atë në tre pjesë, akropolin, qytetin e sipërm dhe qytetin e poshtëm që shtrihej buzë lumit Drin. Muret e qytetit janë të ruajtur shumë mirë me 12 portat dhe kullat e shumta që i japin një pamje madhështore qytetit. Lisi në kohën e Cezarit merr të drejta dhe ofiqe municipale dhe luan një rol aktiv në luftën civile midis Pompeut e Cezarit.
SELCA E POSHTME. Në kodrat e fshatit me të njëjtin emër, janë zbuluar rrënojat e një qyteti ilir të shek. IV-III p.e.s. Në shek. III bëhet qendër e krahinës ilire të Dasaretisë. Në këtë kohë gdhenden në shkëmb 4 varre monumentalë princëror, me një arkitekturë të stilit jonik. Në njërin varr është gjetur një inventar shumë i pasur me armë, enë bronzi e balte, zbukurime ari dhe një paftë metalike me skenë mitologjike luftimi

Similar topics
» Fotografi të hershme nga trojet shqiptare
» Jeta Politike në trojet Shqiptare. Kryengritjet e Armatosura.
» Feja Islame në trojet Shqiptare para Osmanlinjve.
» Lista per Shqiperi Natyrale: Nacionalizmi serbo-maqedonas pergatit lufte ne trojet shqiptare
» KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi