Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË

Shko poshtë

KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË Empty KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:06


Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Në kuadrin e kaosit dhe të shqyerjes në mes klikave të Jugosllavisë, Kosova dhe banorët e saj shqiptarë gjenden kurdoherë të ekspozuar ndaj rreziqeve të mëdha.
Rivaliteti për dominimin në mes serbëve dhe kroato- sllovenëve, në mes grupit të Titos dhe atij të Rankoviçit, ka reperkusionet e veta dhe pasqyrohet edhe në Kosovë e në viset e tjera shqiptare në Jugosllavi (në Maqedoni e në Mal të Zi).
Barbarizmat e mëparshme në kurrizin e shqiptarëve nga klika Tito-Rankoviç dhe këlyshët e saj shqiptarë, tash, sa për sy e faqe dhe përkohësisht kanë marrë një formë tjetër.
Politika e grupit fitues të Titos në Kosovë predikon se "të gjitha të këqijat atje i ka bërë Rankoviçi dhe UDB-ja, prandaj ato tash morën fund"; "Titoja është shpëtimtari i kosovarëve"; "Titoja
u jep liri të madhe dhe ka besim te shqiptarët", prandaj mbështen ata krerë që Rankoviçi i kishte mënjanuar; thotë që "shqiptarë të vini më shumë në drejtim", dhe këta, hëpërhë, nuk i shqetësojnë kur kritikojnë njerëzit e UDB-së.
Edhe për kalamanët është e qartë, se politika titiste kundrejt shqiptarëve, është ajo e egra, e mëparshmja, por Titos në kuadrin e përleshjes me serbët e Rankoviçit, i duhet ta zbutë ca me shqiptarët, i duhet që këta të mos i nxjerrin telashe, dhe, mundësisht deri sa të forcojë pozitat, t’i ketë nga ana e tij. Kjo është një politikë koniunkturale e Titos, për t’u kthyer shpejt tek e vjetra.
Titoja e di, dhe është i bindur se shqiptarët e Kosovës janë armiqtë e tij nga më të vendosurit, dhe ata s'mund t'i bëjë kurrë me vete. Ai me vete ka vetëm disa krerë dhe jo popullin, dhe është mbi këta krerë që ai llogarit, me këta ai përpiqet të gënjejë shqiptarët.
Pra fitorja e popullit të Kosovës deri në vetëvendosje duhet të vijë dhe të organizohet, në një rrugë të gjatë, plot vuajtje, mundime dhe sakrifica nga vetë populli dhe jo nga këta krerë të shitur shqiptarë.
Populli i Kosovës mund të udhëhiqet drejt në këtë rrugë e të fitojë të drejtat e tij të plota, vetëm nga revolucionarë të vërtetë shqiptarë kosovarë. Kjo është konditë absolutisht e domosdoshme për sukses.
Të dhënat që dihen janë këto: Kosova e viset e tjera shqiptare në Jugosllavi, pjesë të Shqipërisë, u shkëputën nga mëma e tyre prej fuqive imperialiste dhe iu dhanë mbretërisë serbe. Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë. Xhelatët serbomëdhenj bënë kërdinë mbi shqiptarët, për t'i shfarosur krejtësisht. Shqiptarët rezistuan heroikisht dhe gjenocidi i praktikuar nga shovinistët serbo-malazezë nuk u dha rezultatet që ata pritnin. Urrejtja e shqiptarëve kundër serbëve dhe malazezëve, me të drejtë, u ngrit në kulm dhe s'ka dyshim që kjo u zhvillua në rrugën nacionaliste. S'kishte si të bëhej ndryshe, në një vend, ku s'kishte fare lëvizje komuniste. Dëshpërimi i bie në këtë rrugë.
Popullin shqiptar të Kosovës, Lufta Nacionalçlirimtare e gjeti të papërgatitur, dhe jo vetëm kaq, por ltalia fashiste, fashizmi gjerman dhe kuislingët shqiptarë, përhapën, pompuan dhe predikuan, duke marrë dhe masa konkrete, "Shqipërinë e madhe". Kosova gjoja iu bashkua Shqipërisë dhe kështu gjoja u realizua ëndrra.
Kjo natyrisht ishte një blof, një koniunkturë fashiste, për të shuar në Kosovë çdo lëvizje, çdo kryengritje antifashiste.
Ne komunistët shqiptarë, nga ana jonë ndihmuam sa mundëm në Kosovë që populli të ngrihet. PK e Jugosllavisë nuk e ndihmoi drejt popullin e Kosovës, bile e pengoi luftën e vërtetë nacionalçlirimtare të tij dhe kjo u kuptua më qartë më vonë. Në fillim lufta nacional-çlirimtare e popullit të Kosovës mbeti, si me thënë, më shumë luftë "kuadrosh" që luftonin në Kukës e në Tropojë, nën drejtimin e Partisë sonë. Më vonë, pas çlirimit të Kosovës, të Malit
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË Empty Re: KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:07

të Zi e të Dibrës, këta "kuadro" i kaluan PK të Jugosllavisë dhe udhëheqja e Kosovës kaloi nën drejtimin e Beogradit.
Që pas çlirimit, klika e Titos me një mijë mënyra që më vonë u bënë të qarta për këtë problem, neve na i vuri kufijtë te thana. Nën maskën e komunizmit e të internacionalizmit ai bëri si deshi në Kosovë e në viset e tjera shqiptare në Jugosllavi (në Malin e Zi, në Maqedoni). "Vetëdeklarimi" e "vetëvendosja" e popullit të Kosovës për të qenë pjesë përbërse e Serbisë dhe për të qëndruar e bashkuar me RFJ nuk ishte as "vetëdeklarim" as "vetëvendosje". Përkundrazi, siç doli më vonë, gjithçka ishte bërë me urdhër e me diktat nga Beogradi.
Problemi i trojeve shqiptare të Kosovës e i viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi, të aneksuara me forcë Jugosllavisë për ne ka qenë shumë delikat e kompleks. Ne, si shqiptarë e si kornunistë, me ndërgjegje të plotë, coptimin e atdheut tonë e kemi quajtur një padrejtësi shumë të madhe historike. Pa u futur në konsiderata historike të së kaluarës, faktet dëshmojnë se Shqipëria dhe populli shqiptar, me gjithë luftrat e vazhdueshme heroike për të fituar lirinë dhe pavarësinë, fuqitë e mëdha imperialiste dhe fqinjët shovinistë u kanë bërë padrejtësi të mëdha. Shqipërinë e kanë gjymtuar në të gjitha anët e kufijve të saj dhe në rrezik copëtimi ka genë e gjitha. Toka që i përkasin Shqipërisë, toka që banohen nga shqiptarë, si Kosova, pjesë të Maqedonisë dhe të Malit të Zi iu bashkuan, padrejtësisht, Jugosllavisë së kralëve serbokroatë. Nga çdo pikëpamje që ta marrësh kjo ka qenë e mbetet një e vërtetë e hidhur dhe etnia shqiptare e këtyre trojeve për ne ka qenë dhe mbetet një çështje e padiskutueshme. Serbomëdhenjtë kanë zhvilluar një politikë të egër shoviniste, antishqiptare në kurriz të shqiptarëve në Jugosllavi, me qëllim që t'i shfarosnin fizikisht e sa për të drejta të tjera as që mund të bëhet fjalë.
Ne jemi të bindur se problemit nacional i jepet zgjidhje e drejtë vetëm nga teoria marksiste-leniniste, nga partitë komuniste, nga socializmi, prandaj kur nuk e njihnim akoma tradhtinë e Titos, ne e mendonim që edhe problemi i Kosovës mund të zgjidhej si duhet vetëm nga dy vendet tona, nga dy partitë tona, nga dy popujt tanë dhe nga vetë populli shqiptar autokton në Jugosllavi. Ne duhej të punonim që të piqej problemi derisa shqiptarët në Jugosllavi të vendosnin vetë nëse donin të bashkoheshin me atdheun e tyre socialist, Shqipërinë, e, nëse do të shpreheshin për këtë, askush nuk duhej t'i ndalonte ata që të bashkoheshin. Njëkohësisht ne mendonim se atyre duhej t’u krijohej e drejta të shpreheshin edhe për ndonjë zgjidhje tjetër, për shembull, nëse do të donin të jetonin si republikë më vete, apo të bashkuar me tjetërkend. Ky ishte qysh gjatë Luftës Nacionalçlirimtare mendimi ynë për problemin e Kosovës, por, në atë periudhë, kryesore për ne ishte që popujt tanë të ngriheshin në luftën e përgjithshme kundër pushtimit fashist.
Dhe ne kryem detyrën tonë dhe jo vetëm brenda kufijve tanë. Që përpara Çlirimit shumë shqiptarë me komunistët në krye, e aq më shumë kur dy divizione të Ushtrisë sonë Nacionalçlirimtare shkuan në ndihmë të popujve të Jugosllavisë, bijt e bijat e popullit tonë, përkrah luftëtarëve jugosllavë luftuan heroikisht dhe derdhën gjakun e vet për çlirimin e popujve të Jugosllavisë.
Më vonë kur të krijoheshin kushtet e mundësitë, mendonim ne me zemër të pastër e duke u nisur nga mësimet e marksizëm leninizmit, kur në pushtet të vinin partitë komuniste, atëherë çështja e Kosovës dhe e viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi mund të zgjidhej drejt e përfundimisht dhe sipas dëshirës së vetë popujve. Ne, pra, niseshim nga ajo që lëvizja nacionalçlirimtare jugosllave udhëhiqej nga një parti komuniste, se kjo lëvizje ishte një luftë popullore, antifashiste, përparimtare, për socializmin, prandaj nuk mund të vihej imediatisht në diskutim çështja e kufijve të vjetër jugosllavë dhe në mënyrë të posaçme çështja e Kosovës dhe e viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi.
Pikëpamjen e Partisë sonë Komuniste për këtë problem të madh, midis të tjerave unë ia thashë qartë Titos, në takimin që pata me të në Beograd në qershor të vitit 1946. Kosova, i thashë Titos, dhe viset e tjera me popullsi shqiptare në Jugosllavi, janë toka shqiptare që fuqitë e mëdha padrejtësisht ia shkëputën Shqipërisë; ato i përkasin Shqipërisë dhe duhet t'i kthehen Shqipërisë.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË Empty Re: KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:07


Titoja, pasi më dëgjoi, m'u përgjigj se ishte dakord me pikëpamjet e mia, se edhe ata dëshironin t'ia kthenin Kosovën Republikës Popullore të Shqipërisë, veçse këtë nuk mund ta bënin menjëherë, sepse reaksioni serbomadh dhe të gjithë popujt e jugosllavisë nuk do ta kuptonin një gjë të tillë dhe do t'na nxirrnin telashe. Këtë "pengesë" nxori Titoja, prandaj unë ia ktheva që në rast se nuk e kuptojnë sot, duhet ta kuptojnë nesër.
Pra Titoja pranoi që Kosova duhej t'i kthehej Shqipërisë, por në fakt ai blofoi, sepse kishte qëllime të tjera ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar, që u zbuluan më vonë.
Populli i Kosovës nuk u pyet për të ardhmen e tij. Ky është fakt. Dhe një nga arsyet për të cilat nuk u pyet, është gjoja se, siç thonë, "në përgjithësi" nuk mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare. Kjo nuk është tamam kështu. Populli i Kosovës është trim, i guximshëm, por nuk u qartësua e nuk u organizua politikisht në kohën e duhur. Këtë edhe ne nuk e bëmë sa duhet dhe nuk kishim shumë mundësi konkrete për ta bërë. Por këtë nuk e bënë as jugosllavët, pse Titoja e Tempoja nën maskën e komunistëve, ishin shovinistë e antishqiptarë të egër.
Kështu që shumë njerëz nga populli kosovar, në një moment krucial të historië së tij, u mashtruan nga ide të vjetra, ku dominonin nacionalizmi shqiptaromadh, irredentizmi dhe besimi se zgjidhja e problemit do të bëhej përpara nga "fuqitë e mëdha". Pas çlirimit dhe "vetëvendosjes", titistët vendosën administratën e tyre, organizuan "partinë", propagandën dhe nën maskën e shovinizmit më barbar, bënë mbi shqiptarët kërdinë që dihet.
Populli shqiptar i Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe, ka rezistuar, ka luftuar me mënyrat e tij për t'i shpëtuar shfarosjes. Ai është mbrojtur me guxim e fuqimisht, politikisht dhe hapur nga ne, dhe jo vetëm me luftën heroike që i bëri titistëve tradhtarë.
Për fat të keq, lufta e shqiptarëve të Kosovës, për të drejtat e tyre demokratike, nuk është e organizuar, nuk është e udhëhequr, është e çoroditur politikisht dhe organizativisht. Ajo ndjek me shumë pak ndryshime tiparet e vjetra të paraçlirimit. Dilet me parullat "luftë për t’u bashkuar me Shqipërinë", lejohet emigrimi në masë në Turqi, pa organizuar punën që asnjë të mos lëvizë nga trualli i të parëve, lejohet të shesin tokën, nuk luftohet sa duhet dhe si duhet për të përfituar nga lëshimet që titizmi është i detyruar të bëjë, si shkolla shqipe etj., por organizohen "grupe sekrete" që s'kanë asnjë sekret për udbashët. Vazhdohet më në fund dhe kjo ka rëndësi të madhe, pa marrë në konsideratë popujt e jugosllavisë, luftën dhe rezistencën e tyre, të hapët e të maskuar, por me pikëpamje joreale, të gjithë të futen në një thes dhe mendohet se lufta e tyre do të ketë sukses jashtë kuadrit dhe koniunkturave aktuale. Çështja e Kosovës nuk është e lehtë dhe as nuk mund të zgjidhet aq shpejt sa mendojnë disa kosovarë me vullnet të mirë. Kjo është një çështje politike, në radhë të parë, dhe po u pa drejt politikisht atëherë çdo gjë vihet në rrugë të drejtë, fillohet puna nga a-ja me durim, me kujdes dhe jo me rrëmujë e pa perspektivë të qartë, se ku do të shkohet dhe si do të shkohet. Për sa i përket se ku dhe kur do të mbërrihet, ajo s'mund të përcaktohet, se s'varet vetëm nga dëshira.
Populli i Kosovës duhet të kuptojë në mënyrë të qartë, se RP e Shqipërisë nuk mund ta atakojë ose ta sulmojë Jugosllavinë. Në qoftë se Jugosllavia atakon Shqipërinë, ai është problem tjetër. Shqipëria do të mbrohet, do të luftojë dhe do të fitojmë. Atëherë edhe problemi i Kosovës do të vihet krejt ndryshe.
Ekzistenca e RP të Shqipërisë, e fortë, e lirë dhe sovrane është një fitore e madhe për popullin e Kosovës dhe luftën tonë kundër titizmit. Ata duhet ta konsiderojnë ate një ndihmë të rëndësishme për ta, ta ndjekin zhvillimin e saj me kujdes dhe të mësojnë prej saj, të kuptojnë nga rruga e Partisë sonë ç'do të thotë politikë e drejtë dhe luftë e drejtë. Ndryshe, ata do të gabojnë, do të ëndërrojnë, do të ecin me iluzione, dhe do të bien nën goditjen e reaksionit titist.
Momentet aktuale, kur regjimi titist është në krizë, dhe kur është i detyruar për arsyet që thamë më lart “T’iu buzëqeshë shqiptarëve", populli i Kosovës dhe njerëzit e pjekur dhe politik të tij, jo vetëm që nuk duhet të gënjehen nga demagogjia titiste, por duhet të përfitojnë. Si? Të ngrihen me armë ? Ky do të jetë një gabim fatal dhe një gjë e tillë s'mund të ketë
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË Empty Re: KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:08

sukses, pa e përgatitur këtë shumë kohë më parë. Për luftë s'mjafton vetëm guximi dhe trimëria individuale. Revolucioni është një çështje nga më seriozet, më seriozja dhe ai përgatitet, pastaj shpërthen, ai piqet, pastaj bëhet. Nuk mund të shkohet nga parimi i gabuar antimarksist se "meqë shqiptarët e Kosovës janë kundër serbëve" kryengritja do të marrë zjarr dhe do të ketë sukses. Në këtë rrugë do të ketë disfatë. Lufta e armatosur në Jugosllavi duhet të jetë njëkohësisht dhe kryesisht kundër regjimit reaksionar titist. Kjo s'mund të bëhet pa popujt e Jugosllavisë dhe pa vëllazërim me ta, pavarësisht se kush e jep sinjalin, shqiptarët, serbët, malazezët apo kroatët, dhe natyrisht flas kurdoherë për kryengritësit revolucionarë, dhe jo për rankoviçistët e të tjerë, që edhe këta mund të dalin në mal dhe të luftojnë për qëllimet që dimë.
"Lufta e izoluar e Shqipërisë" me një Jugosllavi të tillë, është vetëvrasje.
Aktualisht çështja për kosovarët vihet që të përgatiten, të përfitojnë nga kjo situatë, për të forcuar pozitat në vend, për të kërkuar me këmbëngulje të drejta demokratike legale më të mëdha, për t'i konsoliduar këto të drejta dhe të gjitha këto të shërbejnë si njëfarë baze për përgatitjen e përgjithshme e të shumanshme. Udhëheqësit shqiptarë në Kosovë, megjithëse janë të komprometuar dhe, kush më shumë e kush më pak, janë të shitur te titizmi, ata prapëseprapë janë shqiptarë, por shovinistë shqiptarë, plus dhe revizionistë. Atyre nuk duhet me u pasë besim, por duhet me u gjetë pikat e dobëta (jo në rrugë agjenturore, po politike) që të lëkunden, dhe qoftë edhe jashtë vullnetit e dëshirës së tyre të lejojnë nga zori, dhe në rrugë legale, forcimin e pozitave të shqiptarëve në Kosovë e në viset e tjera shqiptare. Por që të bëhet një punë e tillë, për ta shtrydhur limonin e për ta flakur tej, duhen njerëz të qartë politikisht dhe të vendosur ideologjikisht në rrugën marksiste-leniniste. Këta njerëz në Kosovë duhet të dalin nga populli, nga revolucioni, se, me sa dimë ne, dhe ne dimë shumë pak, të gatshëm nuk gjenden.
Por zhvillimi progresiv, revolucionar do të bëjë të sajën, medoemos do të çajë rrugën dhe do të shembë pengesat.
Ne do të ndihmojmë me luftën tonë të drejtë vëllezërit tanë kosovarë dhe gjithë popujt vëllezër të Jugosllavisë.

Enver Hoxha
19 shtator 1966
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË Empty Re: KOSOVA ËSHTË SHQIPTARE,MBETET SHQIPTARE DHE I PËRKET SHQIPËRISË

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi