Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiptarët shpëtojnë ekonominë e Maqedonisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiptarët shpëtojnë ekonominë e Maqedonisë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët shpëtojnë ekonominë e Maqedonisë

Shko poshtë

Shqiptarët shpëtojnë ekonominë e Maqedonisë Empty Shqiptarët shpëtojnë ekonominë e Maqedonisë

Mesazh nga Katniss Mon 20 Jun 2011 - 10:08

Po vijnë mërgimtarët duke u konsideruar si shpëtimtarë të krizës ekonomike. Sipas ekspertëve për çështje ekonomike, afër 1 miliardë euro janë të hyrat nga kurbetçarët dhe nga këto 90 për qind janë shqiptarë.
Qeveria e Maqedonisë në kuadër të rebalancit të buxhetit pothuajse për çdo vit parasheh mbulimin e një pjese të dobësive të buxhetit nga paratë e dërguara nga jashtë apo të ashtuquajturat remitenca.
Nga fillimi i këtij muaji ka nisur ardhja e fluksit të kurbetçarëve dhe se paratë e tyre të sjellura do të mëkëmbin qarkullimin ekonomik dhe derdhjen e sasive të konsiderueshme të devizave. Paratë e mërgimtarëve janë shumë të rëndësishme për konsumin e ekonomive familjare në Maqedoni.
Shumica e shqiptarëve janë të papunë dhe kryesisht jetojnë nga të ardhurat e familjarëve të tyre që punojnë në vendet e BE-së. Sipas ekspertëve për çështje ekonomike rreth 1 miliardë euro janë të hyrat nga kurbetçarët dhe se 90 për qind prej tyre janë shqiptarë.
“Kurbetçarët janë shpëtimtarë për vendin tonë dhe kjo ka ndikim shumë të madh. Afër 1 miliardë euro janë të hyrat nga ta dhe këtë e ka të njohur edhe Qeveria dhe institucionet e tjera financiare”, ka theksuar eksperti për çështje ekonomike dhe ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini, duke shtuar se me këto mjete për çdo vit financohet deficiti buxhetor.
Ligjëruesi pranë UEJL-së, Mr. Elmi Aziri vlerëson se paratë e dërguara nga jashtë apo remitencat ndikojnë shumë në bilancin e pagesave dhe se sipas tij, është për keqardhje që Banka Popullore e Maqedonisë shumë vonë ka filluar që këto mjete ti punoj.
“Këto remitenca kryesisht vijnë nga shqiptarët dhe se ato ndikojnë dukshëm në rritjen e qarkullimit ekonomik. Ato kanë ndikuar edhe në zbutjen e krizës së fundit ekonomik nga e cila u përfshi vendi vitin e kaluar”, ka theksuar Aziri, duke shtuar se paratë e diasporës paraqiten si katalizatorë për burimet e sektorit ekonomik.
Shpenzimet në sektorin e ndërtimit, shërbimeve, turizëm, manifestime dhe ahengje familjare janë kryesisht mjetet që harxhohen nga ana e kurbetçarëve. Agjencia më e madhe dhe më e vjetër e informacionit tregtar dhe të biznesit në botë “Dun & Bradstreet (D&B)” ka paralajmëruar se dërgesat e parave nga jashtë do të rriten si pasojë e përmirësimit të ekonomisë globale dhe kërkesave gjithnjë e më të mëdha të krahut të punës në vendet e perëndimit.
Banka Popullore e Maqedonisë dhe institucionet financiare në vend asnjëherë nuk japin shifra të sakta sa i përket dërgesave nga jashtë. Sipas raportit të BPM-së për vitin 2009 theksohet se në vend niveli i dërgimit të parave nga jashtë ka qenë 100 milionë euro, mirëpo ky raport nuk ka përfshirë paratë që i harxhojnë mërgimtarët gjatë pushimeve në vendlindje. (INA)/StrugaSot/
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi