Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN

Shko poshtë

HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN Empty HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:30

Haxhi Lleshi
Si më njohu Myslym Peza me Enverin

Gazeta “Ballkan” me kërkesën e lexuesve riboton sot të plotë intervistën e fundit që ka dhënë Heroi i Popullit, Haxhi Lleshi, pak kohë para vdekjes. Kjo intervistë që u paraqit 10 ditë më parë në pesë numra të gazetës “Ballkan”, tani jepet e plotë duke respektuar vijimësinë dhe rrjedhshmërinë kronologjike të ngjarjeve historike. Ashtu siç u vu re nga të gjithë lexuesit tanë, botimi i kësaj interviste ngjalli shumë diskutime dhe debate në lidhje me këndvështrimin e analizave politiko-sociale që i bën Haxhi Lleshi ngjarjeve historike të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, si edhe parashikimeve të tij për ngjarjet që vijuan pas vitit 1990. Në këtë intervistë ish-kreu i Presidiumit të Kuvendit Popullor rrëfen arsyet e lidhjeve të tij me komunistët shqiptarë, zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, marrëdhëniet me nacionalistët dhe legalistët, vitet e para të pasçlirimit, periudhën e urisë dhe triskëtimit të bukës, ndërtimin e veprave industriale në Shqipëri dhe arsyet e dështimit të komunizmit në fundin e shekullit të njëzetë. Nga ana tjetër ai tregon edhe lidhjet e tij sekrete me Enver Hoxhën, Myslim Pezën, Mehmet Shehun, Shefqet Peçin, Gogo Nushin, etj, si edhe kontraditat e shumta me Ramiz Alinë, i cili sipas tij i zuri vendin pas viteve ’80-të. Dhe duke treguar kronologjinë e ngjarjeve historike, Haxhi Lleshi tregon një pjesë të kulisave qeveritare, në majat më të larta të piramidës komuniste. Ai tregon gjithashtu për herë të parë edhe takimin me Mehmet Shehun, në vitin 1944, i cili i propozoi që të pushkatonin 3 mijë fshatarët dibranë që mbështesnin Cen Elezin. Në një farë mënyre intervista e fundit e Haxhi Lleshit përbën një lloj radiografie të vendosjes së sistemit komunist në Shqipëri, dhe shkaqeve që e çuan këtë sistem drejt dështimit. Sipas Haxhi Lleshit, një nga arsyet e këtij dështimi është thellimi i burokracisë dhe mbushja e admministratës shtetërore me të paaftë. Megjithatë në fund të kësaj interviste Heroi i Popullit, Haxhi Lleshi, shpreh besimin se, megjithë vështirësitë dhe anomalitë e shumta, përsëri sipas tij, Shqipëria së shpejti do të rregullohej.

Juve jeni një nga personalitetet më të njohura politike të luftës e të pasluftës, jeni ndër ata që kanë bërë historinë shqiptare për pesëdhjetë vjet me radhë. Tani, pas pesëdhjetë vjetësh, kjo histori konsiderohet e paqenë në të shumtën e saj; flitet për falsifikime të hapura dhe politizim të tejskajshëm të ngjarjeve kryesore, për mitizim deri në idolatri të disa figurave historike dhe denigrim deri në mohim e harresë të plotë të disa të tjerëve. Mendoni edhe juve se historia duhet rishkruar?

Historinë 50-vjeçare për të cilën flitet, e kanë bërë dhe shkruar fitimtarët. Atë e bëri shumica dërrmuese e një populli të tërë, e udhëhequr nga Partia Komuniste Shqiptare (më vonë PPSH) dhe Enver Hoxha. E bëri ky popull, me shumë mund dhe sakrifica, me lumenj gjaku, me mijëra jetë njerëzish, e vulosi me grykën e pushkës dhe me vullnetin e tij të patundur për
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN Empty Re: HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:30

një jetë gjithnjë e më të mirë. Dhe, fitimtarët ishin djemtë dhe vajzat shqiptare, ata mijëra trima e trimëresha që mbushën formacionet partizane dhe përballuan si heronj të gjitha sfidat e kohës. Pesëdhjetë vjet histori as nuk mund të falsifikohen dhe as nuk mund të mohohen; çdo përpjekje për ta bërë këtë do të ishte e dështuar dhe mjerane. Ku janë falsifikimet? Mos e kemi thënë neve, fjala vjen, se PKSH u krijua më 9 dhe jo më 8 Nnëntor 1941, siç është e vërteta e kulluar, mos mohuam Konferencën e Pezës, ku ftuam edhe Abaz Kupin, edhe shumë patriotë të ndershëm, pa dallim feje, krahine e ideje, madje edhe Mitat Frashërin, mos nuk është e vërtetë që Shtabi i Përgjithashëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare u krijua më 10 Korrik 1943, që atë dhe të gjithë luftën i udhëhoqi Enver Hoxha, mos nuk duhet ta shkruanim historinë e çetave të parë dhe të formacioneve partizane, mos duhet ta harrojmë se nga u nisëm më 29 Nnëntor 1944 dhe ku arritëm në 50 vjet lufte, pune e përpjekjesh të jashtëzakonshme, mos nuk duhet ta themi edhe sot se cilët ishin ata që e fituan luftën dhe cilët e humbën atë?!...
Se cilët ishin humbësit e mëdhenj, - këtë e dinë të gjithë. Ishin paraardhësit, gjyshërit dhe etërit e këtyre që sot na hiqen si triumfatorë, ishin ata që ikën me turp nga Shqipëria, së bashku me pushtuesit, më 29 Nëntor 1944. Përse ikën? Se i trembeshin drejtësisë, gjykimit të madh popullor, që do t’i damkoste me vulën e turpit për të gjitha krimet dhe tradhëtitë e tyre të shëmtuara...

Po mirë, për t’i bërë gjërat më të kuptueshme, le të provojmë për një çast ta shkruajmë hiostorinë “nga ana tjetër”. Që t’iu bëjmë qejfin legalistëve sot, le të themi, për shembull, se Ahmet Zogu nuk tradhëtoi dhe nuk e braktisi popullin e vet më 6 prill 1939, por iku për të krijuar një qeveri shqiptare në mërgim dhe, prej andej, të drejtonte luftën e rezistencën antifashiste. Që të mos na zenërohen sot Balli Kombëtar dhe Dosti e Butka, të themi se Ali Këlcyra, Mustafa Merlika e Shefqet Vërlaci, rastësisht, krej rastësisht erdhën në Shqipëri tok me pushtuesit italianë, se ata nuk ishin hiç dakord me pushtimin, po s’kishin ç’i bënin Duçes dhe po punonin t’ia shkonin ujët nën rrogoz. Se qeveritë kuislinge që drejtuan këta zotërinj nuk bashkëpunuan për asnjë çast me fashizmin, po qanë natë e ditë hallet e popullit. Se lëvizjen kundër fashistëve italianë në fshatra e qytete nuk e ndezi Partia Komuniste Shqiptare, po Balli Kombëtar. Se udhëheqësi i luftës çlirimtare dhe i rezistencës antifashiste nuk ishte Enver Hoxha, po Mitat Frashëri. Madje, ky i fundit, ishte aq i madh e aq i zgjuar, sa t’iu jepte ujë në bisht të lugës edhe vetë italianëve e gjermanëve. Ai e drejtonte lëvizjen që nga Tirana, ditën pinte kafe e konjak dhe bëlbëzonte gjithë përzemërsi në tërë ato gjuhë të huaja me hierarkët më të lartë të fashizmit, për t’iu hedhur hi syve atyre, ndërsa natën lodhej e telendisej i gjori, se bënte planet e mëdha të luftës dhe jepte urdhëra që luftëtarët e pamposhtur ballistëe të hidheshin nga një betejë fitimtare, në tjetrën. Të themi se, në Pezë, nuk luftoi Myslim Peza, po Abaz Kupi, se batalioni ballist i Safet Butkës nuk dogji asnjë shtëpi, nuk grabiti asgjë në popull dhe nuk vrau asnjë partizan, po përkundrazi, ishin partizanët që iu ranë më qafë ballistëve të gjorë, aq sa zoti Safet u mërzit shumë nga kjo dhe nuk e deshi fare veten e i dha fund jetës në atë vendin që është turp të thuhet. Se Gjirokastrën nuk e çliruan partizanët, po martiri i madh Hysni Lepenica. Se në krye të demonstratave nuk ishin komunistët, se spiunët e fashizmit nuk i vrau Kajo Karafili, po vetë Qazim Mulleti, me Xhafer Devën e Hysni Demën, se rezistencën antifashiste në Korçë nuk e drejtonte as më shumë e as më pak, po vetë Filip Toma babai shumë atdhetar i këtij Pjetrit që e kemi sot kryetar të kuvendit, a të parlamentit, siç i thonë, se këtij Filip Tomës ia donin punët e vështira ta luftës të bëhej oficer e spiun i fashizmit dhe se komunistët u zilepsën nga bëmat e trimëritë e tij dhe e hoqën qafe nga frika e rivalitetit, se djemtë dhe vajzat e popullit nuk i burgosën e i vranë prapa shpinë dhe nuk i dënuan me plumb e me litar italianët e gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre të stërnjohur, po vetë Enver Hoxha, që pas luftës të kishte një arsye më tepër për t’i akuzuar këta bashkëpunëtorë nga halli si tradhëtarë. Të themi se luftën për çlirimin e Tiranës dhe betejat legjendare në Jug e në Veri nuk i bënë partizanët, se Shkodrën nuk e çliruan këta më 29 Nëntor 1944, por e liruan gjermanët, ballistët e legalistët më 28 Nëntor 1944, se ishin këta të fundit që e ndoqën këmba - këmbës
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN Empty Re: HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:31

gjermanin gjer thellë në Jugosllavi...Ose të themi, në fund të fundit, se Mitat Frashërii dhe Hasan Dosti nuk bashkëpunuan hiç me zbulimet e huaja për të dërguar banda diversantësh në Shipëri, se këta diversantët që iu digjej shpirti për mëmëdheun e skallavëruar nga komunizmi nuk erdhën këtu nga toka, deti e ajëri të armatosur deri në dhëmbë, por me tufa lulesh nëpër duar dhe se ne bëmë gabim, shumë gabim, që nuk i pritëm gjithashtu me tufa lulesh...

Kështu ua do oreksi disa forcave politike, kështu le ta shkruajnë ato sot historinë. S’ka gjë se fitimtarë ishin të tjerët, ani pse për këtë histori të lavdishme janë derdhur aq lumenj gjaku e djerse. Le ta shkruajnë dhe t’i pijnë lëngun! Po mirë, a e ha kush këtë çorbë të prishur, a e beson ndonjë njeri me dy pare mend në kokë këtë farsë politike, që duan të na i shesin si histori të kulluar? A i beson më njeri ata renegatë pseudohistorianë e pseudoatdhetarë të dalë nga radhët tona, që ndryshe shkruanin dje dhe ndryshe flasin e betohen sot, sepse dikush i detyron ta thonë mësimin përmendësh?!... Duhet të jesh i marrë gjer në fund, ose armik i betuar i popullit tënd deri në marrëzi, sa tëbesosh se mund t’ia ndërrosh faqen historisë me një të rënë të kalemit!...

Tani, llogaria del e qartë dhe e qëruar: Ajo histori që njohim dhe e kemi shkruar ne, nuk vlen, se qenka falsifikuar nga komunistët dhe Enver Hoxha. Historia që duan të na stisin kalemxhinjtë e sotëm po s’vlen e s’vlen, se është e paqenë, e stërfalsifikuar. Andej na vdes nëna, këndej na vdes babai. Atëhere, çfarë?!... Po ne s’paskemi fare histori, madje ajo nuk na duhet fare, as e shkruar dhe as e pashkruar! Më kot flasim, më mirë t’i fshijmë e t’i harrojmë këta pesëdhjetë vjet, të harrojmë luftën, dëshmorët, gjakun, sakrificat, gjithçka! Në vend të historisë, të bëjmë të kundërtën, antihistorinë, të zbatojmë edhe këtu logjikën e nivelit Zero, që kjo e ashtuquajtura histori të fillojë të shkruhet vetëm që nga 22 marsi i vitit 1992. Ja, ky është morali i mbrapshtë antishqiptar i asaj që po bëhet sot, kjo është e keqia e madhe që po i gatuajnë ca njerëz që na hiqen aq të ndershëm, të sinqertë e naivë, sa gjoja nuk e kuptojnë se deri ku mund të na çojnë marrëzia dhe tradhëtia e tyre e vjetër. Janë të njëjtët, por me emra e fytyra të reja... Mjerë brezat e ardhshëm, ç’do të heqin për t’i ndrequr gjërat dhe për ta çliruar historinë nga gjitha ato gafa e shtrembërime idiote që po i bëjnë sot njerëz dhe forca të caktuara politike!...

Mbetemi përsëri tek rishikimi dhe ridimensionimi i historisë. Tani po dëgjojmë të flitet ndryshe edhe për parinë e dikurshme të Dibrës. Juve vetë, nën dritën e fakteve dhe argumenteve të reja që po jepen, po edhe me logjikën e kohës së sotme, a do të dëshironit të ndryshonit ose të koregjonit diçka në mendimet tuaja për këtë pari, që ishte nga më të njohurat në Shqipëri?

Nuk do t’iu hiqja asnjë presje atyre që kam thënë e shkruar. E para e të parave, fakte e argumente të reja s’ka. As nuk ka patur dhe as që ka për të patur; të vërtetat janë të njohura dhe të qarta si drita e diellit. Ndërsa sot, ka vetëm shtrembërime dhe interpretime të njëanshme, madje ka përpjekje të hapura e të fshehta për fshehjen e të vërtetave, si për të na thënë e për të na mbushur mendjen se djalli nuk na qenkej aq i zi sa dukej në atë kohë... Po paria e Dibrës ishte njëlloj reaksionare dhe armike e popullit, si shumica e pjesëtarëve të Ballit e të Legalitetit. Atë e përbënin njerëz të tipit të Fiqiri Dines, Hysni Demës, Myftar Kaloshit e Cen Elezit, të cilët kanë pasur poste të rëndësishme që në kohën e Zogut dhe i kanë shërbyer me një besnikëri prej qeni çdo armiku të Shqipërisë, sidomos fashizmit. Fiqiri Dine, u bë kryeministër i një qeverie kuislinge në prag të çlirimit të vendit, ndërsa Hysni Dema komandant i përgjithshën i xhandarmërisë. Tradhëtia e tyre u provua edhe më shumë kur u lidhën shumë ngushtë me krerët e Ballit Kombëtar e të Legalitetit, sidomos me Abaz Kupin, fill pasi ai braktisi Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe u bashkua me ta, pra pas Mukjes. Por populli i Dibrës, u bashkua që në fillim me Lëvizjen tonë dhe dha kointributin e tij të paçmuar për fitoren e madhe.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN Empty Re: HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:31

Duke i vënë përsëri të gjithë në një rrafsh, a nuk vazhdohet të shihen gjërat bardhë e zi? A nuk kishte Cen Elezi, për shembull, mjaft pasues?

Po, kishte. Madje me mijëra. Veçse dibranët e thjeshtë, që e pranuan për të parë Cen Elezin, nuk shkuan thjesht pas tij, po pas një imazhi heroik e historik.Njëlloj si kolonjarët me Safet Butkën. Ata i besuan shumë traditës dhe kanunit. Ata i besuan jo komandant Cenit, por të birit të komandantit dhe luftëtarit të madh popullor Elez Isufi. Tjetër punë se i biri doli një kopje e keqe e të jatit, tjetër gjë se ata që e ndoqën pas u zhgënjyen shumë keq. Që nga kohërat biblike, historia njeh plot përjashtime të tilla nga rregulli, plot bij të tillë plëngprishës. Edhe Mit’hat Frashëri ishte djali i Abdylit tonë të madh, por nuk u bë, veçse një politikan i dështuar dhe mjeran, një lake i bindur i të huajve, edhe Safeti ishte i biri i Saliut të madh të Butkajve, por...

A nuk jemi kështu para një paradoksi?! Mos nuk kemi të bëjmë me një përjashtim nga rregulli, por me vetë rregullin, pra me një argument më shumë në favor të Ballit Kombëtar, që kishte në radhët e veta edhe bij të tillë baballarësh të shquar?

Aspak! Abdyl Frashëri prishi gjithë pasurinë, që të bëhej Shqipëria; Elez Isufi dhe Sali Butka sakrifikuan gjithçka për kombin dhe trojet shqiptare, ata nuk u shitën kurrë tek i huaji, ndaj edhe mbetën të paharruar dhe të lavdishëm. Mbetën në këngë dhe në histori. Po për këta “bij baballarësh të shquar”, ku janë këngët, çfarë historie bënë ata, duke u vënë kokë e këmbë në shërbim të pushtuesve të vendikt tonë?!...
Mos u habisni nga ky përfundim. A nuk po ngjet kështu edhe sot? Cilët u vunë në ballë të shkatërrimeve, në fillimet e lëvizjes demokratike, cilët janë sot “partizanët” më të flaktë të mohimit të luftës dhe historisë sonë, kush po i sulmon më egërsisht veteranët tanë të nderuar, duke kaluar deri në një përbuzje e mohim total? Në të shumtën e rasteve, bijtë dhe bijat e ish-luftëtarëve dhe komunistëve të djeshëm. Paralelizmi këtu është i qartë: bij plangprishës do të ketë, sa të ketë jetë mbi dhe.

Ç’mendoni për trajtimin që iu bëhet sot veteranëve dhe luftëtarëve të Lëvizjes Nacionalçlirimtare?

Më mirë të themi për mostrajtimin, sepse edhe në këtë fushë, si kudo, zotëron koncepti i tmerrshëm i mohimit dhe logjika e ekonomisë së tregut. Ka gjithashtu, një frymë denigruese, sidomos ndaj personaliteteve të luftës. Individë dhe forca të caktuara politike nxisin ndaj tyre revanshin dhe hakmarrjen e vjetër; akuza për gjoja krime e genocid është sot gjëja më e thjeshtë dhe më e zakonshme, me të cilën mund të rrasësh në burg dhe ta dënosh si e sa të duash cilindo që ka qenë deri dje kundërshtari yt politik. Të mundurit e djeshëm, hiqen sot, pas pesëdhjetë vjetësh, si fitimtarë. Të më falni për mungesën e etikës, po për këta farë burrash më duhet të them një të vërtetë të hidhur: të dhier, po krenarë, ja se ç’janë ata. Atë që s’arritën ta bënin dje, në fushën e luftës, në ndeshjen ballëpërballë, që përfundoi për ta pa lavdi, kërkojnë ta bëjnë sot, ashtu butë-butë, duke thirrur në ndihmë pushtetarët, drejtësinë, demagogjinë, gënjeshtrën, dëshmitarë e dokumente të rreme, deri edhe rrugën dhe dhunën e verbër. Gryka e thesit të madh të sharjeve e shpifjeve tani është hapur dhe derdhet pa pushim dhe nga kjo mos prit ndonjë gjë të mirë.

Por veteranët tanë, janë ende aq të fortë, sa të mos tremen nga një thes. Ata kanë merita, sepse ishin ndër të parët që u hodhën në luftë, që mbajtën mbi supe barrën e saj dhe themeluan pushtetin. Duan s’duan pushtetarët dhe historianët e sotëm, - kjo është fitorja më e madhe e popullit tonë, në të gjitha kohërat.

Të metat dhe mungesat që u vërtetuan, mënyra e jetesës e disa prej udhëheqësve tanë, që u larguan nga populli, e braktisën dhe e harruan (janë të tjerë dhe jo pushtetarët e sotëm, që
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN Empty Re: HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:32

duhet t’iu kërkojnë atyre llogari për këto), nuk i errësojnë aspak meritat e veteranëve, të cilet edhe sot janë konsekuentë në çështjen kombëtare. Ndaj njohja e veprës së dëshmorëve dhe luftëtarëve tanë është gjithashtu meritë dhe forcë karakteri, është detyrë e çdo pushteti dhe sistemi shoqëror.

Si çdo popull edhe i yni, vazhdimisht e deri në ditët tona ka lindur bij e luftëtarë. I tillë ishte Enver Hoxha. Ai ka qenë gjithnjë në ballë të luftës, anembanë vendit; ai u bë një shembull frymëzimi për partizanët, sepse ishte edhe udhëheqës, edhe luftëtar i vijës së parë. Bash për këtë, pjesa më e madhe e popullit i është mirënjohëse, ndërsa armiqtë, dihet, e kanë patur gjithmonë në shenjë. Ata që e kanë patur dje, e kanë edhe sot. Urrejtja ndaj tij është e njohur dhe e vjetër, është urrejtje kundër një brezi, një lufte, një historie pesëdhjetëvjeçare.

Ja se si shprehet në shtyp një autor i sotëm: “... Nuk është e vështirë të kuptosh përse Ramiz Alia, Shefqet Peçi, Haxhi Lleshi e të tjerë, nuk e denoncojnë Enver Hoxhën. Ata janë bashkëpunëtorët e tij më të afërt në shumë krime e masakra të bëra në këto 50 vjet...” A keni juve ndonjë përgjigje, ose koment për këto fjalë? A nuk është kjo një akuzë e hapur kundër jush?

Edhe përgjigjja ime do të ishte po kaq e hapur: “Zotëri, e kam për nder shumë të madh që kam qenë një nga bashkëpunëtorët e Enver Hoxhës në luftë dhe pas saj!...” Sa për të tjerat, sa për ato që ky farë autori i quan krime e masakra, do ta pyesja drejtpërdrejt: “Ku janë, zotëri, faktet dhe dokumentet, cilët janë dëshmitarët që e vërtetojnë akuzën tuaj? I nxirrni ato në dritë të diellit dhe pastaj drejtësia dhe historia le ta thonë fjalën e tyre...” Po fakte, dokumente dhe dëshmitarë nuk ka, ndaj kundërshtarët tanë janë kaq të varfër e mjeranë edhe në akuzat e shpifjet e tyre kundër nesh. Faktet dhe dokumentet, jo vetëm këtu në Shqipëri, po edhe në arkivat e botës janë pro, në favorin tonë dhe jo kundër nesh. Edhe kujtimet e atyre që e kanë ndjekur nga afër luftën tonë, gjithashtu, në të shumtën e rasteve. Unë edhe sipas kanunit të malësisë, nuk e ndiej veten në gjak me askënd, nuk kam as hak për të marrë, as gjak për të larë. Jo neve, por ata që na akuzojna, janë pinjollët dhe pasardhësit e atyre që bashkëpunuan dje hapur me fashistët italianë e gjermanë dhe i lyen duartë me gjakun e popullit. Dhe, këta lloj pasardhësish, janë vënë sot me siguri në shërbim të të huajve, të armiqve më të betuar të kombit tonë, sepse ai që është mësuar të lëpijë sahanët dhe ta ulë qafën një herë, do të shkojë gjithsesi në origjinë; ai ka dëshirën patologjike ta bëjë këtë përherë.

A keni pushkatuar ndonjerin gjatë luftës? Fjala vjen, ndonjë pasues të Cen Elezit ose Myftar Kaloshit...

Absolutisht asnjë! Shumica e këtyre pasuesve, ishin njerëz të thjeshtë të popullit, që iu shkonin pas krerëve vetëm për besë e burrëri e ndoshta edhe për forcë zakoni. Ndërsa me ata që e kishin bërë hak plumbin, dibranët preferonin përherë fushën e betejës, ndeshjen ballëpërballë, ku burrin o e vret, o të vret...

Po ndonjë partizan që ka shkelur rregullat e rrepta të luftës dhe të moralit të atëhershëm, a është pushkatuar në formacionet ku keni komanduar juve gjatë luftës?

Asnjë. Kam qenë kurdoherë kundër terrorit dhe egërsisë. Të vrasësh, është gjëja më e lehtë në botë, të falësh është virtyt. Kur erdhi Mehmet Shehu me Brigadën e Parë në Dibër, më tha si pa të keq se, të tremijë pasuesit e Cen Elezit, që morën pjesë në luftimet kundër nesh në Dibër të Madhe, duheshin shkuar në plumb si tradhëtarë. Dale, i thashë, ne nuk i zgjidhim kështu këto punë dhe nuk na pëlqen vëllavrasja. Dibra s’e ka të tëpërt gjakun e bijvë të saj dhe nuk t’i fal kurrë punë të tilla të mbrapshta. Që nga ai çast, Mehmeti më pati halë në sy
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN Empty Re: HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:32

dhe nuk ma fali kurrë përgjigjen time. Dhe, që nga ai çast e deri në fund, kur ai vrau veten, ne të dy kemi komunikuar me njeri - tjetrin vetëm zyrtarisht, në kuptimin më të plotë të kësaj fjale dhe në mënyrën më protokollare që mund të bëhej. Më tej për këtë temë, nuk dua të zgjatem...

Edhe një fakt tjetër: Në luftimet në Dibër të Madhe, zumë robër shumë italianë. S’prekëm asnjerin. Përkundrazi, i mblodhëm e iu folëm, i këshilluam ta braktisnin luftën e të mos zinin më armë me dorë. Po luftuat prapë kundër nesh, iu thamë, atëhere medoemos që do t’iu vrasim, sepse për neve armiq janë ata që kemi ballëpërballë në fushën e betejës, se Duçia e Hitleri janë larg, s’kemi ku t’i gjejmë...

Cilët kanë qenë shokët dhe miqtë tuaj më të afërt gjatë luftës dhe pas saj?

Që nga viti 1930, shoku dhe miku im më i ngushtë ka qenë Myslim Peza. Ishim së bashku në mërgim, në Jugosllavi, si kundërshtarë të Zogut, po së bashku (ishte me neve edhe Mustafa Gjinishi) u kthyem në Shqipëri për t’i vënë pushkën pushtuesit italian. Përjashto Enver Hoxhën, që e shfaqi hapur që në fillim dashurinë dhe respektin ndaj nesh, lidhja jonë e ngushtë ngjallte mjaft xhelozi tek të tjerët.

Gogo Nushi ka qenë gjithashtu një nga miqtë e mi më të mirë. Ishte një nga udhëheqësit me më shumë virtyte. Burrë i vërtetë, trim, i dashur, i thjeshtë. Miku i vërtetë i punëtorëve e i fshatarëve. Iku para kohe, për fat të keq. Mund të kishte shpëtuar nga vdekja, po ta çonin për t’u kuruar jashtë shtetit.

Përse nuk doli Gogo Nushi jashtë shtetit?!

Se nuk e dërguan, kuptohet... Dhe s’mund të flas më gjatë për këtë, sepse më duhet të them mjaft gjëra të hidhura...

Kaq e vështirë ishte të dërgohej për t’u kuruar jashtë shtëtit një anëtar i Byrosë Politike?

Për disa, ishte tepër e vështirë, ndërsa për disa të tjerë ishte gjëja më e zakonshme të delnin jashtë shtetit deri edhe me eskorta shoqërimi. Mbas vdekjes së Enver Hoxhës, sidomos, kjo gjë u bë modë, u kapërcye fare ndjenja e masës. Unë vetë, që nga viti 1960, kur u prishëm me rusët dhe deri sa isha kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, madje deri në kohët e fundit, dola për t’u kuruar jashtë shtetit vetëm një herë. Herën e dytë, shkova kohët e fundit në Rusi, gjithashtu për t’u kuruar. Vetëm me ndihmën dhe interesimin e tyre, kuptohet, se këtu ka kohë që më duan të vdekur... Iu jam mirënjohës për këtë dhe e shoh jo thjesht si një gjest kortezie, por si një vlerësim të merituar për të gjithë luftëtarët dhe popullin tonë, që ishte një pjesëtar i denjë i koalicionit të madh antifashist.

Po, juve jeni një ndër luftëtarët e orëve të para dhe një nga heronjtë më të mëdhenj të lirisë në Shqipëri, prandaj vlerësime të tilla të mbushin me krenari. Po sot, cili është koncepti juaj për lirinë?

Ai që kanë dje dhe dekada e dekada më parë. Për Haxhi Lleshin, liria e ondividit nuk mund të merret e shkëputur nga liria e atdheut, e shoqërisë dhe e kombit. Haxhi Lleshi nuk ka qenë tërë jetën komandant, gjeneral, president i Shqipërisë, ose veteran, siç jam sot. Kam qenë edhe unë dikur i ri, plot ëndërra e dëshira. Me mundësitë që kishte familja, mund të bëja çfarë të doja, të bëja pasuri, të jetoja në sallonet mondane të Europës e të tjera. Por, kur Shqipëria nuk ishte e lirë, as Haxhi Lleshi, si shumë të tjerë, nuk e ndiente veten të lirë. Prandaj edhe jetën tonë e vumë në shërbim të lirisë së atdheut. Natyrisht, konceptet që kanë brezat e ndryshëm të një shoqërie, janë të ndryshme, ashtu siç ndryshojnë kohërat. Tani
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN Empty Re: HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:32

janë realitete dhe kërkesa të tjera, por unë nuk mund të pajtohem me humbjen totale të lirisë dhe dinjitetit njerëzor dhe kam shumë rezerva për atë liri që predikohet sot. Ajo është liri e njerëzve të vegjël, liri e qejfit e,pse jo, edhe liri e tradhëtisë.

A krenoheni sot me jetën dhe veprën tuaj, me rininë tuaj plot sakrifica, me përndjekjet në kohën e Zogut, me çetën partizane që krijuat, me luftën pa kompromis kundër pushtuesve e tradhëtarëve dhe me tërë ato vite të stuhishme që latë pas?

Edhe në kujtimet që po shkruaj, edhe në bisedat më të thjeshta ose në ceremoni të ndryshme, jam munduar kurdoherë të shmang vetëlavdërimet dhe të them se unë jam ky e ai, se kam bërë këtë e atë. Edhe kur të tjerët, njerëz rtë popullit ose udhëheqës të lartë m’i kanë bërë vlerësimet në sy, jam ndierë gjithnjë shumë ngushtë dhe jam munduar të shmangem, sepse burrit s’i ka hije të rrahë gjoksin. Megjithatë, unë dhe i gjithë brezi im jemi krenarë me rininë tonë. Ne nuk e kërkuam lirinë në diskoteka, por në male, me pushkë në dorë. Neve nuk na shkoi rinia në vallzim, por në luftë për lirinë e popullit që na kishte lindur. Ne jemi krenarë se luftuam sa mundëm në emër të idealeve të lirisë e të demokracisë për popullin. Ka pasur të drejtë Enver Hoxha kur thoshte se e tërë jeta e njeriut është luftë dhe se, kur kjo luftë fitohet, jeta është e bukur dhe e meriton të jetohet. Jeta jonë kaloi e tëra në luftë. Luftë për liri, luftë për ndërtim, luftë për mbrojtje. Unë i përkas brezit të kësaj lufte të gjatë e të ndershme, nga e cila kemi dalë kurdoherë fitimtarë. Këtu qendron edhe thelbi i krenarisë së brezit tim, themeli i saj. E kaluara e lavdishme e popullit tonë në shekuj, koha dhe historia na i kishinn lënë amanet dhe na kërkuam ta bënim më në fund Shqipërinë siç duhej dhe siç e ëndërronin të parët tanë. Ne bëmë Shqipërinë me gjak dhe nuk e shitëm për grada.

Në një farë mënyre, juve keni arritur në jetë gjithçka që ëndërron të ketë njeriu. A menduat ndonjëherë në luftë se dikur do të arrinit gjer në majat e pushtetit?

Kurrë! Po të kishim menduar për maja e për poste, do të fshiheshim ferrave, për të mos humbur “majat”. Në ditën e Çlirimit, unë isha në listën e gjeneralëve, por mund të isha edhe në listën e dëshmorëve. Më takoi të isha në karriken e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, por mund të isha edhe midis shokëve të mi, në një varr të thjeshtë dëshmori. Jam plagosur në luftë. Në se mbeta i gjallë, kjo është rastësi. Mundet edhe të kisha vdekur dhe, në vendin tim, gjeneral a president do të ishte një tjetër nga fitimtarët. Të gjithë partizanët ishin heronj, të gjithë ishin të lavdishëm. Postet dhe gradat janë të përkohshme, i fiton, i humbet, i fiton përsëri, ndërsa nderi dhe burrëria të përjetshme. Po i humbe këto, ke humbur emrin, ke mbaruar me të tëra, siç themi ne në Dibër. Mendoni se do të trokiste njeri në derën e shtëpisë time po të mos ishte kështu?

Cilët janë, sipas jush, njerëzit më të shquar të kombit tonë?

Dy, vetëm dy: Skënderbeu dhe Enver Hoxha. Dhe kjo përgjigje më detyron t’i kthehem edhe një herë asaj që thashë në fillim të bisedës sonë. Ata që thonë se pesëdhjetë vjet të historisë sonë janë vite të humbura, duan ta humbasin Shqipërinë, por janë vetë të humbur në këtë aventurë të turpshme e të padëgjuar. Periudha pesëdhjetëvjeçare e kësaj historie ka qenë heroike dhe e tillë do të mbetet. Edhe lufta për ndërtimin e vendit ka qenë po aq e madhe dhe e shenjtë sa ajo për liri. Dhe ne e quajtëm luftë, se e tillë ishte. Ata që shkelin mbi djersën dhe veprën e njerëzve që bënë këtë luftë, janë mosmirënjohës, njerëz të shitur dhe pa pikë dinjiteti. Fuqitë e mëdha as nuk e llogarisnin fare Shqipërinë në hartat e Europës. Shqiptarët, me Enver Hoxhën në krye, ia arritën ta bënin Shqipërinë me të vërtetë sovrane dhe me emër të nderuar në botë. Njëlloj si në kohën e Skënderbeut, kur Europa u detyrua t’i këndonte këtij vendi lavdi të merituar.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN Empty Re: HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:33

A nuk është pak si e largët në kohë kjo paralele?

Nuk është e largët, sepse historia nuk i përfill distancat dhe bashkon kohërat, për të nxjerrë përfundime të mëdha për jetën e një kombi. Unë flas për dy epoka të largëta në vite, por aq të afërta në qendresë e lavdi. Skënderbeu dhe Enver Hoxha janë dy figura legjendare, që i kanë frymëzuar e që do t’i frymëzojnë edhe në të ardhmen brezat tanë për një Shqipëri të opavarur e sovrane, plot krenari e dinjitet, për një Shqipëri ku populli t’i ketë vetë në duar fatet e tij. Skënderbeu ishte tmerri i një perandorie; Enver Hoxha ishte tmerri i shumë perandorive dhe, sa e patëm në krye, nuk mundi asnjë armik t’ia vinte Shqipërisë shpatullat për toke.

A do t’i shohim së shpejti të botuara kujtimet tuaja?

Ma do zemra, por më duket e pamundur tani për tani. Megjithatë, pak rëndësi ka në se ato botohen para ose pasi të kem ikur unë nga kjo jetë. Le t’iu mbeten trashëgim brezave; ata mund të mësojnë diçka edhe nga kujtimet e punët tona. Kam hedhur në letër mbi tetëqind faqe kujtime, por besoj se do të botohen më pak, rreth gjysma e tyre. Një pjesë të mendimeve të mia, juve tashmë i njihni...

Nga posti i kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, u larguat me dëshirën tuaj, apo iu larguan?

Thjesht më hoqën, më larguan. Sepse, për një pjesë të nomenklaturës së atëhershme, isha bërë i padëshiruar prej kohësh, për të mos thënë më tepër... Sepse Haxhi Lleshi nuk dinte të thoshte lepe-peqe, sepse një njeri si unë, në atë kohë, kur i duhej hapur rruga dikujt tjetri drejt pushtetit, ishte një pengesë që duhej kapërcyer pa shumë dhembje. Dhe kjo nuk ishte e vështirë. Ata që dinin të bënin korte e elozhe, ditën edhe t’ia mbushnin mendjen Enver Hoxhës se koha e Haxhi Lleshit kishte kaluar e perënduar, se unë isha në një moshë të shtyrë e të tjera. Pretekste gjenden kurdoherë. Aq më tepër që nuk ishte dhe nuk është në natyrën time të ankohesha ose të mbrohesha nga punë të tilla pas krahësh. Jam shumë i sigurtë se Enver Hoxha nuk ka gisht dhe nuk mund të kritikohet për këtë lëvizje; në fillimin e viteve ’80 ishin të tjerë ata që i merrnin vendimet që lidheshin me fatet e kombit dhe të ardhmen e pushtetit. Megjithatë, më duhet ta them me keqardhje se Enver Hoxha ndikohej nga ata që dinin t’i bënin mirë këto punë. Ndikohej shumë...

Doni të thoni se ai ndikohej nga Nexhmije Hoxha? Si është e mundur?!... Logjika e kërkon që të ndodhte e kundërta, sepse juve jeni të dy nga familje të njohura të Dibrës së Madhe.

Nuk dua të flas për këtë. Nuk kam asnjë koment dhe asnjë argument.Aq më tepër sot, kur kundërshtarët na sulmojnë me të njëjtat akuza dhe kur jemi përsëri, njëlloj si në luftë, vëllezër e motra të një fati.

Ju vjen keq që Nexhmije Hoxhën e kanë burgosur?

Më vjen shumë keq dhe këtë e kam shprehur publikisht, por kjo është një ndjenjë njerëzore dhe nuk lidhet aspak me marrëdhëniet tona gjatë pesëdhjetë vjetëve, as me vendlidjen dhe origjinën tonë.

Mendoni se, gjatë këtyre pesëdhjetë vjetëve, njerëzit më të pushtetshëm të Shqipërisë janë ndikuar nga bashkëshortet e tyre? Për shembull, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapua dhe të tjerë. Mund të thuhet se në fundin tragjik të Dali Ndreut, ka peshën e vet edhe egoizmi dhe etja për pushtet e Liri Gegës, gruas së tij?
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN Empty Re: HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:34

Për Dali Ndreun dhe Liri Gegën, nuk di ç’të them dhe ndoshta nuk jam unë ai që duhet të pyetem e të flas, sepse fjalët e mia gjithsesi do të paragjykohen. Sa për të tjerët, nuk mendoj, por jam i sigurtë. Ndikimi i bashkëshorteve tek udhëheqësit tanë kryesorë ka qenë i dukshëm, evident. Këtë e them edhe nga përvoja ime shumëvjeçare në punë të përbashkët, por edhe nga bisedat me miqtë e mi. Duhet pranuar se kishte shokë të Byrosë Politike që shqetësoheshin për këtë fakt, por nuk mund të flisnin hapur. Sa për mua, mendimet e mia i kam shprehur gjithnjë hapur dhe ata ma dinin mendjen.

Thuhet se juve nuk kishit marrdhënie shumë të mira dhe simpati të ndërsjelltë edhe me ish-ministren e Arsimit e Kulturës Tefta Cami, që ishte gjithashtu nga Dibra. Mos ka këtu edhe një dozë konservatorizmi, mos ndoshta, si malësor, i keni paragjykuar aftësitë e grave për të qeverisur?

Nuk kam qenë konservator dhe nuk kam paragjykuar asgjë. E thashë edhe më lart, origjina, vendlindja ose të tjera gjëra që lidhen me këto, nuk ndikojnë, ose ndikojnë shumë pak në marrdhëniet e ndërlikuara që krijohen midis njerëzve të pushtetshëm. Dhe, më gjatë s’kam ç’të them, se një burri të moshuar si unë nuk i shkon të përgojojë gratë. As t’i mburrë, natyrisht...

Juve nuk keni banur asnjëherë në të ashtuquajturin “BLLOK”. Nuk keni dashur, nuk iu ka takuar, apo thjesht keni preferuar t’iu shmangeni disi protokolleve e rregullave strikte që zbatoheshin për sigurimin e jetës së udhëheqësve?

Më ka takuar të banoj atje, por nuk kam dashur dhe nuk jam vetëm unë që kam vepruar kështu. Edhe Myslim Peza, Shefqet Peçi, Adil Çarçani, Kadri Hazbiu e të tjerë gjithashtu nuk banonin në BLLOK, megjithëse kishin poste shumë të rëndësishme shtetërore e partiake. Edhe në banesat tona zbatoheshin rregullat e protokollet e nevojshme, por me masë dhe unë bëja ç’është e mundur për t’i lehtësuar sa më shumë. Ndërsa aty, burokracia shtetërore e partiake të merrte frymën. Po të banoja në BLLOK, miqve të shumtë që vinin të më takonin do t’iu duhej të kishin autorizime të veçanta, të plotësonin lloj-lloj shkresash e formalitetesh e të tjera. Thuaj si të duash, po gjëra të tilla i fyenin e i pezmatonin njerëzit e thjeshtë të popullit. Kur na strehuan, kur na veshën e na ushqyen, duke sakrifikuar deri edhe kafshatën e fundit të fëmijëve të tyre të uritur, ata njeëz nuk nuk na kërkuan kurrë shkresa e autorizime, nërsa një nga shokët e Byrosë Politike më me përgjegjësi, sapo i shkonin në htëpi bashkëfshatarë ose të afërm nga Labëria, i pyeste: “Ke zënë hotel?” Kjo ishte e trishtueshme, këtë unë s’e përtypja dot. Shtëpia ime ka qenë dhe do të jetë kurdoherë shtëpia e miqve...

A mbetet ndonjë ditë shtëpia juaj pa miq?

Kurrë! Po ndodhi kjo, po e dëgjuat, dijeni se Haxhi Lleshi s’është më ndër të gjallët...

Juve nuk patët fatin e të tjerëve, ish-udhëheqësve të shtetit e të Partisë së Punës, që i nxorrën nga banesat e tyre dhe i çuan në pularinë e Laprakës. Mos keni patur vallë ndonjë parandjenjë, kur e bletë këtë shtëpi?

Po kjo nuk është shtëpia ime, ose prona ime, siç po thuhet sot. Thjesht ma ka dhënë shteti me qira.

Si!? Nuk e keni blerë?... Po shumë njerëz këtu në Tiranë thonë se Haxhi Lleshi e ka bërë si burrat, e ka blerë shtëpinë me napolona floriri, ndaj s’ka zot nëne ta nxjerrë prej andej...

Po me çfarë ta bleja, o njeri? Napolonat e Lleshëve u shkrinë të tëra për luftën kundër
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN Empty Re: HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:34

pushtuesve. Se lufta nuk bëhej me gogla; për të duheshin armë, veshje bukë, municione dhe mjete e pajisje të tjera. Pa para, as unë dhe as Myslim Peza nuk mund t’i krijonim çetat tona partizane. Njerëzit flasin se ashtu u pëlqen të ishte, se e ndiejnë që mua të paktën më takonte ta kisha një shtëpi timen. Po tani, me sa duket, do të kem timen vetëm atë shtëpinë e përjetshme në Sharrë. Ky është fati i të gjithë idealistëve...

Pak më lart, po edhe më parë, keni folur me shumë simpati për Myslim Pezën. Kur e keni njohur për herë të parë?

Që në vitin 1930, kur Myslimi u arratis në Jugosllavi, pasi vrau Osman Balin, një esadist e zogist i njohur. Në Jugosllavi e arrestuan dhe e burgosën, por Aqif Lleshi e liroi, duke paguar nën dorë. Që nga ajo kohë dhe deri në korrikun e vitit 1939, Myslim Peza qendroi në shtëpinë tonë, së bashku me shumë atdhetarë e të përndjekur të tjerë. Ndër ta edhe Kajo Karafili e Mustafa Gjinishi.

E keni njohur nga afër Mustafa Gjinishin?

Po si jo. Për një kohë të gjatë, e pata mbajtur në shtëpi, madje i kisha liruar edhe dhomën e krevatin tim. E respektoja shumë jo vetëm si mik, por edhe sepse më dukej si një djalë i shkathët, i zgjuar e me kulturë. Por e doja edhe si një veprimtar të flaktë komunist. Veç kësaj, na bashkonte edhe fakti i hidhur se, të dyve, Ahmet Zogu na kishte vrarë me tradhëti baballarët. Babai i Mustafait, Adem Gjinishi nga Peqini, ishte një atdhetar i njohur, njeri prej deputetëve përparimtarë të kohës, i lidhur ngushtë me Aqif Pashën dhe figura të tjera të shquara demokratike të kohës.
Sipas asaj shprehjes së njohur popullore “Dardha bie nën dardhë”, kisha besim se Mustafai do të bënte mjaft punë të mira në dobi të qendresës antifashiste. Vetëm se nuk më pëlqenin një farë mendjemadhësie, disa qendrime nënvleftësuese e mospërfillëse ndaj mendimeve të të tjerëve. Edhe disa nga mendimet e tij, më dukeshin të diskutueshme, për të mos thënë të dyshimta. Nuk më pëlqente, për shembull, kur thoshte se Shqipërinë nuk mund ta shpëtonim ne dhe se këtë punë mund ta bënin vetëm anglezët. Nuk më vinte mirë as për rezervat që shfaqte ai për lidhjet e mia të ngushta me Myslim Pezën. Nuk e kuptoj, më thoshte disa herë si rastësisht, ç’iu lidh juve të dyve. Ai është thjesht një kaçak, një fshatar i pashkollë. Ku ti e ku Myslim Peza. Unë i shpjegoja me durim se Baba ishte një atdhetar i venndosur dhe një shpresë për luftën tonë antifashiste, se me të më lidhte ideali kombëtar, se Myslim Peza nuk mund të quhej kaçak dhe ai më miratonte, por mua më mbeti deri në fund një shije e hidhur nga këto biseda. Megjithatë, Mustafa Gjinishi ishte një njeri i vlefshëm dhe i bëri shumë shërbime luftës dhe partisë. Mund të them se ai nuk e meritonte fundin që pati...

Por thuhet se ai u vra në luftë e sipër, në një pritë të ushtarëve gjermanë.

Kësaj nuk i duhet...

Kush u krijua më parë, çeta partizane e Pezës, apo ajo e Dibrës?

Çeta e Pezës, dihet, sepse Peza ishte më pranë teatrit të luftimeve dhe se kështu patëm vendosur qysh kur Myslimi ishte ende në shtëpinë time. Më vjen mirë të them se një nga partizanët e parë të kësaj çete ishte pikërisht Kajo Karafili, të cilin, pas kërkesës së Babës, unë e nisa me shoqërues të sigurtë nga Dibra e Madhe për në malësinë e Tiranës.

Me Myslim Pezën, iu bashkonte mosha, emigracioni dhe antizogizmi, me Mustafain fati i baballarëve, me Enver Hoxhën njohja në Pezë dhe veprimtaria e përbashkët në Shtabin e Përgjithshëm. Po me Gogo Nushin, çfarë iu lidhte aq ngushtë?
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN Empty Re: HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:35

Thjeshtësia dhe sinqeriteti, po edhe burrëria në trajtimin dhe mënyrën e të thënit të gjërave. Janë këto disa nga cilësitë që unë vlerësoj veçanërisht tek njeriu. Jo se nuk i gjeja këto edhe tek të tjerët, po Gogua ishte shumë shumë i veçantë. Ai ishte njeri i shkëlqyer, flori i pastër. Shumë, shumë i thjeshtë, proletar i vërtetë, tamam ai njeri që e meritonte të quhej tribuni i punëtorisë shqiptare. Posti i anëtarit të Byrosë Politike nuk e largoi asnjëherë Gogon nga shtresa dhe klasa e tij. Ai luftoi, jetoi dhe vdiq me shpirt proletari.
Besonte shumë, por zgënjehej edhe më shumë nga hiletë dhe dredhitë në zbatimin e direktivave që jepeshin. Një herë, erdhi në shtëpinë time i tëri pikë e vrer, i mërzitur sa s’thuhet. Nisa ta pyesja me kujdes se çfarë i kishte ndodhur dhe ai nisi të tregonte... Asokohe, ishte dhënë një orientim i veçantë që buka të tregtohej dhe të hahej e ftohtë, sepse e ngrohtë konsumohej më shumë dhe dihej që shteti shqiptar e kishte atë me kursim. Këtë rregull, e zbatonin të gjithë. Edhe vetë Gogo Nushi hante bukë të ftohtë dhe kjo i dukej gjëja më e drejtë dhe më e zakonshme. Por, atë ditë, ai kishte marrë padashur një kafshatë nga buka e njerit prej fëmijëve (të cilët ishin të njohur për humorin e tyre) dhe kishte vënë re se ajo ishte e ngrohtë. I dashuri Haxhi, sa s’më ra pika kur e pikasa. Po si, more, të na i hedhin edhe fëmijët tanë?!... Po, kur na i hedhin ata, si do t’iu besojë populli fjalëve tona, si do të dalim ne para tij?!... Po për këtë qenke mërzitur aq shumë, a derëzi?!... I fola si nga anët e tij, për ta kaluar situatën me shaka, por Gogua vazhdoi të rrinte i trishtuar dhe nuk qetësohej kollaj. I tillë njeri ishte ai, e vriste ndërgjegjja edhe për gjërat më të thjeshta, mërzitej shumë kur dikush nga ne largohej nga populli dhe nuk pyeste për hallet e tij. Ndaj, jo vetëm miqësia ime me Myslim Pezën, por edhe ajo me Gogo Nushin krijonte jo rrallë një pakënaqësi e xhelozi të fshehtë, të cilën ne e ndienim dhe i ruheshim.

Si mund ta shpjegoni këtë?

Ndoshta me faktin se, këto lloj lidhjesh, krijonin një model që disa nuk dëshironin ta ndiqnin, sepse iu pëlqenin më shumë luksi dhe privilegjet...

Është e vërtetë se juve jeni nismëtari kryesor për krijimin e Shoqatës së Vullnetarëve për mbrojtjen e figurës së Enver Hoxhës?

Po juve vetë, si mendoni?

Unë them se nuk mund të mos jeni juve. Në vitet 1990-91, kam parë të hyjnë e të dalin nga shtëpia juaj shumë nga figurat kryesore të kësaj shoqate, këtu mendoj se bëheshin mbledhje e merreshin vendime, Hysni Milloshi fliste për juve me një respekt shumë të veçantë, ndërkohë që nuk e bënte këtë për shumicën e ish - udhëheqjes. Juve vetë, mbanit asokohe mbi tavolinën e punës një automatik... Të gjitha këto, nuk janë pak...

Automatikun e mbaja, se më duhet të mbrohesha vetë, sepse atëhere rreziku ishte i madh dhe askush nuk e çante kokën për ligjin. Njerëzit vinin në shtëpinë time se nuk mund të mos vinin, se kishin nevojë që dikush t’iu thoshte një fjalë të mirë dhe t’iu ngjallte pak shpresë e optimizëm. Po të jetë kështu, njerëzit që thoni juve takoheshin edhe me Ramiz Alinë, mos duhet thënë me këtë rast se shoqatën e krijoi Ramizi? Jo, nuk e krijoi, po as nuk e pengoi dot, se nuk kishte ç’t’i bënte zemërimit popullor... Ndërsa Hysni Milloshi flet mirë për mua, sepse është i njohuri dhe miku im i vjetër. Kur ka qenë në hall (dhe s’ka qenë vetëm një herë), jam munduar ta ndihmoj, me sa kam patur në dorë dhe mirënjohja është një virtyt njerëzor. Pastaj, jemi edhe si gjysëmpatriotë, unë nga Dibra e ai nga Mati. Po, përderisa juve iu pëlqen të shpreheni ashtu dhe t’i nxirrni vetë përfundimet, ashtu qoftë, sepse është një gjë që më nderon! Veçse unë nuk isha kryetar i asaj shoqate dhe nuk kam marrë pjesë në asnjë nga veprimtaritë e saj.
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN Empty Re: HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:35

Mendoni se krijimi i saj ishte një veprim i drejtë? Ç’rol mund të luante ajo në ato momente të ndërrimit të sistemeve?

Ore, dy duar për një kokë janë, kjo është një e vërtetë e njohur dhe e vjetër, që bëjmë mirë të mos e harrojmë. Dhe ai nuk ishte një veprim, por një kundërveprim i natyrshëm. Njerëzit atdhetarë, thjesht u grupuan e u bashkuan me njeri-tjetrin, sepse e ndienë veten të braktisur dhe e panë se gjithçka që ishte arritur në pesëdhjetë vjet lufte e pune, synohej të mohohej, të harrohej dhe të zhdukej sa më parë nga faqja e dheut. E dini se kush ishte i pari që u regjistrua dhe i pari që u betua se do ta mbronte deri edhe me gjakun dhe jetën e tij figurën e Enver Hoxhës? Vetë Agim Shehu, kryepolici i sotëm, që e ka kthyer fletën nga fryn era dhe është bërë tani një nga kundërshtarët tanë më të egër. Sa për rolin e shoqatës, mund të them se ai nuk ishte i paktë në vendosjen dhe ruajtjen e ekuilibrave në ato momente të vështira. U vra njeri nga anëtarët e saj, u vodh apo u dogj ndonjë gjë, u keqtrajtua ndokush, u prish ndonjë miting, pati gjë kërcënime e deklarata antishqiptare? Jo. Ishin të tjerët që i bënë këto punë të mbrapshta e që vazhdojnë t’i bëjnë edhe sot. Prandaj Ramiz Alia dhe ata që i rrinin pranë, u trembën nga misioni që po merrte përsipër shoqata dhe bënë ç’është e mundur që ta shpërndanin e ta shkrinin sa më shpejt. Ramizi e thoshte ku hapur e ku fshehtas atëhere se neve nuk na rrezikon Sali Berisha, po Hysni Milloshi me miqtë e tij...

Po juve, a ishit anëtar i asaj shoqate?

Për Haxhi Lleshin, nuk është nevoja t’i shkruhet emri nëpër lista dhe të betohet e të stërbetohet. Me zemër e me mendje, unë isha me shoqatën, e mbështesja atë dhe më pëlqente misioni që kishte marrë përsipër, pavarësisht se tani gjërat përgojohen e përbalten nga të dy krahët e politikës.

Sot, iu pëlqen t’iu quajnë komunist, apo nacionalist?

Njerëzit le të më quajnë si t’iu vijë për mbarë. Unë vetë, kam qenë, jam dhe do të jem gjer në fund komunist!

…Tani të bëjmë një retrospektivë e të kthehemi edhe njëherë te Lufta e Dytë Botërore. Gjatë Luftës ju njiheshit edhe me shumë nacionalistë, me të cilët kishit lidhje të ndryshme, por edhe miqësi të trashëguara nga të parët. A mund të përmendni ndonjerin prej tyre?

Dua të them që në fillim, se gjatë këtyre muajve shpesh më del në ëndrra periudha e Luftës së Dytë Botërore. Sepse veprimtaria ime kryesore u zhvillua në atë periudhë. Ndërsa, për pyetjen tuaj po përmend menjëherë Abaz Kupin. Duhet thënë se, fill pas 7 prillit 1939, shumë nacionalistë u detyruan të arratiseshin nga Shqipëria për në Jugosllavi, për shkak të rezistencës që i kishin bërë pushtimit. Mes tyre, ishte edhe Abaz Kupi, ose Bazi i Canes, siç quhej, të cilin unë dhe Ymer Lleshi e pritëm vëllazërisht në postën e Bllatës. Ai ishte së bashku me të shoqen, djemtë dhe vajzat. Njera vajzë, e martuar te Petrelët, ishte së bashku me burrin dhe fëmijët. Vajzën e vogël, që çalonte, Bazi e donte më shumë se i kishte vënë emrin e nënës së vet. Ndër djemtë, më kujtohen Ceni e Bardhi. Me gjithë nipin e Bazit, Hamit Kupin dhe familjen e tij, bëheshin rreth pesëmbëdhjetë veta, që ndenjën në shtëpinë tonë rreth gjashtë javë.

Bazi kishte me vete edhe Murat Bashën, Sali Llanin, Xhemal Herrin, major Dile Selcenin, vëllanë e Abdurrahman Krosit me nipërit e tij dhe oficerë të tjerë.

Për Abaz Kupin, kisha dëgjuar të flitej prej kohësh. Edhe me Myslim Pezën kishim biseduar për të. Ishte njeri me influencë në Krujë, në fshatrat e Tiranës e në Mat, por njihej si besnik i Zogut dhe, ç’ishte më e keqja, kishte qenë gjithmonë kundër çdo lëvizjeje demokratike e popullore. Gjatë Lëvizjes së Marsit, ku populli i Krujës kishte marrë pjesë përkrah dibranëve,
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN Empty Re: HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:36

Bazi ishte vënë në shërbim të Ahmet Zogut dhe ishte ndër të parët që e lajmëroi atë se kryengritësit dibranë po marshonin drejt Tiranës. Pas pushtimit italian, u fol sikur më 7 prill, Bazi kishte luftuar në Durrës, kundër pushtuesve italianë, por emigrantët, pjesëmarrës në këto luftime tregonin se Bazi as që ishte dukur në këto luftime. Madje, edhe për të ikur kishte qenë në hall, se nuk mund të ecte në këmbë, nga pesha e rëndë e trupit.

Megjithatë, në ato çaste ne përpiqeshim ta tërhiqnim edhe Abaz Kupin në qëndresën antifashiste, siç bënim edhe me Shaqir Demën, Murat Kaloshin, Myftar e Dan Kaloshin, Tafë Kaziun, Mehmet Ali Bajraktarin e shumë të tjerë nga radhët e parisë, që patën ardhur në Jugosllavi. Në atë kohë, me neve ishte edhe Myslim Peza, që shumë shpejt, aty nga korriku i vitit 1939, u kthye në Shqipëri.

Po juve vetë, kur u kthyet në Shqipëri nga emigracioni?

Shumë më vonë, në prill të vitit 1941, fill pas pushtimit të Jugosllavisë nga italo-gjermanët. Para kësaj, m’u desh të kaloja një kalvar të gjatë vuajtjesh e internimesh. Aty nga fundi i vitit 1939, më internuan në Stari Beçaj, diku në kufi me Hungarinë, pastaj në Vranjë e në Shkup. Gjatë sulmit fashist për pushtimin e Jugosllavisë, shqiptarët ishin në radhët e para të rezistencës. Luftimet e para kundër italianëve, u zhvilluan pikërisht më 6 prill 1941, kur unë dhe qindra burra hymë në Shqipëri nga Dibra e Madhe. Luftimet me italianët, në kushtet kur të gjitha forcat ushtarake na kishin braktisur në panik, ishin të përgjakshme. 6 prilli mund të quhet për këtë arsye edhe data e saktë e krijimit të çetës partizane të Dibrës, që pati qysh atë ditë dëshmorët e saj të parë.

A bënë përpjekje italianët dhe pasuesit e tyre t’iu bënin për vete pas kthimit në Shqipëri, sidomos pas krijimit të çetës së Dibrës?

Patjetër. I pari që erdhi të na takonte ishte Qazim Mulleti, në atë kohë prefekt në Peshkopi. Ai na ftoi hapur të dorëzoheshim e të bashkëpunonim me italianët, të cilët paskëshin përmbysur e shporrur Zogun, duke na çliruar prej tij dhe “e kishin bërë Shqipërinë e Madhe”, por unë dhe Aqif Lleshi, mixha im, i dhamë përgjigjen që meritonte një kolaboracionist. Pas tij, na dërguan Osman Memën, një ish bashkëluftëtar me babanë tim në Lëvizjen e Marsit, por më këmbëngulësi nga të gjithë u tregua Irfan Ohri, një zogist i thekur, që hiqej si antizogist dhe si një specialist për të bërë për vete të arratisurit.

Kur e morët vesh për herë të parë lajmin e krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare?

Duhet të ketë qenë dhjetori i vitit 1941, ose fillimi i vitit 1942. Lajmin, së bashku me thirrjen e mbledhjes themeluese drejtuar popullit shqiptar, ma sollën Nazmi Rushiti, Xhavit Hatibi, Demir Gashi, Irfan Hajrullai dhe Ahmet Jegeni. Në të njëjtën kohë, Myslim Peza dhe Kajo Karafili më shkruanin nga Peza dhe këmbëngulnin që të shkoja atje, sepse kishte gjëra e zhvillime të reja, shumë të rëndësishme.

U nisa pas disa ditësh, në palcë të dimrit. Kaluam Katër Grykët, dolëm në Mat, pastaj ramë në fshatrat e Krujës, ku ndër të parët njerëz që takova ishte Mustafa Kaçaçi, me të cilin kujtuam vitet e emigracionit, kur ishim njohur. E doja fort Kaçaçin, se ishte trim, i gojës, energjik, optimist e revolucionar, por edhe njeri me një humor të këndshëm. Fundi i tij, në luftimet e përgjakshme për çlirimin e Krujës, ishte heroik. Kaçaçi më tregoi edhe se Bazi i Canës po e dridhte fletën dhe se kishte hyrë në marrëveshje me Mustafa Merlikën, i cili, si shërbim të parë, ia kishte sjellë familjen nga internimi. I çova fjalë se isha në Krujë dhe se dëshiroja ta takoja patjetër, por Bazi, si një dhelpër e vjetër, m’u shmang sa mundi dhe vetëm pas gjashtë ditësh u bë i gjallë. Po shkoj në Pezë, i thashë, a vjen edhe ti me mua, të takojmë Myslimin dhe t’i vemë pushkën fashizmit, siç kemi biseduar në Dibër. Po prit, o
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN Empty Re: HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:37

Haxhi, më tha Bazi, i zënë ngushtë, është ende herët, Italia është e fortë dhe na djeg, na vret... Pas këtij takimi, së bashku me Kaçaçin kaluam në Kashar të Tiranës, pastaj ndaluam në Vorë, të nesërmen në Shetel të Shijakut dhe, më 8 mars 1942, mbërritëm në Pezë, ku u takova pas tre vjetësh me mikun tim të dashur e të shtrenjtë, Myslimin.

Veç Myslimit dhe partizanëve të tij, a kishte ato ditë në Pezë shokë të tjerë?

Po si s’kishte! Sapo mbërrita aty, u takova me Qemal Stafën, Mustafa Gjinishin, Vasil Shanton, Mihal Durin e të tjerë, ndërsa më foli për herë të parë për Enver Hoxhën. Më tha se ai vinte shpesh në Pezë dhe se e kishte lajmëruar për ardhjen time, pasi ai kishte shprehur dëshirën që të më takonte. Ai erdhi në darkë dhe unë, Myslimi e shokë të tjerë dolëm ta prisnim. Ishte një takim i paharruar, që do të ndikonte shumë në punët e mia të ardhshme. Në fund të bisedës, që zgjati shumë, Enveri më tha se, së shpejti, në Pezë do të organizohej një mbledhje e gjerë me karakter kombëtar, qëllimi i së cilës do të ishte bashkimi i popullit shqiptar në luftë kundër fashizmit. A do të vish edhe ti në këtë mbledhje? -më pyeti Enveri. Po si jo, iu përgjigja në çast, por mendoj se duhet të jem së bashku me Myslimin dhe Baba Faja Martaneshin. Unë nuk e njoh, por kam dëgjuar fjalë shumë të mira për të dhe mendoj se pjesëmarrja e tij në mbledhje nuk do të kishte vetëm karakter simbolik... Babën këtu e kemi, ma ktheu Enveri, ndërsa Baba Fajën duhet ta ftosh ti. Bëji të fala edhe nga ana ime. Pastaj Enveri më pyeti në se e pranoja programin e PKSH dhe, kur unë pohova, më tha se, “Këtej e tutje, çeta e Dibrës do të quhej nacionalçlirimtare dhe aty do të dërgojmë edhe një komisar. Është nga Kosova. Qazim Prishtina e quajnë...”
Pasi qëndruam në Pezë disa ditë, m’u desh të kthehesha përsëri në Dibër, duke kaluar përmes Martaneshit.

Atje e takuat për herë të parë Baba Faja Martaneshin?

Po. Por i kisha dërguar fjalë qysh më parë për takimin dhe ai dërgoi në Ballenjë njerëz që të na prisnin. Takimi me të ishte befasues. Nuk kam njohur në jetë njëri më gazmor se Baba Faja. Ai edhe bisedat më serioze i bënte me buzën në gaz, kalonte me lehtësi nga një temë në tjetrën. Fjalëve të mia se, unë dhe Myslim Peza kishim besim, se ai do të ishte me ne, babai iu përgjigj se, “Besa pa armë nuk jepet” dhe, pasi ngriti një lëkurë dashi pranë vetes, nxorri një maliher grek flakë të ri. Së bashku me Babain, dervishët e teqesë, komisar Qazimin dhe partizanët e mi nga Dibra, atë natë e kaluam me dolli e me këngë, se Mustafa Xhani s’të linte të pushoje për asnjë çast.

A ia çuat të falat e Enver Hoxhës dhe a pranoi ai të vinte në mbledhjen që po përgatitej?

Të falat ia çova dhe ai doemos që pranoi të vinte në mbledhje, se Haxhi Lleshi nuk e lëshonte fjalën kot, pa qenë i bindur se ajo do të zinte vend. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Konferenca e Pezës u mblodh dhe ne ishim të gjithë atje. Erdhi edhe Bazi i Canës, që prapë e drodhi më vonë...

Duke përshkuar kaq shumë rrugë në kushtet e vështira dhe duke takuar kaq shumë njerëz, që më vonë u bënë të njohur, juve u shndërruat vetvetiu në një misionar të luftës për çlirimin e vendit nga pushtuesit? E keni menduar ndonjëherë këtë?

Nuk e kam menduar dhe nuk e kam quajtur kurrë veten misionar. Por ishte detyra ime atdhetare të ndihmoja në organizimin e luftës dhe të radhitesha me fitimtarët, që në këtë rast ishin komunistët dhe pasuesit e tyre të shumtë.

Përveç Konferencës së Pezës, në cilën nga veprimtaritë e rëndësishme të luftës morët pjesë?
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN Empty Re: HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN

Mesazh nga Gjeto Gjetani Wed 22 Jun 2011 - 23:37


Në Labinot, më 10 Korrik 1943, kur u krijua Shtabi i Përgjithshëm i UNÇL dhe unë u zgjodha anëtar i tij, së bashku me Enver Hoxhën, Myslim Pezën, Spiro Moisiun, Ramadan Çitakun, Bedri Spahiun, Abaz Kupin, Mustafa Xhanin, Mustafa Gjinishin, Dali Ndreun e të tjerë.

Sot, datën e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm e kanë hequr nga kalendari zyrtar, ashtu siç kanë heqyr edhe 29 Nëntorin, ditën e çlirimit të Atdheut. Tradhtarët dhe kolaboracionistët e dikurshëm duan t’i shuajnë këto shenja lavdie, duke kujtuar se lajnë kështu turpin dhe disfatën. Më kot, ata vetëm sa bëhen qesharakë me këto vendime antihistorike. A do të luante Korabi dhe malet e tjerë të Shqipërisë nga vendet ku janë, po t’i mbushej mendja dikujt t’i shuante nga harta e atdheut tonë?...

A mendoni se kontributi juaj në luftë u shpërblye në atë masë që e meritonit?

Mendoj se po. Bëra aq sa munda, dhashë aq sa munda, forca, energji, para, gjak, plagë, megjithëse gjatë luftës kurrë nuk më shkoi nëpër mend se do të shpërblehesha, ashtu si pas luftës kurrë nuk më ka shkuar nëpër mend se do të ndodhte kjo që po ndodh sot, kur ma hoqën edhe titullin e “Heroit të Popullit”. Atyre që më hoqën titullin duhet t’i vijë turp. Ata, pas kësaj, do ta shkatërrojnë traditën dhe vendin tonë, duke u servilosur tek të tjerët. Sepse unë jam krenar për atë që bëra për Shqipërinë. Por, mua këtë titull ma dha historia dhe vetë populli. E kuptoj mirë se vitet kalojnë dhe shpesh ne të vjetrit na quajnë konservatorë ose të dalë jashtë kohe. Por, ata që na shajnë sot, duhet të kuptojnë vetëm një gjë tepër të thjeshtë: Ne dolëm malit dhe mund të vriteshim qysh në betejat e para. Pra, sot nuk do të ishim gjallë. Sepse shumë prej luftëtarëve u vranë nga plumbat. Ata ranë që Shqipëria të ishte krenare dhe të rreshtohej me koalicionin e popujve që nuk e duruan pushtimin. Pra, u rreshtuam me fitimtarët dhe për vite të tëra ishim krenarë për rrugën që zgjodhëm. Ata që sot na heqin titujt e nderit, duhet ta dinë se ne i shkrimë të tëra energjitë dhe pasuritë personale e familjare për të bërë Shqipërinë. Dhe tërë jetën e kaluam me përkushtim e ndershmëri, prandaj uroj që edhe ata që po na shajnë neve sot, ta duan Shqipërinë e të jenë krenarë për të. Të përpiqen për ta çuar më tej krenarinë dhe begatinë dhe të mos lënë asnjeri që të vjedhë pasurinë kombëtare që ne e ruajtëm të paprekur për dhjetra vjet. Pastaj të shtojnë begatinë dhe ekonominë e vendit dhe të njerëzve. Të mos lejojnë lulëzimin e krimit dhe t’i ndalin dorën atyre politikanëve, që duan të shfrytëzojnë postet për të pasuruar familjet e tyre. Po kështu, duhet të hapin perspektivat e të rinjve që ata të mos ikin nëpër kurbete. Pra, ta bëjnë jetën më të lumtur. Në qoftëse do ta bëjnë këtë, atëherë unë edhe në qofsha në varr, do të jem i qetë. Dhe në fund, po ju them se le të më shajnë mua më tepër po të duan, vetëm me kusht, që të mos lejojnë kërkënd që të shajë Shqipërinë dhe të mos lejojnë kurrë që vendi ynë të bëhet një shembull i keq për botën.

Data e Publikimit: 23/07/2004
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN Empty Re: HAXHI LLESHI-SI MË NJOHU MYSLIM PEZA ME ENVERIN

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi