Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve

5 posters

Shko poshtë

Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve Empty Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 13 Feb 2012 - 5:16

Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve 37913_1TIRANE-Ish-ministri i Brendshëm Haxhi Lleshi nuk u pendua kurrë për atë që bëri me shqiptarët e Kosovës në Masakrën e Tivarit. Kur i dërgova një dokument për të konfirmuar firmën e tij, ai tha 'nuk jam penduar. Ne ishim një me jugosllavët. Kosovarëve ua bëmë mirë se ishin reaksionarë". Ky qe një ndër rrëfimet rrëqethëse që historiani Uran Butka solli dje në Ministrinë e Kulturës gjatë promovimit të librit të tij "Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar". Pasi ka shfrytëzuar arkiva shqiptare e të huaja, ndër to tërthorazi edhe ato jugosllave, Butka ka mundur të sjellë dokumente që vërtetojnë se në masakrën famëkeqe të Tivarit në marsprillin e 1945-ës kanë gisht edhe komunistët shqiptarë. Në libër autori ka ofruar dokumente të firmosura nga Ramiz Alia, Shefqet Peçi, Enver Hoxha, Gjin Marku e Haxhi Lleshi që vërtetojnë dijeninë e tyre për ngjarjen por që gjithashtu lejojnë dorëzimin e shqiptarëve të Kosovës në duart e jugosllavëve. Përveç kësaj, një fakt edhe më i rëndë është vrasja e tyre përgjatë udhëtimit Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar dhe urdhri që ata të qëllohen nëse pinë ujë nga burimet shqiptare. Masakra e Tivarit është një masakër që iu bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar, Mali i Zi dhe në rrugë për në Tivar. Ata u nisën për të luftuar kundër gjermanëve, por u vranë pabesisht rrugës për në Tivar dhe në Tivar nga forcat serbo-malazeze. Numri i të vrarëve në këtë masakër varësisht prej burimeve sillet 1700-4300.
Promovimi
Në promovimin e librit të Butkës morën pjesë emra të njohur të historisë e studimeve shqiptare. Fjalën e hapjes e mbajti shkrimtari Bardhyl Londo i cili vlerësoi librin si një botim që nxjerr në dritë informacione që deri tani janë fshehur. Pas tij për librin foli edhe ministri i Kulturës Aldo Bumçi, i cili e konsideroi Masakrën e Tivarit një ngjarje me përmasa të frikshme. Sipas tij, botimi i këtij libri nxjerr në pah edhe njëherë nevojën e rishkrimit të historisë. Fjalën më të gjatë në takimin e djeshëm e mbajti drejtuesi i Institutit të Historisë, prof.Beqir Meta i cili në fakt ofroi edhe një analizë të librit nga ana shkencore, por jo vetëm kaq. Duke ritheksuar se sa e vështirë është të gjesh dokumente mbi veprimet e ushtrisë jugosllave, ai u shpreh se libri tregon se në Shqipërinë e vitit 1945 ka pasur luftë civile, gjë që bëri që shqiptarët të vriten mes tyre. "Partizanët shqiptarë nuk bënë asgjë për ta mbrojtur Kosovën. Ata ia dhanë më duart e tyre ish-Jugosllavisë. Nuk kërkuan të drejta për ta. Ushtria Nacionalçlirimtare shqiptare u bë bashkëpunëtore e asaj jugosllave duke i dorëzuar shqiptarët e Kosovës në duart e vrasësve", - tha Meta dje. Drejtori i Institutit të Historisë u shpreh se shqiptarët e kohës në mënyrë që të merrnin pushtetin me ndihmën e jugosllavëve lanë në baltë e dorëzuan shqiptarët e Kosovës. "Për fat të keq shumë udhëheqës shqiptarë në kohë të ndryshme, kanë vënë interesat e tyre politikë para interesave të kombit. Kjo ndodhi atëherë e kjo ndodh edhe sot",-deklaroi Beqir Meta. Ai nuk ngurroi të pohonte se sa i takon Masakrës së Tivarit, dijeni kishin edhe komunistët e Kosovës, por edhe ata heshtën. "Ata e dinin që në fillim dhe kanë qenë gjatë gjithë kohës të informuar se ç'po ndodhte me shqiptarët që ishin nisur drejt Tivarit. Askush nuk e lëvizi gishtin dhe të gjithë qenë bashkëpunëtorë në masakër, komunistët e Kosovës, ata të Shqipërisë si edhe jugosllavët. Jo më kot rrinë të mbyllura arkivat e Beogradit", - përfundoi Meta. Agron Tufa, nga Instituti i Studimit të Krimeve të komunizmit duke vlerësuar studimin e Butkës la të kuptohej se lufta e partizanëve nuk ka qenë luftë, por shtrirje pushteti nëpër Shqipëri. "Çfarë donin partizanët aty ku s'kishte gjermanë, në mos të shtrinin kontrollin e tyre? Aty ku nuk kishte luftë ata donin vetëm që të vendosnin pushtetin e vet, pushtet që bashkëpunoi me jugosllavët për të vrarë shqiptarët e Kosovës", - u shpreh ai. Një tjetër problem i shtruar prej tij, ka të bëjë me faktin se shumë prej atyre që Tufa i quajti "kriminelë komunistë mbajnë ende dekorata si heronj të popullit". I të njëjtës frymë ishte edhe historiani Enver Bytyçi. Vetë autori i librit u shpreh i kënaqur që më në fund shteti shqiptar po i kushton rëndësi kësaj ngjarjeje historike. ai rrëfeu para të pranishmëve një bisedë që ka pasur vite më parë me ish-ministrin Haxhi Lleshi. "Më ra në duar një dokument i firmosur prej tij mbi masakrën dhe e mora në telefon sepse doja ta konfirmoja nëse qe vërtet firma e tij apo jo. I thashë se me këtë rast ai ka mundësi të kërkojë ndjesë meqë është edhe në fund të jetës. Ai pranoi që ajo mbi dokument ishte firma e tij, por jo të kërkonte ndjesë. Kur i thashë se si qe e mundur që kishte dhënë autorizim që të vriteshin shqiptarët, ai tha: Ne në atë kohë ishim një me jugosllavët nga ana politike. Nuk jam penduar për atë që kam bërë sepse kosovarët qenë reaksionarë, - përfundoi rrëfimin Butka.

(d.b/GSH/BalkanWeb)Nga: FATMIRA NIKOLLI
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve Empty Re: Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve

Mesazh nga dajti modh Mon 13 Feb 2012 - 5:34

gjithmone ka pasur tradhetare te kombit SHQIPTARE .
sic ka akoma dhe sot ne krye te qeverise kryeministrin e sotem sali berisha ..
.....................................
sa per popullin ,,populli e tha fjalen e tije me 1999...
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve Empty Re: Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve

Mesazh nga Fata Mon 13 Feb 2012 - 6:25

Siq kam lexuar une,per ket masaker me shume jan fajtor''Patizanet''Kosovare nuk bene me i harrue ''titistet'' si Fadil Hoxhen,Sinan Hasanin etj.Keta i qendruan besnik gjate tere jetes sistemit jugosllavè-antishqiptar.
Fata
Fata
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : EU
Postime Postime : 457
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve Empty Re: Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve

Mesazh nga bobi 10 Mon 13 Feb 2012 - 6:45

Fata shkruajti:Siq kam lexuar une,per ket masaker me shume jan fajtor''Patizanet''Kosovare nuk bene me i harrue ''titistet'' si Fadil Hoxhen,Sinan Hasanin etj.Keta i qendruan besnik gjate tere jetes sistemit jugosllavè-antishqiptar.

Ka akoma te tille Fata,edhe njeri nder ta eshte ai i cili hodhi kandidaturen per president me xhepa te majme PACOLLIHaxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve 668312
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve Empty Re: Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve

Mesazh nga Fata Mon 13 Feb 2012 - 15:53

bobi 10 shkruajti:
Fata shkruajti:Siq kam lexuar une,per ket masaker me shume jan fajtor''Patizanet''Kosovare nuk bene me i harrue ''titistet'' si Fadil Hoxhen,Sinan Hasanin etj.Keta i qendruan besnik gjate tere jetes sistemit jugosllavè-antishqiptar.

Ka akoma te tille Fata,edhe njeri nder ta eshte ai i cili hodhi kandidaturen per president me xhepa te majme PACOLLIHaxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve 668312

Ka akoma bobi.Nuk duhet mohuar se kombi shqiptar ka pasur edhe njerez revoluconar e atdhetar te medhenjè,por per fat te keq keta ishin te pakt!
Fata
Fata
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : EU
Postime Postime : 457
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve Empty Re: Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve

Mesazh nga Tonii Wed 15 Feb 2012 - 8:54

Haxhi lleshi ka qen me origjin nga Veri- lindja e Shqiperis
ka qen nje luftetar trim,
ne vitet e luftes ka pasur nje problem serioz pasi ne Kosov ishin dislokuar repartet speciale naziste SS e mjaft Kosovar mbeshteten forcat GJermane me mendimin se Gjermanet do te clironin te gjith truallin Shqiptar kjo ishte loja e bukur ne te cilen u mashtruan Shqiptaret e Kosoves pasi eshte mjaft per te qeshur fakti se Gjermania do te pushtonte te gjith boten e do te bente perjashtim per SHqiptaret?! ku ne fakt ishin me te prapambeturit e gjith Evropes 90% e Shqiptareve nuk dinin shkrim e kendim
Partizanet Shqiptar gjithnje u benin thirrje Shqiptareve te Kosoves te merrnin armet e te dilnin partizan pasi fundi i Gjermanis po dukej e keshtu nuk do te kishin goj Jugtosllavet ti cilsonon Shqiptaret e Kosoves si bashkpuntor te Gjermanit, ashtu sic ben Greket me Camet qe i akuzuan si bashkpuntor te Gjermanit dhe i masakruan kur e gjith bota heshti Anglezet e Amerikanet,
jo vetem qe heshten e nuk ben asnje veprim ndalues por u bene dhe aleat te medhenj te Greqis, madje Anglezet provokuan rend Shqiperin ne kanalin e Korfuzit ndersa greket ne 4 gusht 1949 sulmojn kufirin ne Shqiptar me batalione ushtarake,
Kosovaret vazhduan ne numer te madh te qendronin indiferent jo vetem kaq por ata sulmonin her pas here forcat partizane Shqiptare te cilat kishin si mision per te penguar terheqen e ushtareve gjerman nga nga ballkani jugor per ti izoluar e per ti asgjesuar me pas ,
Kosovaret pengonin e sulmonin forcat partizane shqiptare duke vrar shum ushtar , ne keto kushte partizanet Shqiptar shoket e te vrareve kerkonin hakmarrje pasi ne luftime u kapen mjaft Kosovar si rober, ne keto rrethana komandantet qe udhhiqnin batalionet partizane i dergojne nje leter Enver Hoxhes ku e njoftojn se kishin kapur Kosovar bashkpuntor te gjermanit dhe se ishin pergjegjegjes per vrasjet e shum partizaneve, i kerkohej Enver Hoxhes se cduhet bere me kta rober pasi shoket e te vrareve partizan kerkonin hakmarrje me pushkatim, komandanti i batalionit partizan ne Kosov pohon se Enver Hoxha nuk e konfirmoj pushkatimin e tyre edhe pse shum partizan kishin par shokun tu vritej ne krahet e tyre ne prita qe kosovaret benin neper shtigje malesh, zemerimi partizan ishte i madh aq sa ka arritur gjer ne ditet e sotme historit e veteraneve partizane te cilet pohojn se edhe ujin na i kane shitur me para Kosovaret

Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve Empty Re: Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit: Mirë ua bëmë kosovarëve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi