Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ja si ta “pushtoni” dhe mbani mashkullin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ja si ta “pushtoni” dhe mbani mashkullin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja si ta “pushtoni” dhe mbani mashkullin

5 posters

Shko poshtë

Ja si ta “pushtoni” dhe mbani mashkullin Empty Ja si ta “pushtoni” dhe mbani mashkullin

Mesazh nga Eliz Thu 23 Jun 2011 - 10:36



Dhe e dinë mirë se si të veprojnë në secilën fazë të lidhjes. Sfida më e madhe e të gjitha kohëve: pasi që, më në fund e keni bërë për vete, është se: si ta mbani vetëm për vete?

Lidhja juaj do të jetë e qëndrueshme, madje edhe pa telashe, në qoftë se nga partneri nuk prisni shumë, por dhe nuk kërkoni shumë. Bëjani me dije se keni jetën tuaj, punën tuaj, miqtë tuaj, se nuk dëshironi të vareni nga ai.

Disa femra kur, më në fund, e gjejnë të dashurin për të cilin ëndërrojnë, bëjnë çdo gjë që ai të bëhet i varuri i saj.

Duke shfrytëzuar kombinimin e përsosur të vetëbesimit, shkathtësitë në dashuri dhe në humor, ato për asnjë çast nuk lejojnë që partneri i tyre të mendojë për ndonjë tjetër. Dhe e dinë mirë se si të veprojnë në secilën fazë të lidhjes.

Paralizojeni me shikim

Është me rëndësi se çfarë qëndrimi mban dhe sa është seksi. Pra, si ta bësh mashkullin që sa çel e mbyll sytë të mbetet gojëhapur dhe me shikimin të drejtuar nga ti, edhe pse nuk ke bel të hollë dhe minifund.

Patjetër duhet ta pushtoni me qëndrimin tuaj pa asnjë fjalë të vetme. Mënyra se si ecni, më së shumti zbulon se kush jeni dhe çfarë përshtypjeje dëshironi të lini te mashkulli.

Bëni çdo gjë që bën edhe ai

Natyrisht, ka qenë joshje çasti kur keni bërë flirt, madje edhe kur keni dalë me të mbrëmjen e parë. Mirëpo, çfarë duhet bërë pastaj? Dita tjetër po afrohet, ndërsa ju mendoni se dëshira e ndërsjellë për të qenë bashkë edhe më është e papërmbajtshme.

Bëni lëvizje sikur të jeni para pasqyrës. Kur ai përkulet nga ju, përkuluni edhe ju. Në qoftë se i kopjoni me besnikëri lëvizjet e tij, shumë shpejt do të filloni të merrni frymë me të njëjtin ritëm dhe me siguri do të gjendeni në të njëjtin shtrat.

Bëhuni e durueshme dhe herë-herë lavdërojeni

Disa takime në fillim kanë qenë të paharrueshme. Tani është koha që të hapni një faqe të re dhe shumë delikate të lidhjes suaj. Në qoftë se në fillim të lidhjes suaj nuk e keqtrajtoni atë dhe nuk e ngutni me kërkesa të llojllojshme, është shumë e sigurt që ai do t’iu thërrasë i pari.

Lidheni për vete edhe pas seksit

Më në fund kontakti seksual ka ndodhur. Për fat të keq, shpeshherë seksi është një moment kthese, pas të cilit shumë çifte të reja përgjithmonë ndahen. Mirëpo, ekzistojnë disa veprime që duhet bërë pas aktit seksual, të cilat partnerit tuaj do t’i tregojnë se ka bërë gjënë më të mirë me personin e vërtetë.

Menjëherë pas seksit mos kërkoni që t’iu thotë se ju dashuron. Ia bën me dije se seksin nuk e shikon si një garanci për lidhje të qëndrueshme, pa marrë parasysh se a mendon ashtu apo jo. Është koha që ai të fillojë të ndjehet i sigurt dhe mirë me ju.

Qëndroni afër në çdo moment

Kështu rëndom ndodh midis muajit të tretë dhe të gjashtë të lidhjes. Marrëdhëniet të cilat janë zhvilluar deri një përsosmëri të plotë kanë arritur në një pikë kthese.

Meshkujt nuk dinë se si të ballafaqohen me lidhjen, e cila bëhet gjithnjë e më “serioze” dhe me mundësinë që, duke pasur parasysh se i keni zbuluar disa dobësi të tij, bëhet i lëndueshëm.
Eliz
Eliz
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 388
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/02/2011
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja si ta “pushtoni” dhe mbani mashkullin Empty Re: Ja si ta “pushtoni” dhe mbani mashkullin

Mesazh nga Tonii Thu 23 Jun 2011 - 10:41

hahahaha sa te forta jeni ju vajzat edhe doni ti pushtoni djemt dhe publikoni dhe strategjit e pushtimit, aha keshtu qe ne betejen e pare do tju rrezohet ushtria e ndjenjave
haha mos i publikoni strategjit mbajeni sekret misionin
:2665232605:
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja si ta “pushtoni” dhe mbani mashkullin Empty Re: Ja si ta “pushtoni” dhe mbani mashkullin

Mesazh nga Eliz Thu 23 Jun 2011 - 10:43

Keto jane kot me lexu me shty kohen toni...cdo femer ka "strategjite" e veta nuk diskutohet
Eliz
Eliz
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 388
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/02/2011
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja si ta “pushtoni” dhe mbani mashkullin Empty Re: Ja si ta “pushtoni” dhe mbani mashkullin

Mesazh nga Arabela Fri 24 Jun 2011 - 6:33

femrat qe i realizojne qellimet me strategjira jane femrat me te paskrupulltat,,,vetite per te bere dike per vete ose i ke ose nuk i ke,,,,te behesh kush nuk je nuk zgjat gjate,,,here a vone cdo mashkull me dy pare tru e kupton,,, 00027003 00027003
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja si ta “pushtoni” dhe mbani mashkullin Empty Re: Ja si ta “pushtoni” dhe mbani mashkullin

Mesazh nga Durrsaku Fri 24 Jun 2011 - 6:36

Lidheni për vete edhe pas seksit

Më në fund kontakti seksual ka ndodhur. Për fat të keq, shpeshherë seksi është një moment kthese, pas të cilit shumë çifte të reja përgjithmonë ndahen. Mirëpo, ekzistojnë disa veprime që duhet bërë pas aktit seksual, të cilat partnerit tuaj do t’i tregojnë se ka bërë gjënë më të mirë me personin e vërtetë KJO ESHTE PIKA ME KOT SE MASHKULLI ZE DASHNORE PER TE BERE ATE QE NUK I BEN DOT ME NUSEN E VET
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja si ta “pushtoni” dhe mbani mashkullin Empty Re: Ja si ta “pushtoni” dhe mbani mashkullin

Mesazh nga Anakonda Fri 10 Feb 2012 - 20:33

Me thene te drejten keto rregulla e shkallojne nje mashkull nga mendt e kokes.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja si ta “pushtoni” dhe mbani mashkullin Empty Re: Ja si ta “pushtoni” dhe mbani mashkullin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi