Ëndrrat nxitëse të kreativitetit të njeriut!
2 posters
Faqja 1 e 1
Ëndrrat nxitëse të kreativitetit të njeriut!
Kur zgjohemi pasi kemi parë ëndrra, kemi aftësi të çuditshme për të krijuar dhe zgjidhur problemet. Ëndrrat, pulsuese të kreativitetit dhe energjisë.
Ëndrrat mund të cilësohen si nxitëse mjaft të mira të kreativitetit të një njeriu, mendimit krijues në veçanti, i cili shoqërohet me aftësinë për të zgjidhur çfarëdo situate dhe problemi.
Kjo falë faktit se në momentin që njeriu është duke parë një ëndërr, pra kur ndodhet në fazën e ashtuquajtur REM të gjumit, truri i tij ndodhet në fazën e maksimizimit të aftësive përpunuese të cilësive kreative që zotëron. Një fakt të tillë e tregon një studim i koordinuar prej Sara Mednick, nga universiteti i San Diegos. Sipas tij, faza e ashtuquajtur REM (Rapid Eye Movement – REM), kur njeriu po sheh ëndërr dhe për shkak të saj përpëlit sytë në gjumë, ndihmon për të gjetur edhe gjetjet e duhura mbi problemet e ndryshme.
Këto të fundit janë sidomos ato që kanë të bëjnë me shoqërizimin e ideve, koncepteve dhe fjalëve mes tyre, apo atyre që kërkojnë informacion maksimal dhe epërsi të tyre nga truri. Rezultatet e këtij studimi janë publikuar edhe në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences” (PNAS) dhe brenda tij studiuesit kanë treguar sesi është shumë e rëndësishme që për të konsoliduar kujtime dhe t’i imagjinosh ato, ka shumë rëndësi faza e gjumit, e cila në të vërtetë është një periudhë selektive për të gjitha përvojat që përjetojmë, në mënyrë që të jemi gati të thithim ato që na presin. Ky studim në fakt, kapërcen kufijtë e teorisë së njohur mbi gjumin dhe tregon me detaje se përse, pasi shohim ëndrra, ne jemi në gjendje të shohim gjërat me më shumë qartësi e t’i zgjidhim ato. “Studimi ynë në të vërtetë kërkon të tregojë se faza REM e gjumit, pra ajo kur shohim ëndrra, konsolidon më së miri aftësinë e përqendrimit dhe integrimin e informacioneve për të zgjedhur zgjidhjen e problemeve që na presin në mëngjes kur zgjohemi”, pohojnë hartuesit e këtij studimi.

Re: Ëndrrat nxitëse të kreativitetit të njeriut!
po,ka edhe nga ato njerez qe enderrat e tyre duan ti bejn realitet,edhe pse shpesh here jeta luan me fatin e tyre
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Endrrat.......
» Fakte Mbi Ëndrrat
» Ëndrrat dhe realiteti
» Endrrat e verteta (Reale)
» Endrrat dhe llojet e tyre
» Fakte Mbi Ëndrrat
» Ëndrrat dhe realiteti
» Endrrat e verteta (Reale)
» Endrrat dhe llojet e tyre
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi