DëShirat, QetëSia Dhe Lumturia
3 posters
Faqja 1 e 1
DëShirat, QetëSia Dhe Lumturia
DËSHIRAT, QETËSIA DHE LUMTURIA “ Dëshirat tona nuk janë asgjë tjetër përveç: lajmëtare të mundësive tona” Gëte.
Tërë jeta jonë, fillim e mbarim, është e mbushur me mendime e dëshira. Në literaturë thuhet se brenda 24 orëve nëpër mendjen e njeriut lëvizin afërsisht 14 mijë mendime e dëshira. (Gjetjet më të reja të literaturës shkojnë edhe më larg dhe thonë se shifra është shumë më e madhe, sillet diku mes 50 e 60 mijë mendime e dëshira). Por le të jetë e saktë edhe gjetja e mëhershme prej 14 mijë mendimeve e dëshirave, prapë, edhe kjo shifër është marramendëse.
E tash, këtë fakt shkencor e kemi në njërën dorë, ndërsa fakti tjetër, poashtu shkencor, thotë: dëshirat nuk janë asgjë tjetër përveç se lajmëtare të mundësive tona. Në mendjen e asnjë njeriu nuk lindë dëshira pa ekzistuar kushtet dhe mundësitë reale në ambient që ajo dëshirë të plotësohet. Vetëm kur të jenë krijuar kushtet e jashtme dhe të brendshme për realizimin e një dëshire, atëherë, ajo dëshirë ngre kokën dhe të thotë: kërkoje, kërkoje se është këtu, shumë afër.
Dhe fakti i tretë, gjithashtu shkencor të cilin e pranon dhe e rekomandon literatura është: dëshirat normale njerëzore plotësohen që të gjitha (po e nënvizoj: të gjitha!) kur të plotësohen këto kushte: kur dëshira të jetë profilizuar si një dhe e vetme, pra kur nga 14 mijë mendime e dëshira të jetë pastruar terreni dhe të ketë mbetur në mendje vetëm NJË dëshirë; pra kemi profilizimin e dëshirës, (sepse t’i thuash taksistit ja ku i ke 14 mijë adresa dhe më dërgo në shtëpinë time, ai me vjet do të sorrollatet rrugëve të qytetit pa arritur ta gjejë shtëpinë tënde); pastaj vijnë krijimi i filmit mental (të vizualizohet: të shihet me sytë e mendjës së një dëshirë po plotësohet) dhe e treta: të rrumbullakësohet në tërësi piktura e dëshirës (pra të jetë formësuar dëshira me të gjitha elementet kompozicionale, siç formësohet vepra artistike e quajtur pikturë).
Por, duhet ditur edhe faktin tjetër se dëshira është sikur ylberi: në qoftë se këmbëngulë që ta zësh ylberin do të djersitesh kot, sepse ti del në kodër, ylberi ikë në bregun tjetër.
E ç’duhet bërë? E para: duhet të deponohet dëshira. Pastaj të pranohet jeta në tërësinë e saj të plotë: çdo gjë në këtë moment është ashtu siç duhet të jetë në tërësinë kosmike. Dhe, prandaj, duhet të krijohet QETËSIA e brendshme. Kur të jetë krijuar qetësia, gjithmonë lumturia vjen si lajm dytësor.
Kur mirresh me punën që e do, kur harrohesh tërësisht në atë punë që e bën me dashuri, plotësimi i dëshirës do të vie vetvetiu, pra si lajm dytësor: ej ndodhi kjo e kjo, që do të thotë: pikërisht ajo që ndoshta me vjet e ke pritur ndodhi pikërisht tash dhe pikërisht këtu, në çastin kur mendjen e ke pasur tek punët të tjera që nuk kanë asnjë lidhje me dëshirën tënde.
Qetësia është fenomen gati i paqartësueshëm. Tërë jeta, në tërësinë e saj, ndryshon me shpejtësi, por të gjitha këto ndryshime ndodhin në qetësi. Në qetësi rritën bimët, në qetësi rritën pemët, në qetësi qarkullon drita, në qetësi bëhet frymëmarrja, në qetësi rrjedh tërësia e quajtur jetë. As nuk përdoret kund agregati, as zhurma, as ndonjë forcë e jashtme, thjesht: NDODHIN.
Në qoftë se arrijmë të lirohemi nga zhurma e brendshme dhe, në mendje, e krijojmë qetësinë e plotë, atëherë mendja jonë do t’i përngjajë suprinës së lumit të qetë ku asnjë valëz nuk trazohet as nuk piptinë. Në këtë sipërfaqe ku nuk piptinë asgjë, hedhja e një guraleci të vogël do të krijojë rrathë. Guraleci këtu është DËSHIRA, rrathët që krijon ai janë rrugët, valëzimi për plotësimin e dëshirës.
Është plotësisht e natyrshme që, pasi njeriu është mësuar me mendimet dhe zhurmën e tij të brendshme, e ka vështirë ta krijojë qetësinë, por edhe për këtë situatë mund të gjenden mjete ndihmëse. Ekzistojnë mënyra e metoda që e ndihmojnë secilin të niset në rrugën e këndshme të plotësimit të dëshirave dhe të realizimin të gjakimit të fundit që quhet LUMTURIA e plotë. Kjo rrugë nuk është e lehtë, por nuk është e pamundshme. E-dini

Re: DëShirat, QetëSia Dhe Lumturia
Jane te nderthuara me njeri-tjetrin pasi po qe i qete i realizon deshirat dhe perfundon i lumtur.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: DëShirat, QetëSia Dhe Lumturia
Uen err mendimi tim them nese ke durik ke edhe qetesim edeh lumturi por pse jo edhe mundesh ti arish te tera gjerat
era85- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Zürich
Postime : 594
Anëtarësuar : 17/02/2012
Hobi : Me Pelqen ta Jetoj Jeten ashtu si me vin, Kam Luftu per GJerat qe i kam dash Nderi Dhe Respekti , Dy Nga Vlerat Kryesore Ne Jete , Asgje me SHum Ja Lem Kohe GJerat Tjera
Similar topics
» Qetësia....
» 7 përgjigje për dëshirat seksuale të femrës!
» Ku gjindet lumturia???!!!
» Ku është lumturia ?
» Dielli rrit deshirat seksuale tek meshkujt

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi