Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare

+2
Emona
WebMaster
6 posters

Shko poshtë

Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare  Empty Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare

Mesazh nga WebMaster Fri 1 Jul 2011 - 8:12

Dhjetëra të rinj serbë për çdo muaj martohen me shqiptare të reja nga zonat veriore të Shqipërisë. Kështu këtyre ditëve shkruajnë mediet serbe, të cilat e shohin këtë si një nga temat më të kërkuara në Serbi.

Ky fenomen po shkon gjithnjë duke u rritur. Për një nuse shqiptare paguhen 3 mijë euro dhe se të njëjtin fat e ka pasur edhe serbi Predrag Gjokoviç, 27 vjeç nga fshati Davidoviç në Serbi, i cili u martua me Anila Prendi nga Tirana.

Në këtë zonë serbe theksojnë mediet nuk ka pasur martesa të tilla, mirëpo siç thuhet mbi 900 të rinj janë të gatshëm të martohen me nuse shqiptare.

Predrag ka theksuar se deri tek interesi për martesë me nuse shqiptare ka ardhur pas leximit të shpalljeve në gazeta, dhe se ai ndërmjetësuesit apo shkuesit i ka paguar mbi 2 mijë euro për të gjetur nusen, ndërsa për tre herë me radhë ai ka qenë në Shqipëri dhe ka takuar familjen e nuses së tij me të cilin kanë bërë dasmë.

Ai i ka siguruar një fjalor shqip-serbisht gruas së tij dhe ashtu po e mëson atë në gjuhën e tij amtare. Por edhe Anila për mediet serbe ka theksuar se ndjehet e lumtur në këtë familje.
Lume Miliçeviç është shqiptarja e ve, të cilës burri i kishte vdekur disa vite më parë, mirëpo ajo kishte vendosur që të mbetet në Serbi.

Ajo njihet si shkuese apo ndërmjetësuese për martesat. Lumja vazhdimisht organizon udhëtime dhe vizita të të rinjve serb nga zonat rurale serbe drejt Shqipërisë, ku atje ajo grumbullon vajza dhe familje të interesuara për martesa. Më pas ndërmjetësuesja organizon edhe vizitën e prindërve të vajzave në Serbi, për të parë se ku do të jetonin vajzat e tyre.

Vetëm në zonën e Rashkës, Peshtera, Golij, Javor dhe Jadovik janë martuar mbi 150 shqiptare me serbe dhe se ato deri tani kanë krijuar familjet e tyre me shumë fëmijë.

“Vecernje Novosti” shkruan se deri në vjeshtë pritet të bëhen mbi 50 martesa të reja me nuse shqiptare. Vetëm një martesë rezulton e paaftë, pasi që burri serb ishte pijanec dhe gruaja e tij shqiptare ka ikur me një serb tjetër. Organizata “Rashka e Vjetër” organizon dhe ndërmjetëson falas për martesat dhe organizon udhëtimet e serbëve në Shqipëri.

Kjo organizatë bën të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë biznes, por vetëm për aktivitet human për mosboshatisjen e fshatrave serbe. Sipas tyre, deri tani ajo ka bërë 300 martesa midis serbëve dhe shqiptareve.

Në Shkodër ekziston agjencia e cila ndërmjetëson për martesat dhe se serbët paguajnë mbi 3-4 mijë euro për një nuse shqiptare. “Po ringjallim fshatrat. Në një fshat Bugjevë dhjetë gra nga vendi i shqiponjave kanë lindur mbi 12 fëmijë dhe se është hapur shkolla sërish”, theksoi një fshatar serb për mediet, raportoi INA.

Para disa javëve mediet serbe kishin raportuar një ngjarje kur ministri i brendshëm serbë ia dorëzoi nënshtetësinë serbe një femre shqiptare.

B.gjuha shqipe

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare  Empty Re: Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare

Mesazh nga Emona Fri 1 Jul 2011 - 8:41

Ehh,Me sa shihet Femrta shqiptare Jan si malle qe Blehet me Pare,Zoti na Rujt,Ka Humb Dinjiteti ,Morali I Shqiptarve.
A Blihet Njeru more Me Para?!!!!

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare  Empty Re: Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare

Mesazh nga WebMaster Fri 1 Jul 2011 - 8:44

Eh Monushe jo vetem Femra shqipetare po kjo gje eshte problem ne te gjithe europen...
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare  Empty Re: Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare

Mesazh nga Emona Fri 1 Jul 2011 - 8:49

Amon morePo kurr mos me e mertu Vajzat si kisha shite per Para, Me sa shihet duan te ecin nje hape me europen...Per deri sa marrin shembull nga ta.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare  Empty Re: Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare

Mesazh nga WebMaster Fri 1 Jul 2011 - 8:50

Mire ok jam dakort me kete qe duan te ecin me europen po a shitet femija kjo me ben kurjoze me shum si ka mundesi qe nje prinder ben gjith ate mund qe ta rrise pastaj ta shesi ku pastaj tek armiku .. oooooo
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare  Empty Re: Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare

Mesazh nga Vizitor Fri 1 Jul 2011 - 8:55

kjo tem mua personalisht me pengo sepse nuk mundem ta paramendoj se vajzat shqiptare martohen me armikin shekullor te kosovarve dhe sedomos kur mendoj se vajzat shqiptare po e rritn natalitetin e armikit tim
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare  Empty Re: Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare

Mesazh nga Emona Fri 1 Jul 2011 - 8:55

Ehh .Paraja e prishe njerun sa edhe vajzat e veta i shesin per para...S'ka gje me te ulte se kjo te ipet nje femer per para konsiderohet si Pronsi qe blihet....Mire e thek tek armiku me i madh i Shqiptaris ne pergjithsi SERRBIA. Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare  882815
Por ka disa qe shpirtin ja shesin DJALLIT Per Para.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare  Empty Re: Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare

Mesazh nga WebMaster Fri 1 Jul 2011 - 9:01

E vertet kjo Emona po ja qa ti bejme ka nga keto injorante qe sot e bejne keto gje ..
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare  Empty Re: Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare

Mesazh nga Vizitor Fri 1 Jul 2011 - 9:13

vajzat shqiptare me gjak shqiptare po shiten me ndihmen e agjensioneve nga shkodra dhe shteti nuk ndermer as gjo sepse nuk esht e lejuar te bahet trekti me keto vajza shqiptare
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare  Empty Re: Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare

Mesazh nga Anakonda Fri 24 Feb 2012 - 21:53

Kot nuk thone se vajzat shqiptare jane me te bukura ne bote,un sdo te martohesha kurre me armikun.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare  Empty Re: Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare

Mesazh nga Tonii Sat 25 Feb 2012 - 1:00

e sinqerta shkruajti:Kot nuk thone se vajzat shqiptare jane me te bukura ne bote,un sdo te martohesha kurre me armikun.
ceshte ky mendim mesjetar, ne qoftese dy te rinj dashurohen sinqerisht nuk ka te bej armiku ketu
jan te gjith njerzit bijte e perendis te gjith te barabart ne syt e tij , si per ata qe besojne ne zot e per ata qe besojne ne natyr po e njejta gje eshte
une do te thoshja se e keqa eshte kur martohesh me detyrim e aq me keq kur te blejne me para
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare  Empty Re: Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare

Mesazh nga Mili-GJILAN Sun 26 Jun 2016 - 0:47

Po qfare jane kto njerez apo kafshe,si mund te shitet njeriu me para,jemi ne shek..21.....
Mili-GJILAN
Mili-GJILAN
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 10
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/06/2016
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare  Empty Re: Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare

Mesazh nga bekimi Wed 6 Jul 2016 - 19:29

Ato  femra muk  jan shiptare po jan rome

bekimi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 1897
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/08/2012
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare  Empty Re: Serbët ‘blejnë’ 3 mijë euro një nuse shqiptare

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi