Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Trupi Eterofizik People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Trupi Eterofizik People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trupi Eterofizik

2 posters

Shko poshtë

Trupi Eterofizik Empty Trupi Eterofizik

Mesazh nga WebMaster Fri 1 Jul 2011 - 8:33

Quhet kështu, sepse përbëhet nga dy elemente: nga forma e cila përcaktohet nga e quajtura energji eterike dhe nga lënda fizike. Do ta kuptojmë më lehtë me një shëmbull. Nëse do të merrnim një shkumës dhe do ta godisnim me diçka të fortë , derisa të bëhej pluhur, do të shohim se forma e parë (e shkumësit) është zhdukur, por vazhdon të ekzistojë lënda ose esenca e shkumësit. Kështu, çdo lloj gjëje kufizohet nga dy faktorë kryesorë: esencën, lëndën e tij dhe energjinë që organizon molekulat e kësaj esence sipas një forme të caktuar. Me të njëjtën mënyrë, trupi ynë përbëhet nga elemente materiale dhe nga një energji elektromagnetike ose më mirë ‘’eterike’’ e cila jep një formë ose një ndërtim të caktuar , dhe për këtë arsye trupin tonë e quajmë ‘’eterofizik’’. Energjia eterike është e padukshme me sytë tanë natyrale, ashtu siç është dhe energjia elektrike, por një njeri që kryen ushtrime përqëndrimi mund ta shikojë këtë energji mjaft lehtë. E quajtura makineri Kirlian, fotografon këtë energji eterike që rethojnë dhe mbajnë të bashkuar trupin njerëzor , duke treguar një stefan të ndriçuar shkëlqimi për rreth objekteve.

Në Egjiptin e lashtë e quanin trupin fizik, bashkë me organet e tij KAT, që do të thotë ‘’I fortë’’, diçka si dru, dhe njhnin shumë metoda me të cilat arrinin të mbanin të bashkuara këto energji eterike nga lënda trupore, në mënyrë që të mos tretej trupi (mumjet). Filozofët e Indisë e quanin Stula Zarira, që do të thotë mbartësi material.

6. Trupi Jetësor

Nëse ekzistonte vetëm trupi eterofizik tek njeriu, atëherë çfarë diference do të kishte midis një dore të bërë mumje në një mënyrë përfekte dhe një tjetër dore që i përket një njeriu të gjallë?

Është e qartë se ekziston një diferencë e madhe, e cila shprehet në nxehtësinë, në korrentet elektrike, në ngjyrën, forcën muskulore etj. Shkakun e brendshëm të këtyre shprehjeve mund ta quajmë jetë.

Niveli i dytë pas trupit Eterofizik, është trupi Jetësor, Energjik ose trupi Pranik, ashtu sikur e quante E. P. Blavatski në ‘’Doktrinën Sekrete’’. Në lindje, kjo Frymë Jetëdhënëse, ose energjia e jetës quhet PRANA.

Ky trup jetësor ujit të gjithë organizmin dhe ndodhet jashtë lëkurës së trupit 20 me 30 cm, rregullon shëndetin, gradën e aktivitetit dhe gjallërisë, duke marrë energjinë pranike nga mjedisi. Makineria Kirlian mund të fotografojë – përveç energjise eterike – këtë shkëlqim jetëdhënës, energjinë Pranike, të cilën shkencat bashkëkohore e quajnë Bioenergji.

Njeriu zotëron trupin e tij eterofizik të përbashkët me mbretërinë minerale, sepse bimët, përveç trupit të tyre eterofizik, kanë dhe një energji jetëdhënëse që shfaqet nëpërmes zmadhimit, lëvizjes dhe riprodhimit të tyre.

Dielli është burimi kryesor i energjisë Prana, por edhe disa bimë të caktuara dhe pemë, ashtu sikur pisha, gjithashtu dhe uji janë grumbullues të mirë të kësaj energjie.

Në Egjiptin e lashtë, këtë energji e simbolizonin me një enë balte në formë zemre, ku brënda saj ndodheshin lëngje jetësore dhe ujra, ndërsa në Indi e quanin Prana Sarira.

5. Trupi Sentimental

Është mbartësi i ndjenjave dhe i mallëngjimeve, të pasioneve dhe të dëshirave. Për arsye se është shumë i ndjeshëm dhe i ndryshueshëm nga influencat qiellore, u quajt në traditat Perëndimore trup astral, yllor, sepse është një pranues dhe një pasqyrë të energjive, dhe sidomos të energjive Diellore dhe Hënore. Me trupin Astral zemërohemi, hidhërohemi, gëzohemi, komunikojmë me botën jashtë nesh me një mënyrë më të nderlikuar nga një lëvizje e thjeshtë që zotëron mbretëria bimore.

Quhet gjithashtu dhe ‘’ Shëmbëlltyra Dyshe’’ ose idhull sepse përbën një kopje të saktë të trupit fizik, por me detaje dhe me shqisa më të shumëllojshme.

Funksionon si një urë midis njeriut të brëndshëm dhe mjedisit, nëpërmes atyre ‘’dyerve të hapura’’ të trupit që quajmë shqisa dhe të cilat përbëjnë një zgjatim të kësaj Shëmbëlltyre.

Kjo Shëmbëlltyrë ekziston më parë se lindja e foshnjes dhe është përgjegjës për formimin dhe karakteristikat e tij që do të jenë sikur ai është. Gjithashtu tejkalon kufinjtë e vdekjes fizike të trupit dhe ka një ekzistencë pasvdekjes, pavarësisht se të kufizuar, në një dimension ose botë të padukshme, që në Indinë e lashtë quhej Kama Loka, domethënë ‘’Bota e dëshirave’’, dhe grekërit e lashtë e quanin Hades.

I gjithë trupi astral, përrethohet nga një formë vezake që shkëlqen, si një stefan i ndriçuar, që quhet Aura. Brënda saj ekzistojnë ngjyra e ndryshme, forma dhe ndriçime, në një lëvizje të vazhdueshme, sikur të lundronin në një det me fortunë, të cilat tregojnë ndjenjat dhe mallëngjimet momentale dhe gjithashtu dhe elementet sentimentale të vazhdueshme të karakterit të njeriut përkatës. Për këtë një njeri që ka aftësinë e depërtimit (insight) në botën e padukshme mund të dallojë karakterin dhe jetën sentimentale të një njeriu, vetëm duke hedhur një sy tek Aura e tij. Në përgjithësi mund të themi se ndjenjat inferiore kanë ngjyra të turbullta dhe të errta, ndërsa ndjenjat superiore kanë ngjyra shkëlqyese dhe nuanca të qarta.

Trupi Astral mund të dalë jashtë trupit të tij eterofizik gjatë gjumit, nëpërmjet ëndrrave, por edhe kur njeriu është i ndërgjegjshëm i kësaj proçedure në një gjëndje vigjilente, dhe kjo proçedurë kërkon një kultivim dhe një ushtrim shpirtëror. Kjo proçedurë quhet Shfaqje Astrale, Yllore.

Shumica e fenomeneve parapsikologjike, si për shembull komunikimi telepatik, kryhen me ndërmjetësinë e Trupit Astral. Astrali ynë është krejt subjektiv dhe na bën që të shohim botën ashtu sikur jemi dhe sikur duam ne.

Egjiptianët e quanin këtë mbartës Vetëdije KA, ndërsa në Indinë e lashtë quhej Ligga Sarira.



4. Trupi Mendor Inferior ose Mëndja e përcaktuar

Quhet dhe Kama Manas, (domethënë mëndja e dëshirave: Kama – dëshirë dhe Manas – mëndje) . Është një Vetëdije njerëzore ekskluzive. Pavarësisht se disa nga gjitarët më superiore zotërojnë që mund të quajmë si një logjikë, ndryshimi me njeriun është shumë i madh.

Vetëdija mendore ka aftësinë të konceptojë gjërat mendore sepse ka aftësinë e të krijuarit të figurave, tu japë forma gjërave. Kur lidhet me fjalën Kama, dëshirën, ky mbartës Vetëdije është i aftë të shprehë ‘’ format e dëshirave’’ të Vetëdijes, ti organizojë ato dhe ti formojë në mënyrë që të mund të plotësohen. Kështu Mëndja, e zënë në kurth në rrjetën e dëshirave, bëhet egoiste, ekskluzive.

Të gjitha mendimet që kanë qëllime egoiste, që merren me botën e formave, i përkasin kësaj Mëndjeje Egoiste ose të Përcaktuar, Kama Manas.

Ky trup Mendor i njeriut ka një formë vezake, por është pak më i madh se Aura Astrale. Është edhe kjo e ngjyrosur me ngjyra të ndryshme, sipas fuqisë dhe llojit të mendimeve, të cilat marrin forma të caktuara, zakonisht të një tipi gjeometrik, si shumëshfaqja, që lundrojnë brënda Aurës, për rreth njeriut, dhe quhen skeptomorfoza. Kur njeriu zotëron një zhvillim të ulët mendor, nuk ekzistojnë në Aurën e tij ngjyra dhe forma të përcaktuara , por mbizotëron një përzierje e turbullt nga nuanca të ndryshme. Ndërsa zhvillohet, ngjyrat fillojnë të qartësoshen, fitojnë shkëlqim dhe zënë vëndin e tyre në Vezën Mendore, ndërsa figurat gjeometrike bëhen më të pastra.

Të katër këto trupë që pamë deri tani, përbëjnë Vetëdijet inferiore të njeriut ose më mirë Unit, janë veshjet e jashtme të Vetvetes Superiore, të cilat na lejojnë të jetojmë, të funksionojmë dhe të vijmë në kontakt me botën materiale, bioenergjike, psikologjike dhe mendore.

Traditat e brëndshme i lidhin këto katër trupa me katër elementët simbolike të Alkemisë: Tokë, Uji, Erë dhe Zjarr. Të gjitha së bashku përbëjnë PERSONALITETIN njerëzor, domethënë totalin e maskave ose mbartësve me të cilat Njeriu i Brëndshëm shfaqet në jetë, në ekzistencën e Botës së formave.

Simbolikisht shprehet me një Katror pasi është i një natyre katërshe. Këto katër trupa janë të vdekshëm, domethënë treten dhe shkatërrohen në fund të jetës.



3. Mëndja e Pastër ose Altruiste (Manas)

Është mëndja jo vetjake, ose mendimi abstrakt, i cili i lejon njeriut konceptimin e Ideve dhe të vërtetave më të mëdha Filozofike. E vërteta është se mëndja është një, por funksionon, sikur të ishin dy mbartës të ndryshëm Vetëdije.

Është ajo që i lejon njeriut të shikojë lart, ‘’drejt yjeve’’ dhe qe e bën të jetë me të vërtetë Njeri ( Greqisht Njeriu =Ano throsko = lartësohem, drejt nga lart).

Manas është trupi që na jep ndjenjën e Individualitetit. Është zëri ynë i brëndshëm, që na inspiron dhe na qorton. Tek ky trup ndodhen të gjitha ëndrrat tona heroike, virtytet, altruizmi, jovetësia dhe fisnikëria. Aty ndodhen dhe mendimet matematike dhe mendime të tjera superiore. Bëhet fjalë për esencën që mbush Gralin, ose kupën që kërkonin kavalierët e mbretit Artur.

Në Egjiptin e lashtë, kundërshtimi i këtyre dy shprehejeve të mëndjes dukej që në emrin që kishin. Mëndjen egoiste, me kateder zemrën, bashkë me pasionet dhe ndjenjat, e quanin AB dhe përbënte atë që quhet psikika e njeriut. Aty mblidheshin veprimet e mira dhe ato të këqija, që në mënyrë të lirë kryente njeriu. Ato peshoheshin në ceremoninë e pasvdekjes së ‘’ Peshimit të Zemrës’’ së të vdekurit. Mëndjen altruiste shpirtërore e quanin BA, përsmbrapshtja e AB, dhe e simbolizonin me një dallëndyshe që dilte nga goja e të vdekurit.

Nëpërmjet zhvillimit të këtij trupi, njeriu bëhet zot i kohës dhe vëndit, bëhet orakull, dhe rrjedha e kohës ndalon për të, pasi depërton në Përjetësinë Dinamike, në Qënien e Parmenidit, të Pakohshmin dhe të Pandryshueshmin.



2. Mbartësi Parandjenjësor (Intuitor) – Budi

Është mbartësi i Intuitës, parandjenjës, që nuk i nevojitet proçedura mendore për të arritur të Vërtetën, por e koncepton atë direkt. Është e njohur se ekzistojnë njerëz që kuptojnë shkrimet e shenjta në gjuhë që nuk kanë mësuar, njerëz që parandjejnë një shkatërrim në një vënd të caktuar të tokës etj. Këtë aftësi, që ‘’ fle ‘’ në thellësi të çdo njeriu, mund ta quajmë intuitë dhe mbartësi i saj është ‘’ Trupi Intuitor ose Depërtues’’ ose sikur e quajnë në Lindje, ‘’Trupi Budik’’. Budi në gjuhën sanskrite do të thotë Dritë, drita e dallimit, e Diturisë. Ka prejardhjen nga rrënja indoeuropiane VYD, që do të thotë Dituri dhe ka të bëjë me Bedet, librat e shenjtë të Indisë së lashtë.

Kur ky mbartës zhvillohet, atëherë thuhet se njeriu është i Ndriçuar, një njeri ‘’I Zgjedhur’’. Në nivelin kozmik është Herosi me krahë që përqafon gjithçka dhe i mban të bashkuara. Për atë nuk ekziston më dualizmi, ashtu si për Manas, sepse subjekti dhe objekti janë njësuar, përputhur tani me, Kërkuesi dhe e Vërteta tani janë bashkuar.

Për mbartësin Budi nuk ekziston më koha dhe vëndi. Janë të përbashkëta. Gjithçka është Një. Në Egjiptin e lashtë simbolizohej me Ibis dhe e quanin Aku. Ky zog lidhej me pjesën më të pastër dhe më të brishtë të shpirtit njerëzor, me dritën shpirtërore.



1. Shpirti ose Vullneti I Pastër (Atma)

Dhe trupi i fundit në këtë shkallë ngjitëse, përtej Budit, është Uni i vërtetë, Vëzhguesi i Heshtur, xixa e skajshme, Njësia, Shpirti, Principi Shpirtëror dhe superior i Njeriut, Zotëruesi i mbartësve. Për këtë arsye, nuk mund të quajmë Atman si një mbartës të njeriut. Është Njësia Shpirtërore, ‘’qënia’’ e vërtetë e krijesës që quajmë njeri. Në filozofinë Perëndimore është Individi, ai që nuk mund të ndahet e të copetohet, i pandryshueshëm, i pakohshëm, elementi hyjnor brënda njeriut. Dy fjalët, grekja dhe ajo sanskrite, kanë të njëjtën rrënjë dhe të njëjtën rëndësi. ‘’Vullnet për të qënë’’ është ndoshta shprehja më e përshtatshme për të intuituar se ç’është Atma.

Përbën qëndrën nga ku buron Qënia dhe Ekzistenca e njeriut, me gjashtë mbartësit e shprehjes së tij. Në këtë qëndër ose pikë, të pa dimensione ose kohë, bashkohet qënia e Njeriut me Qënien e Universit.

Atma është Zoti brënda Njeriut, fitimi i pafundësisë. Këtë vullnet për të qënë, Egjiptianët e lashtë e quanin Sahu ose Atmu ( veshja ndriçuese e Bekimit).



Mësimdhëniet Shekullore thonë, se Treshja Superiore Atma – Budi – Manas , është UNI HYJNOR i njeriut. Nuk gjëndet brënda kohës, të paktën ashtu siç e konceptojmë ne zakonisht, por ekziston dhe mbetet para dhe pas saj ose çdo lloj mishërimi tjetër. Është Individi.

Simbolikisht, figura më e përshtatshme për tu figuruar është Trekëndëshi, një por me tre anë të ndryshme.

Personaliteti është i vdekshëm, i ndryshueshëm, lind dhe vdes. Vetëm Treshja përbën atë që nuk vdes kurrë, elementin e përjetshëm dhe të pandryshueshëm, që gjëndet përtej jetës dhe vdekjes. Është Qënia, ajo që gjithmonë ekzistonte, ekziston dhe do të ekzistojë.

Midis personalitetit ose Katrorit dhe Treshes Shpirtërore ekziston sipas mësimdhënjeve të lashta, një ure, një lidhje e hollë, e cila simbolizohet me një fije të artë dhe quhet në gjuhën sanskrite ‘’Andakarana’’. Përbën një urë të hollë, të padukshme që të mund të kalojë Vetëdija e njeriut nga nivelet inferiore të Personalitetit, tek ato superiore të Unit Shpirtëror.

Që të kalojmë nga tretshmëria, në Patretshmëri, nga katrori në trekëndësh, do të thotë të bëjmë jetë sakrifice, të cilën mund ta quajmë dhe si fitimin e qënies sonë të brëndshme . Udha e Andakaranës, e urës së padukshme, është e ndërtuar me gurët e Virtyteve dhe arritjeve shpirtërore.. Ndërsa njeriu zhvillohet shpirtërisht, ndërton këtë Udhë me rezultatet e veprimeve të tija.

Kur njeriu fiton Vetëdishmërinë e pavdekshmërisë së tij, kur veprimet e tij bëhen altrusitike, dhe Shërben të Vërtetën, Drejtësinë, të Mirën dhe të Bukurën, domethënë i Shërben Zotit, atëherë ky njeri bëhet FILOZOF.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trupi Eterofizik Empty Re: Trupi Eterofizik

Mesazh nga Anakonda Fri 9 Nov 2012 - 22:49

Perberja Shtateshe e Njeriut
’Me pyesni se si u cmenda. Ja si : Nje dite, shume kohe me pare se te lindnin shume perendi, u zgjova nga nje gjume i thelle dhe zbulova se te gjitha maskat e mia ishin zhdukur. Qe te shtate maskat qe kisha bere dhe kisha tretur brenda shtate jetesh…

…Per here te pare, dielli puthi fytyren time te zhveshur dhe shpirti im mori flake nga dashuria per diellin dhe nuk i doja tani me maskat e mia. Dhe ne ekstaze therrita ‘’ bekuar qofshin hajdutet qe me vodhen maskat e mia. Keshtu u cmenda.’’

Halil Gibran, ‘’I cmenduri’’



‘’NJIH VETVETEN’’. Kete fjale te urte lexonte cdo visitor i lashtesise kur vizitonte tempullin e Apollonit ne Delfi dhe brenda saj gjendet thelbi i te gjithe Diturise. Njeri, njihe vetveten!



Qe nga vitet e largeta te lashtesise, njeriu, perpiqej te njhte veten e tij, te njohe misterin e ekzistences dhe te gjeje veten e tij, te njohe misterin e ekzistences dhe te gjeje pergjigjje pyetjeve qe e torturonin si : ‘’kush jam, nga ku vij, dhe drejt ku shkoj?’’. Qyteterime te medha … Egjipti, Kina, India, Greqia, Roma, Amerika e Jugut, dhane pergjigjje mbi keto peytje, pergjigjje te bazuara ne njohuri te thella filozofike, shkencore dhe fetare.



Vitet kaluan … qyteterimet e medha rane per te fjetur dhe sot, ne njerezit e shekullit te 21, besojme se dime shume gjera mbi njeriun, por gjithmone do te mbajme brenda shpirtit tone kete pyetje te papergjigjur ‘’Une kush jam, nga ku vij?’’ e cila do te pickoje cdo njeri te dijes.

Perpjekja e njeriut per te gjetur pergjigje mbi kete pyetje quhet Kerkim Filozofik ose Shpirteror.Mesimdheniet e lashta na thone se njeriu perbehet nga 7 trupa, qe ndodhen ne nivele te ndryshme – frekuenca te ndryshme – te Natyres. Pa kemi pervec Ndergjegjes ose Vetedijes se trupik fizik dhe 6 Ndergjegjje te tjera.



Dhe ketu takojme perseri numrin 7 duke njohur rendesine qe kai ne Univers. Keshtu kemi 7 sisteme kristalore qe percaktojne format e kristalizimit te mineraleve, 7 shtresat e atomit, 7 shtresat gjeologjike te tokes, 7 planetet, 7 ngjyrat e ylberit, 7 notat muzikore, 7 familjet te sistemit periodik te elementeve kimike, etj.



Le ti njohim keto shtate mbartes te njeriut, duke filluar nga me i vrazhdi, nga mbartesi i shtate dhe i fundit, qe eshte trupi i tij fizik dhe qe ne filozofine e brendshme quhet mbartesi Eterofizik.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi