Prej nga buron fuqia e Izraelit?
4 posters
Faqja 1 e 1
Prej nga buron fuqia e Izraelit?
Prej nga buron fuqia e Izraelit?
Fuqia e Izraelit pjesërisht rrjedh nga përpjekjet e tij, por në një përqindje të madhe prej kushteve negative të vendeve islamike dhe Lindjes së Mesme.
Ditët e fundit në rendin e ditës së Lindjes së Mesme gjendet tensioni për shkak të njëvjetorit të sulmeve të Izraelit në Gaza. Populli i Gazës pësoi humbje të mëdha në sulmet e vitit të kaluar; dhe ka një vit që mundohet të mbijetojë nën bllokadën intensive të Izraelit.
Asnjë aktor zyrtar ose civil nuk mund ta ndalojë Izraelin në kryerjen e këtyre operacioneve, edhe pse ato janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare.
Duket sikurse Izraeli është i përjashtuar nga ligjet ndërkombëtare. Izraeli jo vetëm në ngjarjet e Gazës por, që prej themelimit e këtej është në një pozitë të privilegjuar dhe të paprekshme. Asnjë vendim (rezolutë) i OKB-së që kërkon dhënien fund pushtimeve dhe veprimeve të jashtëligjshme të Izraelit nuk aplikohet.
Si shembull mund të japim vendimet (rezolutat) nr. 242 të vitit 1967 dhe nr. 338 të vitit 1973 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Këto vendime (rezoluta) kërkojnë prej Izraelit ti japë fund pushtimit të Gazës, Bregut Perëndimor dhe Lartësive të Golanit. Por, as Izraeli nuk u përmbahet këtyre vendimeve, e as Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk e bind dot Izraelin për këtë.
Cili është sekreti i kësaj paprekshmërie apo privilegji të Izraelit? Ku e gjen Izraeli këtë forcë?
Nëse Izraeli krahasohet me shoqëritë myslimane që formojnë shumicën në rajon pra me arabët, turqit dhe iranianët, relativisht ka një popullsi të vogël në numër, territor më të vogël, një ushtri dhe ekonomi më të vogël.
Por, kjo gjendje nuk nënkupton që Izraeli është i pafuqishëm. Sepse fuqia nuk është një faktor që ka të bëjë me cilësinë dhe jo sasinë. Fuqia e vendeve më tepër varet prej cilësisë kësaj, se sa prej shumicës së popullatës, territorit, ekonomisë dhe mundësive ushtarake.
Parë nga ky këndvështrim mund të themi se Izraeli nuk është i fortë për shkak të shumicës, por për shkak të cilësisë. Dihet se Izraeli në krahasim me vendet e rajonit është në një nivel më të lartë në fushat e teknologjisë ushtarake, informacionit (know-how) dhe strategjisë së politikës së jashtme. Është shumë i zhvilluar në fushat e industrisë, bujqësisë, akademisë, shkencës dhe në fusha të tjera.
Njëra prej burimeve kryesore të fuqisë së Izraelit është edhe diaspora çifute e shpërndarë në tërë botën. E dimë që çifutët në të gjitha vendet e zhvilluara të botës, me në krye SHBA dhe Anglinë, janë një burim serioz që transferojnë në Izrael njohuri, teknologji dhe para. Aq më tepër çdo çifut në diasporë është duke dhënë ndihmë financiare Izraelit, sikur paguan taksat e detyrueshme.
Kjo fuqi e diasporës në të vërtetë është një fuqi lobimi. Pra, segmentet pro-izraelite në vendet Perëndimore rregullisht janë duke lobuar për të ndikuar në politikat e jashtme, në parlamente dhe qeveritë e vendeve ku jetojnë për të marrë vendime në favor të Izraelit. Dhe në shumicën e rasteve këto aktivitete lotimi përfundojnë në formë të përkrahjes së Izraelit.
Mbështetja që qeveritë Perëndimore i japin Izraelit nuk vjen vetëm si rezultat i ndikimit të lotimit, por në të njëjtën kohë kjo mbështetje është në përputhje me interesat e tyre.
Qeveritë perëndimore kanë dy interesa në mbështetjen që i japin Izraelit: Së pari, sigurimi i përkrahjes së lobit izraelit në vendin e tyre, dhe më pas rritja e interesave ekonomike, strategjike, kulturore dhe ushtarake në Lindjen e Mesme nëpërmjet Izraelit. Për këtë arsye Izraeli është "pjella e ndritur" e vendeve perëndimore në rajon.
Por nuk është e drejtë nëse thuhet që forca e Izraelit rrjedh tërësisht nga përpjekjet e veta dhe nga përkrahja e vendeve Perëndimore. Sepse fuqia në politikën ndërkombëtare është një faktor relativ. Pra fuqia ose pafuqia e një aktori mund të kuptohet duke e krahasuar atë me aktorët tjerë. Si rrjedhim këtu mund të themi se "fuqia e një aktori është pafuqia e aktorit tjetër".
Sipas këtij përkufizimi mund të themi që fuqia e Izraelit vjen si rrjedhojë e dobësive të të gjitha vendeve të rajonit, sidomos të palestinezëve. Në krye të këtyre dobësive vjen përçarja e palestinezëve mes tyre.
Për arsye pjesërisht ideologjike dhe pjesërisht personale palestinezët kanë bërë gabime serioze gjatë periudhave kritike. Një shembull i rëndësishëm këtu është përkrahja që ish-lideri palestinez, Jaser Arafat i dha Saddam Hysejnit gjatë krizës së Gjirit në vitin 1990.
Më vonë një përçarje e pabesueshme mes Al Fetahut dhe Hamasit solli humbje të fuqisë palestineze. Me këto shembuj, duke mos hyrë në debate se kush kishte të drejtë e kush jo, mund të shohim se kauza e Palestinës ka pësuar humbje.
Dobësia e dytë ishte pamundësia e ndjekjes së një politike të qëndrueshme dhe të vazhdueshme në thelb të vendeve myslimane që "zyrtarisht" përkrahën palestinezët. Pjesërisht për shkak të pengimit të problemeve të tyre dhe pjesërisht për shkak të ngurrimit të gjitha vendet e Lindjes së Mesme me në krye arabët nuk ndikuan shumë në çështjen e Palestinës.
Vendet e rajonit burimet e fuqisë edhe pse të kufizuara nuk i kanë përdorur në mënyrë të drejtë, racionale dhe kolektive. Aq më tepër pretendohet se disa vende të rajonit kishin deklaruar që janë të kënaqura me vazhdimin e problemit palestinez.
Sipas këtij pretendimi, moszgjidhja e problemit palestinez është në interes të qeverisjeve të disa vendeve autoritare. Udhëheqësit ose politikanët e vendeve duke e përdorur problemin e Palestinës si retorikë marrin legjitimitet nga populli.
Sipas neve shkaku më i rëndësishëm i ndikimit të dobët që vendet e rajonit kanë në çështjen palestineze janë interesat ndërkombëtare të këtyre vendeve. Sepse çdo vend i rajonit mundohet të përfitojë ose për rrisë interesat e veta kombëtare duke zhvilluar marrëdhëniet me vendet perëndimore dhe lobin izraelit në këto vende.
Me qëllim të marrjes së përkrahjes ushtarake, teknologjike, financiare, ekonomike, diplomatike ose politike të vendeve perëndimore vendet e rajonit ngurrojnë në bërjen e asaj që është e nevojshme në çështjen e Palestinës. Janë të shqetësuar se një qëndrim i ashpër ndaj Izraelit ose përkrahja e avancuar e palestinezëve do të dëmtojë interesat e tyre politike, ekonomike, të sigurisë dhe stabilitetit.
Si përfundim fuqia e Izraelit pjesërisht rrjedh nga përpjekjet e tij, por në një përqindje të madhe nga kushtet negative të vendeve islamike dhe atyre të Lindjes së Mesme. Këto janë arsyet përse Izraeli nuk ndjen shqetësim se do të ndëshkohet apo përballet me presione për çështjen e Gazës e as për çështje tjera. /TRt/
Autori është shef i Departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit Çankaja, Ankara.

Re: Prej nga buron fuqia e Izraelit?
Pa u tund shume me shkrimin tim,po jap nje pergjigje te shkurter e te qarte,pa thene fuqia vjen se vendet ne rajon jane te dobeta.
1)Ai popull gjithmone ka lindur njerez inteligjente,edhe ajo rrace ka nxjerre shkencetare te cilet i dhane fryme njerezimit,por frymen qe ata deshen,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Re: Prej nga buron fuqia e Izraelit?
Angli
Usa
Jane te pasur
Kane lobe te fuqishme ne politike dhe ekonomine boterore.

Daku- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : N'metropolt
Postime : 1998
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha : 45
Hobi : Japraku
Re: Prej nga buron fuqia e Izraelit?
Kjo teme e pare ne kendveshtrimin fetar,ngjall shume debate,mbasi prej shekujsh ne lindjen e mesme zhvillohet nje lufte e forte,here ushtarake,e here lufte nervash.Askush s'ka dhene nje pergjigje te vertete e te sakte se kush eshte fuqia e vertete e Izraelit.
Dikush e krahason me djallin,dikush thote se fuqia e tij qendron ne luften e drejte per mbijetese,dikush tjeter thote se ka nbje fuqi e mbrojtjee hyjnore.Materiale per kete teme ka me mijera,por deri sa ne komande te vendeve te lindjes se mesme te qendroje feja,paqa dhe harmonia midis tyre eshte shume larg.

exploreri- Legjendë
- Postime : 451
Gjinia :
Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha : 43
Similar topics
» Tek ne buron dashuria ....
» Iluzionisti izraelit 66 orë në akull
» Harabeli “spiun” i Izraelit
» Çifti izraelit ia vë emrin vajzës Like
» Biden: Miqesi e sinqerte mes SHBA-ve dhe Izraelit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi