Forma e Tokës
2 posters
Faqja 1 e 1
Forma e Tokës
Sot, kur ne shohim globin e dimë që forma e Tokës është e përafërt me formën e një topi apo të një sfere. Shumë kohë para europianëve, Kur’ani i ka lënë të kuptonin shkencëtarëve muslimanë që Toka ishte sferike.
Kur Europa ishte në errësirë, duke menduar që Toka ishte e rrafshët, studentët muslimanë në universitetet islame, për të studiuar Tokën përdornin globe.
Qëllimi i Kur’anit nuk ishte të mësonte shkencën, as të thoshte hapur që Toka kishte formën e një sfere (më saktë, të një gjeoidi), por ajo që përshkruhet në Kur’an, na stimulon ta mendojmë botën si një glob.“A nuk e sheh (o Muhammed) se All-llahu ndërfut natën te dita (e shkurton natën dhe e zgjat ditën) dhe e ndërfut ditën te nata (e shkurton ditën dhe e zgjat natën) dhe ka nënshtruar Diellin dhe Hënën, secili duke ndjekur rrugën e vet deri në një afat të përcaktuar, dhe se All-llahu është i Mirënjohur për gjithçka që bëni.” (Suretu Llukman:29).
Në një ajet tjetër All-llahu i Madhëruar thotë: “Ai ka krijuar qiejt dhe Tokën me të vërtetën. Ai e bën natën të shkojë te dita dhe e bën ditën të shkojë te nata (rrjedhin dhe mbulojnë njëra-tjetrën). Ai ka nënshtruar Diellin dhe Hënën (në Ligjin e Tij), secili duke rendur (në drejtimin e caktuar) për një kohë të përcaktuar. A nuk është pra, Ai i Gjithëfuqishmi, gjithnjë Falës i Madh?” (Suretu Zumer -5.
Fjala “mbështjell apo ndërfut” e përdorur në ajetet e mësipërme, është përkthim i foljes arabe “kauuare”, e cila përdoret për të përshkruar veprimin e mbështjelljes së kokës me çallmë. Për të kuptuar këtë thënie tërësisht, lexuesve të Kur’anit iu duhej ta mendonin Tokën si një sferë.
Për të vlerësuar plotësisht thëniet e mësipërme në Kur’an, le ta ilustrojmë këtë me një eksperiment. Për eksperimentin nevojiten një dhomë e errët, një llampë ndriçuese dhe një glob. Llambën përdoreni në vend të dritës së Diellit për të ndriçuar globin, i cili nënkupton Tokën. Do të shikoni se gjysma e globit është e ndriçuar, ndërsa gjysma tjetër mbetet në errësirë. Kështu gjysma e Tokës është ditë, ndërsa gjysma tjetër është natë. Kujtoni që Toka rrotullohet në vazhdimësi rreth boshtit të saj brenda intervalit kohor prej 24 orësh. Rrotullojeni globin ngadalë në mënyrë që të kuptoni rrotullimin e Tokës. Vini re! Kur globi rrotullohet, dita shkon rreth globit për të ndriçuar gjysmën e botës, ndërsa nata gjithashtu e pason ditën rreth globit për të vënë në qetësi gjysmën tjetër të saj.
Dita dhe nata mbështillen vazhdimisht rreth Tokës duke përshkuar çdo skaj të saj. Dr. Bucaille në librin e tij “Bibla, Kurani dhe Shkenca”thekson: “Ky proces i mbështjelljes së vazhdueshme duke e përfshirë çdo skaj të Tokës, i cili përshkruhet në Kur’an për të na dhënë konceptin e rrumbullakësisë së Tokës, ishte kuptuar me kohë.”
E gjithë kjo i ndihmoi shkencëtarët muslimanë për të konceptuar formën reale të Tokës. All-llahu i Madhëruar thotë në Kur’an: “Ai (Kur’ani) nuk është vetëm se Mesazh përkujtues për mbarë botën (për xhinët, njerëzit dhe gjithçka që ekziston). Sigurisht që ju do ta mësoni të vërtetën e tij shumë afër.” (Suretu Zumer 87-88).
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Forma e Tokës
Mos Kosovare...! Qekur Kurani e paska percaktuar formen e Tokes...?Aman ju muslimanet na lini rehat ne kete forum,ndryshe do dime dhe ne ti pergjigjemi me disa materiale qe do ngjallnin debat.
exploreri- Legjendë
- Postime : 451
Gjinia :
Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha : 43
Similar topics
» Çfarë tregon forma e hundës për mashkullin
» Kërcimi me litar, forma më e mirë e dobësimit
» Forma e gjinjve zbulon se çfarë është në shtrat
» Cfare femre je ne shtrat? Pergjigjen ta jep forma e gjoksit!
» Forma e trupit zbulon nëse jeni të shëndetshëm
» Kërcimi me litar, forma më e mirë e dobësimit
» Forma e gjinjve zbulon se çfarë është në shtrat
» Cfare femre je ne shtrat? Pergjigjen ta jep forma e gjoksit!
» Forma e trupit zbulon nëse jeni të shëndetshëm
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi