Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ingrid Gjoni: Sekretet e bashkëpunimit me DJ e famshëm Rumun Tony Ray People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ingrid Gjoni: Sekretet e bashkëpunimit me DJ e famshëm Rumun Tony Ray People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ingrid Gjoni: Sekretet e bashkëpunimit me DJ e famshëm Rumun Tony Ray

2 posters

Shko poshtë

Ingrid Gjoni: Sekretet e bashkëpunimit me DJ e famshëm Rumun Tony Ray Empty Ingrid Gjoni: Sekretet e bashkëpunimit me DJ e famshëm Rumun Tony Ray

Mesazh nga WebMaster Sun 3 Jul 2011 - 22:37

Ka qenë dhe do të mbetet një nga ikonat e bukurisë shqiptare. Ishte ende një fëmijë kur u ngjit për herë të parë në skenë si një balerinë. Më pas fotot e saj, që në atë kohë u cilësuan si foto nudo, tërhoqën vëmendjen e të gjithë opinionit publik… Pavarësisht se edhe pozimi në vetvete është një art, Ingrid Gjoni kishte lindur për skenën… Ndaj pa një pa dy, iu fut studimeve për aktrim, ndonëse edhe pse zgjodhi të studionte për këtë gjini të artit nuk e ndjente sërish veten të plotësuar. Kështu pa u menduar fare iu fut rrugës së këngës dhe tanimë ka plot 10 vite karrierë si këngëtare.Me dhjetëra klipe e pjesëmarrje në festivale, shumë prej të cilave të nderuara edhe me çmime… Kjo është Ingrit Gjoni, këngëtarja seksi që këtë verë siç u pa tentoi të thyente një rekord, dhe në fakt kështu ia doli. Pas lançimit të videoklipit në bashkëpunim me Stinen, klip që u vlerësua edhe me çmimin e internetit, këngëtarja seksi sjell një tjetër bashkëpunim vetëm se këtë herë i kalon kufijtë shqiptar. Ishte pikërisht DJ i njohur nga Rumania, Tony Ray, ai me të cilin këngëtarja shqiptare realizoi një duet. Po çfarë dueti ama? I përsosur në detaje duke filluar që nga kënga, për të përfunduar tek klipi, që sillte një Ingrid super… Është komentuar nga media si klipi më i nxehtë i kësaj vere dhe ky fakt ia ka përkëdhelur jo pak sedrën bukuroshes. Po çfarë rrëfen ajo sot në këtë intervistë ekskluzive për këtë Telegraf ekskluziv. I zbulojmë bashkë planet për të ardhmen, pushimet dhe, tekat, pjatën e preferuar, edhe… çfarë tjetër? Lexoni për më shumë intervistën…

Ingrid, çfarë keni planifikuar për këtë verë? Si do e organizoni kohën mes punës dhe pushimeve?

Përgjithësisht verën do e kaloj e angazhuar me koncerte, por ndërkohë do të mundohem që paraditeve të pushoj sa më shumë. Gjatë gjithë verës i kam të gjitha datat e zëna me prenotime për të kënduar dhe nuk besoj që do të kem kohë mjaftueshëm për të pushuar. Ndaj të gjithë verën do e ndaj mes punës dhe pushimeve.


Ku dëshiron t’i kaloni pushimet?

Unë e preferoj jashtëzakonisht shumë Dhërmiun. Kështu që para Dhërmiut unë nuk vë as edhe një vend tjetër. Përveç Dhërmiut preferoj edhe Majemin. Kështu që pushimet do të mundohem t’i ndaj mes këtyre dy vendeve.

Klipi juaj me Dj. Rumun Tony Ray është edhe “eksplozivi” i kësaj vere, ndërkaq ju keni bërë edhe një bashkëpunim me Stine. Si është më mirë të bashkëpunosh me shqiptarë apo të huajt?Për mua është njësoj si bashkëpunimi me të huaj, ashtu edhe me shqiptarë. Me të huaj është vërtetë një risi, është një bashkëpunim edhe më pak më i vështirë. Duhen patur kontaktet edhe mundësitë për tu lidhur me to. Në rastin konkret ka qenë Tony Ray ai që më ka zgjedhur mua dhe ma ka përcjellë kërkesën përmes një mikut tonë. Ai kishte shumë dëshirë të bënte një bashkëpunim me një këngëtare shqiptare. Pasi kishte parë disa video të mijat në youtube, ai më zgjodhi për të bashkëpunuar. Në fakt Tony Ray është ndër Dj më të mirë për momentin në Europë dhe kudo. Hitet dhe këngët e tij luhen në të gjithë diskotekat e famshme verore. Ky klip është një risi si për mua edhe për Tonin. Klipi do të transmetohet edhe në Rumani. Ndërkohë që kam bërë edhe një bashkëpunim me Stine. Megjithëse ka vetëm pak ditë në treg ky klip është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga të gjithë.

Si u realizua klipi me Tony-in?

Unë kisha një takim paraprak me Tony-n para se të bashkëpunoja. Ai pasi pa axhendën e tij si edhe unë timen, caktuam disa data së bashku. Unë kur shkova në xhirim i gjeta të gjitha gati. Klipi doli ashtu sikundërse unë e kisha menduar edhe ashtu sikundërse të dy e dëshironim. Në momentin që Tony erdhi në xhirim u lodhëm pak pasi edhe dielli bëri të tijën. Megjithatë gjithçka doli ashtu sikundërse ne e dëshironim.

Si varijojnë pazaret e kësaj vere. Sa lekë kërkon Ingridi për një koncert?

Unë kam pazarin tim, nuk është as i ulët e as i lartë. Çmimi që kërkoj për të kënduar varjon. Ka çmime të tjera për në Shqipëri dhe çmime të tjera jashtë saj. Sigurisht, varjon edhe nga vendi që ku do të këndoj, varet nga sa njerëz janë të ftuar, pra gjithçka nga madhështia e koncertit.



A e ruani balancën mes kohës që kaloni me familjen edhe asaj në punë?

Di t’i llogaris gjërat shumë mirë. Di të ndaj kohën që kaloj në familje, atë me shoqëri, apo edhe për të pushuar vetë. Në momentet që kam punë i përkushtohem vetëm asaj. Puna dhe familja janë primare, ndërsa në kohën e pushimit ja kushtoj shoqërisë.

A është zhgënjyer ndonjëherë Ingridi nga shoqëria?

Jo, absolutisht, dëgjoj shumë njerëz që thonë që janë zhgënjyer, por unë jo, kurrë.

Ingridi, a do t’i hyjë politikës?

As që kam lidhje fare me politikën dhe as që nuk e kam menduar asnjëherë. Në fushata këndoj kudo, shkoj tek PS-ja dhe tek PD-ja, tek të gjithë ata që më japin lekë më shumë.

Cila është pjata e preferuar e Ingridit?

Mua më pëlqen jashtëzakonisht shumë peshku. Madje, dy herë në javë unë dua patjetër peshk, e kam kthyer në traditë. Më shijon shumë peshku shoqëruar me verë të bardhë. Njëkohësisht më pëlqejnë shumë edhe ushqimet tradicionale shqiptare. Më pëlqejnë ushqimet, pjesë e traditës tiranase, elbasanase apo edhe ato veriore. Ndërkohë, mishin e preferoj të gjakosur, madje edhe në shtëpi kur e gatuaj e servir të tillë.

Tekat e Ingrid Gjonit

Si çdo njeri edhe unë kam teka dhe huqet e mija. Kam plot, por di ti ruaj kufijtë mjaft mirë, kurrë nuk i kaloj. Unë ndërkohë, punoj shumë për të plotësuar çdo dëshirë apo tekë timen. Punoj vetë për të arritur objektivat e mija. Jam një njeri që kam punuar që 15 vite vetë. Kështu që unë mundohem që tekat e mia t’i plotësoj vetë. Në tipin tim mund të kem edhe huqe, por që nuk bezdisin askënd dhe nuk prishin absolutisht punë. Jam pak natyrë nevrike, por nuk e përcjell negativisht tek shoqëria apo njerëzit që më rrethojnë.

Mikesha më e mirë: Çiljeta

Kam shumë mikesha, që të gjitha koleget i kam mikesha, nuk kam patur kurrë ndonjë incident me ndonjërën. Njeriu që unë rri më shumë dhe kam më pranë vazhdon të jetë Çiljeta. Unë përgjithësisht mikeshat i kam jo nga jeta shovv-bizit por krejtësisht nga aspekti privat, shoqe fëmijërie.

Jonaid MYZYRI
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ingrid Gjoni: Sekretet e bashkëpunimit me DJ e famshëm Rumun Tony Ray Empty Re: Ingrid Gjoni: Sekretet e bashkëpunimit me DJ e famshëm Rumun Tony Ray

Mesazh nga Anakonda Thu 15 Mar 2012 - 19:25

se me interesojn ne fakt,edhe pse kenga ishte shum e bukur ne fakt.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi