Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Skepticizmi ....! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Skepticizmi ....! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skepticizmi ....!

2 posters

Shko poshtë

Skepticizmi ....! Empty Skepticizmi ....!

Mesazh nga Darius Tue 5 Jul 2011 - 8:36

Skeptikët, si mënyrë bazë të të menduarit kishin dyshimin. Por fjala e vjetër greke, skeptikoi, nga e cila rrjedh fjala skeptik, ka kuptimin tjetër, d.m.th., kërkues ose studjues. Me gjithë dyshimin e tyre mbi gjithçka, ata ishin kërkues të metodës për të arritur një jetë të qetë. Themelues i tyre ishte Pirro (361-270 p.e.s.) dhe në fillim skepticizmi është njohur gjithashtu si pirroizëm.

Pse lindi skepticizmi? Sextus thotë se skepticizmi e ka origjinën tek shpresa për të arritur paqe ose qetësi shpirtërore. Njeriu është i shqetësuar, thotë ai, nga kontraditat në sendet dhe nga fatkeqësitë duke dyshuar se në cilat alternativa ai duhet të besojë. Sipas skeptikëve, në qoftë se ne zbulojmë dhe ndajmë të vërtetën nga gënjeshtra, ne mund të arrijmë qetësinë e mendjes. Ata theksonin se njerëzit që kërkonin të vërtetën mund të ndahen në tre grupe: në ata që mendojnë se e kanë zbuluar të vërtetën (këta skeptikët i quanin dogmatik); në ata që pranojnë se nuk e kanë gjetur dhe pohojnë se ajo nuk mund të gjendet; dhe së fundi ishin ata që këmbëngulnin në kërkimin e saj. Ndryshe nga dy qëndrimet e para, thotë Sextus, “skeptikët i përmbahen kërkimit”. Parimi bazë i skepticizmit, thotë Sextus, është se për çdo zgjidhje gjendet një zgjidhje e kundërt me të njëjtën vlerë.
Skeptikët nuk hiqnin dorë nga ndërrmarrja e mendimeve të guximshme dhe nga debatet. Ata gjithashtu nuk mohonin faktet e qarta të jetës; se njeriu ka etje dhe uri, se ai është në rrezik kur i afrohet humnerës. Për skeptikët, njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm për sjelljen e tyre. Ata nuk kan dyshim se jetojnë në një botë “reale”. Ata interesoheshin vetëm nëse kjo ishte përshkruar mirë apo jo. Asnjë njeri, thotë Sextus, nuk mund të diskutojë pse objektet kanë këtë ose atë dukje; çështja është nëse “objekti është në realitet i tillë siç duket”. Jeta e përditshme, për skeptikët, duket se kërkon njohjen e kujdesshme të katër problemeve, të cilat Sextus i quan 1. drejtimi i natyrës; 2. detyrimet e ndjenjave; 3. tradita e ligjeve dhe zakoneve; dhe 4. miësimet e mjeshtërive. Në saje të drejtimeve të natyrës, ne jemi të aftë të ndjejmë dhe të mendojmë, Gjithashtu, në saje të forcës së ndjenjave, uria na çon drejt ushqimit, ndërsa etja drejt lëngjeve. Tradita e ligjeve dhe e zakoneve na detyron, në jetën e përditshme, të pranojmë respektin e perëndive si të mirë dhe mos respektimin e tyre si të këqij. Më në fund, Sextus thotë, se në saje të virtytit të mësimeve të mjeshtërive, ne përfshihemi në ato mjeshtëri që kemi zgjedhur.
Sextus thotë, se ata që thonë se skpetikët mohojnë dukjen, ‘mua më duket se nuk i njohin deklaratat e shkollës sonë. Ajo nuk pyet për dukjen, por vetëm “për atë që jepet nga dukja”. Si shembull, Sextus thotë se nga dukja merret vesh se mjalti është i ëmbël dhe “këtë ne e pranojmë, sepse ne e ndijojmë ëmbëlsinë nëpërmjet shqisave…” Por çështja në të vërtetë qëndron në atë nëse është ai me të vërtetë i ëmbël.
Skeptikët dallonin dy tipe hulumtimesh: ata që kanë të bëjnë me çështjet e qarta dhe ato që kanë të bëjnë me çështjet jo të qarta. Çështjet e qarta, siç është nata apo dita, nuk ngrejnë probleme serioze për dijen. Në këtë kategori ka kërkesa të qarta për qetësi sociale dhe personale, sepse ne e dimë që zakonet dhe ligjet e mbajnë shoqërinë të bashkuar. Çështjet jo të qarta, si për shembull, cila është natyra e lëndës prej së cilës janë të përbërë atomet, ose lënda e zjarrtë, ngrejnë kundërshtime intelektuale.
Shqisat janë mashtruese – Fakti është se shqisat na japin informacion të ndryshëm rreth të njëjtit objekt në kohë të ndryshme dhe në rrethana të ndryshme. Nga larg një katror duket i rrumbullakët. Pejsazhi duket i ndryshëm në orë të ndryshme të ditës. Për disa njerëz mjalti është i hidhur. Shumica e dijeve tona janë bazuar në perceptime, për të cilat ne nuk kemi një kriter të së vërtetës. Pra, konkluzioni i skeptikëve është se ne nuk mund të jemi të sigurt, nëse dijet tona, për natyrën e sendeve, janë të vërteta apo jo.
Rregullat morale ngrejnë dyshime – konceptet morale, ashtu si objektet fizike, janë objekt i dyshimit. Njerëzit e komuniteteve të ndryshëm kanë ide të ndryshme se çfarë është e mirë dhe e drejtë. Skeptikët bënin thirrje në teori dhe në fakt, se nuk ka provë që të tregojë se të gjithë njerëzit kanë aftësinë për të qenë dakord për të vërtetën morale universale dhe shtonin se nuk ka provë që të tregojë se njerëzit në fakt shfaqin këtë marrëveshje universale. Fakti është se njerëzit nuk janë dakord. Për më tepër secili nga ata që nuk është dakord mund të paraqesë argumente të forta për pikëpamjen e tij. Mbi çështjen e moralit nuk ka dije absolute, por ka vetëm opinione. Përfundimi i këtij qëndrimi skeptik në lidhje me njohuritë tona mbi natyrën e sendeve dhe mbi njohuritë tona për të vërtetën morale, është se ne kemi të drejtë të dyshojmë mbi vlefshmërinë e dijeve. Derisa ne na mungon një dije e sigurt atëherë ne kemi të drejtë të refuzojmë gjykimin mbi të gjitha çështjet.
Mundësia e sjelljes morale për sigurinë intelektuale – Skeptikët argumentuan se nuk është e nevojshme që të kesh njohuri për të arritur një sjellje të arsyeshme. Është e mjaftueshme, thonë ata që të kesh një siguri të arsyeshme ose siç e quanin ata probabilitet. Nuk ka kurrë siguri absolute, por në qoftë se ke një probabilitet të fortë se idetë tona do të na çojnë drejt një jete të lumtur dhe të qetë, ne duhet t’i provojmë duke i ndjekur këto ide.
Në qoftë se pyesim nëse skeptikët kanë një “sistem”, Sextusi përgjigjet “jo”, në qoftë se me sistemin kuptohet “bindja ndaj një numri dogmash, të cilat varen nga njëra tjetra dhe nga dukja dhe ku me “dogmë” kuptohet “pranimi i çështjeve të paqarta”. Por në qoftë se me sistemin kuptohet “një procedurë, e cila, në përputhje me dukjen, na çon në një rrugë të caktuar të arsyetimit… duke na treguar se si është e mundur të shohim jetën e drejtë…” atëherë skeptikët kanë një sistem. Është kështu sepse siç thoshte Sextusi “ne ndjekim një linjë arsyetimi, e cila… na çon drejt jetës që i përgjigjet zakoneve, ligjeve, institucioneve të vendit tonë dhe ndjenjave tona instiktive”.
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Skepticizmi ....! Empty Re: Skepticizmi ....!

Mesazh nga Anakonda Fri 9 Nov 2012 - 1:58

një qëndrim i dyshimtë apo një gatishmëri për mosbesim në përgjithësi, apo edhe në një çështje të veçantë,
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi