Ashpërsia e prindërve nuk është virtyt ....
2 posters
Faqja 1 e 1
Ashpërsia e prindërve nuk është virtyt ....
Fëmija shpesh sillet “keq” dhe kjo mund të mos jetë pasojë e edukimit të keq, por vetëm pjesë përbërëse e rritjes së tij. Prindërit shpesh harrojnë që ekzistojnë dallime të mëdha në mes asaj se çka bën fëmija dhe se si është ai vetë për nga natyra. Ndaj fëmijëve ndonjëherë jemi në mënyrë të padrejtë të rreptë, sepse gabimet e tyre menjëherë i shohim si pjesë e karakterit.
Ngjashëm është edhe me ju, si persona të rritur. Do të ndjeheshit të fyer nëse dikush do t’ju etiketonte si person sipërfaqësor, egoist, egocentrik, vetëm në bazë të një gabimi të cilin ndoshta e keni bërë krejt rastësisht. Megjithatë ndaj fëmijëve zbatojmë kritere tjera. Ndaj tyre jemi padrejtësisht më të ashpër, ndërsa gabimet e tyre i shohim si të ishin pjesë të karakterit.
Pse është kështu?
Prindërit gabimet e fëmijëve i përjetojnë personale. Ata e dinë që në zhvillimin e fëmijëve ndikojnë shumë faktorë. Përveç prindërve, në fëmijë do të ndikojnë edhe anëtarët tjerë të familjes, si dhe moshatarë e tyre (sa më i madh të jetë fëmija, ndikimi i tyre do të jetë më i theksuar), përmbajtjet nga mjedisi (TV, kompjuteri...).
Megjithatë, prindërit janë të vetëdijshëm për faktin që, veçanërisht gjatë fazës parashkollore, e kanë ndikimin më të madh. Po ashtu, ata besojnë që fëmijëve u ofrojnë maksimumin e njohurive, kohës dhe dashurisë së tyre. Kështu që çdo sjellje të pahijshme të fëmijës e shohin si pasqyrim të gabimeve të tyre, si lëshime personale në edukim të fëmijës.
Si e kuptojnë këtë fëmijët?
Prindërit çdo sjellje të pahijshme të fëmijës e shohin si pasqyrim të gabimit të tyre, si lëshim personal në edukim. Fëmija më së shpeshti sillet “keq” dhe kjo nuk është pasojë e edukimit të keq, por pjesë përbërëse e rritjes.
Autorë të ndryshëm “përcaktojnë ” faza të ndryshme të rritjes. Megjithatë, të gjithë pajtohen që këto faza janë të bujshme, që shkrihen në njëra-tjetrën, dhe që i kanë disa karakteristika të përbashkëta. Për çdo fazë mund të prisni sjellje të caktuara të papranueshme.
Duke testuar limitet e durimit tuaj, fëmija mëson si duhet të sillet me ju, sa do të mundet të manipulojë, sa do të duhet të jetë i sinqertë ... Ai rritet dhe fiton përvojat e veta. Përveç kësaj, përveç testimit të kufirit të durimit tuaj, ka mundësi që fëmija me sjelljen e vet të papranueshme është duke kërkuar më shumë vëmendje.
Çfarë mund të bëni?
• Përcaktoni kufijtë e qartë. Shpengojani fëmijës çka jeni të gatshëm të toleroni, dhe çka jo.
• Përcaktoni dënimet për sjellje të caktuara. Aplikoni “semaforin e sjelljes”, të cilin shpesh do ta reduktoni, varësisht nga rritja e fëmijës. Zona e kuqe është ajo që është absolutisht e papranueshme në familjen tuaj, e gjelbra ajo për të cilën jeni marrë vesh që është e lejuar, ndërsa e verdha varet nga situata momentale.
• Tentoni ta ndryshoni mënyrën e komunikimit. Në vend se të thoni “Ti je aq i pafytyrë”, më mirë tentoni të fokusoheni në sjelljen e caktuar: “Nuk më pëlqen ajo që ke bërë, sepse...”. Në këtë mënyrë i dërgoni mesazh fëmijës që sjellja e tij është e papranueshme, dhe jo që vetëm ai është i papranueshëm.
• Bëhuni aq të mençur sa të lavdëroni fëmijën. Nëse vëmendja juaj është e përqendruar vetëm në sjelljen e papërshtatshme, fëmija mund të vazhdojë të sillet ashtu nënvetëdijshëm. Ai ka nevojë për vëmendjen tuaj, dhe nëse ai e merr atë vëmendje vetëm kur sillet “keq”, nuk do të shohë arsye për ta ndryshuar sjelljen. Prandaj është e rëndësishme t’i tregoni që mund t’ia njihni dhe sipas nevojës edhe ta shpërbleni dhe t’ia lavdëroni çdo sjellje pozitive. Për zhvillimin e imazhit pozitiv për veten është e domosdoshme që fëmijën ta lavdëroni, të tregoni durim, dhe t’i shfaqni dashuri dhe besim.
Fëmijët nuk janë vetëm të mirë ose vetëm të këqij. Edhe për fëmijët të cilët në shumicën e situatave sillen “në mënyrë ideale” mund të pritet që ndonjë herë t’u “kërcejë kandari”. “Shpërthimet” e tilla mund t’i prisni në çfarëdo faze të rritjes, por më të theksuara janë në periudhat e pavarësimit (para hyrjes në çerdhe apo shkollë, dhe atëherë këto sjellje paraqitet edhe si reagim ndaj ndryshimit), në moshën më të rritur të shkollës fillore dhe në periudhën e pubertetit.

Darius- V.I.P Anëtarë
- Postime : 11502
Gjinia :
Anëtarësuar : 25/08/2010
Re: Ashpërsia e prindërve nuk është virtyt ....
kur ashpersohen prinderit,ben mire te dalesh vete nga dera dhje jo te te nxjerre ai.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ashpërsia e prindërve nuk është virtyt ....
» Sinqeriteti virtyt apo??
» Cilin virtyt vleresoni më shumë tek një Femer ?
» A do martoheshit pa lejen e prinderve?
» Kujt i ngjani me shume: "mamit" apo "babait" ???

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi