Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Superliga, kampionati i 44-t në Evropë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Superliga, kampionati i 44-t në Evropë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Superliga, kampionati i 44-t në Evropë

Shko poshtë

Superliga, kampionati i 44-t në Evropë Empty Superliga, kampionati i 44-t në Evropë

Mesazh nga WebMaster Thu 20 Aug 2009 - 6:35

Superliga, kampionati i 44-t në Evropë
Superliga është kampionati i 44-t në Evropë, duke humbur një vend në krahasim me vitin e shkuar. Renditja e publikuar dje nga UEFA lë të kuptohet se kampionati shqiptar mbetet ende në nivele shumë të ulta. Siç shpjegon institucioni qendror i futbollit në Evropë, kjo lidhet me ndeshjet e dobta të zhvilluara në të, megjithëse pranohet se konkurrenca ka qenë e madhe deri në fund. Vitin e kaluar, Superliga e Shqipërisë renditej e 43-ta në Evropë, duke lënë pas gjithsesi vetëm pak kampionate.
Bajerni: Riberi? Na jepni 100 mln euro
Kush dëshiron Riberi, duhet të vijë tek ne me 100 milionë euro në dorë. Uli Hënes, menaxheri i Bajernit të Mynihut ka fiksuar çmimin për fantazistin francez, që kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha të Evropës. "Është një lojtar i të njëjtës kategori me Mesin dhe Kristiano Ronaldon dhe ne si Bajern kemi vendosur të marrim në konsideratë vetëm ofertat e mëdha, - bëri të ditur Hënes. - Nëse Reali e ka këtë shifër në dispozicion, atëherë problemi do të jetë në krahun tonë", deklaroi ai.
Shnajder, formalitet kalimi tek Interi
Mungojnë vetëm detajet, por Uesli Shnajder është shumë pranë kalimit tek Interi. Drejtori sportiv Horge Valdano dhe trajneri Manuel Pelegrini i kanë thënë hapur futbollistit se nuk bën pjesë më në planet e madrilenëve për sezonin e ardhshëm. Akordi mes dy klubeve është arritur tashmë, Reali do marrë 20 milionë të ndarë në dy këste, 7 milionë tani dhe 13 në shkurt. Por, mbetet OK-i i fantazistit, që nuk duket dakord të lëvizë nga "Bernabeu". Gjithsesi, gjithçka pritet të mbyllet në orët e ardhshme.
Surpriza, Huntelar i pezulluar ndaj Sienës
Një surprizë e hidhur për holandezin Jan-Klas Huntelar, që nuk do të debutojë dot këtë javë në Serinë A. Sulmuesi i ri i Milanit duhet të shlyejë në fillim një javë pezullim, të mbartur nga Spanja, ku luante me fanelën e Realit të Madridit. Në bazë të nenit 12 të rregullores së FIFA-s, sanksionet e vendosura nga organet disiplinore në Spanjë, vlejnë edhe për në Itali. Lajmi u bë i ditur dje nga Liga Italiane e futbollit, pas një komunikate të dërguar nga Federata Spanjolle. Një problem më shumë për Leonardon, që ndaj Sienës të shtunën do luajë me Inzagi-Pato.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi