Cfare po ndodh me imazhin e Kosoves dhe kosovareve?
2 posters
Faqja 1 e 1
Cfare po ndodh me imazhin e Kosoves dhe kosovareve?
Një kosovar që hedh mbeturinat në oborr, duke kërkuar nënshtetësinë zvicerane. Një tjetër që vret gruan e vajzën për të ruajtur nderin. Ka të atillë që vrasin gruan për xhelozi, e punëtoren zvicerane pse nuk ia rriste ndihmat sociale. Apo edhe me keq, të pritet me thikë në fyt një politikan zviceran. Të gjitha këto ngjarje nuk janë skenarë filmash, por akte të kryera brenda pak muajsh nga shqiptarët në Zvicër. Çfarë po ndodh?.Dikujt edhe mund t’i shkojë ndonjëherë në mendje reklama televizive për ndreqjen e imazhit të Kosovës, ku dukeshin disa “europianë të rinj”.
Por ajo reklamë që i kushtoi buxhetit të Kosovës një dreq e gjysmë euro, e që u transmetua në disa media botërore, zgjati vetëm disa javë.
Tash, pamjet ku “europianët e rinj” që nuk mund të shkojnë më shumë se në pesë vende të botës pa viza, duket se është harruar.
Imazhin me vajzat e bukura e djemtë me flokë të rregulluara me stil, në sytë e të huajve, ngadalë duket se po e zëvendësojnë gjaku, arma, thika, e vrasjet.
Dy ngjarje të rënda që ka ndodhur brenda disa ditësh në Zvicër, ku si akterë kryesorë janë persona me prejardhje nga Kosova, sikur i kanë vënë në pozitë të vështirë edhe komunitetin e madh shqiptar që jeton atje.
Rasti kur burri vret gruan e vet dhe një zvicerane - punëtore sociale, apo kur një i ri pret në fyt një politikan kantonal, janë imazhe më të fuqishme negative pa pagesë sesa reklamat në televizione.
Sigurisht, këto dy akte, pa llogaritur rastet e tjera të rënda që kanë ndodhur në Gjermani apo vende të tjera europiane, nuk përfaqësojnë tërë qytetarët, por ato dukshëm ndikojnë në krijimin e stereotipave negative për kosovarët.
Stereotipi si vrasës
Bashkim Iseni është një intelektual shqiptar që jeton në Zvicër dhe i cili për këtë vit është zgjedhur në mesin e njëqind personaliteteve më të rëndësishëm të kantonit zviceran frëngjishtfolës.
Por edhe pse i integruar shumë mirë në shoqërinë e atjeshme, ai e ndien në vetvete peshën e rëndë kur mediat helvetike raportojnë se një qytetar me prejardhje etnike shqiptare ka kryer një akt kriminal.
“Akti i fundit, si dhe aktet e mëhershme të dhunës me vrasje, ndikojnë në përforcimin e stereotipave ekzistuese ndaj shqiptarëve”, thotë Iseni për Express, ndonëse e pranon se kohëve të fundit, imazhi i shqiptarëve atje ishte përmirësuar.

Re: Cfare po ndodh me imazhin e Kosoves dhe kosovareve?
No coment.
I pafjale kam mbet.
I pafjale kam mbet.
bobi 10- WebMaster
- Postime : 12756
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/09/2010
Similar topics
» Cfare e zbeh imazhin e nje njeriu ne syte tuaj?
» Kur ish-te dashurit ritakohen ... cfare ndodh?!
» Çfarë ndodh kur e lini alkoolin?
» Ja çfarë ndodh kur bebja ime më kthen dorë’
» Cfarë ndodh në trurin femëror gjatë orgazmës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi