Dashuria nënë-fëmijë
2 posters
Faqja 1 e 1
Dashuria nënë-fëmijë
Mes faktorëve që lidhin kaq shumë nënën dhe fëmijën është edhe ai i një hormoni, i quajtur hormoni i dashurisë: oksitocina. Është ky hormon që mendohet se prodhohet në sasi të mëdha pas lindjes, çka bën që nëna të ketë një dashuri shumë të fortë për të sapolindurin
Sekreti qëndron te hormoni i dashurisë
Dashuria e nënës për fëmijën nuk mund të përshkruhet me fjalë: është aq e madhe, aq komplekse dhe aq e bukur. Janë të shumtë ata që e mbështesin këtë tezë.
Por, në fakt kjo dashuri kaq e madhe dhe e veçantë ka qenë objekt i një sërë studimesh shkencore të bëra kohët e fundit. Mes faktorëve që e lidhin kaq shumë nënën dhe fëmijën me sa duket qëndron një hormon, i ashtuquajtur hormoni i dashurisë: oksitocina. Është ky hormon që mendohet se prodhohet në sasi të mëdha pas lindjes, çka bën që nëna të ketë një dashuri kaq të fortë ndaj të sapolindurit. Kjo sjellje i jep rëndësi një procesi që forcon lidhjen mes të dyve, madje shumë më tepër se ajo mes babait dhe fëmijës.
Që pas dashurisë së nënës për fëmijën qëndron një hormon, kjo është zbuluar nga shkencëtarët e “Mount Sinai Medical Center” në Nju Jork. Por, pavarësisht se efektet e oksitocinës mbi qeniet njerëzore nuk janë sqaruar të gjitha, duket se këto mund të favorizojnë një lidhje më të fortë mes nënës dhe fëmijës. Megjithatë, ajo që është e qartë ka lidhje me faktin se kjo substancë luan disa role të rëndësishme, të përcaktuara mirë nga shkencëtarët. Mes tyre janë dy funksione të rëndësishme të ushtruara gjatë shtatzënisë ose menjëherë pas lindjes: stimulimi i dhimbjeve dhe ushqyerjes me gji.
Ajo që shkencëtarët donin të vërtetonin, ishte se si ky hormon mund të influencojë edhe në lidhjen nënë-fëmijë meqë studimet e tjera kishin evidentuar lidhjen mes oksitocinës dhe lidhjes në çift. “Është shumë e qartë se hormoni oksitocinë luan një rol të rëndësishëm në formimin e lidhjeve të dashurisë te kafshët, por për momentin dimë shumë pak mbi neurokimikën e lidhjeve te qeniet njerëzore”, tha doktoresha psikiatre Jennifer Bartz. Doktoresha Bartz, veç të tjerash, bën me dije se mekanizmi i saktë përmes të cilëve hormoni mund të shkaktojë lidhjen e ngushtë nënë-fëmijë nuk është i qartë, pavarësisht se dihet se oksiticina ndërvepron me hormonet e tjera, ku të gjithë janë të lidhur me sjelljen sociale dhe kënaqësinë. Ky rrjet kompleks ndërveprimesh biokimike mbetet ende një terren për t’u eksploruar. Një gjë që kërkuesit e “Mount Sinai Medical Center” arritën të kuptonin është se roli social i oksitocinës është ai i të lehtësuarit të njohjes së fytyrave që na pëlqejnë në mënyrë që t’i arrijmë t’i dallojmë nga ato që nuk na pëlqejnë. Me pak fjalë, oksitocina ndihmon në kujtesën sociale për të dalluar individët që na pëlqejnë nga ata që nuk na pëlqejnë.
Me sa duket, përveç rasteve të veçanta, një preferencë speciale ndodh në rastin e fëmijës. Kjo, që më pas i jep nënës një feedback, bën që lidhja të forcohet më shumë në një rreth vicioz. Por nëse për kërkuesit zbuluan se roli i oksiticës lidhet me dashurinë e nënës për fëmijën, deri tani asnjë studim nuk ka treguar se cilat substanca kimike mund të favorizojnë të kundërtën.
Fëmijët, ilaçi i nënave
Për disa është një zgjedhje, për disa të tjerë është një shaka e shëmtuar e natyrës, e cila ka bërë që të mos shtrëngojnë kurrë në kraharor pasardhësin. Sipas një numri të madh kërkimesh të bëra në vitin 2008 dhe 2009, numri i grave që nuk dëshirojnë të kenë fëmijë ose nuk mund të lindin është më i vogël se numri i grave që lindin dhe sidomos atyre që bëjnë dy deri në katër fëmijë.
Nga studimi u pa se gratë që nuk lindin jetonin më keq, kishin jetëgjatësi më të shkurtër dhe ishin më të predispozuara për t‘u prekur nga një numër i madh sëmundjesh, në krahasim me ato që bëheshin nëna. Gjithashtu u pa se ato vuanin tmerrësisht, në aspektin social dhe psikologjik, faktin se nuk bëheshin dot nëna, sidomos pasi kalonin disi në moshë. Kështu, sipas një analize, për mbi 100 mijë gra angleze dhe amerikane të lindura mes viteve 1911 dhe 1940, ideale do të ishte të kishin dy deri në katër fëmijë. Nga studimi u hodh poshtë teoria se nëse numri i fëmijëve shtohet, atëherë rreziku për t’u sëmurur më shpesh rritet, sepse organizmi bëhet më i dobët dhe më i prirur për t’u sëmurur.
Kërkimet, gjithashtu, përgënjeshtruan edhe bindjen që ekzistonte më parë, sipas së cilës kush dëshiron të "zgjerojë" familjen mbi moshën 40-vjeçare është më e prirur për të pasur komplikacione nga më të ndryshmet me shëndetin. Megjithatë, të dhënat që dolën nga kërkimi treguan krejt të kundërtën. U pa se pas moshës 50 vjeçe ekzistojnë 30 për qind mundësi më pak për të "zhvilluar" një patologji në krahasim me atë grua që e ka përjetuar gjatë rinisë apo adoleshencës eksperiencën e një lindjeje.
Kështu, gjinekologu Luis Adams i Universitetit të Floridës në SHBA, shpjegon: "Nuk duhet ta harrojmë kurrë se lindja është një nga momentet më të rëndësishme në jetën e një gruaje. Është momenti kur jeta e saj ndryshon plotësisht. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se një grua lind për të pasur pasardhësit e saj.
Të gjitha gratë që ushqejnë me qumështin e gjirit fëmijët e tyre, janë më pak të predispozuara për t’u prekur nga kanceri i gjirit, ndërsa kanceri i mitrës ka përqindje më të lartë për t’u zhvilluar te gratë që nuk kanë lindur, sepse disa pjesë që duhej të ishin bërë aktive pas lindjes, nuk e kanë funksionin e tyre. Nënat janë më të afta ta largojnë stresin e shkaktuar me kalimin e viteve dhe në periudhën e menopauzës, gjë që shumë shpesh çon në depresion”, përfundon ai.
B_g_shqip

Re: Dashuria nënë-fëmijë
Gjithmone nenat jane te dhimbshme dhe prandaj kujdesen per femijet dhe dine te dhurojne dashuri.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Spanje, nje femije 10 vjec behet nene
» E pabesueshme! Nje nene lind 11 femije njeheresh!
» Nënë,të detyrohem për gjithcka..
» Pse Dashuria sot ka ndryshuar dhe qfar vlere ka dashuria sot??
» Buzeqesh nene!!!!!!!!!!!!!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi