Shqipëria pengon regjistrimin e minoritetit
2 posters
Faqja 1 e 1
Shqipëria pengon regjistrimin e minoritetit
Regjistrimi i popullsisë/ Përpjekje të ethshme nga Athina për t’iu imponuar Tiranës.Procesi i regjistrimit të popullsisë në Shqipëri ka shkaktuar reagim edhe nga opozita greke. Kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në Demokracinë e Re, deputeti Konstantinos Gioulekas e quan të papranueshëm faktin, që pikërisht Shqipëria, e cila sipas tij kërkon ndihmën e Greqisë për të hyrë në BE, nga ana tjetër pengon regjistrimin e minoritetit grek. Në një deklaratë të Departamentit të Jashtëm të partisë “Demokracia e re” thuhet: “Me një iniciativë të paparë legjislative nga qeveria shqiptare po zbatohen metoda që nuk i lejojnë banorët e Epirit të Veriut të shprehin identitetin e tyre kombëtar dhe fetar në regjistrimin e ardhshëm. Është e papranueshme që Shqipëria, e cila kërkon ndihmën e Greqisë për të ndihmuar për hyrjen në Bashkimin Evropian, ndjek politikat e Luftës së Ftohtë, bën shantazh për Epirin e Veriut dhe shkel të drejtat e banorëve të tij”.
Më tej deklarata vijon: “Si mund të zbatohen ligje, të cilat iu vendosin sanksione gjithë shtetasve shqiptarë gjatë deklarimimit të kombësisë dhe fesë, nëse këto të fundit janë të ndryshme nga ato që figurojnë në regjistra”? – dhe theksohet se “ky ligj përfshin periudhën para vitit 1990, kur regjimi diktatorial i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë kishte ndryshuar kombësinë për mijëra vorioepiriotë në mënyrë arbitrare dhe pa vullnetin e njerëzve”. Sipas deklaratës, “zbatimi i këtij ligji parandalon mijëra banorë të Epirit të Veriut të deklarojnë origjinën e tyre greke në regjistrimin e ardhshëm”. Zyrtari grek, shprehet se procedura për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Shqipëri ngre shumë pyetje, ndaj për të siguruar transparencë dhe objektivitetin e regjistrimit në Shqipëri, ndër të tjera ai kërkon:
- Praninë e vëzhguesve të huaj gjatë regjistrimit, por edhe gjatë numërimit dhe publikimit të rezultateve;
- Rezultatet e të dhënat e regjistrimit të përfshihen në regjistra, për të zëvendësuar banorët të cilëve iu ishte hequr arbitrarisht shtetësia greke;
- Për të inventarizuar gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, të pyeten edhe të afërmit e njerëzve të moshuar për të dhënat e tyre;
- Inventari të mund të marrë më shumë se një muaj, në mënyrë që të përfshihen në të sa më shumë shqiptarë që të jetë e mundur;
Kjo deklaratë e Departamentit të Punëve të Jashtme të Demokracisë së Re, u bë pas një turneu që deputeti i opozitës greke Konstandin Gioulekas bëri në Gjirokastër dhe zona të tjera pranë saj.
Silogjet vorio-epiriote duan bust në Himarë
Grupet ekstremiste nacionaliste greke duan të vendosin një bust në qendër të Himarës, në kujtim të 37-vjeçarit të vrarë vitin e kaluar pas një sherri banal, Aristotel Guma. Ideja për të vendosur bustin u diskutua mes krerëve të silogjeve vorio-epiriote, në një takim që ata zhvilluan para pak ditësh në Janinë, ku i pranishëm ishte edhe Nikola Geixh. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi sfidat e përfaqësimit të minoritetit grek në Shqipëri. Aty pati kritika për kryetarin e Omonias, ish-kryebashkiakun e Himarës, Vasil Bollano, për shpërdorim të pronave të himarjotëve, shkruan sot një nga të përditshmet e Tiranës. Katër të rinj nga qyteti i Vlorës u grindën për motive të dobëta me Aristotel Gumën, më 12 gusht të vitit të kaluar, i cili më pas u përplas me makinën e të rinjve ku humbi edhe jetën. Ekspertët e pavarur vërtetuan se vdekja e 37-vjeçarit me kombësi greke erdhi si pasojë e një sherri banal dhe nuk kishte asnjë lidhje me identitetin e tij. Kjo ngjarje shkaktoi reagime të forta vitin e kaluar dhe për herë të parë reagoi dhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse në Shqipëri, Hirësia e Tij Janullatos. Në anën tjetër, Athina zyrtare tha se “këto veprime kriminale janë të papranueshme dhe kanë për qëllim nxitjen e tensioneve etnike me pasoja të paparashikueshme që mund të dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë.”
Italia dhe Sllovenia: “Tejkaloni ngërçin politik, nëse doni integrimin evropian”
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto priti dje ambasadorin e Republikës së Italisë në Tiranë, z. Saba D’Elia dhe Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vendin tonë, z. Bojan Bertoncelj. Dy ambasadorët i përcollën ministrit Haxhinasto mesazhin e përbashkët që Ministri i Jashtëm Italian, z Franko Fratini dhe Ministri i Jashtëm Slloven, z. Samuel Zbogar, i dërgojnë përfaqësueses së lartë të BE për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, znj Ashton dhe Komisionerit të zgjerimit Stefan Fule. Në mesazhin e tyre ata theksojnë se “perspektiva Europiane e Shqipërisë mbetet objektiva e vetme e përbashkët e qeverisë dhe opozitës shqiptare dhe kjo duhet të shërbejë si një forcë tërheqëse për të tejlakuar ngërçin politik aktual. Një mesazh i qartë nga Komisioni Europian në progres raportin e ardhshëm, në favor të integrimit europian të Shqipërisë, do të jetë politikisht i dobishëm për vendin”. Gjithashtu, në mesazh thuhet procesi i zgjerimit europian po ecën përpara, dhe anëtarësimi i afërt i Kroacisë demonstron qartë se dyert e BE-së janë të hapura, sapo vendet të kenë plotësuar kushtet e kërkuara.
Haxhinasto pret Jiechi: “Do heqim vizat me Kinën”
Marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Kinën do të finalizohen duke rritur më tej bashkëpunimin ekonomik dhe heqjen e vizave për shtetasit kinezë. Kështu ka deklaruar sot Ministri i Jashtëm dhe njëkohësisht zëvëndëskryeministri i vendit, Edmond Haxhinasto gjatë një konference të përbashkët për shtyp nw Tiranw me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës, Yang Jiechi. Pasi vlerësuan lart marrdhëniet e bashkëpunimit ekonomik, politik mes Shqipërisë dhe Kinës, të dy personalitetet theksuan se do të rrisin më tej këtë bashkëpunim. “T'ja trashëgojmë këtë bashkëpunim të fuqishëm dhe brezave që do vijnë" theksoi Jiechi. Pyetjes së kur do të hiqen vizat me Kinën ashtu sikurse Shqipqria i hoqi me Tajlandën, Haxhinasto tha se ky proces është në rrugë të mbarë. “Shqiptarët sot lëvizin të lirë pa viza sipas hapësirës që u lejohet nga BE. Ndërkohë ne kemi shkurtuar kohën e dhënies së vizave për qytetarët e Kinës dhe jemi në rrugë të mbarë për heqjen e vizave për shtetasit kinezë me qëllim lëvizjen lirshëm të qytetarëve të të dy vendeve”. Haxhinasto ndër të tjera i theksoi homologut kinez se marrdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve duhet të përkthehen në bashkëpunim edhe më të fortë ekonomik dhe politik. "I vleresoj marrdhëniet e shkëlqyera që kemi dhe miqësinë tradicionale mes dy vendeve tona. Kjo klimë e shkëqyer sigurisht që duhet përkthyer në një bashkëpunim ekonomik politik që është duke ndodhur, Kina ëstë vendi i tretë me potenciale të mëdha që bashkëpunon fuqishëm me ne". Kurse Ministri Jiechi u shpreh se duke luajtur mirë shkëmbimet ekonomike do të ndërtohet klima e përshtatshme për të gjitha bashkëpunimet e tjera. Ai gjithashtu u shpreh i kënaqur nga ftesa për të ardhur në Shqipëri ndërsa komplimentoi Tiranën si qytet shumë të bukur. Për Ministrin kinez Shqipëria përfaqëson në Ballkan vendin shembull të ruajtjes së marrdhënieve të shkëqyera me vendet fqinje dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Rajon. Sipas Jiechi, vendi jonë tashmë ndodhet në rrugën e pakthyeshme te integrimit në Bashkimin Europian.
Procesi në Shalë, debat në KQZ. Ristani: “PS shkatërron zgjedhjet”
Shpallja e pavlefshmwrisw sw zgjedhjeve në komunwn Shalë ka shkaktuar debate në mbledhjen e djeshme të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Përfaqësuesi i PS ne KQZ, Eridian Salianji deklaroi se eshte pergjegjesi e KQZ qe nuk u zhvilluan zgjedhjet në këtë komunë me 31 korrik , ndersa kreu i KQZ, Arben Ristani akuzoi perfaqesuesit e PS ne Komisionin Zonal te Administritmi te Zgjedhjeve (KZAZ). “Kjo pavlefshëmëri në Shkodër ka ardhur pikërisht nga ju, nga paaftësia e juaj, se ju keni patur në dispozicion tërë shtetin, tërë mjetet, miratuat dhe kuorum dhe nuk mundët dhe pse nuk mundet? Por, se ishit në kundërshtim të hapur me ligjin në cdo lloj procedura se i emëruat komisionerët jo sic parashikonte ligji, por bëtë shpikje ditën e shtunë dhe se jeni të paaftë për të organizuar zgjedhje”, tha Salianji. “Kur filloi dita e dielë komisioneri socialist i qëndrës 130 në Shllak, nuk u paraqit bashkë me vulën, duke tentuar të bllokonin procesin zgjedhor dhe po kështu dhe në Finiq. Dhe kjo tregon se është një sjellje e vazhdueshme për të shkatërruar zgjedhjet”. Ndërkaq është propozuar edhe shkarkimi nga detyra i anëtarëve të KZAZ si dhe ngarkimin e tyre me përgjegjësi penale. Komuna Shalë nuk arriti të zgjedhë përfaqësuesit e saj edhe pas dy raundeve të zgjedhjeve lokale, ndersa pritet të caktohet një tjetër datë për zhvillimin e tyre.
Bashkia e Tiranës ngre grupin e punës për Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Edmond Panariti prezantoi dje grupin e punës, për ndërtimin e strukturës dhe funksioneve të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, do të funksionojë mbi dy shtylla kryesore.
E para është komunikimi i vazhdueshëm me qytetarin, që do të thotë dëgjimi dhe shqyrtimi i shqetësimeve të tyre, për standartet dhe çmimet në treg. Qytetarët e Tiranës do të kenë mundësi të shprehin shqetësimet e tyre drejtpërdrejt në Bashki, nëpërmjet telefonit ose internetit. Shtylla tjetër e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, ka të bëjë me verifikimin në vend të ankesave të qytetarëve dhe marrjen e masave, në rastet e spekullimit me çmimet ose me cilësinë e mallit. Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit është një nga prioritetet e Bashkisë dhe premtim zgjedhor i Kryetarit të Bashkisë, Basha.
“Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit do të jetë shembulli “par excellence”, i sinergjisë, midis pushtetit vendor dhe atij qendror, në shërbim të qytetarit” - u shpreh Nënkryetari i Bashkisë, z. Panariti. Në përbërje të grupit për ndërtimin e Agjencisë janë ekspertë, personalitete dhe funksionarë të rëndësishëm të fushës si: Profesor Gani Moka, Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë dhe Cilësisë së Ushqimit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (MBUMK); Dr. Teita Myrseli, Drejtore e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë; Prof. Dr. Enver Roshi, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik; Avokat Altin Goxhaj, Drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit në Tiranë; Dr.Ariela Struga, Drejtore e Drejtorisë së Vlerësimit të Riskut – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Dr.Zef Preci, Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike; Dr.Pranvera Kastrati, Drejtore e Mbikqyrjes së Tregut, në METE.
Kantrimen: “Të hiqen barrikadat serbe në veri”
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen ka konfirmuar se vendi i tij mbështet fuqishëm sovranitetin e shtetit të Kosovës, ndërsa ka bërë të qartë se barrikadat e vendosura nga serbët në veri duhet të largohen. Deklaratat e zyrtarit amerikan u bënë gjatë një interviste për RTK-në. Kantrimen ka shprehur shqetësimin e SHBA-ve në lidhje me situatën në veri ndërsa ripërsërit qëndrimin se ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë, edhe pse disa politikanë serb e preferojnë një gjë të tillë. “Ne jemi të brengosur me ngjarjet e 8 ditëve të fundit posaçërisht të brengosur nga vrasja e një polici të Kosovës dhe veprat e tjera të dhunës. Dëshirojmë të shohim sa më parë një deeskalim të ngjarjeve në terren. Kjo kërkon edhe nga Beogradi edhe nga Prishtina dhe të gjithë njerëzit në Kosovë që zvogëlojnë nivelin e frikës të flasin për gjetjen e zgjidhjeve dhe të jenë të gatshëm që të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare për gjetjen e këtyre zgjidhjeve”, ka theksuar Kantrimen. Për më tepër, Kantrimen i ka quajtur të jashtëligjshme vendimet për embargo si nga Serbia shtu edhe nga Kosova, të vendosur së fundmi. “Nuk mund të flas për Qeverinë e Kosovës se a kanë qenë të nevojshme, neve na vjen keq pse kanë ndodhur se nuk janë të ligjshme sipas marrëveshjes CEFTA, janë përgjigje ndaj veprimit të Qeverisë së Serbisë, pra siç e thashë prosperiteti ekonomik mund të ndërtohet vetëm nëse arrijmë reciprocitetit pozitiv dhe kjo është me rëndësi në të dy anët”, ka thënë ai.
Dell: “Kosova, e aftë t’i marrë vetë vendimet”
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell ka deklaruar se institucionet e Kosovës janë të afta dhe kanë kapacitetet e duhura për t’i marrë vetë vendimet. Me këtë deklaratë, Dell i është kundërpërgjigjur akuzave të bëra ndaj tij nga presidenti serb Boris Tadic, se po ndërhyn në politikën e Prishtinës zyrtare. “E falenderoj Tadic për akuzat”, ka deklaruar me ironi Dell, duke shtuar se, “Beogradi duhet ta pranojë dhe ta kuptojë se institucionet e Kosovës kanë kapacitetet e duhura për t’i marrë vetë vendimet për vendin e tyre”. Ambasadori amerikan ka shtuar se Serbia dhe Kosova tani duhet të bashkëjetojnë dhe të respektojnë vendimet e njëra-tjetrës. Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një ceremonie për fillimin e ndërtimit të shtëpisë së kulturës në fshatin Badoc, ku ishte i pranishëm edhe kryetari serb i komunës së Gracanicës, Bojan Stojanovic. “Duhet të punojmë të gjithë së bashku. Duhet t’ju falenderoj për urtësinë që keni treguar, nuk është e lehtë, ndjenjat janë ende të forta, por duhet të përcjellim porosinë se stabiliteti të con drejt progresit. Duhet të mblidhemi në tryezë, pavarsisht se sa të ndryshme janë qëndrimet”, ka thënë Stojanovic.

Re: Shqipëria pengon regjistrimin e minoritetit
ja dhe pederat e greqise ................
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Similar topics
» Me pelqen Por me pengon...
» Synetimi pengon sidën
» Miratohet projektligji për regjistrimin e popullsisë
» Po Shqipëria?
» Sipas te dhenave jo zyrtare mendohet se ne regjistrimin e popullsis minoriteti Greg te arrije ne shifra perreth cerek milioni, jepni mendimin tuaj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi